E hene, 29.04.2024, 05:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shaban Cakolli

E hene, 13.01.2014, 07:58 PM


Shaban Cakolli

 

I HUMBURI

 

Babai për të shkolluar

shiti mbulesën e shtëpisë

ti sikur kishe harruar

s´ju gjete në ditët e pleqërisë

 

Nëna për të harrnuar

kacafytej me varfërinë

ka vdekur e gjymtuar

ti varrin nuk ia din.

 

Motra që tërë kohën

të këndoi,o vëlla

e ka lidhë kurorën

të afërm askend nuk ka.

 

Trojet tu kanë rrënuar

s´dihet ku ka pasur shtëpi

mbi një trung të vjetruar

pushojnë  korbat  e zi.

 

 

ZEMËR E HUMBUR

 

O zemër e ndarë

ku la nënën dhe babanë

ku le motrën ,vëllanë

ku le tokën e të parëve tanë

 

Kush të ndoq nga trolli yt

pse s´qëndrove fyt për fyt

po ike aq larg

në ato porta,ku s´gjen fat.

 

O,zemër e gjora

ti më je sikur ora

 

nëpër kohë punon

një ditë nga jeta pushon

 

Të pushoje për tokë shqiptare

do të  ngriteshin  lapidare

nëse vdes në tokë Evrope

ka për të humbur varreza jote.

 

 

ATY  RRON VEQ NËNA

 

Nën pullaze të vjetruara

vende,vende lëshojnë pikën

e vetmuar rron   veq nëna

 

jetën  e shoqëron  me frikën

 

Hedh  shikim  nga arë e bukës

përplot është mbushur kaçuba

E vetmuar rrin pranë stufës

pa djema,pa çupa

 

Rron  me shpresë ne tuj na pritë

Numron ditët e pleqërisë

 

i thotë zemrës  duro

Jeta bëhet domosdo.

 

 

KUR TË  KTHEHEM  NJË DITË

 

Një ditë kur të kthehem

nga ky mall i ndryshkur

Do të mbjelli  lule

mbi  varrin  e gjyshit

 

Në male e fusha

do të bëjë   verime

Do të e puthi baltën

kudo në tokën time

 

Do të shfryaj  mallin

që më dogji  flakë

në ndeja me djalin

dhe nënëloken  plakë

 

Do të shuaj  etjen

Që më ka përvëlua

nën  hijen e shelgut

Aty  kam një  krua

 

Në mes njerëzve t´mijë

prore do t´qëndroj

Kam  me u djegë  me u shkri

më vendin sé lëshoj.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora