E diele, 04.05.2025, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: Një urim Moikom Zeqos

E premte, 17.01.2014, 07:11 PM


NJE URIM MOIKOM ZEQOS NGA “ENUKET ENGJELLOR” PER VITIN 2014

(NJE ESE NE VEND TE NJE EMAILI)

Nga Vladimir Muça

Në prag të vitit të ri 2014, teksa mbaron së lexuari”Enuket Engjëllor”të Dr Moikom Zeqos, botim i “Bota Shqiptare” 2013, urimi merr përmasat e një personaliteti të tij të spikatur. Në fakt i tillë shpërfaqet dhe trendi i  sotëm krijues i Moikomit. Eshtë e pamundur që në çdo pasazh “scriptumi” të mos shfaqet personaliteti i autorit në një luftë të pashoqe si një “Deminurg” në një irracionalitet drejt një rracionaliteti të dëshiruar.Gjithcka vjen në një “ngjashmëri të paimagjinueshme “ në aeroportin e Londres, ku subkoshienca e sozise vjen si nje dukuri jashtetokesore. Cdo gje vjen si ne pentagramet e nje “Nabukaje” tek “Kaosi i identiteteve” ku arti i vertete shperfillet si imitim, subkoshienca vjen si primare me natyralitetin e sajë.

Thellë thellë personaliteti vjen që nga zanafilla, ftillesa krijuese, zhvillimet shkencore në akord me statusin social e njeriut të “Kaosit te identiteteve”.Si femër-mashkull,  apo mashkull-femër, vinë si dy qenësi të cyberias të një kaotizmi të sotëm dhe të ndryshimeve të substrakteve antropomorfe, ku renditja pas cyberias me “Mister Google”nuk është absolut e gjallë, por as imagjinata njerezore.

Ndodh kjo, arsyeton e argumenton autori, sepse ajo është një paterice e pseudoeruditeve,  ku me ”Fjala shpëtimtare” fjala e urtë popullore tret gurin. Maokabe Zaharia, Moikom Zeqo,  apo “lisi mitik” vjen jo vetem tek “Enuket Engjellor” si nje filo-narracion Borgsian e Kafkian, por erdhi në këtë fillim viti 2014 jo si një “olesta” i një produkti omogje, por si nje produkti “BIO” rritur me aq shumëmund dhe dashuri në kopështin e tij letrare të cilën sa arrin ta punojë askush veç erudicionit si prej nje demiurgu, i cili lufton me shumë me vetveten se me ata qe e rrethojnë.

Ndaj dhe në analizat krititike që janë bërë, proza e Moikom Zeqos ka marre shume percaktushmeri  si mozaikiste,  filozofike, diskrete, enciklopediste dhe emblematike në llojin e saj.

Unë mendoj se thelbi i dukurisë fondamentale të sajë është:transfigurimi i dukurive historiko-shoqerore, shtresuar në palimpsestet jetësore të dukurive e figurave të shquara ndër shekuj, me aktualitetet e sotme jetësore në një cyberia tepër antraktive.Dukshëm kjo vjen nëpërmjet një Kukuzeli të vjetër të mesjetës dhe të një Kukuzeli i ri, i lindur në shekullin e njëzet.Me këtë autori evidenton bindshëm nocionin e vazhdimësisë tek shqiptarët, të kulturës artistike, si dhe ruajtjen e vlerave të fondamentëve të një kombi.

Në këtë kontekst, në anekse të veçanta me kujdesin e një muzeologu trajton dhe shumë probleme që përbëjnë evidentin e kujtesave historike të popullit tonë, nxjerrjen në pah të gradentit të tyre historiko-shoqeror si pasuria më e çmuar që na kanë lënë brezat e të diturve.

Me këtë libër, të një proze krejt të veçantë Zeqo hodhi kapriatat e pavionit të ri të një “Kulle Babeli”të letrave e cila ushqehet me rrezet e përtej hapsirave shekullore e kozmiko-mitike.Arti i fjalës mori trajtat e një konceptaliteti krejt të ndryshëm, duke arritur peformancat kompozicionale gjer në horizonte infinite.Kjo ikje, me një antraksion të “egër” ndaj klasikes, me llojshmëri gjinore të re, vjen si një risi e zhvillimëve të reja teknologjike, vjen me autoritetin e një krijimi të së nesërmes.”Arratisja” e shkrimtarit Zeqo prej skematizmit klasik të shekullit të kaluar në rrugëtimin e një Golgote, si një “Florimont”apo si një djalë”planprishës” nga çlexojme tani, i ka ftillesat që në vitet 70. Një largim i butë pa qejfprishje.

Kjo e bën që duke u mbështetur fortas në eksperiencat e prozës së traditës të shpërndarë si ”muhaxhir” nëpër botë, por edhe të eksperiencave më të mira boterore me elitarizmin e tij, tashmë ai krijoi rreth vetes, vrullshëm jashtë çdo parashikimi të “patriarkeve” elitën e lexusve e të studiusve në një shumsi disbalancuese,  kjo ne sajë të perfshirjes në artin e të shkruarit, shkencën, të ndërthurur me elementë të narracionit , monografisë,  filozofisë, teologjisë, arkeologjisë të asaj”që lexuesi duhet të dinte gjithçka” siç e përkufizon Frederik Reshpja.

Në këtë fillim viti, ndonëse me një dypersonalitet tashmë të aliazhuar me produkti e vet krejt të veçante, e pata pak të vështirë ti përcjell urimet krijuesit të “Eunukeve engjellor”. Ja përcolla me anë të kësaj eseje, me anë të veprës së tij si një materie e mishëruar në “tjetërlloj”.

E bëra kësisoj së Moikom Zeqo karakterizohet në prozën e tij shumë hapësinore edhe nga përdorimi intelektual i mendimtarisë, përftuar nga skrupuloziteti i tij intelektual.Ai rracionalizon me madhështinë e binde gjuhën e histografise, miteve, muzikologjise se sendeve dhe fenomeneve.

Janar 2014



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx