E enjte, 18.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Ku po shkojnë Shqiptarët.. ?!

E shtune, 16.11.2013, 07:06 PM


Luan Kalana

Ku po shkojnë Shqiptarët.. ?!

 

Londra,ura ajrore e  kontinenteve,

dy botë të kundërta,mendësi e natyrë,

Tokë e Re me kontinetin e Vjetër,

"mjegullnaja plakë"- "me qiellin pa re".

 

Njeriu  në këtë botë qënka "Erë",,

mbi Tokë a Hënë,tej në Galaktikë

shpirt a yll fluturon si zog zgalem,

me krahët e balonit humb në re.

 

Disa çaste me këmbët në dhe,

më pas firaun në qiell s'e di ku je,

mendja fluturon,kapërxen oqeanet ,

nga Amerika,në fole tek Shqipëria e re.

 

Londra,alibia e Europës "plakë",

pret e përcjell kalimtarë endacakë,

"ftohtëtësirë",s'duan ta dinë se kush je,

le gjuhën,por as "Lekun" tënd s'ta njeh.

 

Ku po shkojnë  Shqipëtarët..?!

s'nxorën mësime  nga historia.

U bashkuan tok në kooperativa,

me vllezërit,humbi për jetë pronësia...

 

Na servirin bashkim me "djajtë"

të hyjmë këmbë e kokë në Europë,

as jemi ne te paret,që nga Pellazgët,

as mbrojtëm ne kontinentin nga Sulltanët.

 

Mos po shkojmë në "parajsë",o Shqipëtarë,

mbi kurizin tonë "plaçkë",pazar kanë bërë,

mos na gënjejë mendja me "EURON" këtë radhë,

për vete mbajnë"Paundin",ne të na zhdukin farën.

 

Në botën pashpirt,gjurmët e këpucëve lë  ,

torbën mbi supe mbushur me nje grusht dhe,

Dritëroi do t'ja shpinte Tiranës stoli shkrimtarëve,

unë trashëgimtarve,libra shqip,Lek* e Abetare.

 

Amanet-dhurata,nipërve dhe mbesave,

flamuri ideal nga të parët,simbol për liri,

gjuha e leku,zemra e veshja e shqiptareve,

s'ndërrohen me Bashkim,me Padronë të rinj,

...Kombi e Shqipja ,do të rojë me të gjallët...!!!!

 

p.s.

lek-u,paraja shqiptare

paund-i,paraja angleze



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora