Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Nga qielli pikonin diamantë lotdhimbje
E merkure, 14.08.2013, 09:59 PM
Nga
qielli pikonin diamantë lotdhimbje
(Kujtim
me rastin e 23 vjetorit të dëshmorit të Atdheut Banush Cirongu, 10 gusht 1990)
Esse
nga Xhevahir Cirongu
Vitet treten bashkë me kohën e tyre. Pas ato lënë
gjurmë, e në këtë rrugëtim të gjatë mbajnë thesare kujtimesh. Ato largohen diku
në qiejtë e hapur e takohen me yjet e kujtesës. Krenaria e dhimbja
bashkëbisedojnë me njëra-tjetrën. Ato trupëzohe midis tyre e sjellin kujtime që
të japin forcën e shkëmbit të zjarrtë e të jepin mesazhe jete. Edhe në këtë përvjetor të vitit
23-të, të dëshmorit të Atdheut Banush
Cirongu, na bën që të meditojmë e të
sjellim me anën e memories sonë kujtime jetsore. Ato janë të shumta e s’mund të
përshkruhen të gjitha në këtë ese historijete. Kujtoj vendlindjen time, ku ëndrrat flenë krojeve të fshatit e bashkë
me bulza uji flladisen me erën e luleve të lëndinave. Një tufë lule të freskta,
ashtu me hapin e heshtur e lë si kujtim
te varrezat e fshatit. Vështroj fshatin e lindjes sime që është i mbuluar
ngado me ‘’Jorganin’’ e gjelbër të
pemëve, e sidomos me arrat e shumta
shekullore. Shtëpitë karakteristike të ndërtuara me gurë të gëdhendur, janë vendosur sup më sup e që duken sikur
mbajnë njëra-tjetrën në atë shpatë
Një fakt
kokëfortë është se nga fshati Leskovë morën pjesë në LNÇ(1941-1944) në luftën e
Dytë Botërore, 27 djemë për çlirimin e
Shqipërisë nga okupatori nazifashistë . Veprimtaria patriotike e atdhetare e
Leskovasorëve nëpër shekuj është e madhe, saqë ata nuk kanë kursyer edhe gjakun e vetë
për trojet shqiptare, por edhe për zhvillim
e përparim shoqëror.Ishte patrioti e atdhetari Razim Shabani që mbeti i vrarë
në mbrojtjen e kufijëve shtetrorë kundër shovinistëve grekë më 1914-1915.
Fshati Leskovë i fali atdheut tre djem, tre yje tomorriane që do ndriçojnë në shekuj:
Mediun, Pelivanin e Banushin. Por, ditari historik i kujtimeve këtë radhë starton pikërisht te kujtimet për
dëshmorin e atdheut Banush Cirongu. Veprimtaria e këtij intelektuali e dëshmori
është e gjerë. Ai ishte njeri fjalëpak, i komunikueshëm me njerëzit, i donte me gjithë shpirtë, sepse edhe ata e donin atë. Mendimi e fjala që
dilte nga goja e Banushit, ishte se dinte ta thoshte të mirën e të keqen në kohën
e vendin e duhur me buzëqeshje të ëmbël e të ngacmonte mendimin. Në vitin 1976
mbaron arsimin e mesëm pedagogjik në
Fier. Psakëtej, vazhdon arsimin e lartë
(Gjuhë-letërsi) në Universitetin ‘’Aleksandër Xhuvani’’ Elbasan. Kështu , me mbarimin
e universitetit në vitin 1980, emërohet mësues në shkollën tetë vjeçare në
fshatin Grevë. Aty punoi disa vite. Më von deri në vitin 1990 dha mësim në
shkollën e mesme ‘’Pelivan Dorrozhani’’ në fshatin Zhepë. …Por, …!
Një ditë
më merr në telefon nga Drejtoria e Shkollës e më thotë:
- Hë, more xhevo, do e ngrejmë grupin teatral të fshatit?! Në
këtë kohë punoja në posttelegraf, por
bashkëpunoja edhe si punonjës i jashtëm
me Shtëpinë e Kulturës.
-Të
mendohem, more Bano!, - i them unë nga
ana tjetër e telefonit.
-S’kemi
pse të mendohemi! Të fillojmë sa më parë nga puna përgatitore. Eja, të pres në Drejtorinë e Shkollës, më tha ai e mbylli receptorin e telefonit. Pas
pune shkova atje e biseduam gjatë. Te Banushi gjeta kurajon e giximin e një
intelektuali të formuar profesionalisht,
por edhe kurajos për të bërë diçka të
dobishme për njerëzit e kulturën. Ai drejtonte edhe rrethet letrare të
talenteve të reja me nxënsit e shkollës. Më së fundi i thashë:
-Edhe unë
e mbështes këtë inisiativë.
Në
fshatin Leskovë ishin shumë djam e vajza që kishin mbaruar arsimin e mesëm, por edhe të lartën sipas prifesioneve të të
gjithave llojeve.Të tjerët vazhdonin studimet. Kështu në muajt e verës kur
ishin pushimet, grupi i punës me në krye
Banush Cirongu, nisën punën
përgatitore për teatrin. Shumë shpejt u dha shfaqja teatrale para
publikut artdashës në fshatin Leskovë e në Zhepë. Kjo shfaqe teatrale u
mirëprit me duartrokitje të zjarrta nga publiku. Falnderimet nuk rreshtinin nga
të gjithë grupmoshat, puntorë, nxënës, intelektualë,
pensionistë etj.
Në rolin
kryesor ishte vetë Banushi që luante në skenë.
Më
kujtohen organizatorët e interpretuesit e skenës me aq fines si: Astrit Shatro,
Xhevat Cirongu, Shega Dorrazhani, Gjylestane
Seferasi, Sherina Cirongu, Hetem Shabani, Hajdar Cirongu, Pëllumb Gjata, Luan
Shatro, Xhevahir Cirongu, Dareko Shabani,
Sajmir Shatro, (këta emra po shkruaj, kërkoj ndjesë për ata persona që s’më
kujtohen). Në një mbasdite, Shqipja mbaron mësimdhënien me nxënsit e fshatit e
më takon në shtëpinë e kulturës. Mendova se mos donte ndonjë punim për
kabinetin e shkollës apo për klasat e veta ku jepte mësim. Isha në valën e
punës sime, prandaj më kërkoj
falaje për shqetësimin.
-S’ka gjë
, të lutem, - i ktheva përgjigje. Me se
t’u ndihmoj?
-Jo, jo, por…të
kërkon Banushi.
Shpesh
bisedonim për letërsinë dhe artin, por atë mbrëmje të datës 21 Prill të
vitit 1984 ai më uroj për tekstin e këngës që unë kisha
bërë për fëmijë, ku ajo këngë të kompozuar
nga Hajri Xhamëni kishte marrë çmim të parë
në Festivalin Kombëtar për Fëmijë të organizuar në qytetin e Shkodrës.Ai
këtë lajm e kishte dëgjuar në radio. Nesër do e shikojmë në televizor, eja prap
në mbrëmje. Unë ndjeva gëzim në këto çaste, por më shumë e ndjente mësues Banushi, sikur ta kishte shkruar ai e jo unë!
-Na shtro
darkën, sepse kemi festë, se kjo këngë i kushtohet fëmijëve, - dhe
shikimin e treti te vajza Eneida që buzëqeshte ëmbël. E puthi, pastaj i
tha:’’Emrin ta regjiistroi xhaxhi xhevo në gjendje civile! !’’. Me gotën e
rakisë në dorë, uruam njër-tjetrin për
sukseset në fushën e letërsisë e të kulturës.
Të
udhëtosh nëpër shtigjet e jetës nuk është edhe aq e lehtë. Ajo ka në vetëvete
të fshetat e saj që s’ti tregon të
gjitha në këtë rrugëtim me udhëkryqe ku gjenden semaforë me drita që ndizen e
shuhen. Ishte pikërisht data 9 gusht e vitit 1990 kur në Shqipëri po ndodhnin
transformime të mëdha politke, ekonomike e shoqërore. Këto trensformime i
mirëpriti edhe Banushi. Në mënyrë tragjike në një repart ushtarak, nga një dorë ogurzezë midis të tjerëve i merr
jetën padrejtsisht du civilëve e një ushtarku.. Një plumb i mallkuar e plagos
atë rendë në krahëror . Me gjithë ndihmën e dhënë në maksimum, pas tridhjetë
minutash ai humb jetën. Fjalët e fundit ishin’’Më jepni ndihmë! A po vjen helikopteri!
Ky lajm i
kobshëm, i rrallë për atë kohë në
Shqipëri u dha telegrafisht.
-Eja të
shikojmë të plagosurit në qëndrën shëndetsore, - më thotë me gjysëm zëri Bilbil
Salasi. Shkuam aty, por gjithë ajo turmë e madhe njerëzish që ishin jashtë
qëndrës shëndetsore qëndronin në heshtje. Dy infermieret Hajrie Saliasi e
Hajrie Dorrozhani qëndronin para partës kryesore e nuk lejonin njerëzit të
hynin brenda objektit spitalor.Tronditja
ishte e madhe, sa gjithë sa ishin aty
dukeshin si të ngrirë. Dy infermieret na vështruan me dhimbje.Hapën rrugën e që
të dy me Bilbilin hymë në dhomën e shtrimit. …Por, …gjithçka kishte marrë fund!
Këtë
ngjarje e transementuan shtypi e Radotelevizori Shqiptar, ATSH, e gjithë
stacionet e tjera të lajmeve nëpër botë.
Atë
mbasdite të datës 9 gusht të vitit 1990-ës, vargu i lumit të njerëzve me trupin e mësues
Banushit u
-Ç’janë
gjithë këta njerëz që po afrohen drejtë shtëpisë sime, - pyeti Shqipja dhe
shtangu për një çastë në mes të oborrit të shtëpisë.
-Pse
heshtni!Më tregoni se çfarë ka ndodhur!? Asnjë nuk fliste. Në këtë kohë hyn
brenda në shtëpi, merr dy vajzat e dy
djemtë e
-Pse
heshtni o njerëz! ..Por, ndonjëherë edhe heshtja flet më shumë se sa fjala.
Ajo
përgjigjen e fatkeqsisë e mori nga heshtja e madhe që mbanin në ato çaste lumi
i madh i njerëzve që sa vinte e shtohesh edhe më shumë. Pastaj shtërngon fortë
pas krahorit fëmijët e derdh lotin e dhimbjes mbi faqe. Një re e zezë
Shqipja
qëndroi e fortë si shqiponjë
Njeriu që lë gjurmë mirësie pas, s’ka vdekje, por lindje e kujtime që do kujtohet gjithmonë në breza. Prandaj, edhe ne e kujtojmë me krenari në këtë përvjetor Dëshmorin e Atdheut Banush Cirongu.