BABAI
POET-I BIRI KENGETAR
QERIM
SKENDERAJ DHE ALBAN SKENDERAJ

NGA GËZIM
LLOJDIA
Qerim
Skenderaj është poet. Në qytetin jugor e
njohin, ëmbëlsisht e thonë emrin e poetit. Në qytetin ku ka det, dallgë, rëre dhe motiv deti poeti erdhi në vite ‘70.
Prej këtij
peizazhi ai, përvetësoi lirizmin poetik. Sepse në brendi të brendisë
së zemrës ruante nuancat poetike, që gjithnjë ishin ngacmime të mëdha për
hepime zëmrash. Në fakt si mua dhe Qerimit zgjimin poetik na e bëri Naimi.
Naimi
i derës së frashëllinjëve. Qerimi ka një
shtysë më tepër. Dritësimin e ka njohur, pra shkëlqimin e diellit të botës e ka parë në
12 mars 1949 në krahinën Mallakastër. Ai nuk mbanë mend shumë për fëmijërinë e
hershme sepse i lidhur kopanecë , ai ëndëj në botën e gjithhershme dhe priste
vetëm një shkak. Të rritej.
Ndërsa
ditët mbylleshin me muzgje, netët
ndrisnin me yje, dimrat gjithë llohë dhe beharët me zheg vere. Kështu
brenda këtyre kontureve ai pati dy dëshmitarë. Prindërit. Nëse jeta është si
valë deti. Ngritjet dhe uljet e saj. Janë dallgë të atij deti, që godisnin
brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit.
Vuajtjet
e rritjes e sollën në 5 vjet ose në 1550
ditë, kur banesa ndjeu pikëllim për ikjen e burrit të shtëpisë. Ishte “thyer
trari kryesor”.
U lidh me
nënën , që siç e shpreh ai .Për 46 vjet me radhe ndërtoi lidhje te fuqishme
shpirtërore duke e pasur pike referimi e
muze frymëzimi në shumë poezi. Nëna. Naimi dhe natyra kane qene shtysa e pare
drejt magjisë se artit poetik.
Përse
nëna?Ajo është thirrja e parë dhe e zëshme e botës. Ajo na mëkoi gjakun , qumështin, fjalën. Po shqyrtojmë një seri mënyrash , që kanë një lidhje gjaku me dhembshurin e
nënës . Dhembshuria e saj nuk është e lindur
vetëm në insekte, por një energji
e pashueshme dhe e pazhbëshme e ardhur nga pjesa e sipërme , atje ku ngjizet
energjia
. Ajo
vjen , bëhet e fortë në kapërcim të
viteve tek seksi femëror . Dhe i është
dhënë vetëm asaj . I është lënë vetëm asaj , si zotërim energjie më tepër .
Përse
Naimi ? Kënga naimjane si pjesë e shpirtit naimjan është mesazhi, që na ngjizi koha nëpër deje është si puna e
mishit, që me gjakun përbëjnë eshtrat e
këtij kombi.
Përse
natyra ? Natyra është frymëzim si
gjithera për krijuesit e botës. Format, ngjyrimi, drita, flora e mrekullueshme
një sërë fenomenesh, që lënë gjurmë , që gdhendin brazdë në thellësi
të shpirtit .
Kështu
duke parë tre elementët Qerimi u bë poet.
Përse
tre. Janë tre elementë të domosdoshëm
dhe përcaktues në gjithë jetën. Tre si
në libra të adhuruara nga njerëzimi. Ne si shqiptarë gjysmë pagan e gjysmë
besimtarë kishim nënën, natyrën dhe poetin
preferuar, në këtë rast Naimin.
E shkruaj
si në rrëfimin e tij: Ne vitin 1963 shkon ne Tirane për te kryer studimet ushtarake
dha pas shtate vitesh titullohet oficer në specialitetin e artilerisë
kundërajrore. U emërua ne kryeqytet ku shërbeu dy vjet pranë ish fushës se
aviacionit Laprake. Në vitin 1971 transferohet ne Vlore ku njihet e dashurohet me
Afërditën duke krijuar familjen, nga e
cila erdhën ne jete katër djem. Pas dhjete vitesh një tjetër transferim bëri te
sistemohej ne Lushnjë dhe në vitin 1991 rikthehet përsëri në Vlore. Ka shkruar në shtypin periodik
të kohës, kryesisht në atë ushtarak. Në
vitin 1998 me një grup krijuesish vlonjate formuan Shoqatën e Shkrimtareve
“Petro Marko” dhe deri ne vitin 2001 ka qenë kryetar i saj. Që nga ai vit
vendoset ne Pistoia – Itali, ku banon edhe sot se bashku me Afërditën, Albanin,
dhe tre djemtë e tjerë.
Albani
është një djemtë e Qerimit, që për nga
talenti është njohur si këngëtar i muzikës së lehtë.Alban Skënderaj ka fituar
mjaft cmime në festivalet shqiptare.Shprehja bëmë baba të të ngjaj, këtu merr
një devijim të lehtë.Albani një nga të katrat djemtë e Qerimit u bë këngëtar, , Qerimi poet.
Veprat
letrare
Poezi, ka shkruar librat :”Nje gote pikëllim”, ”Mendimet
m’u çmenden”, ”Qielli ne piken e lotit”, ”Djaleri e thinjur”, ”Rrudhje
mali”.“Lulet e fajit”, ”Nen hijen e fundvjeshtes”.
Proze ka
shkruar librat :”Varri i gjalle “ roman,
“Perplasja e madhe” – Tregime, ese. “Pas kuintave te teatrit diktonin” –
roman.
Për
librin ‘Nën hije të fundvjeshtës Myrteza Mara poet, kryetar i shoqatës “Petro
Marko”, ka shkruar Poeti loton me penë mbi rreshtat e kësaj poeme me përmasa
fishtjane. Krahët e shqipes janë rrudhur në qiellin e përzier nga erërat gri, por poeti shpreson e ëndërron.
Shpresa e
Madhe Shqipes i ngjan një anije mbi det të trazuar që herë zhytet e herë
ngrihet mbi kreshtat e thinjura të dallgëve, në kërkim të fanarit pranë bregut. Timonierët
e anijes - si fletët e kalendarit. Ata që i njohin pikat e horizontit i kanë
kthyer gjoksin erërave gri duke e bërë shqipen “Kryezonjë”. Të tjerë, disa i zuri deti. Disa u thyen nga dallgët dhe
disa të tjerë, ata që brohorisnin si
grykë shpellash, e braktisën anijen, ose e bënë atë urë. Ky shqetësim sa poetik, aq dhe atdhetar, përcillet në këtë vepër letrare me kulturë
duke i dhënë mesazhit artistik ngjyrën e testamentit. Poema mbetet e hapur për të shkruar e
rishkruar brengën dhe dashurinë e madhe për vendin e kombin, sepse krahët e Shqipes, na kujton kjo poemë, ende s’janë shtrirë në përmasat e lirisë së
saj, ëndrrave që i kanë dhënë zotat. Si
gjithnjë, malli për nënën përcillet me
aq ndjenjë në poemthin “Bisedë me Nënën”. Emocionet janë njerëzore, por dhe artistikisht të arrira.
Lirikat e
këtij vëllimi janë interesante: të brishta, transparente, flladitëse. Si ndjenjë, dashuria është pronë e shpirtit njerëzor, por vetëm poeti i këndon bukur asaj. Vetëm
frymëzimi poetik bën universale detaje të thjeshta, marrë nga jeta dhe vëzhgimet e përditshme.
Qerim
Skenderaj: Rrënjët e mia
Para afro një shekulli, babai im mbolli fare ne një fshat te largët te
Mallakastres, ku ishin hedhur rrënjë te
thella prej stërgjyshërve. Fara ime mbiu e fundit, pas katër mbirjeve te mëparshme. Një termet i
fuqishëm na shkuli qe andej dhe na s’postoi gjetke, ku nuk kishim as rrënjë as dege. Unë atëherë
isha akoma një filiz i njome. Nuk i ndjeva fare dhimbjet e shkuljes. Mund te me
rimbillnin prapë ne forme fidani dhe sigurisht do ti thelloja rrënjët e mia.
Por nuk ndodhi kështu. Dëshira për shkollim me çoi ne Tirane, si një dege te re, veshur ne te blertën ushtarake. Rikthehesha ne
vendlindje për te marr ushqim nga rrënjët e babait, por atje kishte mbetur vetëm varri i tij. E
ndjeja dhe e jetoja me keqardhje te thelle, se rrënjët pa dege, po kalbeshin nen toke. Te mite kishin hedhur
rrënjë te reja; nuk kujtoheshin me për to. Veçse unë nuk kisha rrënjë atje, prandaj shkoja shpesh te te vjetrat ti ushqeja
me degën time te blerte, tu jepja
oksigjen e tu zgjatja jetën sa te mundja. Shëtisja, kujtoja, qaja e qeshja me femijerine time te
papërsëritshme. Tirana, me bukuritë kryeqytetase, me zhurmën dhe qetësinë e dikurshme apostolike,
me mori 10 vjet. Me shndërroi ne një
dege te pjekur, te fuqishme, por akoma pa rrënje për tu shtuar e zgjeruar
ne oborrin tim. E ndërsa kërkoja toke për te mbjelle farën time si prind i ri, një sopat me “krasiti” keq. Me preu një cope
te blerte nga dega e me degdisi ne gadishullin e njohur te Vlorës. Atje
mbërrita i gjymtuar, i trembur nga frika
e mbjelljes dhe e gjeta te udhës te rrija ca kohe i mbyllur. Vlora me bukurinë
andetase, me panoramën magjike te një
parajse tokësore, me ftonte te ngulesha,
te hidhja rrënjët e mia te thella për te
krijuar me pas një trung te fuqishëm. Pas me se tre vjet kërkim, rashë ne toke te mire për te mbjelle. Mbolla
cilësisht dhe prej saj çelen dy bisqe te shëndetshëm e te bukur qe me gëzonin e
lumturonin çdo dite. Por edhe Vlora si Tirana, nuk me mbajti dot me shume se 10 vjet. Me
dhimbje shkula dy lastarit e bukur per tu vendosur ne qendër te Myzeqesë.
Lushnja, si toke e begate qe ishte, me priti mire, me ushqeu me mire dhe me krijoi kushte te
mbillja dy here te tjera. Edhe këtu lastarët qe çelen ishin njësoj te bukur e
te shëndetshëm si te paret. Ne pritje te një lazdonje qe e dëshiroja aq shume, nuk munda te shtohesha veçse me sythe qe
rriteshin shpejt për tu bere çatenj te një peme, tashme me katër dege. Me pare me Lushnjen nuk
kisha asnjë lidhje, por ajo me lidhi
ngushte me artiste te vërtetë te penës dhe penelit. E shpërtheu ndjenjën time
qe kishte ndenjur strukur nga frika e një “krasitje” te dyte. Por edhe Myzeqeja,
megjithe bujarinë e saj nuk me mbajti
dot me shume se 10 vjet. Kur u prishen gjerdhet dhe u lejua levizja e lire, u riktheva ne Vlorën e ëndrrave te bukura ku
kisha ndërtuar për here te pare vatrën e mbjelljes. Aty e rimbolla pemën qe
shkula nga Lushnja. Isha ne terrenin tim dhe do ti shërbeja te hidhte rrënjë te
thella si ullinjte shekullore qe i mbante kurore prej 500 vjetësh. Kur pema
mori vrull dhe po vishej me një gjelbërim te dendur, një zjarr i papritur, por shume i rrezikshëm përzhiti dy çatenjte e
mëdhenj. Ca nga frika e ca te inatosur prej tymit qe maskonte marrëzitë e një
djegie prej te çmendurish, u shqiten nga
pema dhe kapërcyen detin për tu rimbjellë ne një toke tjetër. Por flaka ishte e
pamëshirshme. Filloi te digjte dhe ullinjte, pa përfillur fare rrënjët e tyre 500-vjeçare.
Kjo beri te shqiteshin e te kalonin detin edhe dy degët e tjera, akoma te paformuara për te nxjerre e pjekur fruta
te ushqyeshëm. Ndërkohë nena kishte vdekur e ishte varrosur nen një qiparis ku
bënin muzike cicërimat e zogjve. Pema kishte mbetur cung, pa asnjë dege. Unë dhe ime shoqe nuk ishim ne
gjendje ti shërbenim per te çelur sytha te rinj. Pas 10 vjetësh e shkulem me
dhimbje dhe e kaluam përtej detit. Donim te gjenim nje toke te begate qe ta
pranonte e ta bënte te hidhte rrënjë, ne
gjendjen e mjere qe ishte katandisur. Por zgjedhjen e kishin bere ata qe ikën
përpara nesh. Vatrën për mbjellje e përgatiten ne Toskane. Nje toke pjellore qe
kishte lindur e rritur trungje shume te rende te mendimit njerëzore, shkencëtare dhe artist qe vunë firmën se nga
duhej te kalonte rruga për te ngjitur lartësitë, deri atëherë, te konsideruara te paarritshme. Një perle e
vërtetë me gjelbërim gjithestinor. Ka 10 vjet qe pema jone rritet e zhvillohet
mes blerimit te toskanes me modestinë e nje peme normale. Gjate këtyre viteve
ka shtuar dhe tri dege te tjera. E fundit çeli lazdonja e shumëpritur qe na
kishte munguar shume gjate. Degët e blerta po ushqejnë e zhvillojnë rrënjët.
Emrin e tokës qe e pranoi te mbillet na pëlqen ta perkethejme: TOSK-JANE.
Megjithatë ajo nuk bene pjese ne pemët e nje pylli statik qe i bie fara
gjithmone ne te njëjtin vend, ku si
mbirjet dhe vdekjet janë gjithmonë aty. Ajo është një peme qe lëviz ne kërkim
te një toke me te përshtatshme ku stinët te dallojnë nga njëra-tjetra dhe
zjarret te mos djegin dhe ne dimër. Tani te mite e kane bere zgjedhjen e tyre, ndërsa unë dhe ime shoqe, zor se mund te rrime te ngulur me shume se 10
vjet…