Kulturë
Agim Gashi: Gazi në himnin e skamjes
E marte, 14.01.2014, 07:30 PM
AGIM
GASHI
GAZI NË HIMNIN E SKAMJES
(Ali Podrimjane)
Edhe kur nuk ke bukë
Edhe kur nuk ke ujë
Edhe kur punon pa para
Edhe kur ia vejnë dryrin banesës sate
Edhe kur ti shtojnë fakturat e dritave
Edhe kur duhet me dhënë ryshfet
Edhe kur sguxon me qel gojen
Qeshu vlla-nëse ta mban
Edhe kur të shajnë e pshtynë
Edhe kur të ndjekin në tërë boten
Edhe kur të rrahin publikisht nga njëzet polic
Pse thërret poshtë qeveria
Edhe kur e gënjehet mbar një popull
Edhe kur të dhunojnë
Edhe kur ta rrasin tatimin e dytë haraç
Edhe kur sta mban me dal te dera
Qeshu vlla-nëse ta mban edhe me qesh
Edhe kur ske nga tia mbash
Edhe kur të vrasin në prita me maska
Edhe kur të vejnë tritol
Edhe kur
Edhe kur të burgosurit sundojnë
Edhe kur liria e fjalës të cungohet
Edhe kur këngën ta ndalin
Edhe kur voten tënde e shet për një kafshatë
Qeshu vlla-çmendu nëse ta mban me u çmend
Dhe binduni niherë o të mirët e mi
Me vdektarë e krimela keni punë
Me profiter e pa moral njerzor
Me kurvar e drogirash
Me spiuj e tradhëtar
Dhe arma më e fortë është kënga e gazi
Ha,ha,ha,ha,ha, qesha kësaj radhe
Lavdi marrzisë
13.01.14
Düren