Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Gjeniu i Kombit Dr. Rugova
E shtune, 06.07.2013, 05:59 PM
Përkujtojmë gjeniun e kombit Dr. Ibrahim Rugovën
Dr. Ibrahim Rugova me strategjin e tij brilante ; Kosova e Pavarur, Integrimi ne Strukturat Euroatlantike, dhe Miqësia me SHBA-ës
Nga: Ramiz DËRMAKU
Dr.
Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit. Dr. Ibrahim Rugova ,formoi
LDK-në, ai me politikën e Tij paqësore
ofroi pranë vetes kokat më të afta intelektuale. Ai nuk u frikësua kurrë nga
armiku , por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë
kombëtare.
Dr.Ibrahim
Rugova ishte ; Ai që shoi idenë
e“Serbisë së Madhe“
Gjeniu i
kombit nuk vdes. Dr. Ibrahim Rugova orvatej me të gjitha forcat e tij ideore,
intelektuale, materiale dhe politike ta bashkon popullin rreth idesë së madhe e
të shenjët të misionit dhe vetë shkoi në Përjetësi, duke e lënë pas vete
shpirtin dhe frymën e demokracisë, pluralizmit, të cilat do të barten edhe tek
gjeneratat e reja. Kryetari i parë i
Republikës së Kosovës , Dr. Ibrahim Rugova, vdiç në muajin Janar të vitit
……….., në janar ku nga acari që mbretëronte të ngriheshin edhe lotët që pikonin
nga njerëzit për këtë vdekje . Kombi shqiptarë kishte, ka edhe sot intelektualë
të denjë të cilët me sukses po hyjnë në elitën intelektuale europiane e
botërore. Njerëzit vijnë e shkojnë, por
mbeten gjenitë që shëndrrisin dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Prandaj,
për ne është shumë lehtë që së pari të
shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim kokat intelektuale në qiellin tonë që
nuk bërtasin , nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë t'ua imponojnë të tjerëve
mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje, tolerancë, pa xhelozi dhe vendosmëri
shprehen: Kjo është rruga jonë. Shpeshë
shtrohet pyetja ? Kush i dha gjak
gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin, kush ia shtoi krenarinë kombit tonë,
kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush erdhi viteve të fundit
që ngriti krenarinë e fjetur "të
gjakut tonë të shprishur", kush i dha zë emrit të arbërit, kush ?
E dinë të
moshuarit, e dinë edhe fëmijët në djep, e dinë edhe ; nënat e nuset në shtëpi,
e dijnë të gjithë shqiptarët por edhe të
tjerët. E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqësore e
demokratike..., por ata.., me orvatjet e
tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte "FAT" i madh që gjeniun e
Dr.Ibrahim RUGOVA, nuk e deshën të
gjithë..., të kuqët, leninistët, majtistët, nanoistët, socialistët,
pëdëkëistët, dhe ca shërbëtor shqiptarë.
Me ata edhe "Perendia" ia kishte ndaluar takimet e bisedat. Shumë
popuj patën gjinitë e veta, me të cilat arritën aty ku duhej arritur, aty ku
vendosej fati i të tjerëve. Por edhe populli shqiptarë gjatë tërë historisë
kishte intelektualët e denjë, kishte penat më të afta intelektuale, kishte ( e
ka edhe sot) gjinitë e veta, të cilat e drejtuan dhe e ruajtën popullin e vetë.
Të gjithë popujt nxjerrin nga parahistoria, nga legjenda, nga mistika, figura
për të shquar realitetin e sotëm; vetëm ne shqipëtarët duhet shkoqur diçka nga
realiteti për të ndritur në thellësi. Kjo është një përparësi e jona. kjo është
përparësi që duhet ditur , që duhet patur parasysh e duhet shfrytëzuar, sepse
një popull që në gjirin e vetë ka, Fishtën, nuk mund të mos ketë edhe Dr.
Ibrahim RUGOVEN, Ismajl KADAREN, etj.
Dr. Ibrahim Rugova njëherë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës,
i cili i tha haptazi regjimit të Beogradit- JO, kështu.., jo me këtë
politikë.Dr. Ibrahim Rugova ishte një penë e mbrehtë e çështjes sonë kombëtare,
ai me idet e tij sublime të moralit,etikës dhe politikës, i bashkoi drejtë një ideali që ishte më tepër
se Pavarësia e Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova kishte dy misione jetësore;
Të lirojë
popullin e Tij nga kthetërat e Serbisë dhe ta kthej atje ku duhej, pra s’bashku
me popujt e Perendimit me të gjitha tiparet autentike shqiptare.
Me
talentin dhe aftësit që posedonte Dr. RUGOVA, doli kundrejt një politike
vrasëse, , e cila sillte vetëm shkatrrime dhe dhunë, dhe ndertoi një shtet
paralel mbrenda një regjimi të çëmendur.Dhe me këto gjeste ai e befasoi botën
dhe të gjithë liderët europiaan dhe botërorë.Dr Ibrahim Rugova ishte dhe do të
mbetet ideator i një politike moderne,
jo vetëm tek shqiptarët por ne tërë rruzullin tokësor. Mjafton të cekim vetëm
strategjin e tij brilante , Kosova e Pavarur, Integrimi ne Strukturat
Euroatlantike, dhe Miqësia me SHBA-ës.
Gjeniu i
kombit Dr. Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historinë tonë
kombëtare si një nga figurat më eminente
dhe më të dëshmuara të kombit për zgjodhjen e çështjes sonë kombëtare
Dalngadalë
me mençurinë që posedonte, arriti ta mbaj të gjallë popullin e Kosovës, i cili
privohej nga çdo e drejtë për të jetuar. Formoi LDK-në dhe me politikën e tij
ofroi pranë vehtes kokat më të afta intelketuale. Nuk u frikësua kurrë nga
armiku por punoi pa rreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.
Ky vigan i demokracisë, para se ta formonte LDK-në, ( por edhe pasë formimit i
ftoi penat më të afta që të pranojnë-marrin detyra për ti ndihmuar zgjodhjesë e internacionalizimit
të çështjes sonë kombëtare). Shumë nga intelektualët e denjë - pra edhe ai që e
quante veten "baba i kombit" nga frika e pushtetit serb..., nuk
pranoi kurfarë posti. Eshtë befasi se "babai i kombit" jo që nuk
pranoi "poste", por me të gjitha forcat e tij materiale dhe
intelektuale bënte orvatje që ta pengonte politikën që udhëhiqte Dr: Ibrahim
RUGOVA, me shokë. Falë punës së pa lodhur të Dr. Ibrhim Rugovës, vizitave e
bisedimeve që zhvillonte me kryetar të shumë shteteve në botë, arriti të fitojë
përkrahjen e tyre për shkakë të politikës së tij paqësore. U dekorua me shumë
mirënjohje, e shpërblime kombëtare e ndërkombëtare për politikën e urtë që
udhëhiqte në Kosovë. Dr. Ibrahim RUGOVA, ishte një njeri i drejtë, së pari për
popullin e vet edhe i ka prirë popullit të vet në vështirësi të mëdha, në
fortuna të mëdha por çdo herë doli faqebardhë. Dr. Ibrahim Rugova, ishte një
intelektualë i denjë, një burrë i fortë dhe ishte treguar demokrat i vërtetë.
Dy herë nga populli u zgjodhë unanimishtë kryetar i lDK-së, së fundi edhe
kRYETAR i Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova ka fuqinë e gjeniut të popullit. Krijoi,
organizoi dhe bashkoi popullin si kurrë më
parë, e zgjoi nga gjumi ndërgjegjën e ca intelektualëve, i nisi në rrugë
të mbarë hyjnitë e gjysëmhyjnitë shqiptarë në rrugë të mbarë që t'i vënë
lëvizje të gjithë popullin dhe ja arriti. Ai e zgjoi nga gjumi shekullor jo
vetëm intelegjencin tonë ( por edhe popullin ) , i dha forcëenergji, impuls, ia
ngriti shpirtin mbi kokën , e kokën mbi
trupin u bë LIDERI më i dashur jo
vetëm për shqiptarët por edhe më gjërë, u bë KRENARIA e KOMBIT dhe popullit të
vetë. Në fundë themi se Gjeniu i kombit;
Dr.
Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historin tonë kombëtare (dhe ate botërore) në radhët e
fytyrave më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjidhjen e çështjes
sonë kombëtare. Kjo ishte fjala i tij,
ZOTI E
BEKOFTË KOSOVËN
Weingarten
– Gjermani
Punuar me
26.07.2013