Kulturë
Nebi Dragoti: Për satirën, rutinën, risinë
E premte, 15.11.2013, 07:04 PM
PËR SATIRËN, RUTINËN, RISINË ETJ.
KRITIKË
NGA NEBI DRAGOTI
Shkrime
kritike për poezinë satirike, me qëllimin e mirë, për ta nxitur këtë, nuk është
parë në shtypin periodik si dje ashtu dhe sot. Kjo krijimtari ka ecur vetë edhe
pse kultivuesit e saj janë të pakët në numër. Them se satira si në socializëm, si
në sistemin pluralist ka qënë e shëndoshë dhe kjo, jo vetëm për faktin se të tillë
e ka natyrën dhe misionin në shoqëri, por sepse lënda që rrok dhe i jep
lexuesit ka qënë , është e do të jetë e dëshirueshme për çdo kohë. Volumet
satirike të satirikëve tanë janë mirëpritur nga lexuesi. Është ndjekur hapi
krijues i D. Bubanit, T. Milotit, N. Mullisit, Gj. Kurtiqit, B. Ajzit etj. Është
pritur mire volume i Dh. Qiriazit “Kukuli dhe shigjeta” që ka fituar çmimin e dytë me rastin e 40-vjetorit
të Çlirimit. Sigurisht, ky vlerësim është bërë për atë kohë, për atë sistem shoqëror me ato probleme që kishte, për atë tematikë që gjurmonte e
godiste me penën e tij autori. Jashtë suazës kohore social-politike të kohës ku
punon e jeton satiriku nuk mund të dilte, sepse vetë kjo gjini letrare merr
materialin nga aktualiteti. Poezia satrike për nga zhvillimi është më prapa nga
poezia tjetër. Fenomeni i rutinës i shfaqur në gjithë mënyrat e shprehjes sësaj,
pa dashur ta bëj alarmante, është i
pranishëm. Përkrahja, publikimi i firmave që shkruajnë satirë kërkon nga organet letrare përkushtim e
seroizitet për ta pasqyruar sa më mirë. Shkruajnë…dhe ata që shkruajnë, merren
me fabulën si qindra vjet më parë. Ky kapërcyll duhet kaluar që risia tematike,
tematika aktuale, zhdërvjelltësia e vargut, forma të çohet më përpara. Shikon
shpesh në një fabulë këndin e ngushtë, qëllimin që i jep autori për të krijuar
humor e situatë vetëm për të qeshur, sa shpesh përdor fjalën banale duke e
futur në varg artificialisht. Sensi satirik, i përpunuar me mjeshtri në krijim,
ka për objektiv:qesh e ngjesh dhe ajo më kryesorja përcjell mesazh të shëndosh
tek lexuesi. Reklamimi i satirës duhet të jetë edhe më i madh e i pranishëm
edhe në median fonike e vizive. Në këto ambjente kjo rrezaton kulturë, fisnikëri
më tepër se sa humori që paraqisin disa aktorë me material të papëpunuar e
bajat. Satira e shkruar nuk duhet të jetë e harruar siç ka ndodhur e po ndodh
me të. Ka volume dinjitoze satirike që nuk janë lakuar fare(as për mirë, as për
keq)nga kritika. Është në të mirë të letërsisë tonë që edhe ky zhanër letrar të
kultivohet e inkurajohet sa më tepër. Me kureshtje lexohen satirat e Y. Minxhozit
në shtypin periodik, sepse krijimtaria e tij është therëse dhe ka tematikë aktuale.
Citoj nga “Arsim me tepri”: “Prandaj truri iku, mori arratinë/ asnjë tru nuk
mbeti/të drejtojëShqipërinë”. Ose tek ‘Krishtlindjet” “…por një gjë mund ta
them me siguri, /Ata, për të cilët Krishti është kryqëzuar/sonte s’kanë para për
të festuar”. Këto janë konkluzione të marra
nga realiteti të cilin krijuesi e jeton intensivisht si njeri, si qytetar i kësaj
shoqërie dhe vë në funksion misionin që ka . Objektiva të tilla, me artin e
satirës, janë të pranueshme dhe efektive. NJihet si fabulist F. Lamaj me një humor
të lezetshëm, pa sforcime e kërkime formale. E kap, e trajton në proçedim e sipër
tepër natyrshëm, melodioz e ritmik motivin. . Konstaton detajin e humorit dhe me elementet
artistike si metaforën, epitetin e tj. i
përfundon në mëyrë lakonike vjershat: “Kontrollor qe një kërriç:/”Aa, jo, jo, jo
unë faj s’kam hiç!/Pall veshgjati që me natë:/-Faj ka qeni, që s’nuhat…””. Tek “Kumar”:”Prokurore qe një bletë, /ç’ia përveshi
dhjetë vjet”. Këtij fabilisti të shquar, p. sh, po të merrej me epigramin, epitafin,
satirën e të kishte shtrirje, diapazoni artistik satiro-humoristik do të ishte
më i gjërë, më i thellë, më i plotë. Pra, s’duhej të mjaftohej vetëm me krijimtarinë fabulistike. Shkurt(ky është
konstatimi im)eleminimi i kësaj shfaqje, tek ky autor, do të bëhej dukuri pozitive në eleminimin e
monotonisë në rrafshin krijues;do të zhdërvjellsohej më tepër misoni i satirikut
në shoqëri. Ndryshe do të ishte njëlloj sikur një poet gjatë gjithë jetës të krijonte
vetëm sonete, sonete, sonete. Në shtypin e përditshëm shfaqet edhe firma e A. Bregut,
i cili, kam mendimin, se po konsolidon talentin e tij në këtë fushë. Kritika e
ka të drejtën e sygjerimit, por pa e tepruar, ndaj për këtë autor vlen:fabula e
tij të çlirohet nga rutina dhe të azhurnohet me tematikën e realitetit bashkëkohor
që misioni i gjinisë së satirës të jetë në lartësinë që e kërkon për AVANTAZH SHOQËRIA. Ka vlerë strofa
e shkëputur nga krijimtaria e tij, se ka aktualitet:”Një parti me trazovaç/qensallhanë-tip
rrugaçë, /duke hequr bishtin zvarrë/pushtoi qytetin mbarë”. Satira politike, edhe
pse do shumë punë, tek A. Bregu është e arrirë. Përpunimi artistik tek ky autor
sjellë risinë. Shkëputja nga kthetrat e
rutinës është tepër pozitive për këtë autor
të cilit nuk i mungon edhe giximi. Më bëri përshtypje, kur lexova nga P. Taçi
vjershën”Unë e dua Shqipërinë”(Në kujtim të Lame Kodrës). Ritmi i poezisë përkon
me atë të L. K. , por gjetiu desha të bëj vërejtjen mbështetur në citimin:”Unë e
dua Shqipërinë/ku vdekja s’e tremb njerinë/e mburret me drejtësinë/vrit këtu e
atje vrit/Aq sa vdekja u mërzit”. Është dhënë në mënyrë konfuze, kontradiktore
ndërtimi semantik i vargjeve. Realisht këtu
kemi të bëjmë me sensin satirik, pra, krijimi siç është trajtuar nuk qëndron për
vetë natyrën e temës. Vetëkontrolli në proçesin
e të krijuarit është i domosdoshëm. Aspekte
të futjes së satirës në poezinë tjetër hasen në shumë poetë. Kjo është e
pranueshme, por trajtimi i krijuesit duhet të jetë i matur, i saktë dhe në masën
llogjike. Desha në këtë shkrim kritik të prek paksa edhe prozaizmin në satirë sepse
kjo dukuri ul vlerën e krijimit. Ja katër vargje të një debutanti(radhitur si
vargje)ku po i rreshtoj:”Një të shtunë, ujku s’mundi të vjedhë gjë në stan se i
vunë drunë tha:…”. Siç shihet, këtu kemi të bëjmë me prozë ku edhe ndërtimi
sintaksor është i çalë. Në përfundim e mbyll duke kujtuar dy vargjet e mia
debatuar shumë kohë më parë me revistën “Hosteni”
të viteve “70 se sa për satirën, kurdoherë, ke çfarë të thuash:”Dosido nuk thuret një satirë,
/do shëllirë që të duket më e mirë”.