E diele, 04.05.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Himni i ''Flakës së Janarit''

E marte, 14.01.2014, 08:33 PM


Në nderim të Manifestimit Tradicional Kombëtarë “Flaka e Janarit”- 2014:

 

HIMNI I “FLAKËS SË JANARIT”

            Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

I.

Flaka e Janarit – flakë e yjësisë ,

Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisë !

Flaka e Janarit erdhi në Gjilan ,

Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan !

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka ,

Nuk i trembi plumbi , nuk i trembi vdekja !

Bashkë me ta Zijahu , Rexhepi , Nuhiu –

Bora dhe acari – gjakun nuk ua ngriu !

 

II.

Flaka e Janarit – flakë që na bashkon ,

Dëshmorët e kombit , përherë i nderon !

Kujton heroizmat , që prej Skënderbeut ,

Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut !

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka ...etj.

 

III.

Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendarë ,

Jetojnë në pikturë , n’ bronz e n’ lapidarë !...

N’ faqe t’ historisë me shkronja të arta ,

N’ vargjet t’ poezisë , me këngë e lëvdata !

Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka ...etj.

 

*****Demir Krasniqi:”Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008, faqe 31.

 

KADRI ZEKA

            Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

I.

Në Poliçkë, n’ atë maje t’ Kitkës –

Lind e rritë , ai yll i dritës !

Seç ia mori flatrat shqiponjës –

Shtegtoi larg për dritë t’ Kosovës !...

Refreni:

Për Atdhe , qysh bahet vdekja –

Shëmbëlltyrë qe Kadri Zeka !

Me Jusufin e Bradhoshin –

Sa t’ jetë jeta u nderofshin,

U nderofshin !

 

II.

Ngjitej maleve , nëpër bria –

Ku mungonte dituria !...

Ku i kanë foletë shqiponjat –

Për t’ua mësua nxënësve shkronjat !...

Refreni:

Për Atdhe , qysh bahet vdekja ...etj.

 

III .

 

Për t’ ia zhdukë popullit robërinë ,

Për t’ ia sjellë Atdheut lirinë ,

Morën rrugën ilegal –

Nga s’u  kthyen ma të gjallë !

Refreni:

Për Atdhe , qysh bahet vdekja ...etj.

 

*****Demir Krasniqi:”Këngë krismash liri I” – Gjilan, 2002, faqe 64.

 

 

REXHEP MALA E NUHI BERISHA

            Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

I.

N’ barrikada n’ atë mëhallë –

Nuk dorëzohen dot të gjallë !

Top , as tank nuk mund t’i  pret –

Kanë nisë luftën me një shtet !

            Refreni:

Rexhep Mala e Nuhi Berisha –

Sikur Osja e Shaqir Grisha !...

Sikur Osja në Vraninë –

Luftojnë trimat në Prishtinë !

 

II.

Rexhep Mala nga Hogoshi ,

Nuhi Sfirca – bukuroshi ,

Heroikisht ranë në Prishtinë –

E trazuan mbarë Serbinë !...

            Refreni:

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ...etj.

 

 

III.

Ra Nuhiu me Rexhep Malën –

Për Kosovë, jetën e falën !

Falën jetën , falën gjakun –

Për t’ mos shkelë armiku pragun !

            Refreni:

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ...etj.

 

*****Demir Krasniqi : “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2002, faqe 65.

 

ZIJAH SHEMSIU

            Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

N’ Përlepnicë, afër Gjilanit –

U lind biri i Hasanit .

I Hasanit dhe Lutfisë –

Biri i nderit t’ shqiptarisë !

 

Si feniks Zijah Shemsiu –

N’ aksione i pari priu ...

Për liri t’ kombit shqiptar –

Trasoi rrugën ai skofiar !

 

Me studentë nga gjenerata –

Ngriti zërin n’ demonstrata !

Për Atdhe, që e donte shumë –

S’ bënte lojë, as s’ bënte gjumë !

 

N’ Kazamate të Serbisë –

Dergjen bijtë e shqiptarisë !

Bashkë me ta , Zijahu dergjej –

Nga torturat gjallë nuk jepej !

 

N’ Beograd , bishat e gjahut –

Thithën gjakun Zijahut !

Veç pse mbronte të vërtetën –

Korbazitë ia morën jetën !

 

Shqipja – korbat s’i duroi ,

Hapi krahët , fluturoi...

Kah shtegtoi Zijah Shemsiu –

Shqipja lartë flatrat i shtriu !

 

*****Demir Krasniqi:”Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2002, faqe 66.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx