Kulturë
Ilir Muharremi: Ndjenja
E merkure, 15.01.2014, 09:36 PM
Ndjenja
Nga Dr. Ilir Muharremi
Më e thellë është ajo që nuk shprehet, zbehet kur thuhet, ndjenja nuk ka fjalë dhe më mirë se është egoiste, nuk bashkohet me askënd. Individualiste, kërkon jehonë në vete, por duhet dikund të pëlcas, të tregoj, përse të tregoj, a nuk mjafton të jetë e heshtur sikurse me miliona vjet, ashtu siç ishte, por dëshiron të ekspozohet dekompozohet të shpreh rrjedhojën për pa të kuptuar nuk kemi aftësi, ndoshta kemi fuqi, por nuk na lejon, përse të lejon kur është ndjenjë. Jemi të padenjë me të, fjala është për atë që e ndjemë dhe që shndërrohet në fjalë, ndoshta nuk kam shumë arsye ta argumentoj në detaje se është e kuptuar, nëse nuk është e kuptuar nuk më bëhet vonë, dhe nuk kam faj për ata që nuk kanë veshë. Nuk shkruaj për çdo veshë dhe më mirë sepse nuk jam mediokër. Ndjenja, kjo që dirigjon mendjen dhe dorën, vërtit penelin e piktorit, përzien ngjyrën krijon nuancën, pastaj kompozicion dhe zbehet tërësisht, por si të kapet ajo tamam ashtu si është e jo deri në këtë rrugë. E njëjta me shkrimtarin i cili mediton për ta arrit dhe meditimi zbehë realitetin e asaj çfarë sheh në paradukje, e asaj që vetëm ai e ballafaqon, pa u ndikuar nga realja që zbehë thellësinë individuale. Vërtet vazhdoj pa u çlodhur nga çdo goditje reale që përpiqet të më abuzoj të më bëjë për vete duke anashkaluar thellësinë, por jo në këtë rrafsh jam tejet egoistë, sepse më përket mua dhe unë jam ,askush nuk është si unë dhe s’mund të jetë sepse nuk është vetja, duhet dëgjuar veten sepse aty është realja e rrjedhojës. Nuk e përsërit veten, ndoshta edhe e përsërit dhe më duket që çdo gjë ndodh për herë të parë, me qëllim për të vazhduar, le të vazhdoj. Por , me vdekje të asaj që ishte sepse nuk ka kuptim për të vazhduar.
Sa mirë të shkruash për vetën e jo për jetën atë që vibron çdo ditë timpanet dhe të pamurit dhe duhet të jesh ti pjesë sepse shkel mbi të, në momentin kur shkel duhet ose të bëhesh si ajo, ose të përshtatesh, por nëse nisesh nga vetja s’ka përshtatje, por ligje, drejtësi individuale , prapë të të imponuarit duke pohuar se duhet jetuar kështu. As kjo nuk është e vërtet, por sido që të jetë e vërteta e do bashkësinë, larg individit të fortë, shkëmb rezistues dhe artist mohues ose kahe ndryshuese duke vënë një ligjësi të re. Mbi këtë ligjësi duhet bindur sepse ai që e vënë është i fortë, edhe pse në kundërshtim me të gjithë, prapë kundër të vërtetës individuale-egoiste, e vërteta është kjo, prandaj ekzistojmë, pëlqehemi, krijomë ngjyra ylber me shtatë tonalitete, kontraste, egoiste dhe çfarë kjo duhet, jo nuk duhet egoizmi në fakt imponohet që të jetë më i fortë dhe është. Por, cili fiton, ai që ka kolektivin, por prapë e vërteta triumfon mbi thellësinë individuale të tij, origjinale po e them sepse askush nuk i përket këtij origjinaliteti të çmendur vetëm ai që përkthen vetën, sepse më shumë se përkthim nuk mund të bëjë. Por, edhe nëse do të bënë, prapë flenë mbi universin e vet atë të cilin e ka, dhe në momentin që e posedon u është dhënë, trashëguar, gjenetikisht, por komplikuar për ta deshifruar , ky deshifrim edhe e bënë egoistë që kërkon ligje mbi atë që gjithmonë e ka pasur dhe duhet ta ketë pasur. Këtu qëndron egoizmi i lartë i të zbuluarit dhe ndryshuarit të vetës duke mohuar çdo të vërtet dhe të pavërtetë që është. Por, sido që të jetë, kjo është pjesë e këtij individi kërkues, eksplorues, ndryshues për atë që duhet. Duhet sepse kjo është shkalla më e lartë e të pohuarit mbi të pandryshueshmen, sepse kërkohet një hapësirë, tolerancë, dhe kjo tolerancë është egoizmi.
Shkruajë dhe krijoj pa matematikë sepse nuk dua t’i shërbej konkluzionit të saktësisë, realitet që nuk ekziston, sepse ndjenja është më e thellë se matematika, matematika baraspeshon ndjenjën dhe kërkon formulë për ta argumentuar, por sa budallaqe që është sepse nuk mund kuptuar në esencë ashtu si është, që thamë më lartë. Matematika vetëm korrigjon gabimisht atë që përpiqet sepse saktësia nuk i përket mendjes, por ndjenjës e ndjenja nëse arrihet tek mendja nuk është ndjenja, por mendja, luftë egoiste e të dominuari e jo të kuptuarit, bota si e brendshme, poashtu edhe jashtme nuk e ka qëllimin e të kuptuarit, por dominuari, andaj s’ka saktësi, por qëllim dhe mbisundim, egoist pa kuptuar mirë veten.