Kulturë
Kristaq Turtulli: Një bejlurçinë e ri në Korçën plakë
E enjte, 16.01.2014, 07:22 PM
KRISTAQ TURTULLI
NJË BEJLURÇINË E RI NË KORÇËN PLAKË
Janë qytetarët fisnikë, të familjeve më të vjetra të qytetit dhe nuk dinë të bëjnë ndryshe dhe kështu kanë qenë gjithmonë. Janë pjesëtarët e familjeve të shquara të qytetit të Korçës: të parët e tyre kanë luftuar për mbrojtjen dhe identitetin e qytetit, krijimin e shtetit të parë shqiptar dhe të kombit. Janë pjesëtarët e familjeve të mëdha;Turtulli, Fundo, Nuke. Mullixhiu, Llogori etj. Që kanë nxjerrë burra të shquar si Mihal Turtulli, Thoma Turtulli, Llazar Fundo. Janë 160 familje. Të çilët kanë qenë dhuruesit dinjiteti dhe krenaria i qytetit të tyre. Familjarët e tyre kanë pritur vite dhe vite me radhë devotshmëri dhe durim, më shumë se shtatëdhjetë vite të rimarrin pronat e tyre.
Prej këtyre familjeve të shquara që protestojnë përpara ndërtesës së ngurtë, u kanë ikur breza, në varfëri dhe mizërie pa provuar vërtetësinë e rivendosjes në vend të pronës, drejtësinë e zbatuar me ligje të vërteta demokratike, prej qeverive demokratike. Bijtë dhe bijat e tyre kanë vuajtur në kullat e hirit për bukën e gojës së bashku me prindërit por njëherësh kanë shpresuar dhe shpresojnë në ligjet e reja dhe shteti i ri demokratik. Kur do të vijë kjo ditë e bekuar dhe tu njohë atyre më në fund të drejtën e pronës të mohuar në dekada dhe dekada.
Dikush nga punonjësit e bashkisë prapa hekurave të përdredhura të zyrës i pëshpërit shoqes në krah me indiferentizëm:
‘Me sa kam dëgjuar janë ish pronarët e vreshtave! Nuk e kuptoj se çfarë kërkojnë këta pronarë të vjetër xhamën. Tani u kujtuan të protestojnë, pas njëzet e ca vjet demokraci!’
Ish
pronarët! Pëshpërit dikush tjetër dhe mbledh buzët, akoma paska Shqipëria ish
pronarë që protestojnë për ti njohur dhe mbrojtur pronat e tyre. Ku qenkan këta
akoma. Pronarët e rinj ke qejf ti shikosh. S’u bën syri tërr. Të shëndetshëm,
të sigurt, kokoroçë. Kaq të paduruar janë këta ish pronarë, që pas njëzet e
kusur demokraci kujtohen të grumbullohen, e të protestojnë! Punë e madhe le të
bëjnë siç kanë bërë. Kundër kujt protestojnë, kundër kryetarit të bashkisë.
Kryetarka
i ri shoku Sotiraq Filo nuk ka trashëguar prona, dhe nuk di dhe nuk çan kryet
ta dijë sa e dhimbshme dhe e tmerrshme është kur të merret me përdhunë prona.
Kur të mohohet prona. Për shkak të pronës, nëmesh, mallkohesh burgosesh,
përndiqesh dhe persekutohesh me gjithë kuç dhe me maçkë për vite me radhë. I di
shoku Sotiraq Filo këto?! E çfarë rëndësie ka për një kryetar të ri e shkuara,
edhe në e di, edhe në se nuk e di. E thamë, ai nuk ka prona. Por kjo nuk do të
thotë të mos bëhet me prona.
U përfol
se shoku Sotiraqkë u zgjodh me vota të blera, në popullin fukara që ha bukë me
listë. Me vota të vjedhura.
Ish pronarët qëndrojnë të grumbulluar, përpara bashkisë, nën thëllimin e ftohtë të fillim janarit dhe kërkojnë të drejtat e tyre, të shkojë më në fund haka tek i zoti. Por i zoti e shet dhe tallalli se jep. Pronat, vreshtat në kodrat e qytetit janë me tapi, të njohura dhe me gjyq dhe janë të futura brenda zonës së verdhë. Me një plan të rëndësishëm studimor, evropian. Ato janë si një ballkon i bukur i qytetit të Korçës dhe i gjithë fushës së saj.
Por me kryetarkën Raqkë nuk bëhet shaka, ai tani është Ligji dhe Sotiraqi. Dhe nuk do të lëshojë pe. Pronarët e ligjshëm korçarë le ti shohin me dylbi tokat e tyre. Le ti ëndërrojnë, si ëndërr mos më prek, por jo ti gëzojnë.
Të gjithë
shqiptarët kërkojnë të hyjnë në Evropë, me se me paterica me kryetarë bashkie,
Sotiraqë. Sekretar partie, ish komunistë mafiozë. Kryetarë qeverie që
vazhdimisht premtojnë, gënjejnë, nuk dinë dhe nuk duan të njohin se çfarë është
e drejta e patjetërsueshme e pronës. Janë ndërruar në Korçë disa kryetarë
bashkie, nga të dy forca politike. Të dyja partitë; socialistja dhe demokratja,
paçka se shajnë dhe akuzojnë njëra tjetrën, janë si pendë qe. Një kryetar hyn
dhe tjetri
Mu kujtua vitet e para të demokracisë. Secili nga ne ishim të mbushur me shpresë dhe besim për ditët e mira që paskësaj do të vinin. Dhe kishim të drejtë. Nuk na mbante më kurrizi. Na u përlotën sytë prej emocionit. Erdhi më në fund dita e bardhë e lirisë dhe besimit. E mbështetëm me të gjitha forcat e shpirtit.
Dy
vëllezërit e mi i shkurtuan nga puna dhe me plot besim dhe shpresë shkova tek
kryetari i komitetit i sapo emëruar nga partia demokratike, aso kohe ish (P.
Ll) E njihja qysh në ditët e para të lëvizjes demokratike. Duke i paraqitur
tapitë e dyqanit e të pronave të tjera, të fabrikës së kartonit, etj të babait,
të cilat e kishte në zamër të pazarit. I thashë (P. Ll) të më ndihmonte, të më
kompensonte diçka nga ish dyqani i babait. I cili nuk ekzistonte, përgjatë
viteve ishte rrafshuar prej kohësh. Mbasi e
Kryetari ngriti supet, dyqani i babait tënd nuk ekziston, më tha. Ti e di më mirë se unë që aty është bërë rrugë kryesore e qytetit, ç’të bëj, ku ta gjej, më thuaj ti. Fabrika e kartonit u prish me makineritë u shkatërruan. Më kompenso, i thashë, janë tre familje që duan të mbushin barkun me bukë, më jep një nga dyqanet që sot janë të shtetit, i thashë. Pa, pa, pa, është punë që nuk bëhet. Vendos parlamenti dhe qeveria demokratike për to. Pastaj në konfidencë më pëshpëriti: E dëgjove se ç’thanë të dy motrat shitëse në vetëshërbimi? Do të presim me sëpata, do të shpiem gjakun deri në gju po të tentojnë të vijnë tu a marrin dyqanin. PD nuk është për haqe dhe hatërembjetje, por për drejtësi dhe zhvillim. Ne do krijojmë shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, së pronës, i thashë. Nuk është logjike, i thashë, shumë nga shitëset kanë zbritur nga fshati, janë të afërmit e partisë së punës, e të sigurimit të shtetit, kanë a s’kanë disa muaj që punojnë ne dyqanet e shtetit dhe të bëhen pronare në mallin në huaj. Dhe ne të mbetemi... Më beso mua, më tha(P. Ll), shteti i ri demokratik do ti rregullojë të gjitha sa më mirë, në Shqipëri tonë ka vend boll për të gjithë, të shpronësuarit dhe për pronarët e rinj.
Ika, në shkallët e komitetit takova një mik, kishim qenë së bashku qysh në ditët e parë të krijimit të PD dhe ja qava hallin, isha shumë i zhgënjyer. E ndjeja që diçka nuk shkonte. Ai nënqeshi me ironi dhe më tha. Beson me naivitet se do shkojë haka tek i zoti? Sigurisht, i thashë, përse të mos shkojë haka tek i zoti. Boll me padrejtësi, në radhë të parë demokracia është për ne, për ish të përndjekurit dhe ish pronarët. Në atë krah fli ti, në atë krah, nuk të le laroja të hajë baloja, më tha. Nuk e besova. Në programin e të gjitha partive të krijuara është shkruar me germa të mëdha kthimi i së drejtës së mohuar dhe i pronave pronarëve të ligjshëm. Mos je i dehur, i thashë. Dhe mund të jem i dehur, më tha. Mu duk gati i çmendur, për të mos thënë i lig.
Është përfolur se dikur, Gorbaçovi mbodhi si udhëheqësit e partive motra dhe u tha. Të bëjmë sikur lemë lëmë pushtetin politik dhe o burra të marrim pushtetin ekonomik dhe atë politik. Kjo e vërtetë është si drita e diellit.
Pronarët e ligjshëm, të përndjekurit dhe të persekutuarit mbetën për të gjitha gjërat në bisht. Ata me fisnikëri asnjëherë nuk kërkuan dhe kanë kërkuar gjak dhe hakmarrje, sepse janë qytetarë. Më thoni cili pushtetar i djeshëm, operativ, punonjës sigurimi, gardian i torturave u përndoq dhe u godit prej të përndjekurve, dhe të persekutuarve: Asnjë.
Ata ia lanë drejtësinë dhe hakmarrjen të madhit Zot. Por me sa duket zoti është i shurdhër. Ata përsëri me durim kanë pritur dhe presin që të vijë një ditë dhe shteti tu a njohë të drejtën e tyre.
Politikanët
shqiptarë vazhdojnë me hipokrizinë e politikanëve të së kaluarës historike të
shtetit shqiptar të cilët ndonëse ditën ulërijnë dhe brohorisin për Europën dhe
vendet evropiane, natën numërojnë paratë e fituara nga kompromiset e pista në
emër të shtetit shqiptar.
Ju lutem më thoni, cila nga familjet e vjetra Shqiptare ka marrë pronat të drejtat e mohuara dheishtë ngritur në vendin e merituar. Asnjë. Partitë dhe qeveritë i kanë lënë qëllimisht në bisht. Kanë alergji për të shkuarën, për të vërtetën, historinë. Më lindi menjëherë pyetja e rëndësishme: Përse nuk u pëlqen disa grupeve të politikanëve shqiptarë integrimi në BE?
Nuk u pëlqen politikanëve të sotëm të forcave politike, sepse ata kanë ndryshuar ngjyrat e xhaketave dhe bij të një nëne. Sepse ka një grup politikanësh të cilët u ngritën nga hiçi dhe tani janë të plotfuqishëm, biznesmenë të mëdhenj apo të mesëm dhe u pëlqen kjo mënyrë anarkike e të drejtuarit të shtetit shqiptar për këto 22 vite, sepse në këtë mënyrë kanë shmangur: taksat, kanë bërë evasion fiscal, kanë shkelur ligjet dhe i kanë shpëtuar me këtë rast edhe burgut.
Sotiraqi thotë se në fushatë u premtova qytetarëve që pronat e ish pronarëve në kodrat e qytetit ti bëjë kurorë të gjelbër. Pronat e kujt ua premtove qytetarëve të tyt eti apo tët gjyshi? Sepse duhet të premtosh për atë që ke vetë në zotërim dhe jo mallin e tjetër kujt.
Sipas tij, vreshtat në kodër, pronat e familjeve më të shquara të qytetit, janë mall me zot. Po Sotiraqi tani është zot, bejlurçinë e qytetit. Premton, thotë do ti bëj pronat e të tjerëve zonë të gjelbër dhe nesër nxjerr nga sirtari projektin e zhvillimit të qytetit të vitit 2010 të përgatitura dhe të propozuara nga disa firma të huaja dhe ua jep nën dorë pronarëve të rinj. Si gjithnjë pronarët e vjetër do mbeten me gisht në gojë. Punë e madhe janë mësuar këta ti mbajnë gishtat në gojë...
Ai bërtet me djallëzi satanai: Ju si familje të mëdha, nuk doni që kodrat e qytetit të jenë të gjelbëruara. Ish pronarët e mbledhur përpara bashkisë i thanë kryetarit Sotiraqit, Ne e duam qytetit më shumë se ty o kryetarë. Dakord jemi, bëji pronat tona të gjelbëruara. Por meqenëse ke vendosur ti bësh zonë të gjelbër, atëherë blijini, na jep dhe ne të drejtën tonë, ose na i kompeso. Ai u thotë, bashkia nuk ka para tu a blejë, dhe vend për ti kompensuar. Ne kemi vendosur ti bëjmë zonë të gjelbër.
Ku po
shkojmë në Evropë apo në mesjetën, inkuizicionin komunist, që jo vetën nuk
përfillej e drejta e pronës, por digjej me zjarr dhe me hekur ai që
Pritën
përmirësimin, vendosjen e së drejtës, një vit, një dekadë, dy dekada dhe
Shqipëria ajo që ka qenë, në vend numëro: Njëri hyn dhe tjetri
Dhe punonjësit e bashkisë së bashku me kryetarkën e tyre Sotiraq Filo thonë me inat:
Ç’ dreqin duan këta ish pronarë që menduakan dhe kërkuakan pronat e tyre. Sa qesharake. Shqipëria është mbushur kudo me pronarë të rinj. Çfarë duan këta pronarë të vjetër, si të ardhur nga një kohë e largët. Nuk i mjafton Shqipërisë pronarët e rinj, pehlivanët e rinj, bosët e rinj, miliarderët e rinj.
Sa çudi, pronarët e vjetër si të ardhur nga relikat e humbura, u kujtuan të bëjnë rrëmujë, të protestojnë për disa dava prona. Por ata nuk bëjnë rrëmujë me fisnikëri si gjithmonë kërkojnë, por tani u ka ardhur thika në palcë.
Kjo është Shqipëria.
Mos
harroni po të ishte vendosur e drejta e pronës e ligjit dhe e shtetit të së
drejtës në vitet e para të proceseve demokratike, do të ishte shumë ndryshe
Shqipëria, nuk do
‘Shakarat’
dhe paradokset shqiptare asnjëherë nuk kanë të sosur. Ndërkohë vitet ikin me
vrap.
Lëviz një karrige prej furtunat e pakënaqësive, marrëzive dhe vjedhjeve, dhe ikën pushtetari i një partie. Nisin fushatat elektorale, në emër të popullit, për të mirën e popullit, për të ardhmen e popullit. Me lugë bosh si hamalli Tataç, dikur, dhe ju premtojnë për dhuratë gjënë e të tjerëve. Më në fund lëvizi përsëri karriga erdhi në emër të popullit në pushtet një pushtetar tjetër. Pronarët e vërtetë si gjithnjë, me gisht në gojë.
Pra një
hyn dhe një
Një Cilkë dhe një Vangjel...
Mjaft më. Tani ka ardhur koha të flasin ndërkombëtarët, komiteti evropian, institucionet e ndryshme botërore dhe gjyqi i Hagës.