Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Armë kimike 2
E enjte, 14.11.2013, 09:10 PM
Armë kimike
2
Nga Elvi Sidheri
Ç’më frymëzoi
njerëz dhe lexues të nderuar që t’i hyj prapë këtij sporti që më shtyn të shkruaj
sërish për një temë kaq të pakëndëshme (për të cilën kurrë nuk do kisha dashur
të shkruaj qoftë edhe një fjalë) si armët kimike?
Eh, po
dihet përse!
Siç specialisti
i armëve kimike, zoti Paul Walker, na ndriçoi sytë, veshët dhe mendjen (se ç’më
fanit në tru ca imazhe të kërpudhës atomike, kjo ideja e ndriçimit gati verbues)...duke
na bërë të ditur, atë që tashmë të tërë pa përjashtim feje, krahine dhe ideje, në
Shqipëri, të tërë edhe e dinim.
Pra që puna
e armëve kimike të Asadit, na paskësh qenë tashmë e vendosur, ato qenka marrë vendimi
me propozim të kujt (qeverisë sonë apo të huajve të ndryshëm?)...akoma nuk i
dihet edhe këto të nëmura armë në fjalë, do i sjellin me hir ose pahir në vendin
tonë.
Sa bukur!
Ça flasim
ne të tjerët atëherë (sipas çdo mendjeje normale dhe sondazheve që po gëlojnë anembanë
shtypit dhe kafeneve apo shtëpive të gjindjes shqiptare këto ditë, 90 % e
popullit janë kundër kësaj iniciative)!
Qeveria
apo dikush jashtë kufinjve tanë (mister...?) na e paskan vendosur këtë çështje
dhe bjeri legenit se i bie bukur o popull!
Se që thoni
juve, sa i përket politikës shqiptare, në këtë rast do pranuar, papërjashtim, ne
i ashtëquajturi popull, kemi vlerë vetëm si numër, si qënie me detyrim ligjor
taksapagues (xhep apo arkë e buxhet-mbushës për shtetin që supozohej të na përfaqësonte
dhe shërbente, por që është gati të na hedhi kokës armët mijëra tonëshe të Asadit)...apo
si votues, vota e të cilëve, edhe kur s’i shkon dikujt përshtat, vidhet, përdridhet
apo pse jo, edhe blihet!
Pra për të
zgjedhurit tanë të respektuar dhe
Kjo është
e vërteta e zhveshur!
T’a lyejmë
e t’a zbukurojmë është një përpjekje po aq e kotë, sa edhe tentativa për të bërë
ndonjë vrimë në ujë.
Atëherë?
Kur
pilafi nuk mban më qoftë as edhe një pikë uji, kur mund t’a marrim qetësisht
figurativisht dhe realisht, me lëng se mishi u mbarua dhe kur arritëm tek pika
fatale që derdhi vazon ashtu si edhe kur Kutia e Pandorës rrezikon të hapet njëherë
e mirë, ç’na mbetet neve qytetarëve?
Nuk flas
fare për të huajt, ata kanë punën e tyre dhe vazhdoj të mendoj e të kem bindjen,
se dorë miqtë tanë (të dëshmuar aq herë kur ka qenë nevoja) amerikanë, nuk kanë,
të paktën jo në mënyrën që po spekullohet tek ne, në këtë situatë që po
krijohet.
Puna është
tek ne, po qe se siç po thonë dhe siç duket të kenë vendosur, po sillen ato armë
në tokën shqiptare, atëherë janë shqiptarët që duhet, njëherë të paktën në histori,
të tregojnë se kanë një ndërgjegje dhe se vendi i tyre, toka e tyre, e ardhmja
e tyre dhe e fëmijëve të tyre, mirëqënia e Shqipërisë, u ka ndonjë domethënie
dhe e kanë vërtetë përzemër.
Ndryshe, të
presim qetësisht me indiferencën tonë FAJTORE karakteristike, që ato armë, ato
gjëma kimike, t’i bien dhe t’i asgjësojnë (me tërë rreziqet vdekësore me “RR” të
madhe të rastit) apo që t’i groposin në të shkretën nëntokë shqiptare.
Lumenjtë,
detërat, liqenet, kastravecat, mollët, agrumet, lopët, derrat, viçat e qingjat
tanë...do na falenderojnë në përjetësi për këtë sjellje dhe anemi e apati
reaguese popullore tonën!
Qeverinë që
na drejton për të thënë të drejtën prej shumë pak kohe, për t’a gjykuar qartë (na
pëlqen apo jo)...e kanë votuar 57 % a më tepër shqiptarë!
Është një
qeveri e ardhur në pushtet me një mandat të qartë popullor.
Por ky
mandat, po qenë gjërat siç duken dhe si bien erë, nuk i lejon askujt, që të dëndi
vendin, i cili banohet edhe nga këta banorë që e kanë votuar këtë qeveri...me
armë kimike të tjetërkujt!
Për fat
po shikoj reagim.
Për herë të
parë në historinë e demokracisë shqiptare, njerëzit mblidhen në masë, kudo për
të protestuar pa një prapavijë të dukshme politike.
Kjo gjëmë
në perspektivë (që mos u realizoftë)...këtë të mirë e dha si efekt!
Njerëzit,
siç është edhe normale, tashmë po mendojnë për bijtë e bijat e tyre, për vete
dhe për të ardhmen e këtij vendi dhe atë të brezave që do na pasojnë, të cilët
me një mosreagim tonin sot, do t’i dënonim me një jetë të kushtëzuar
pazgjidhshmërisht, nga mbeturinat kimike që neve do u kishim lënë si trashëgimi
të hidhur atyre.
Protesta
dhe reagimi qytetar popullor, Gjykata Kushtetuese po të jetë nevoja dhe
parlamenti, po qe se ata që ulen në ato karrige, mendojnë se vërtetë përfaqësojnë
këtë popull që në 90 % është kundër kësaj gjëme, Presidenti a kush të jetë, deri
në Strasburg po qe nevoja, duhet të ngrihen në këmbë dhe të bëjnë detyrën e
tyre pa hezitim, pasi çdo ngurim do ishte fatal për vendin dhe banorët e tij!
Kjo është
diçka që shkon vendosmërisht mbi dhe përtej partive, të djathtës apo të majtës,
jugut apo veriut, toskut apo gegës, fshatarit me këpucë të baltosura apo
qytetarit me Versace.
Nuk duhet
të ketë përçarje që të ndajë frontin e refuzimit mbarëpopullor ndaj kësaj
tentative të kobshme për të dërrmuar të ardhmen e këtij vendi në çdo kuptim!
Unë shoh
një front në këtë rast dhe vetëm kështu mund të jetë.
Shqiptarë
jemi të gjithë (deri në provë të kundërt)...nuk besoj se ka të luajtur mendsh, që
të mendojnë seriozisht, se Shqipëria mund të fitojë ndonjë gjë nga kjo
iniciativë!
E di që tashmë
ka nisur loja...”Hë se s’ka rrezik”...”Po ja, do na rritet prestigji në botë”...”Mbrapa
protestave është opozita” (po mirë, edhe po qe se po tenton dikush në opozitë të
përfitojë, edhe?Po me Gërdecin a s’u mor pafundësisht, edhe me të drejtë ish
opozita e atëherëshme?Importin e plehërave nuk e kalëruan si kalë beteja të majtët,
po marrëveshjen detare me Greqinë?Dhe mirë e kishin, kauzat ishin të drejta!...Tani
edhe sikur jo për gjë tjetër, po ky 43 % opozitar, këta 700 mijë jo shuplaka-dhënës,
kush i pyeti për këtë vendim madhor, s’kanë të drejtë zëri edhe këta?)!
Të zakonshme
këto.
Ka një shprehja
të majtë (por të majtët, sado të mos më pëlqejë mua, për revolucione, ia thonë shumë)...që
thotë kështu:”EL PUEBLO UNIDO, JAMAS SERA VENCIDO”!
-“Populli
i bashkuar, kurrë nuk do të përkulet apo mundet”!
Populli
shqiptar është NJË!
Armët
kimike, vrasin, rrjepin të gjallë, mbysin për 2 minuta edhe në masë 0.05 gramë këdo,
të majtë apo të djathtë!
Rreziku i
kësaj sipërmarrje pa sens, është i njëjtë për të gjithë ne.
Nuk duhet
të ketë as dallim, as mëdyshje e aq më pak hezitim!
Të mos
kujtohemi kur të jetë tepër vonë, kur Qafë Molla 20 km nga Tirana jonë e bukur
apo Mjekësi i Elbasanit të fisëm, të jenë transformuar në varreza masive ku të jetë
groposur bashkë me armët e flamosura të Asadit, edhe mirëqënia dhe e ardhmja e
tokës dhe e banorëve të Shqipërisë!
Nuk është
asnjëherë tepër vonë...thonë, por koha është flori dhe të gjithë nevojitet të jenë
në vijë të parë, për të pamundësuar realizimin e kësaj ideje, këtij plani apo këtij
vendimi!
Kështu
edhe fjalët apo më mirë e thënë, dokrrat e ndonjë Walker-i tek Al Jazeera (çfarë
zgjedhje perfekte për të kumtuar lajme të tilla)...që përveçse na tregon se
vendimi tashmë është marrë dhe armët kimike të Asadit t’i mbajmë me shëndet, ndër
të tjera, si arsyetim të faktit fare normal që i ngrenë si pyetje vetë gazetarët
e kanalit në fjalë, pra të asaj përse pikërisht Shqipëria dhe jo ndonjë vend
tjetër, ai gjen t’i përgjigjet me thagmën e tillë:”Ata kanë eksperiencë, sepse
para disa vitesh kanë asgjësuar armët e tyre kimike”!
Ua o Zot!
Ça thotë ky
re?
Ç’armë kimike
paskemi pasur ne kështu që s’e dinim, se iu kishim futur tartakutin në bark tërë
fqinjëve ashtu!
U mbars
Pra e përkthyer
jashtë sofizmave, kishim 16 tonë lëndë kimike, nga e cila 95 % ishin tretësira
dhe vetëm 5 % material kimik i vërtetë.
Këtij po
që i paskan thënë me plot gojën “Arsenal kimik”!
Tani pas
kësaj përvoje të madhe me asgjësimin e këtij arsenalit tonë (që thonë se janë dashur
6 muaj të hiqet qafe me punë tejet intensive)...(dhe në Francë, sapo lexova se
akoma mbajnë të stokuara, armë kimike të Luftës së Parë Botërore, para gati 100
vjetëve, se nuk dinë çfarë të bëjnë me to dhe s’i asgjësojnë dot...pse s’i
sjellin tek ne se paskemi vend!)...marrim edhe 1290 tonë armë kimike të tmerrshme
të Asadit (100 % puro armë kimike shkatërrimi në masë, jo 95 % tretësira si ato
pak tonelatat tona)...pra 1274 tonë armë kimike më tepër se çfarë thuhet se
kemi asgjësuar vetë më parë.
Kurse kupën
sa më përket mua të paktën, e mbushën ata të LA Times, me një shkrim pa fund e
pa krye, ku sipas asaj që kuptova, tallnin prapanicën me vendin dhe popullin
tonë dhe asgjë më tepër!
Jo po “popull
okult”...jo po...”s’kanë opinion publik” e gomarllëqe të ngjashme.
Të kishin
shtuar edhe që kishim bisht, s’do më kishte habitur asnjëçikë!
Më qëlloi
të shikoja “Django Unchained” këto ditë, se faktikisht s’e kisha parë akoma.
Film i
bukur, western i qëmoti i rivizituar nga Tarantino me shije duke tentuar të ringjallte
atmosferat mitike të “Western Spaghetti” të Sergio Leones dikur, muzikat e
Ennio Morricone-s dhe ajërin e pluhurin e Perëndimit të Egër.
Por në thelb,
aty shikoje njerëz me ngjyrë, që lidheshin me zinxhirë, kamzhikoheshin pashpirtësisht
e shqyheshin nga qentë.
Mos të jenë
duke kujtuar vallë tek LA Times apo tek ndonjë “specialist” armësh kimike si ai
që foli në një TV dhe u rrek të na tregonte me ironinë më të paturpshme, se armët
kimike do e bëjnë Shqipërinë më të pastërt se ç’është, se ne jemi njerëzit me
ngjyrë të plantacioneve të pambukut të Jugut të SHBA-së së para 150 vjetësh?
E dinë ata
që Lufta Civile amerikane shpërtheu për shkak të vullnetit të Presidentit
Lincoln?
Nuk e dinë
mesa duket!
Mos t’a
marrin vesh kurrë atëherë, sepse kam bindjen që në