E shtune, 20.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Perlat

E shtune, 16.11.2013, 07:34 PM


PERLAT

 

QAZIM SHEHU

 

Përballë meje ti.Gjithë fjalët që të vijnë.

I merr me indiferencë si shkëmbi valët e një deti ,

Pa mundur asnjëri t`i bëjë shenjë në dukje- përulje

Tjetrit.

Po vala një ditë do të gërryeje shkëmbin,

Duke i kthyer grimcat në perla brenda detit gjëmimadh,

Vallë, fjalët drejt teje do kthehen të tilla

Po në ajër do plasin si një flluskë e bardhë?

 

 

HËNA

 

Shpesh në ëndërr më shfaqet ajo, e bukur.

Pastaj ik si një flutur mbuluar nga tymi.

Zgjohem,hëna në kreshtë mali është strukur,

Duke ma sjellë sërish fytyrën e bukur.

 

Kaq shpejt ky shndrrim u bë.

Dhe ëndrra kaq shpejt humbi, pa lënë,

Të paktën një gjurmë në trajtë shkrumbi,

Të gjitha i paska vjedhur kjo hënë.

 

 

LOT I BARDHË

 

Lot i bardhë i diellit,

Shkau në faqe të qiellit.

Shkau dhe ra në tokë,

U bë liqen,

Ku zemra dëfren,

Ku lahen vashat,

Faqemëndafshat,

Lot i bardhë i diellit,

U bë purpur i kthjellët

Për hijesinë e tyre,

Bukurinë e syve,

Shtrat lumi u bë,

Të rrjedhin gjithë ëndrrat,

E tyre për dashurinë,

Pastaj flakë u rrit,

Se nuk qau dot

Nga bukuri e fatit të lig….

 

 

GRAVURË

 

Një vetull hëne mbi lumë,

Një lumë që i ik hënës,

Gravurë e dhembjes.

 

Një rusp i artë lumi,

Fashë në këmbë të malit,

Për hapat e tij të lodhura.

 

Një heshtje, shurdhëri,

Gravurë në përjetësi,

Dekor dhimbje që në lashtësi…

 

 

GJURMËT

 

Gjurmët e mia të gjitha qenkan shuar,

Ndaj ngulmoj të lë gjurmë të reja,

Dy herë nuk shkel njeriu

Mbi gjurmët e veta.

 

Ndryshe do shkiste mbi humnera.

 

As në gjurmë të të tjerëve s`shkel dot,

Edhe ato shuhen njësoj, njësoj nuk përsëriten.

Si dita që vetëm vetveten kullot,

E të nesërmen filiza të rinj rriten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora