Faleminderit
Luan Kalana: Nënë Tereza - Nderi i Kombit Shqiptar
E merkure, 10.07.2013, 07:00 PM
Nënë
Tereza Shqiptare, Mother Teresa
Nobelistja, shenjtorja shqiptare, Nderi i Kombit Shqiptar
"Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar." - Bill Klinton
Nga Luan Kalana
Nënë
Tereza është një emër i madh në botën e sotme, ku rrallë janë bërë vlerësime
kulmore nga truri njerëzor i civilizuar,
ai shkencor dhe fetar. Është koha sot që të bëhet më tepër jehonë e propogandë
nga mediat në botën e jashtme nga ne shqiptarët. Jetojmë prej vitesh këtu në Amerikë
dhe mburremi e krenohemi me të madhen Nënë Tereza, aq më shumë që është
shqiptare, simboli i kombit tonë. Bisedojmë me amerikanë nga të gjitha
kombësite, vetëm një pakicë e njohin origjinën shqiptare të saj prandaj kanë interesim, duan ta njohin
më shumë atë, lidhjet e saj me Shqipërinë .
Kemi
mbledhur këto vite këtu në dhe të huaj, çdo material reviste e gazete që ka
shkruar për Nënë Terezën, si dhe albume me fotografi botuar në anglisht me
titull "Unforgettable Ëomen of the Century" nga botimet speciale
"People". Aty ka një fotografi dhe një biografi të shkurtër "She
is from
Gonxhe
Agnes Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, nga prindër shqiptarë. Që në
moshën 12-vjeçare kishte dëshirë të bëhej misionare për të përhapur mesazhin e
dashurisë së Krishtit. Në moshën 18-vjeçare hyri në shenjtores franceze Sainte-Terese e
Lisieux dhe vendoset në barakat e Kalkutës. Në vitin 1952 takimi me një grua të
plagosur që po jepte shpirt mbi një trotuar, me këmbët të brejtura nga minjtë,
e bënë atë të ndërmerrte një nga detyrat për të cilat ajo u admirua më shumë,
kujdesin për njerëzit. Duke kritikuar ashpër autoritetet e qytetit, ajo arriti
të siguronte një ndërtesë të shekullit të19-të pranë tempullit Kali, perëndesha
hindu e vdekjes. Në këtë “pasqyrë” të Nirmal Hridaya, ajo do të priste ata që
vuanin nga tuberkulozi, nga dizenteria, ose tetanosi. Për 40 vjet, më se 30
mijë persona kanë vdekur atje. Për Nënë Terezën garantimi i “një fundi të
denjë” për ata që kanë “jetuar si kafshë” ishte një detyrë.
Më pas do
të jetë Sichu Bhavan, ku janë strehuar vazhdimisht qindra fëmijë. Ndihma për
lebrosët do të vazhdojë, për këta “të varfër mes të varfërve.” Nënë Tereza do
të hapë në Shantinagar, më pas shumë vende të tjera për kurimin e tyre. Ajo u
vinte gjithashtu në ndihmë viktimave të SIDA-s dhe kishte hapur një qendër për
ta në Shtetet e Bashkuara. Kur i thoshin se do të shenjtërohej, ajo thoshte:
“Në fillim më lini të vdes.”
Informacion:
Emri i
plotë: Agnes Gonxhe Bojaxhiu, emri tjetër: Nënë Tereza.
Ditëlindja:
26 Gusht 1910
Vendlindja:
Shkup, qytet shqiptar në perandorinë osmane, tani ish-Republika Jugosllave e
Maqedonisë.
Vdekur
më: 5 Shtator 1997 në Kalkuta, Indi.
Aktiviteti:
Humaniste, murgeshë katolike romake,
fituese e çmimit Nobel për Paqen, Shenjtore e njerëzimit, dhënë nga
Vatikani më 2003.
Pak nga jeta e madhe e saj.
Një ditë
pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i
atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj.
Gonxhja ishte fëmija e tretë e Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e
Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola
dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme.
Frikë të
madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me
ishte trup dhe shëndet të dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai
quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake,
por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.
Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe
patriotë shqiptarë. Lindi në Shkup më 26 gusht 1910. Ishte i përfshirë në
lëvizjet politike të asaj kohe. Vdiq më 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe. Gonxhja
mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe
gjimnazin në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të
bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante
muzikë.
Emrin
Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua
më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite,
nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja
kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12.09.28. E dashura
teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju
shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t'ju nap
gjithshka që ju dëshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte
momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të
takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në
atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në
Kalkuta të Indisë ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e
shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi
urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të
varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.
Në vitin
1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte
shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej
70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar
origjinën e saj. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me
familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të
çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës më 17
Qershor 1978. Në çastin e marrjes së çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që
merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam
lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të
gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin
Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte.
Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një
legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla,
ishte nënë që mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në
botë që trajtonte 47 mijë viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3400
pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160
fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa
Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë. Ish
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan e ka shpërblyer Nënë Terezën,
me çmimin Medalja e Lirisë më 1985.
Nënë
Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje
"Shtëpia
e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku
shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë
vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve
të Bashkuara Xhorxh Bush e Xhimi Karter,Jaser Arafati, princesha Diana e shumë
të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë
karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë
njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Kur ishte
e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi në gjuhën shqipe.
Më në
fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas
të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezës, e cila vizitoi
Shqipërinë më 1989.
Nënë
Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga
Kur mori
çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësine amerikane dhe
pasaportën, por ajo nuk pranoi. Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhese
e njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Klinton ka thënë botërisht në qershor
2002: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani
ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të
lirisë.”
Por
origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk
i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë
qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.
Në vitin
1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e
Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte
kthyer në një legjendë të gjallë. Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës
përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ja dorëzoi personalisht
Papa Pali VI; Samaritani i Mirë në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar Xhon Kenedi
në Uashington; Nëna e të gjitha Nënave në Balzan; Çmimi Nobel për Paqen;
Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi
më i lartë i Rusisë; etj.
Kathrin
Spink përktheu në gjermanisht biografinë e autorizuar nga Nënë Tereza.
Origjinali është në anglisht. Aty thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një
nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për këtë ai kishte shkuar në