| E shtune, 16.11.2013, 07:34 PM |
PERLAT
QAZIM
SHEHU
Përballë meje
ti.Gjithë fjalët që të vijnë.
I merr me
indiferencë si shkëmbi valët e një deti ,
Pa mundur
asnjëri t`i bëjë shenjë në dukje- përulje
Tjetrit.
Duke i
kthyer grimcat në perla brenda detit gjëmimadh,
Vallë,
fjalët drejt teje do kthehen të tilla
HËNA
Shpesh në
ëndërr më shfaqet ajo, e bukur.
Pastaj ik
si një flutur mbuluar nga tymi.
Zgjohem,hëna
në kreshtë
Duke ma
sjellë sërish fytyrën e bukur.
Kaq
shpejt ky shndrrim u bë.
Dhe ëndrra
kaq shpejt humbi, pa lënë,
Të paktën
një gjurmë në trajtë shkrumbi,
Të gjitha
i paska vjedhur kjo hënë.
LOT I
BARDHË
Lot i
bardhë i diellit,
Shkau në faqe
të qiellit.
Shkau dhe
ra në tokë,
U bë liqen,
Ku zemra
dëfren,
Ku lahen
vashat,
Faqemëndafshat,
Lot i
bardhë i diellit,
U bë purpur
i kthjellët
Për
hijesinë e tyre,
Bukurinë e
syve,
Shtrat
lumi u bë,
Të rrjedhin
gjithë ëndrrat,
E tyre për
dashurinë,
Pastaj
flakë u rrit,
Se nuk
qau dot
Nga
bukuri e fatit të lig….
GRAVURË
Një vetull
hëne mbi lumë,
Një lumë që
i ik hënës,
Gravurë e
dhembjes.
Një rusp
i artë lumi,
Fashë në këmbë
të malit,
Për hapat
e tij të lodhura.
Një heshtje,
shurdhëri,
Gravurë në
përjetësi,
Dekor
dhimbje që në lashtësi…
GJURMËT
Gjurmët e
mia të gjitha qenkan shuar,
Ndaj
ngulmoj të lë gjurmë të reja,
Dy herë nuk
shkel njeriu
Mbi gjurmët
e veta.
Ndryshe
do shkiste mbi humnera.
As në gjurmë
të të tjerëve s`shkel dot,
Edhe ato
shuhen njësoj, njësoj nuk përsëriten.
Si dita që
vetëm vetveten kullot,
E të nesërmen filiza të rinj rriten.