E premte, 29.03.2024, 11:27 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lypsarët e votave

E shtune, 16.11.2013, 06:16 PM


Demir KRASNIQI:

 

LYPSARËT E VOTAVE (Parodi )

 

Një muaj ditë, sa  zgjatë  fushata –

Po na mbetet n’ fyt kafshata !

Nuk na lanë lypsarët rehat –

Kërkojnë vota ditë e natë !

 

-Aman , vëllezër ,  bëni  rahmet ,

Votën tuaj ,  n’ kuti ma qet !

Jam i sëmurë e jam n’ siklet –

S’ kam shërim ,  pa hipë n’ pushtet !

 

-Sëmundja ime ,  është kronike –

S’ ka ilaç , pa hipë n’ karrige !

Seç jam tharë e seç jam shterë –

Jam sëmurë rëndë për karrierë !

 

-Trupi im ,  s’ bëhet  rehat ,

Nuk mund t’ bëjë as gjumë në shtrat !

M’ është ngarkuar koka bagazhe –

Ditë e natë  shkruaj  mesazhe !...

 

Telefonat veç cingërojnë –

Nga çdo anë ,  vota kërkojnë :

Kush m’ voton për Kryetar –

E çoftë Zoti , n’ rrugë të mbarë !

 

-Kush për mua , n’ kuti votoftë –

Jarabbi , Zoti i ndihmoftë !

-Kush për mua , votën e qet –

E qoftë Zoti , në xhenet !”...

 

Dal me shokë me e pi ndo ‘i  gotë –

Shumë lypsarë më kërkojnë votë :

“Aman, vëlla , n’ daç me pa dritë –

Votën , mua me ma qitë !”

 

Në lokale e n’ trotuare –

Mbushë lypsarë edhe lypsare !

Disa lypin para për bukë ,

Disa ,  vota për kolltukë !...

 

Gjilan, më 15.11.2013.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora