Faleminderit
Rrustem Geci: Bioletra e Prof. Mr. Tefik Gecit
E hene, 16.09.2013, 08:02 PM
Bioletra
e Prof. Mr. Tefik Gecit
Nga Rrustem Geci – Dortmund
E kaluara jonë historike thotë,
Prof. mr. Tefik Geci, nuk është vetëm
varrezë, por edhe qytetërim, është rruga nga kemi ardhur. Prof.mr.Tefik Geci
është antar nderi i Muzeut Historik, „Gjergj Kastrioti Skenderbeu“ në Krujë. Sepse,
në hulumtimet e tija për „Gjenealogjinë e Kastriotëve“ në Arkivin e Raguzës,
Dubrovniku i sotëm, ka gjetur Vulën e Argjendt të Skënderbeut, dhe bashkë me studimin e tij, për
„Gjenealogjinë “, ia ka dhuruar, Muzeut të Krujës. Për këtë dhuratë të çmuar,
Muzeu i Krujës, në vitin 1968 Prof.mr. Tefik Gecit i akordon çmimin, Antar
Nderi i Muzeut Historik të saj. Unë kujtoj shprehet historiani 80 vjeçar, Prof. mr. Tefik Geci,
se historia ka vlerë vetëm nëse shkruhet. Në histori idetë e shkruara, mund të
trashëgohen, të studiohen, dhe të pastrohen, e mëpastaj të nxirren mësime! Në
pikat e gjakut të së kaluarës janë idetë e së ardhmes. Qytetërim është edhe
rruga nga shkojmë ne sot!..
Tefik
Geci, u lindi me 20.06.1932 në fshatin Roganë të komunës së Dardanës. Shkollën
fillore e kreu në vendëlindje, Normalen në Gjakovë, ndërsa shkollën e lart,
Histori- Gjeografi, në Nish, në vitin 1956. Jeta e mësuesit në Kosovë në atë
kohë rrëfen Tefiku ishte një detyrë e rëndësishme, një detyrë e luftëtarit të
dritës. Kosova e pas Luftës së dytë botërore ishte shumë e varfër dhe e
paarsimuar. Rreth 80 % e popullsisë në Kosovë, ishte analfabet. Misioni i
mësuesit ishte i pazëvendësueshëm. Brezi im, rrëfen Tefiku, përjetësoi arsimin
në Kosovë. Gjuha, Matematika dhe Historia, ishin lëndët kryesore. Të arsimosh
Kosovën në atë kohë, nuk ishte e lehtë. Varfëria, mentaliteti fetar, dhe serbët
nacionalist, bënin pengesa nga më të çuditshmet. Ne ishim të vetëdijshmëm se
Kosovën mund të nxjerrim nga ajo errësirë e trashë, vetëm me hapjen e sa më
shumë shkollave, dhe formimin e Universitetit. Udha e mësuesit dhe e nxënësit
ishte dramatike. Të dy do të udhëtonim bashkë, njëri me mesazhin e Naimit, dhe
tjetri me betimin, të marrim sa më shumë dije. Unë kam ditur tregon Tefiku që
ta lexoj realitetin, dhe misionin e mirëfilltë të mësuesit. Nxënësit e mi
tregon Tefiku, e kanë ditur atdheun e tyre, shtrirjen e tij, adresën dhe
origjinën. Në jetën e një mësuesi, ka shumë momente emocionale, dhe të
prekshme. Më kujtohet një rast, kur në orën e gjeografisë e pyeta një nxënës;
Arlind, a e di ku fillon atdheu ynë, po më tha prof, prej shtëpisë sime e nëpër
çdo shtëpi të shqiptarëve, të gjithë nxënësit duartrokitën, duartrokita edhe
unë. Sepse ishte një përgjegjje me përgjigjje. Né rrëfen Tefiku, ishim kallinjtë
e parë të qumshtit, që duhet të piqeshim më shpejt. Në moshën 18 vjeçare, unë e
mora ditarin e mësuesit. Kjo ndodhi në vitin 1953 në fshatin Depce, një fshat
mes Preshevës dhe Gjilanit. Në Depce unë u bëra 20 vjeç. Fshati ishte i varfër,
po me zemër të madhe. Çdo shtëpi kish betejën e saj. Në Norç një fshat jo larg
Depces, më treguan fshatarët, se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, babushi i
shqiptarëve, aty ishte furnizur me bukë dhe me mish për të vazhduar udhën për
në Krujë. Në Norç ka një krua që quhet, „Kroi i Skënderbeut“. Rruste, të
thashë, historia është përmbajtja, shpirti dhe pasqyra e së kaluarës, dhe
brenda saj mesazhi i së ardhmes. Luftërat e Kosovës janë me dhjetëra, shprehet
Tefiku. Fal gjakut të të rënëve të të gjithë brezave, rrënjët tona sërish kanë
rizënë dhe po rilinden. Kjo më gëzon shumë. Të ishe mësues në fshatrat e
Kosovës, po edhe nëpër qytete, ishte vërtet vështirë. Në tre pjesë i prenim
lapsat, me gërshërë ua përgjysmonim fletoret, sepse, mungonin edhe lapsat edhe
fletoret. Të fitosh dije të mirëfilltë duhet ta njohësh jetën më thellë.
Rruste, jam krenar për punën që kam bërë. Ama, a kam mund të bëjë më shumë, me
plot bindje e them se po. Prej vitit 1953 deri në vitin 1999, unë jam përpjekur të bëj më të mirën për
vendin dhe atdheun tim. Para nxënësve dhe
studentëve përherë kam qenë i gatshëm t´u përgjigjem interesave të
kombit. Tefik Geci, përveç punës arsimore ai është marr edhe me studime
historike. Kryevepra e tij, “Gjenealogjia e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut”,
është vlerësuar edhe nga Instituti i Histories së Kosovës, edhe nga Instituti i
Historisë së Shqipërisë. Pra, Prof.mr.Tefik Geci është auor I studimeve,
“Gjenealogjia e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, “Monedha e Argjedt e Gjergj
Katriotit”, „Veprimtaria e Bajram Currit 1862-1912“ apo thënë ndryshe, „Pushka
e Maleve“. Dhe një mori dorëshkrimesh të tjera nga lëmi i historisë. Tefik Geci
Magjistroi në vitin 1982, në Universitetin e Prishtinës para Komisionit
vlerësues; Prof.dr. Ali Hadri, prof.dr Musa Kodra, dhe prof.dr. Skënder Riza,
në temën “Veprimtaria e Bajram Currit 1862-