E hene, 29.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Pse u mek zëri i KLSH

E diele, 12.01.2014, 05:54 PM


Pse u mek zëri i KLSH dhe si u ringritë nga përgjumja e madhe

Nga Gëzim Llojdia

a-Që nga koha kur u bë propozimi i A. Klisura,u krijua ,u rrit dhe u formua si institucion KLSH duke u drejtuar nga 23 kryetar,por  vetëm vitet e fundit duhet thënë se transparenca dhe veprimtaria e këtij institucioni  u rrit dhe u bë prezentë për publikun. Kryetar i fundit i KLSH  është Bujar Leskaj, që po ngre këtë institucion nga “përgjumja e madhe”, kohë-ekzistenca e të cilës vijonte prej viteve. Kemi  aftësisht jo më tepër se 1.5 vjet , që po njihemi në mediume me provat, që afron ky institucion në mbrojtje të financave të shtetit shqiptar në një farë mënyre ” rojtari”, që e ka për detyre të mbrojë financat e shtetit nga abuzimet dhe shpërdorimet e zyrtarëve,duke i gjurmuar  në çdo skutë shpërdorimet, që janë kryer. Kemi dëgjuar shpesh në hapësirën kohore  të një viti e gjysmë se KLSH ka dërguar në prokurori ku kanë filluar ndjekjet penale, shumë zyrtarë. Dhe ende vijon pa u ndalur denoncimet nga KLSH  për zyrtarët shqiptarë.

b-Vetëm prej 1.5 vit kemi dëgjuar nëpër mediume për marrëveshjet, që ka lidhur KLSH me institucionet tjera ,që do të thotë ndjekje deri në hallkën fundit të abuzimeve me financat e shtetit dhe vënien përpara përgjegjësisë të abuzuesve.

Nga përvoja e trashëguar e këtij institucioni , motua e punës së tij ishte bëj kontrolle dhe mos vendos askënd përpara ligjit. Fraza përkthehet kështu: Fjalë shumë dhe gurë në trastë ,që përkthehet: Fjalë,fjalë  imzot,por  asgjë konkrete.

KLSH mjaftohej me një deklaratë mediumesh në zyrën e  zëdhënësit me logon e KLSH dhe dërgimin e dosjeve  pa adresë nëpër dyer e prokurorisë ndërsa shkaktarët ,stigmatizonin:”A u dërguan vërtete dosjet në prokurori?

c-Ndër mënd më vjen koha kur B.Leskaj mori në dorë detyrën e kreut të KLSH.

Jo pak gjëra mund të thuhen,por në një gjë duhet njohur  se çdo qelizë e shtetit ishte e”infektuar” nga “mikrobi i korrupsionit”.A do të mjaftonte vetëm” bisturia e kryetarit” për të “qëruar egjrën” nga gruri si fillesë tek  KLSH ,për ta pastruar më tej një administratë, ku korrupsioni vepronte si në fushë të vet? Kush do t’ia pastronte fytyrën këtij shteti, që i nxinte nga “kroma korrupsion”?

d-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqipërisë, i cili në ushtrimin e kompetencave të tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjit.

-Që nga zgjedhja e  Bujar Leskaj në krye të KLSH a ra KLSH në  ujërat e turbullta të korrupsionit?

Si fillesë KLSH,ndryshe nga institucionet tjera si : Banka  e Shqipërisë, Gjykata e  Lartë, KLD, Prokurori,  Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP-së etj, etj,që  “gjithë ditën e  Perëndisë ,dergjeshin  nëpër zyra,që gjithë ditën e Perëndisë    “pleqëronin”, me rrogat e taksapaguesve shqiptarë, filloi një fushatë kundër zyrtarëve të korruptuar dhe abuzuesve  shtetëror, që kishin vite, që nuk njihnin “gjembin në këmbë,ngase financat e shtetit i kishin kthyer gati në financa familjare. Shumë kryetar komunash  apo bashkish, shqiptarët i njohin si të paprekshëm(pas tyre prapavija e fortë qëndronte partia) madje figura anekdotike (të kthyer në:” bejlerët e komunave”) ,u dërguan në rastin më të parë të kontrollit, në dyert e prokurorisë  si dhe të mësonin numrat e qelive,shokët e dhomës etj, etj, ngase kishin shpërdoruar financat publike dhe “rojtari” (apo “bekçiu i financave publike”  etj)i vetëm,pra ç’mund të jetë në këtë rast  i pikasi me “sulmin e tij të parë”. Ç’bëhej gjer atëherë më këto financa, çfarë rezultati kishin paraardhësit dhe  që kur s’u kishte shkuar ndërmend abuzuesve  se:çeçua kishte biçak,thonë lebërit dhe kush prish duhet të përgjigjet.

Më vijnë ndër mend këto pyetje:Sa është numri i zyrtarëve të lartë, që u dërguan  përpara ligjit në kohën e paraardhësit,dhe përse ky fenomen si korrupsion mori përmasa të mëdha në mandatin e dytë qeverisës të mazhorancës së djeshme. Cili ishte roli i KLSH në luftën kundër korrupsionit ,kur fytyra e shtetit nxinte nga kjo  tablo malinje. A e njihte publiku KLSH-ën dhe a e dinte se kishte një institucion që duhej të vepronte në mbrojtje të financave të shtetit?Përse u zbeh aq shumë puna e KLSH duke i lënë dorë të lirë zyrtarëve për të shpërdoruar financat publike? Pyetja e taksapaguesve ishte e këtillë:Si mundet të bashkëjetojë i korruptuari me atë që e lufton korrupsionin. Përse  zëri i KLSH është mekur,ku e ka hallin,etj,etj.

Kur shohim veprimtarin në këto pak kohë të KLSH, kuptojmë se ky institucion nuk paska pasur vetëm raportimet në themel të punës së tij,por vënien përpara ligjit,pra deri atëherë të gjithë thërrisnin :Kapeni  të korruptuarin edhe ata, që duhet realisht ta kryenin detyrën,pra të kapnin hajdutin.

e-Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit publik për përfitime personale. Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit të besuar  për përfitime personale. Një definicioni shkencor për 'korrupsionin' si koncept është zhvilluar nga Profesor (Emeritus) dr. Petrus van Duyne: Korrupsioni është një pandershmëri ose kalbje në procesin e vendim-marrjes në të cilin një vendim-krijues pranon të devijojnë ose kërkon devijim nga kriteri i cili duhet të vendosë marrjen e vendimeve tij ose të saj, në shkëmbim të një shpërblimi ose për premtimin apo pritja e një të shpërblyer, ndërsa këto motive kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij ose të saj nuk mund të jetë pjesë e arsyetimit të vendimit. Korrupsioni është shpërdorim i burimeve publike për të pasuruar apo të japë avantazh të padrejtë për individët, familjet e tyre apo miqtë e tyre . Në të vërtetë korrupsioni në këtë vend për nga përmasat mund të gjejë një tjetër përkufizim. Ngre një pyetje:A nuk është detyrë e Gjykatës së  Lartë të luftonte korrupsionin kur dihet se sistemi i drejtësisë është më i gangrenizuar nga të gjithë ,po KLD që vijon përpjekjet për të mos humbur statusin e të fjeturit,Prokuroria si strehë e qëndresë së gjatë të dosjeve,Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP, duhet të zbulonte pasuritë dhe mashtrimet, që kanë kryer zyrtarët por na kujton thënien proverbiale:Paskemi edhe ILDKP, mos është vallë zyra e kolaudimit të makinave?

KLSH, kur filloi detyrën B.Leskaj ishte i vetmi zë në shkretëtirë ,që filloi të luftonte pa mëshirë këtë sëmundje,e cila vitet e fundit e kishte kapur për gryke edhe vet shtetin. Shumë emra të paprekshëm ,të fortët e partive që drejtojnë jo pak komuna dhe bashki  kanë tashmë emrat edhe në listat e hetimit të prokurorisë.

KLSH ka 1.5 vit që edhe e vetme e filloi vrundllshëm luftën kundra fenomenit të korrupsionit në administratën shtetërore. KLSH ngriti zërin për abuzimet në Bankën e shtetit me financat e taksapaguesve. U habitën drejtuesit e saj:Paskemi edhe ne kontroll....

Dua të prek fenomenin e përfolur të pronave në bregdete dhe abuzimet që janë kryer.

Sa e sa letra kanë dërguar dhe çdo ditë kanë shkuar drejt piramidës shtetërore të nisura nga jugu për abuzimet, që janë kryer nga drejtuesit si rasti i fundit  i Aluiznit në Sarandë, që duhet të vijojë me rrethet Vlorë, Durrës,Tiranë ku abuzimet janë denoncuar në çdo emision ,gazetë,medium, forume etj, etj, por që askush nuk ka vënë gishtin, ku dhëmbë plaga. Duhet theksuar se ndërsa qeveria e re solli një farë optimizmi për të luftuar këtë fenomen të vetmin institucion që gjeti madje luftëtare kundër korrupsionit (bënte një vit jetë që vepronte edhe e vetme  në këtë luftë kundër korrupsionit) ishte KLSH dhe duhet sqaruar se çfarë ngjet dhe çfarë pasoja ka kur lufton korrupsionin.Përpjekjet  e KLSH kanë për qëllim për të luftuar  korrupsionin dhe për të mbrojtur sa më shumë të jetë e mundur financat e shtetit. Në fund të gjitha kostot e korrupsionit janë të paguar nga konsumatori dhe tatimpaguesit . Ato pra financat  kanë nevojë për mbrojtje .Dhe duhet thënë qartësisht se tash KLSH është mbrojtësi i vërtetë i tyre. Këtë luftë KLSH vecse një vit e ca po e bënë në mënyrë të përhershme,madje gati agresive dhe duhet kuptuar se ata që bëjnë detyrën ndryshe nga prokurorët,gjyqtarët etj, etj, janë më me pak mbrojte që luftojnë këtë fenomen, që në këtë vend ka hapur një fushë veprimi prej 20 vjetësh. Iku qeveria e parë dhe e la sheshit,erdhi tjetra dhe e mbolli me keq dhe korrupsioni  u bë tash e 20 vjet,lulja mos më prek,ngase gardiani që duhet të mbronte ishte vet i infektuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora