Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Prezajtojmë Prof. Sinan Dërmaku
E premte, 05.07.2013, 07:43 PM
PREZENTOJMË,
PROFESORIN, INTELEKTUALIN, LEKTORIN, AKTIVISTIN, HUMANISTIN, NACIONALISTIN,
INSPEKTORIN E ARSIMIT , ISH DREJTORIN E SHKOLLËS FILLORE “SADRI MISINI“ NË
SHIPASHNICË TË EPËRME z. SINAN DËRMAKU
NJË JETË NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE
Nga: Ramiz DËRMAKU
Ne
historinë tonë kombëtare, çdo herë ka patur njerëz të penës e të pushkës, të
cilët tërë jetën ia kushtuan zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Këta
atdhetarë kanë qenë veprimtarë të një niveli të tillë përgatitjeje e formimi
kulturor, arsimor dhe me ideale kombëtare, që janë vënë ne shërbim të Atdheut e
të kombit me të gjitha forcat e tyre
fizike, materiali, kohore dhe intelektuale deri ne vetmohim. Këta aktore
të historisë kombeëtare përdorin me mjeshtëri të dyja “armët”, pra penen edhe
pushkën, ne kohën e momentin e duhur, për t’i shërbyer atdheut dhe kombit. Pa dyshim, ne këtë panteon ( I cili
me penë) figurash të tilla të idealeve kombëtare, bënë pjesë dhe Sinan Shaqir
Dërmaku, i cili ”luftën” ndaj armikut nuk e ndali kurrë. Sa më tepër që kalonte
koha tek profesori e nacionalisti Sinan Dërmaku shtohej urrejtja ndaj armikut.
Gjendja politike që krijoi kasapi i shqiptarëve gjatë viteve të kaluara në
Kosovë, shqiptarëve të Kosovës ua imponoi luftën në vend të paqës, madje
shqiptarët ishin të parët që provuan agresionin serbo çetnikë.
Ishin
ditët e para të vitit 1990, kur ndërgjegjja kombëtare shqiptare ishte vënë
përpara proves së veshtirë sepse regjimi I kriminelit S.M., I ftonte atdhetarët në biseda informative, rrahte,
dënonte, vriste shqiptarët në armatë, largoi e I helmoi nxënësit nga shkolla.
Ishin ditët e para të vitit 1990, kur ndërgjegjja kombëtare shqiptare ishte
vënë përpara proves së vështirë. Manifestimet e rinis shkollore, të frymëzuara
e të drejtuara nga profesoret pra edhe nga Sinan Dërmaku, lëviznin si një lumë
I gjatë ne rrugët e fshatrave dhe qyteteve të Kosovës. Armë ne duart e
profesorit e nacionalistit Sinan, ishte “ Pena”, i cili me punën, zërin e
gjestet e tij, ngjallnin emocione të forta, që grishnin për luftë deri në
vdekje.” Rinia e fshatit, nxënësit e gjimnazit çdo kund ku punoi profesori
Sinan, do ta dëgjonin me vëmendje
spjegimin e njisisë mësimore nga prof Sinan.. Porosinë e tij “Ti rrëmbejmë
armët kudo që t’i gjejmë, t’u dalim përpara armiqëve dhe të luftojmë deri në çlirimin definitivë të Kosovës.
Nxënësit e përvetësuan si amanetin më të çmuar të profesorit të tyre, për ta
mbajtur e realizuar ne vitet e mëpasme. Ato ngjarje te stuhishme e të zjarrta
të ditëve të para të marsit dhe prillit 1981, kur shpalosej vendosmëria e rinisë
studentore të Prishtinës e Kosovës. Ne
nxënësit e shkollave të primun prej Sinan Dërmakut. Ky do ta fillonte mësimin,
pas këthimit në punë, duke mbajtur heshtje zije për dëshmoret e rënëpër
çlirimin e Kosovës. Një qëndrim i tillë
atdhetar I Profesorit Sinan, i ra menjëhere ne sy UDB-ës, gjë për të
cilën Sinanin do ta largojnë nga procesi edukativo arsimor. Ne këtë mënyrë emri
i profesor Sinan, nga UDB-a do të quhet nacionalistë ndersa shkollën tone komunisti I përbetuar Hysen Jerrliu, do ta quaj qerdhe të
nacionalizmit dhe irredentizmit. Profesori Sinan ishte nën përcellje të
përherëshme nga sherbëtorët shqipëtarë (
pa kurfarë përfitimi material )I shërbenin sistemit komunistë. Profesori Sinan ishte çdo here në ballë të
denmostratave, aktivistë I dalluar, humanistë. Nnga zemra e profesorit Sinan,
Nxenesit
e shkollës do ta dëgjonin për herë të fundit fjalimin e zjarrtë patriotik te
drejtorit te tyre. Porosinë e tij “Të punojmë të gjithë për çështje
kombëtare nxënësit e përvetësuan si
amanetin me të çmuar të profesorit të tyre, për ta mbajtur e realizuar në vitet
e mëpasme. Ato ngjarje të stuhishme e të zjarrta te diteve te para të marsit e
prillit të viti 1981, kur shpalosej vendosmëria e rinisë studentore te
Prishtinës dhe krejt Kosovës, kishin si frymëzues fjalën dhe veprimin e
profesorit Sinan. Ne ditarin e 4 prillit 1939 te Mirash Ivanait lexojme: “Edhe
sot te tane diten dhe naten deri pas mesnates, shfaqjet e popullitndoqen
njenatjetren… Ne nxenesit e shkollave te primun prej Safet Butkes, gjoksit
trimosh e deshmoresh, po pasqyrohen Shqipnia dhe populli shqiptar…” .4)
Pushtimi
fashist i vendit, me gjithe qendresen dhe gadishmerine qe shfaqi populli
shqiptar, ishte i pashmangshem. Ai u perjetua me hidherim e dhimbje te thelle
nga atdhetaret, ne radhet e para te te cileve ishte Sinan Dërmaku.
B I O G R
A F I A (z.Sinan Dërmaku)
Nëse
flitet për kontributin dhe botën e brendshme të një intelektuali, veprimtari,
nacionalisti të ( siq është Sinan Dërmaku)
mirëfilltë, do të mësosh se ku qëndron vlera e tij. Profesor Sinani,
është i njohur për karakterin dhe aftësinë profesionale. Tek ne z. Sinan si
profesor i mire si inspektorë i arsimit, si drejtor shkolle,
si aktivistë në fshatë, si nacionalistë I cili nga do që shkoi dhe kudo që
punoi me aftësitë e tij ai solli ndryshime kudo që shkeli këmba e tij. Me një
pamje dinjitoze, me sjellje e komunikim magjepës dhe me një fjalor të pastër të
mahnit. Në vlerat e këtij profesori të Gjuhës Shqipe, spikat thjeshtësia dhe aftësia për ta bindur
tjetrin me baza reale duke qenë gjithnjë në efektin e një respekti për tjetrin.
Është bindëse biseda me të, që do të thotë të përballesh me realitetin, e kjo e
ka bërë të njohur në shoqëri e kudo. Sinan Dërmaku rrjeh prej një familje arsimdashëse, por edhe me vlera patriotike
atdhedashurie. Që në moshë të re tek ky intelektual i mirëfilltë paraqitet etja
për dije. I etur për të mësuar gjithçka, me një frymëzim për t’u përballur në
çdo aspekt. Shkollën e mesme e përfundon me një motiv të kënaqshëm ku
s’mungojnë këshillat e mësuesve të tij që shpesh shikonin tek ky student një
sërë talentesh. Njohës i thellë i kujtimeve referuese nga ku kurorëzon suksesin
e punës së tij nëpërmjet një vullneti të pashtershëm. I harmonishëm, me një
vërtetësi e kompaktësi. Nëpërmjet personalitetit të tij ai dërgon një mesazh që
e ka burimin nga morali i tij i shëndoshë. Me një edukatë perfekte ai
prezantohet dhe mbetet një dëshmi e gjallë edhe sot në moshë e pensionist. Me
punën e tij ai rrjedhshmërinë e kujtimeve të bukura e ruan me fanatizëm, e
ekspozon me optimizëm. Ka një vëzhgim therës, por autoritar, me shije dhe
elegant. Është rezultativ i vlerave. Një pedagog vizionar, i larmishëm dhe
kërkues. Prej ndjesisë së tij i reales, së bukurës dhe afreskisë së ambientit
nga duart e tij të arta, plot shije artistike. Ky profesor i nderuar i brezit
të ri u bë aq i njohur sa në librin e mbresave lanë mbresat e tyre shumë nga
artistët e kësaj linje. Vërtet një talent i gërshetuar i një mësuesi e
profesori së gjuhë-letërsisë i cili na dhuroi një ndjesi të veçantë. Profer
Sinani sot është një gjysh i nderuar, një bashkëshort idal, një burrë i vlerave
qytetare që për nga mosha (në pension) ka shembur çdo tabu duke punuar, krijuar
e deklaruar se puna është bashkëudhëtare e jetës. Profesor Sinani kurorëzoi me
sukses punën krijuese të tij duke na dërguar një mesazh: Puna s’njeh moshë.
Burimin e suksesit të tij Profesor Sinani e gjen tek morali qytetar e fshatar
tek bindja për të na sjellë më të mirën e shoqërisë, të bukurën dhe optimizmin
që duhet të kenë njerëzit në vetvete. Ka mbajtur me dhjetra orë mësimi model,
pune metodike e shkencore. Dhe sot në këtë moshë i preokupuar si një familjar
model, prind shembullor, bashkëshort ideal dhe gjysh, profesor Sinani nuk
shkëputet dot nga aktiviteti duke dhënë këshilla e duke dhuruar krijimtari
artistike. Një studioz që të le mbresa respekti për dijet e tij të fituara në
jetë. Në dukuritë e tij pozitive sheh një portret të një intelektuali të
mirëfilltë nga ku në çdo kohë e shoh me libra ndër duar. I rregullt dhe me një
prezentabilitet ai është një shembull për fshatarët. I qeshur dhe kopetent për
të vlerësuar e studiar çdo gjë në shërbim të shoqërisë. Ka ndjesi të veçantë
për njerëzit e artit, për shkrimtarët e mëdhenj të kohës duke veçuar Tolstoin,
Dostojevskin, Kafkën, Drajzerin etj. Ndër të mëdhenjtë e letërsisë shqipe flet
me pasion për Fishtën, Nolin, Frashërin, Lasgushin, Kadarenbë, Visar Zhitin,
etj
Sinan
Shaqir Dërmaku është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ( tani i
pensionuar) nacionalist. Ky intelektual me përkushtim e devotshmëri i
edukoi shumë gjenerata të reja gjatë
karierës së Tij. Ky intelektual nacionalistë
bëri atë që dikur e bënin Rilindasit tanë. Ai në fillim të intervistës
më deklaroi;“ Arti dhe Kultura janë dy elemente kryesore që ndikojnë dhe
kultivojnë imazhin e një kombi“ humanistë,
Bota sot:
Ju lutem z.Sinan Dërmaku , na tregoni për lexuesit e gezetës sonë dhe Zemrën
Shqipëtare“ në pika të shkurtëra kush është Sinan Dërmaku ?
Sinani
Dërmaku: u lind më 10.03.1946 në
fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish-Kamenicës). Është i
martuar ka dy djemë e një vajzë. Edhe familja e Sinanit si shumë familje tjera
nga regjimi kriminel serbo-çetniko- komunistë hoqi të zitë e ullirit. Qysh nga vitet e herëshme
të fëmijërisë tek Sinani, vërehej një urrejtje nda armikut tone shekullor
serbo-çetnik. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, klasat e
larta në Hogosht(1962) dhe shkollën e mesme-normalen në Gjilan, më 1967. Po në
këtë vit u regjistrua në Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega: Gjuhë e Letërsi
Shqipe në Prishtinë dhe diplomoi në
vitin
1969, kurse Fakultetin Filozofik, për të njëjtën degë dhe lëndë e mbaroi
në vitin
1980 (pa shkëputje nga marrëdhënia e punës). Që nga viti shkollor 1969 e deri
në fund të vitit 1995 ka punuar arsimtar i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në
shkollën plotë fillore në Shipashnicë të Epërme, paralele e ndarë fizike e
shkollës së Hogoshtit. Mirëpo, herë pas herë sipas nevojës që ndihej për kuadër
të kualifikuar, mësim ka mbajtur edhe në Gjimnazin e Hogoshtit-Dardanësë.
Për punën
e tij shumëvjeçare në arsim, çdo herë ka qenë njëri ndër punëtorët më të
dalluar, të respektuar e të lavdëruar jo vetëm nga kolektivi i shkollës,
nxënësit dhe prindërit, por edhe nga drejtorët e shkollave si dhe nga
këshilltarët pedagogjikë të Entit Regjional të Gjilanit në bazë të vizitave dhe
hospitimeve që i bënin nëpër orët mësimore. Në vitin 1986 ka mbajtur një orë
mësimore
(siç quhej atëherë orë shembullore) para të gjithë arsimtarëve të Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe të komunës sonë, i caktuar nga këshilltari pedagogjik i kësaj
lënde.
Ka pasur
e ka akoma prirje dhe vullnet për aktivitete të lira, përgatitjen e programeve
kulturo-artistike, shfaqjeve të ndryshme me nxënësit dhe rininë e fshatit,
programeve të shfaqura dhe të mirëpritura nga shikuesit në shumë shkolla të
komunës sonë. Mirëpo, për këtë aktivitet shpeshherë ka qenë i penguar nga Organet
e atëhershme të Sigurimit shtetëror, i penguar në shfaqjen e tyre, i marrë në
biseda informative, i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht, i nxjerrë edhe nga
ora e mësimit, por aktivitetin s’e ka ndalur kurrë.
Në vitin
1971, ish-Komiteti Komunal bëri diferencimin ideo-politik ndaj tij, duke e
përjashtuar nga LKJ-a (që sapo u pat pranuar si anëtar), e shkarkuan edhe nga
anëtari i Pleqërisë së shkollës dhe nga kryetari i Komisionit të konkurseve.
Më
16.01.1972 ka qenë i dënuar me kundërvajtje lidhur më përgatitjen dhe shfaqjen
e programeve në shkollën tonë dhe në shumë shkolla tjera të komunës, program i
përgatitur jo vetëm më nxënës, por edhe me rininë dhe të rejat e fshatit që
ishte hera e parë që dolën para publikut. Po kështu është vepruar edhe ndaj
fëmijëve të tij, penguar dhe të përjashtuar nga shkolla si nxënës të rregullt,
sidomos ndaj djalit të madh, Lulzimit i cili u detyrua ta kryejë shkollën e
mesme me korrespondencë dhe u dënua me 60 ditë burg në vitin 1986. Gjatë tërë
sistemit monist nuk i është dhënë leje udhëtimi (pasaportë) as Sinanit, as
bashkëshortes së tij – Myrvetes vetëm pse ishte motra e dëshmorit Rexhep Mala.
Në vitin
1977 ka dhënë provimin
profesional
shtetëror para komisionit të përhershëm në SHLP – Prishtinë për
arsimtar
– profesor të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.
Në
dhjetorin e vitit 1987 e deri në
muajin
maj të vitit 1990, që na qëndrimet e Komitetit Komunal të LK-së u largua
(suspendua) nga procesi edukativo-arsimor si nacionalist, irredentist... dhe i
papërshtatshëm për të punuar në arsim.
Në muajin
maj 1989 u kthye në vendin e njëjtë
të punës,
dmth. kur filloi mëvetësimi i shkollës shqipe. Pastaj me angazhimin e
tij, me
përkrahjen e arsimtarëve dhe të qytetarëve u kryen aksione të shumta
vullnetare
për transformimin demokratik të fshatit gjatë këtyre viteve të
sistemit
pluralist, si p.sh. rregullimi i rrugëve të fshatit, kanalizimi,
punimi i
urave, përforcimi i rrymës elektrike dhe meremetimi i shtëpisë së dikurshme të
kulturës dhe sado pak, u krijuan kushte për pavarësimin e shkollës
së plotë
fillorë në Shipashnicë të Epërme, pikërisht me 31 dhjetor të vitit
1992 dhe
shkolla u emërtua me emrin e heroit Sadri Misini, emrin e të cilit e
mban me
krenari.
Sinan
Dërmaku gjatë viteve 90-ta të sistemit demokratik ka qenë aktivist dhe
veprimtar i dalluar, njëri nga themeluesit e LASH-it për Komunën e
Dardanës-Kamenicës, anëtarë i këshillit të pajtimit, kryetar i Komisionit për
informim në nivel fshati, anëtar i Këshillit Lokal të Financimit në përmbushjen
e obligimeve të qytetarëve ndaj Këshillit Komunal të Financimit dhe ndaj
Qeverisë së Kosovës, anëtar i Komisionit solidar për grumbullimin dhe
shpërndarjen e të mirave materiale dhe ushqimore për familjet e rrezikuara
brenda dhe jashtë fshatit.Sinan Dërmaku po ashtu ka qenë njëri ndër themeluesit
dhe mbikëqyrës kryesor për disa vite i Shoqatës HB “Nëna Terezë” për fshatin
Shipashnicë të Epërme, e cila gjatë atyre viteve ishte mjaft aktive në
grumbullimin dhe ndarjen e ndihmave humanitare dedikuar familjeve të varfra, të
rrezikuara familjeve të dëshmorëve, strehimin e të dëbuarve nga okupatori serb,
luftëtarët e UQK-së etj, të ndihmuar më material ushqimor, si: më miell, me
vaj, kripë, sheqer, patate, pasul, oriz, makarona; me material higjienik,
detergjent, shampon dhe veshmbathje. Po nga kjo Shoqatë Humanitare për nxënësit
e varfër
dhe
bonjakë janë ndarë fletore, lapsa, çanta dhe veshëmbathje, kurse për shkolla
janë
ndarë koftorë, dru, banka, karrige, tabela e të tjera të bëra fal punë,
vullnetit
dhe aktivitetit të tij.
Në prag
të Vitit të Ri 1995, në
mbledhjen
e Aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës
sonë duke
u bazuar në rezultatet e arritura për shumë vite në procesin edukativo-arsimor,
në
aktivitet e lira dhe në punën e përgjithshme pedagogjike u shpall arsimtari
më i
dalluar i vitit në Rajonin e Komunës së Kamenicës, ku për këtë më
gjerësisht
është shkruar në gazetën “RILINDJA”, më 17.01.1996.
Prej
korrikut të këtij viti nga Qeveria
e
Përkohshme komunale u caktua përgjegjës për Sektorin e Arsimit deri në marsin
e vitit
2000, pastaj u zgjodh inspektor i Arsimit komunal deri në vitin 2004
dhe më
vonë u zgjodh përgjegjës për lëndët gjuhësore-shoqërore dhe për ato të
shkathtësisë
deri në fund të korrikut të vitit 2006.
Sinan
Dërmaku gjatë këtyre 10-të viteve
sa punoi
në ish-KKA-në dhe më pas në DKA, pos punëve dhe detyrave të shumta që
pati,
organizoi dhe udhëhoqi këto gara:
Garat e
recitatorëve për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
dhe 8
Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Kuisin e
diturisë me nxënësit e shkollave fillore
nga klasa
VI – IX
Testin e
diturisë më nxënësit e këtyre klasave në
Gjuhë
Shqipe dhe Matematikë
Formimin-themelimin
e kolegjiumit të aktivit në
nivel
komunal për shkencat shoqërore-gjuhësore, matematiko-natyrore dhe për ato
të
shkathtësisë.
Konkursin
e kulturës së gjuhës “ Gjuhëtari i ri “ më nx. e kl. VI-IX etj.
Të gjitha
këto gara janë mbajtur në nivel
shkolle,
komune, regjioni dhe në nivel qendror.
Bota sot:
Sipas informatave që ne disponojmë , edhe ndaj jush regjimi kriminel serbe,
ushtroi dhunë, pra thënë shkurtë edhe Ju ishit i suspenduar nga procesi
edukativo arsimor, cila ishte akuza ndaj jush ?
Sinani :
Me pyetje të tilla po më shkaktoni emocione shokë gazetarë !
Të
shkruash apo të flasësh për vetën e parë, është vështirë, por meqë insistoni po
ju rrefej ashtu siç ka ngjarë. Ne disa mësimdhënës (disa) edhe përkundër
thirrjeve të shpeshta në biseda informtive, sharjeve dhe akuzave që na bënin
organet e sigurimit serbë, ne posë procesit edukativo arsimor mbanim, orë
letrare, përgatisnim nxënësit për kuize të diturisë, në gara komunale nga Gjuha
Shqipe, Historia, Gjeografia, gara të ndryshme sportive si dhe nga lënda e
BAT-it, posë punës që kryenim gjatë arëve mësimore, z. Shaban H. Dërmaku,
arsimtar i BAT-it , arrinte rezulatate inkurajuese. Mirëp, në ishim edhe përmes humorit rrihnim probleme
politike, duke mos e besuar kurrë se ne sallën e arsimtarëve hynin edhe njerëz
të ligjë nga shpirti, hipokritë, të cilët bartnin diskutimet tona në Kuvendin
Komunal të Kamenicës. Në atë kohë u ngritën përsona të caktuar dhe çdo gjë
timen pozitive e errësuan!
Që nga
data 13.08.2006, Sinan Dërmaku u
zgjodh
drejtor i SHF “ Sadri Misini “ në Shipashnicë të Epërme. Për këto 3 vite e
gjysmë si drejtor shkolle ka bërë
kthesë
pozitive në këtë shkollë, si: në disciplinë, në krijimin e një klime të
mirë në
shkollë, në respektimin e orarit të punës, në rezultate pozitive, në
procesin
mësimor dhe në aktivitete të lira, në ndërtimin e shkollës së re
(shkollë
moderne), në rrethojën e shkollës dhe fushave sportive të asfaltuara,
sigurimin
e ujit të pijshëm për nxënës, gjelbërimin e oborrit të shkollës dhe
vendosjen
e bustit të heroit Sadri Misini, emrin e të cilit e mban shkolla.
Sinan
Dërmaku, krahas detyrave dhe
punëve të
rregullta që ka pasur, është marrë dhe merret me shkrime në revistën
“
SHKËNDIJA “ dhe me lektorim tekstesh.
Jeton në
fshatin e lindjes më
bashkëshorten dhe ka tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë.