Kulturë
Shaban Cakolli: Krijuesit në mërgatë me prurje të reja
E enjte, 14.11.2013, 07:40 PM
KRIJUESIT SHQIPTARË NË MËRGATË ME PRURJE TË REJA NË LETRAT SHQIPE
Shkruan: Shaban CAKOLLI
Një pjesë
e shkrimtarëve shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, kanë bërë dhe bëjnë
përpjekje të vazhdueshme individuale apo në grupe të vogla, të lidhen me
krijuesit dhe lexuesit
Pal
Sokoli njihet si një krijues i cili krijimtarinë e tij e nisi në moshën e njomë
rinore në vendlindje.
Pal
Sokoli ka botuar në periodikun letrar që nga vitet tetëdhjetë, në Revistën
studentore "Bota e re", në gazetat "Zëri i rinisë", "Etja",
"Fjala", "Rrezja", si dhe disa cikle me poezi në Revistën
letrare"Shtigje", të Klubit letrar,"Gjon Nikollë Kazazi" të
Gjakovës.
Me disa
krijues të tjerë, ai mori në
Familja
Sokoli përndryshe i takon familjes së madhe, Paplekaj nga malësia e Gjakovës. Tradicionalisht
familja Paplekaj- Sokoli ka ruajtur dashurinë për atdheun edhe kështu shpesh kanë rënë në konflikt më rendin shoqëror
ekzistues. Aktivitetet e kësaj familje u trashëguan më pushkë dhe pendë që nga
të parët e tyre, aktiv në Lëvizjen Kaçake(Sadik Gjoni-Paplekaj), pastaj pjesëmarrës
në Konferencen e Bujanit(Pashk Sadik-Paplekaj) aktiv për çlirimin e Shqipërisë dhe
të Kosovës gjegjësisht të bashkimit kombëtar,(ballisti më i vjetër Zef Sokoli),
si edhe pjesëmarrësin e rrugës famëkeqe dhe fatkeqe të Tivarit Brahim Deli
Sokoli-(babai)i cili për pak kishte shpëtuar i gjallë. Në luftën e fundit 1999,
kishte katër ushtar aktiv në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(Gjergj Sokoli, Filip Sokoli-martir, Viktor Sokoli dhe Kujtim
Sokoli), njëri ndër të cilët edhe epror(heroi-
Gjergj Sokoli ). Kurse nga kjo luftë mbeten martir gjashtë anëtar të kësaj
familje, Filip, Gjergj, Pashke, Siman, Kristë dhe Kastriot Sokoli.
-Pal Sokoli ka botuar dhjetera libra ne poezi,ne antologji poetike,librat e te cilit jane edhe të përkthyara në gjuhë të huaja,por ajo që më le mbresa është"KËMBANË E PËLCITUR DHEMBJA".Për mendimin tim krijimtaria e Pal Sokolit ka arritur një prurje në veçanti përmbledhja poetike"Kambanë e pëlcitur dhembja",të cilën e kanë shqyrtuar e vlerësuar kritik të njohur letrarë.E kam lexuar disaherë përmbledhjen poetike në fjalë,ku poezitë e tija janë në raport të mirë me lexuesit e mirëfilltë,komunikuese që ndërtojnë shpirtërisht raportin e poetit me poezinë dhe lexuesit.Krijimtaria e Pal Sokolit është një lum vërshues,i cili buron nga thellësia e shpirtit të tij qoftë kur pasqyron kohën e kaluar,qoftë kohën në të cilën veprojmë,duke shprehur shpirtërisht dhe realisht ate që ndjenë,qoftë gëzimin apo dëshprimin,duke e ndërthurur mirë me vlerat e vargut në art.Poezia e Pal Sokolit kapë tema të larmishme,figuracion,cilësi të përmbajtëjes,stil,çiltëri në gjuhën e të shkruarit,e cila mirëpritet te lexuesit dhe lexohet me ëndje.Poezia e mirëfilltë si është poezia e Pal Sokolit kërkon një lexues me njohuri letrare,me shije më të thellë në art dhe në një kontakt më të thellë në ndjenjat e veta.Poezia e Pal Sokolit është me një muzikalitet të lartë,lexuesi i vemendshëm mund të dalloj melodinë e saj që ajo bartë në vete,ajo mund të dëgjohet e shijohet me shqisat e lexuesit të vemendshëm,ashtu si përcillet me shqisa një melodi,vetëm se poezia në vend të notave ka vargun,e një varg i fuqishëm e bënë fisnikërinë e poezisë.Poezia e Pal Sokolit ndihmon lexuesin të pasurohet shpirtërisht,si i tillë Pal Sokoli mbetet i mirëpritur te lexuesit tanë dhe mjaft premtues.