E diele, 04.05.2025, 11:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Vepër e llojit të veçantë

E merkure, 15.01.2014, 09:25 PM


Recension

Vepër e llojit të veçantë në fushën e etnografisë dhe të historisë

Mr. Shefki Stublla: ”Mbijetesa” (Aspekti muzeor)-Prishtinë , 2007 - 600 faqe

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Mr. Shefki Stublla kaherë është dalluar si punëtor i sukseshëm në fushën e kulturës, duke u marr kohëpaskohe me shkrime publicistike, historiografike dhe letrare. Në këtë fushë shkroi disa vepra. Pas një pune disa vjeçare shkroi librin “Mbijetesa”  me të cilin ka përfshirë një materjal të gjerë nga  fushat e jetës (mbijetesës) të popullit shqiptarë në Kosovë . Libri është mjaft voliminoz, me 600 faqe i cili mund të merret si  një enciklopedi e llojit të veçantë të fushës së etnografisë dhe të historisë tonë kombëtare.

Erërat e njerkës histori për popullin shqiptarë

Autori në fillim të librit sqaron se jeta e shqiptarëve  të Kosovës  ishte një jetë e rënduar, me halle dhe me brenga - ishte një jetë me luftra , përpjekje dhe  psime të mëdha  nga pushtues dhe agresorë të ndryshëm .Të parët tanë  në Kosovë  jetuan dhe  punuan, dashuruan e u martuan dhe përjetësuan gjuhën e zakonet e veta , krijuan monumentet shpirtërore ,tiparet sublime të identitetit të vet kombëtar, në kohëra të vështira , ku i rrahen pa meshirë  të gjitha erërat e njerkës histori dhe mbijetuan –sqaron autori. Ai synon të japë disa informacione  themelore  dhe të nxisë  që të ruajmë vlerat krijuese të së kaluarës , që të kuptojë mënyren e jetesës së popullit tonë , i cili ndonse në kushte  shumë të vështira , kurrë dhe asnjëherë nuk e mallkoi Kosovën  e vet dhe  nuk ju nënshtruar asnjë okupatori, Autori me njohuri të studijuesit të mirëfilltë shkencor përshkruan luftrat heroike të popullit tonë , rezistencën shekullore për trojet tona- Kosovën që kishte dhe ka  një pozitë  të volitshme gjeografike e njohur me  relief fushor , kodrinor dhe malor - me  pasuri të  madhe  nëntokësore  dhe prodhime të njohura  bujqësore të cilat nuk mund t’i shfrytëzonin shqiptarët sepse kjo pasuri më parë ishte e shfrytëzuar nga  pushteti osman- në dorë të agallarëve , bejlerëve e spahijve e më vonë prej pushtuesve të tjerë .Popullata shqiptare (90%) jetonte në fshat ku kushti themelor  i jetesës (mbijetesës) së tyre ishte  punimi i tokës  me mjete primitive , me redimente fare të ulta , memzi mbijetonte- shpiegon  autori.

Konkretizimi i të sotmës së gjallë me të shkuaren e mbijetuar

Libri është i ndarë në 15 kryekaptina në të cilat Stublla shtroi tema  nga më të ndryshmet. Të gjitha  ato i trajtoi në kontekstin e mbijetesës kulturore të popullit shqiptarë  . Në kreun e parë  rrethana ekonomike dhe shoqërore, rrahen  tema të karakterit ekonomik, politikokulturor , gjuhësor , arsimor , social etj. Kështu autori konkretizoi  të sotmen e gjallë  me të shkuaren e mbijetuar me të dhëna  nga literaturë  dhe burime tjera  të kohës historike  dhe kështu ka  nxjerrë para opinionit të gjerë  mbijetesën  shqiptare  dhe etnokulturën e tyre  nëpër periudha të ndryshme të kohës. .Populli shqiptarë  i Kosovës  është  një popull shumë i vjetër. Ai jeton e punon në teritorin e vet den baba den-shpiegon autori për të nënvizuar se popullit tonë iu desh  të bëntë luftë  të vazhdueshme  kundër shtypësve , që e  ekuponin i cili kishte karakter dhunues  e grabitqar që Kosovën e beri objekt të shtypjes  dhe të shfrytëzimit  të egër dhe ishte dhe mbeti faktor kryesor  i prapambetjes  së saj se historia e popullit shqiptarë  është një zingjir kryengritjesh, kundërshtimesh, ballafaqimesh, torturash , masakrash dhe sakrificash të mëdha që rrallë ndonjë popull tjetër to t’u bëntë ball. Për çdo punë të madhe e të vogël populli shqiptarë  në Kosovë  është mbështetur në fuqinë e vet materjale  dhe fizike  për ndërtimin e një objekti ekonomik ose objekt banimi, për rregullimin e një kroi, ndërtimin e një rruge , çeljen e një toke  të re etj. Edhe pse analfabet, fëmijëve u mësoi gjerat elementare për jetë , si punimin e tokës , kujdesin për kultivimin e bagëtisë , për kultivimin e pemëve , kopshtarisë dhe vneshtarisë  si dhe  orientimin në natyrë  dhe daljen  nga situatat e krizave ekonomike , të luftës etj-thekson autori . Pastaj ai  flet për organizimin e punës duke sqaruar se  orari i çdo pune  përcaktohej në diell. Puna fillonte  në lindjen e diellit  dhe përfundonte  me përëndimin e tij. Fshatari veglat e punës , ani pse primitive  i kishte të vetat. Prodhimin dhe riparimin e tyre  secili e bënte  në regji të vet, me materjal të vet. Me këto mjetë siguronte egzistencën e familjes .

Bujqësia dhe blegtoria segmente emblematike të mbijetesës

.Bujqësia dhe blegtoria  ishin segmenti emblematik i jetës dhe mbijetesës  së popullit shqiptarë të Kosovës . Këto dy degë  prodhuese ishin burimi kryesor  i sigurimit të ushqimit  dhe veshmbathjes  së popullatës me artikuj të nevojshëm, të domosdoshëm, bujqësor  dhe blegtoral në rrebeshet  e kohës kur popullit shqiptarë  të Kosovës  i kanosej zhberja  e qenjes kombëtare –thekson autori dhe shton se bujqësia ndër shqiptarë  ishte një mjeshtri me përparësi kur tokën me shekuj me radhe  e emertonte  me toponime shqip duke saktësuar me emër të vet livadhin, arën, malin, përroin, burimin , bunarin, lugun, dheun, vaun e shumë emërtime të tjera të kësaj fushe , për tu ndalur në përpjekjet që janë bërë për tjetërsimin  e këtyre toponimeve dhe  për eleminimin e identitetit tonë kombëtar.Pastaj autori ndalet në  të lashtat, teknologjinë e punimit të tokës , veglat e punës emërtimin e tyre që tani në këto kohëra është duke i mbuluar pluhuri i harresës. Stublla  duke folur për këto fusha  sqaron disa shprehje që përdoren në   bujqësisë  dhe blegtori si    pemtari, bletari, shpeztari etj..Pastaj për historikun e gjetjes së ujit , cilësitë fizike të ujit , ndërtimi i bunarit, enët të ujit , përdorimi praktik i ujit etj.Në këtë fushë sqaron për energjinë e ujit- fillimin e blojës   në Kosovë , arkitektura  e ndërtimit të mullirit me ujë , llojet e mullinjëve  duke filluar prej mullirit të dorës (mokrrës), mullirit me erë  etj.

Zejet, veshmbathja, ngrohja dhe mjeksia popullore si mbijetesë

Autori duke folur  për llojet e zejeve  si zeja e briskagjinjëve, plisagjinjëve , qerrepunuesve  samargjinjëve  orëndreqsëve, mbathtarëve  etj. Sqaron rrjedhën historike, rëndësinë që kishin këto zeje për mbijetesën e popullit tonë .Ai pastaj bënë fjalë  për ushqimin, pijet , përgatitja, llojet  deri të kushtet e sigurimit të ushqimit . Në këtë rast autori flet në veçanti për portretin e  maxhetorës  dhe baqicës shqiptare –pjekja e bukës,llojet e ushqimeve , mjetet ( orendit) për gatimin e bukës - kodi i mikpritjes shqiptare në Kosovë si dhe për festat tradicionale për ushqimin . Autori të gjitha këto me përpikëri dhe njohuri i sqaron sipas vendbanimeve në të gjitha pjesët e Kosovës

Mr. Stublla shpiegon se veshjet janë  artikuj shumë të domosdoshëm për popullin, për arsye se pa to nuk mund të jetohet, prandaj gjithmonë veshmbathjes i kushtohej rëndësi e dorës së parë . Ai  duke folur  për materjalin e përdorur për rroba , ngjyrosjen e tekstilëve , modën-stilin e veshjes  ndalet sidomos për veshjen e burrave dhe femrave- portretin e burrit dhe te femrës shqiptare në veçanti…

Autori shkruan për ngrohjen – sigurimin e lëndës  së parë  për ngrohje – llojet e ngrohjes , mjetet për ngrohje , ruajtja dhe gjetja e zjarrit kur s’kishte as shkrepsë as çakmak, për rolin e zjarrit në jetën e përditëshme . për historinë e ndriçimit në Kosovë , mjetet e ndriçimit, llojet e ndriçimit- energjija  elektrike : me erë , me ujë , me lëndë djegëse  etj. Për historikun e trafikut në Kosovë , zhvillimi i trafikut, trafiku rrugor, hekurudhor, ajror dhe postat- mjetet e trafikut rrugët dhe urat. Autori duke folur për objektet ekonomike  dhe për objektet e banimit sqaron se rëndësia e  objekteve të banimit, rrjedhat historike  të ndërtimit të shtëpisë , tiparet e godinave  të banimit pas ujit dhe bukës  paraqesin thelbin e mbijetesës së shqiptarëve të Kosovës.  Ai si njohës i mirë  në këtë fushë,  ndalet të kullat shqiptare, rëndësinë tradicionale që kishin në të kaluaren duke numëruar kështu me përpikëri kullat e njohura në Kosovë  dhe rëndësinë e tyre mbrojtëse  nga armiku  në të kaluaren . Mjeksia popullore gjithashtu ka një histori të veçantë  për mbijetesën  e popullit shqiptarë . Stublla në këtë fushë përmend  llojet e mjekësisë  popullore : magjia , astrollogjia,  dhe okoltizmi, për tu ndalur në llojet e sëmurjeve, shkaqet e tyre dhe për mjekët e parë shqiptarë .

Gruaja shqiptare shtyllë e shtëpisë dhe mbijetesës

Duke bërë fjalë për  gruan shqiptare si shtyllë e mbijetesës  , autori thekson  se gruaja gjithmonë ishte shtyllë e shtëpisë dhe e mbijetesës në shtepi . Ajo gjithmonë  la dhe ende lë  veten keq  për t’i knaqur të tjerët. Kafshatën e bukës e nxjerrë nga goja  dhe ia jep fëmijës . Ajo kishte  shpirtin dhe mendjen e një Minerve, sepse me ndihmen e saj populli shqiptarë  i Kosovës  mbijetoi mijëvjeçarët –sqaron autori.

Autori, pastaj do të  flasë  për  informimin-historinë dhe mënyrën e informimit në Kosovë siq ishte oda e burrave si vend i informimit , i pleqënarëve dhe i pajtimeve kombëtare për të përmendur pleqnaret e njohur nga kohërat e hershme deri në ditet e sotshme.

Për veglat e punës klasifikimi dhe llojet e mjeteve për punë , masat  dhe mjetet e matjes , historiku dhe ecuria e matjes me kandar paraqesin gjithashtu mbijetesen e popullit shqiptarë në Kosovë . Stublla ndalet rreth kohës dhe parashikimin popullor të motit dhe si matej koha dikur , për të dalur të tregu në Kosovë  si mbijetesë e popullit shqiptarë në Kosovë . Libri ka  një renditje, klasifikim profesional, i shkruar me një gjuhë të rrjedhshme , njohuri shkencore  i bazuar në literaturë të  begatshme nga autorë të shquar të fushave ndryshme, në veçanti nga fusha e etnografisë dhe të histories tone kombëtare …



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx