E marte, 16.04.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Treva e Nikaj - Merturit

E premte, 15.11.2013, 08:21 PM


TREVA E NIKAJ – MERTURIT
(Pejsazh gjeografik)

Nga Gjon Markokaj


Prej n' Shtreziqje e n'Qafën e Agrit
N' breg Valbonës e n'breg Drini
N' Qaftë Ndermajavet e n'Qaftë Kolçit
N' Qaftë t' Pipit e n'Qafë të Zhaborës
Shtrihet e hedh shtat Nikaj - Merturi

Trevë, me pamje t' mahnitshme
E, rrethon kurora ngjyrë artë e alpëvet
Qafat jânë, porta madhështore:
Që e lidhin me Krasniqe, Shosh e Shalë

Majat hedhin shtat, drejt qiellit
Lugina e Nikajmerturit mes - përmes
Nji mbrekulli e bukur e natyres
E pushton freskia teferigu i luginës

Ujrat e shumta t'luginës i japin jetë:
Lumi i Merturit, kolon mespërmes
Mbledh degët e shumta t'tijë
Lumin e Currajvet dhe atë t' Vrânës

Shpella e Shkëmbit, n'Rajë
E Kakverrit n' Kakijë
Shpella e Zezë e Ndergërës, n'Qereç
Vatra djepesh që rritën "dragoinjë"
./.

-Nga libri “Shkembi është djepi që më rriti”-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora