E diele, 10.11.2024, 06:08 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Shajak plisi im

E enjte, 03.10.2013, 06:56 PM


Neki Lulaj

 

SHAJAK PLISI IM

 

Nga ëmbëlsira e djersës shajak veshja ime e lashtë

Plisi rrugëton  në Hartën e Pellazgëve nëpër shtigjet e botës

Në mes të reve qiell i grisur   bricë e eshkë bashkë ....

E unë bëhem flamurtar që nuk ndaloj asnjëherë udhëtimet

 

Askush nuk e zuri hijen në labirintet e mendimeve

Ikën....e lanë nga pas pluhur dhe terr mbi sirtarë

Fjala shqip ndër shekuj ish dhuratë nga hyjnitë pellazgjike

Kur stërgjyshërit e mi   bëheshin për lirinë farkëtarë

 

Ata patën bekimin e Yjeve që ishin bërë si vello në qiej

Buzë shtratit të lumit në shtegtim vezullonte shenja e Zotit

Ylli tetë cepësh pranë Pllakës me Epikën e Gillgameshit në pritje

Kish ngritur lapidarinei mendjes së ndritur  që moti

 

PËR FESTA

 

Për festat tona mblidhnim lule pranverore

Bashkë vraponim ne livadhe mes bjeshke

Sajonim dhurata gazi që i shtrëngonim mes dore

Ne, të bekuarit e kësaj toke mes njerëzve

 

Dollitë i mbushnim me fat e shpirtërat me shpresë

Kur zogjtë zdrigjeshin në horizont tek sheshi

Në bëheshim lule me aromë e në Vjosë bëheshim vesë

Në lëndinat e Dardanisë bënim një fjongo mëngjesin

 

TA KTHEJ MËRGIMIN

 

Eci si në barkun e zogut dhe mbi re kam të magjishmin Ylber

mbi shpatulla  kam mjegulla me këmbë sikur prek  retë

Ohhh,  paskam mall  e brinjët sot po me therin në çdo vend

Nuk të  ndal kufiri  nuk të ndalon as mallkimi i rëndë

 

Jam dirigjent e një Simfonie mbi pentagramin e zemrës

Notat mbi tingujt e kitarës  rrahin si qerpikët që duan qetësi

Buzagaz malli vjen e vendlindja zgjohet nga gjumi i ëndrrës

Jeta ecën mbi jele kali në një revan të fortë që nuk ka mbarim

 

Çerdhet e dallëndysheve varen  mbi trarët e fortë të pritjeve

Tjerrin vargje,   ani pse dhimbshëm kullon korniza e mallit

Ta kthej mërgimin në bashkim si të ishte një diel në rrëzëllitje

Për freskimin e shpirtit për të prekur  dhe majën më të lartë të malit

 

VESË MBI GUR

 

Një pikë vese mbi gurin e nuses kridhen legjendat e moçme

Nëpër  shekuj e dekada  nuk i pinë koha  s'thahet plaga

Testamentin ne arkë të ma ruani,kështu pat thenë Sofë shkodranja

Nese fjala ime thrret  lindje dashurinë  ma ruani si  pasqyrët e një lehone

 

Një pikë loti rrëshqiti lugut  ra mbi gur e guri  se piu

Ishte  ngopur nga lot shekulli gur i shenjët i atdheut tim

Nuk lotoi kurrë krenaria n'shpirt trazuar nga nga padretësia

Nepër breza rritëm shtatin duke ja pasë besën gjoksit e malit

 

Gjatë ndriqoi hëna nëpër re duke e pritë agimin e bardhë

Që ta zhdukë errësirën e shekullore dielli i ngrohët te na puthë në ball

E puthi nana e bekoi kombi një Shall të Rugovës n'besë të Kastriotit

Sot lëshon rreze parajs ndertoi ura  në tan botë akitekti Dardanisë tanë



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora