E premte, 19.04.2024, 06:07 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Poetët priten nga Kryetarja e Gjakovës

E shtune, 11.01.2014, 04:17 PM


Në vend të reportazhit

Sejdi BERISHA:

Nga vizita  e sajuesve të Antologjisë “Poetët e Malësisë së Gjakovës” në vizitë te kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila

BASHKËPUNIMI DHE SHKRIRJA GJEOGRAFIKE E VLERAVE KULTURORE KOMBËTARE NATYRSHËM PO NDODHË

Në kuadër të intensifikimit të zhvillimit të vlerave shpirtërore dhe kulturore në Malësinë e Gjakovës por edhe në vetë Tropojë dhe në Gjakovë, e më qëllim të afirmimit të letërsisë dhe jo vetëm të letërsisë, autorët e Antologjisë “Poetët e Malësisë së Gjakovës”, Lulzim Logu, i cili është edhe kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë dhe Muharrem Kursti, që është edhe Kryetar i Klubit Letrar “Gjon N. Kazazi”  në Gjakovë, së bashku me shkrimtarin dhe publicistin, Sejdi Berisha nga Peja dhe krijuesin, Tahir Bezhani nga Gjakova, vizituan kryetaren e kësaj komune, znj. Mimoza Kusari Lila.

Ata, në një bisedë të përzemërt dhe shumë konstruktive, këmbyen mendime përkitazi me synimet dhe me programet e mëtejme për thellimin e bashkëpunimit e të bashkimit krijues në Malësinë e Gjakovës, por edhe përkitazi me shkrirjen gjeografike të vlerave kulturore dhe letrare, në ç’drejtim, me botimin e antologjisë së poetëve të kësaj ane, është vënë themel i shëndosh dhe shumë serioz krijues, i cili edhe më shumë të ndikojë në rrugëtimin e suksesshëm kulturor pa kufij gjeografik, dhe se kjo natyrshëm është duke ndodhur.

________________

Poetët e mbëltojnë fjalën poetike si fidanët në pyje e fusha

Në kuadër të kësaj vizite, Lulzim Logu, udhëheqës i krijuesve tropojanë, e njoftoi kryetaren e Gjakovës, znj. Kusari Lila, përkitazi me angazhimin dhe rezultatet e tanishme, të cilat kanë marrë formën e cilësisë dhe të tradicionales para gjashtë vitësh me Mitingun tradicional të Poezisë në Gjakovë dhe të shtrirjes së tij edhe në Tropopjë, respektivisht në Bajram Curri, me organizimin e Orës letrare në kuadër të mitingut, e cila tani ka themeluar formën zyrtare dhe tradicionale.

Ai vuri në dukje, se krijuesit letrarë nga Tropoja dhe ata nga Gjakova por edhe pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare, po e mbëltojnë fjalën poetike si fidanët që gjelbërojnë gjithandej malet dhe fushat. Në këtë aspekt, shumë kontribuuan edhe organizimet e ndryshme të orëve letrare edhe në qytete të tjera dhe organizimi i promovimeve të veprave letrare.

Logu, e njoftoi qytetaren e parë të Gjakovës edhe për shumë nisjativa krijuese, siç është e mundësia e botimit të një reviste profesionale letrare, gjë kjo e cila do të ndodhte me bashkëpunimin e ndërsjellë të letrarëve nga Bajram Curri e Gjakova, por edhe nga qytete të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë dhe më gjerë.

Kryetarja e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila, duke përcjellë me kujdes çdo fjalë të krijuesve përkitazi me planet dhe problemet krijuese(Në foto: znj. Mimoza Kusari Lila, Lulzim Logu, Sejdi Berisha, Tahir Bezhani dhe në anën tjetër, Muharrem Kurti)

Kjo mund të realizohet me shumë sukses, sepse Malësia e Gjakovës ka dhënë shumë krijues letrarë, historianë, artistë por edhe figura të shquara nga fusha të tjera, ka theksuar, Lulzim Logu.

Mitingu i pesëdhjetë i poezisë, në mënyrë madhështore do të përmbyll gjysmë shekulli pune

Në këtë takim pune, krijuesit u përpoqën për ta informuar më për së afërmi kryetaren e porsazgjedhur të komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila, për të gjitha ecuritë krijuese dhe me vështirësitë me të cilat ballafaqohen krijuesit por edhe institucionet kulturore. Me këtë rast, Muharrem Kurti, Kryetar i Klubit Letrar “Gjon N. Kazazi” të Gjakovës, përveç se foli për rëndësinë që ka antologjia “Poetët e Malësisë së Gjakovës, dha një sërë të dhënash për Mitingun e Poezisë në Gjakovë, i cili sivjet është i pesëdhjeti me radhë. Për këtë jubile, ai sugjeroi që përgatitjet të bëhen me kohë dhe në frymën jubilare, sepse, kjo ngjarje e rrallë letrare dhe poetike, u përballoi shumë sfidave dhe përplasjeve, dhe ja tani sivjet po e shënojmë një gjysmë shekulli të mitingut, i cili afirmoi shumë pena jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shumë vende të Ballkanit dhe të Evropës. Afirmoi edhe vlerat kulturore jashtë kufijve kombëtar.

Krijuesit përgëzojnë kryetaren e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe kërkojnë mbështetje e bashkëpunim të mirëfilltë (Një foto për kujtim: në mes, znj. Mimoza Kusari Lila, në anën e djathtë, Lulzim Logu, Sejdi Berisha dhe Tahir Bezhani, kurse në anën e majtë, dr. Mahmut Lila dhe Muharrem Kurti)

Për këtë arsye, u hodh ideja që kjo ngjarje të realizohet dhe të shënohet nën patronazhin e Kryetares së komunës dhe në organizim edhe të asociacioneve kulturore komunale dhe shtetërore.

Mitingu i pesëdhjetë me radhë të poezisë në Gjakovë, sivjet synohet të realizohet me një frymë më domethënëse, e cila do të stoliste vlerat poetike me cilësitë më të larta krijuese.

Fjala krijuese e fisnikëron jetën dhe shoqërinë

Në këtë takim,i cili ishte i pari me kryetaren e Gjakovës, znj. Kusari Lila, me respektin dhe konsideratën më të lartë përshëndeti krijuesit, dhe theksoi se, në kuadër të punës së vetë, përveç zhvillimit të gjithëmbarshëm të kësaj komune, me plotë mend do të mbështesë edhe kulturën dhe të gjitha fushat e saj, sepse, siç tha ajo, krijuesit janë ata që e fisnikërojnë dhe e afirmojnë çdo njeri dhe shoqërinë përgjithësisht. Pra, edhe kombin, edhe njerëzimin.

Ajo mbështeti edhe punën e deritashme krijuese por edhe synimin për forcimin e unitetit dhe të afirmimit reciprok të vlerave në çdo cep të komunës, të Kosovës dhe të të gjitha trojeve shqiptare. Ndërsa, në këtë drejtim, padyshim se antologjia “Poetët e Malësisë së Gjakovës” është një shtytje e pashoqe për bashkimin krijues, i cili duhet të bëhet pa formalitete, por krejt natyrshëm. Sepse vetëm kështu, vlerat krijuese dhe përgjithësisht zhvillimi merr kahe të natyrshme dhe pa shtrëngime e formalitete, që shpeshherë gjërat e tilla e pengojnë ecjen përpara., ka theksuar znj. Mimoza Kusari Lila, kryetare e Gjakovës.

Në fund, krijuesit, Sejdi Berisha, Lulzim Logu, Muharrem Kurti dhe Tahir Bezhani, i cili ishte edhe nismëtari për bashkimin e vlerave krijuese, duke e shkrirë kufirin artificial në pjesën e Malësisë së Gjakovës, e përgëzuan kryetaren e Gjakovës për detyrën e re me dëshirën që të shënojë suksese gjithnjë e më të mëdha për të mirën e njeriut, për banorët e kësaj komune dhe më gjerë.

Vlen theksuar, se këtë vizitë e bëri edhe më me peshë e më domethënëse, edhe prezenca e Dr. Mahmut Lilës, neuropsikiatër, asamblist në tri mandate i Asamblesë së Gjakovë, i cili gjatë tërë kohës qëndroi me ne dhe kontribuoi në dhënien e shumë ideve jo vetëm për zhvillimin e kulturës por edhe të komunës përgjithësisht.

Pas takimit, nga një pije freskuese (Në foto: Lulzim  Logu, Dr. Mahmut Lila, Sejdi Berisha, Tahir Bezhani dhe Muharrem Kurti)



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora