Faleminderit
Dedë Preqi: Iluministi shqiptar i Bukureshtit
E shtune, 27.07.2013, 06:31 PM
ILUMINISTI SHQIPTAR I BUKURESHTIT TË DITËVE TONA
(Poet, patriot dhe reformator i kulturës shqiptare. Te personaliteti i këtij malësori, dallojmë një shpirt fisnik dhe zemër bujare, që është i mishëruar me fijet e fildishta të atdhedashurisë. Zbulimet e tij janë një ndihmesë e madhe që do t‘u çelin rrugë edhe autorëve tjerë, të gjurmojnë, studiojnë dhe krijojnë një bibliotekë të re të korpusit tonë kulturor, shkencor dhe patriotik.)
Nga Dedë
Preqi
Më
pëlqejnë njerëzit që lexojnë, komunikojnë dhe shkruajnë. Artikujt dhe librat e
botuar, përfaqësojnë një provokim magnetik që përhapin dritën e diturisë. Dihet
se Bukureshti historikisht ishte një vatër e zjarrtë e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, përmes së cilës kanë vepruar shumë veprimtarë dhe dijetarë të shquar
të kulturës dhe letërsisë sonë në mërgatë. Veprat e tyre frymëzuan gjenerata të
tëra, dhe ato i vazhduan edhe veprimtarë të tjerë, siç vepron sot, poeti, publicisti dhe përkthyesi Baki
Ymeri. Këtë njeri do ta quaja iluministi shqiptar i Bukureshtit të ditëve tona,
i një atdhetari të zellshëm dhe krijues i palodhshëm që lë gjurmë në botën
magjike të letrave shqipe. Ai është bërë shembull i shkëlqyer për gjeneratat e
reja, për ta vazhduar imazhin tonë në funksion të vazhdueshëm, që të mos
ndërpriten asnjëherë urat e miqësisë kulturore ndërmjet popujve si vlera të
vjetra dhe tradicionale.
Nuk dua
ta përsëris atë që e kanë thënë të tjerët për këtë njeri, por duke e studiuar
veprimtarinë e tij, konstatojmë se malësori i Sharrit aspiron për një punë e
frytshme dhe kolosale, me mbresa të pasura letrare, atdhetare dhe intelektuale.
Autori përqëndrohet ekskluzivisht në tema të angazhuara, sepse shtypit i
nevojiten reportazhet, intervistat dhe portretet e veteranëve dhe krijuesve
tanë, jo vetëm në diasporë. Viteve të fundit, pos tjerash e kultivon edhe
pamfletin si një armë strategjike për demaskimin e ligësisë. Në spektrin
tematik ballafaqohemi me tema shumë interesante vlerash të dobishme. Lënda e
tyre mund të imponohet dhe përjetohet si një e vërtetë aktuale dhe e
përhershme, si një botë magjike që gjakon pas esencave të natyrës njerëzore,
duke aspiruar me tërë qenjen e vet, prej një arkitekti dhe mjeshtri të urave të
shëndetshme të miqësisë kulturore ndërmjet gjuhëve, njerëzve dhe popujve.
Përmes
shkrimeve të tij, gjen gjurma shqiptare në Bukuresht, Konstancë, Brailë e
gjetiu. Dëshmi është portali i Zemrës Shqiptare, Botës sot, Gazetës Nacional,
Gazeta Kritika, Fjala e Lirë, Republika, Gazeta Ditore etj. Autori ka një
garsonierë të vogël të ngarkuar me vlera të vjetra e të rralla (koleksione të
pasura librash, letrash, gazetash, revistash, dorëshkrimesh, fotografishë).
Shumicën e artikujve dhe materialeve që ka botuar dhe i boton sot e kësaj dite
nëpër gazeta e revista të ndryshme shqiptare, përveç se e pasurojnë kartotekën
tonë kulturore, autori investon edhe elemente tjera të nevojshme, duke gjurmuar
vlera të panjohura të autorëve të mëdhenj të rilindësve tanë, sidomos kur vjen
fjala për kryeveteranin e atdhetarizmit shqiptar në Rumani, Nikolla Naço-Korça.
Zbulimet e tij janë një ndihmesë e madhe që do t‘u çelin rrugë edhe autorëve
tjerë, të gjurmojnë, studiojnë dhe përfeksionojnë një bibliotekë të re të
korpusit tonë kulturor, shkencor dhe patriotik, me studime, fejtone e libra
shumë të rëndësishme.
Kanë
thënë të tjerët dhe vlen të potencojmë edhe ne, se Baki Ymeri është pjesë aktive
e disa simpoziumeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veprimtar i dalluar
i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, iniciator për themelimin e
Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, kryeredaktor dhe editor i revistave
„Shqiptari“ dhe „Kosova“ në Bukuresht. Nja 2 filoserbë të Rumanisë e kanë
sulmuar në shtyp, duke e shpallur „irredentist“ pse militon për kauzën kosovare
në shtyp, një tjetër (sipas një pamfleti të freskët të Kushtrim Kastriotit), e
pat hedhur në gjyq, por poetët i mbron Zoti dhe engjëjt. Veprimtaria e Baki
Ymerit është plot e përplot me aktivitete të rëndësishme të kulturës dhe
letërsisë, i cili nuk rendi pas famës, por madhështinë kombëtare e arriti duke synuar gjithmonë qëllimet parimore për
një moral ideal, që përmes sakrificave e përjetimeve të ndryshme të kohës, të
fitohet liria njerëzore si një fitore e brendshme dhe e jashtme e njeriut, duke
i dhënë prioritet komunitetit shqiptar të Rumanisë, mërgatës sonë, afirmimit të
Kosovës dhe lirisë sonë kombëtare.
Baki Ymeri vjen nga Shipkovica e bukur që shtrihet në zemër të Sharrit. Rrjedh nga një familje fisnike e bujare. I ati i tij ishte një veprimtar i flaktë i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, ndërsa e ëma e tij, iu adaptua ambientit shqiptar që e deshti me gjithë zemër, paralelisht me gjuhën shqipe, traditat tona dhe flamurin shqiptar. Pushtuesi sllav në trojet shqiptare gjithherë i kishte në shënjestër dhe i përgjonte ata të cilët nuk pajtoheshin me robërinë dhe zgjedhën e huaj, e një ndër ta ishte edhe i biri i Ajvaz Vokës, një intelektual liridashës që nuk do të pajtohet kurrë me robërinë e pushtuesit të egër, me ç’rast akuzohet dhe denohet nga Gjykata komuniste e Shkupit me 6 vjet burg të rëndë „për veprimtari armiqësore kundër pushtetit socialist jugosllav“ (1976). I ndjekur nga pushteti i asaj kohe, Bakiu duhej të largohet nga vendlindja e tij, duke u vendosur më vonë në Bukuresht, por aktiviteti i këtij djaloshi në shërbim të lirisë dhe atdheut nuk ndalet kurrë. Themi djalosh edhepse më 1 gusht të këtij viti i mbush 64 pranvera. Që nga viti 1971 e deri më sot, ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon pa ndërprerë me shtypin shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe mërgatës shqiptare, por edhe me shtypin e huaj, posaçërisht me atë rumun.
Qeveria e re rumune po e pregadit terenin për ta njohur Kosovën
Nëse doni
të shkoni në Bukuresht, pregadituni për një udhëtim të mbarë me ballin lart.
Atje do gjeni një bibliotekë fantastike, ndoshta më të pasurën në diasporë, siç
qe shprehur diplomati Avni Spahiu para disa vitesh. Duke e përvetësuar me shumë
sukses gjuhën rumune, qysh para 40 vitesh, Bakiu iu rek përkthimit të letërsisë
shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, duke përkthyer edhe shumë autorë të
njohur shqiptarë, duke dhënë dhe kontribute tjera të panumërta në publicistikë.
Rëndësinë e përkthimeve e përmendin edhe një numër i konsideruar intelektualësh
tanë nga Kosova dhe Shqipëria. Pas studimeve (Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në
Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë), vazhdoi
specializimin në Vjenë dhe Bukuresht (1974/75), duke jetuar e krijuar edhe sot
e kësaj dite në kryeqytetin e Rumanisë, duke dhënë me notën brio provimet dhe
referatet e doktoratës (Relacione kulturore rumuno-shqiptare), duke vazhduar
traditën e rilindësve tanë në këtë vend, duke dhënë një kontribut të çmuar për
çështjes shqiptare në vendin ku rilindësit tanë bënë përpjekje titanike për
përhapjen e zjarrit të pashuar të atdhedashurisë shqiptare.
Baki
Ymeri e ka dëshmuar me vepra konkrete veprimtarinë e vet, duke e gërshetuar
jetën e tij me çështjen fisnike të atdhetarizmit shqiptar. Ky njeri, tërë jetën
vet ia kushtoi kësaj kauze sublime, pa heshtur dhe pa u lodhur. Intelektualët
rumunë, e quajnë Poet i dashurisë, Shqiponja e Dardanisë në trojet rumune, Mik
i madh i kulturës, Dashamir i njerëzimit. Te personaliteti i këtij malësori,
dallojmë një shpirt fisnik dhe zemër bujare, që është i mishëruar me fijet e
fildishta të atdhedashurisë. Te ky njeri e gjejmë edhe një karakteristikë të
jashtëzakonshme si kundërshtar i madh i ekstremizmit fetar. Relacionet e
shqiptarit me Zotin janë shumë të rëndësishme për të mbajtur gjallë vlerat
shpirtërore që na i falën të parët tanë. Baki Ymeri ka një përvojë të gjatë e
të pasur prej mërgimtari, duke përjetuar ngjarje të ndryshme në kushtet dhe
rrethanat e vështira, gjithmonë duke tentuar të bëjë diçka pozitive, duke mos
ndenjur duarkryq, duke bërë atë që është e mundshme për të mirën e çështjes
kombëtare.
Artikujt e botuar të autorit janë vlera mbi vlera. Ato shënojnë thesarin e letrave shqipe, të cilat kanë valenca studimi dhe mësimi. Kështu krijohet respekti, krenaria dhe nderi. Baki Ymeri është zëri i vetëdijes sonë kombëtare në diasporë. Bukuria e shpirtit të tij s'ka limit, sepse kush preokupohet për Atdheun, do të mbetet përjetësisht në memorjen tonë e të gjeneratave të ardhshme. Bashkëpunimi kulturor midis dy vendeve mike ishte shumë i hershëm. Ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve, faktorët objektivë dhe aktivë i dëshmojnë librat, broshurat, abetaret, gazetat dhe dokumetet e vjetra të rilindësve tanë, që sot i shpalos me një kujdes të madh publicisti dhe atdhetari Baki Ymeri. Dokumentet dhe fotografi e artikujt mbi gazetat e vjetra shqiptare që na i sjell, shndërrohen në faktorë të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit pozitiv në planin kulturor dhe miqësor ndërmjet dy vendeve. Prandaj, kjo formë e bashkëpunimit kulturor do të ndikojë edhe sot, kur Rumania dhe Qeveria e saj e re, po e pregadit terenin për ta njohur Kosovën sipas rekomandimeve të Bashkësisës Europiane, si shtet të pavarur, të lirë dhe sovran.
Zëri i
ndërgjegjes sonë kombëtare në diasporë
Në janar
të vitit 1971, shkoi në Bukuresht për të kontaktuar farfisin, dhe i gjeti atje bijtë dhe bijat e rilindësve
tanë. Baki Ymeri viteve të fundit është organizator i parë i tryezave të
miqësisë rumuno-shqiptare. Vetë termi tregon rrethin dhe marrëdhëniet e moçme
të këtyre dy popujve të farefisnuar gjatë historisë, të cilët i lidhi ideali
dhe jeta shoqërore dhe kulturore. Në kuadrin e këtyre tryezave, dashamirë të
mëdhenj të Kosovës, si Marius Chelaru, Monika Mureshan, Mihai Antonescu,
Tiberius Puiu, Lucian Gruia, Gjergj Bukura, Viktoria Milescu e tjerë, tregojnë
më shumë se një përkushtim dhe dashuri ndaj kulturës sonë. Shumica sosh janë
poetë dhe prozatorë që shkruajnë me admirim për poetët shqiptarë, të cilët
mirren vullnetarisht me analizat dhe përkthimet e tyre, ashtu sikur që
anasjelltas, mirret dhe përkthysi dhe publicisti i njohur shqiptar, zt. Baki
Ymeri, përfaqësuesi i parë i Kosovës letrare në gjuhën rumune.
Nuk do të
thotë se autori e bën një punë të madhe, nëse e përkthen një libër, në qoftëse
nuk i japim rëndësi të karakterit letrar, por duke e përkthyer një libër në një
gjuhë tjetër, ke dhënë një shembull të traditës dhe kulturës së popullit tënd
në rend të parë, i ke ndihmuar kulturës letrare në rend të dytë, dhe në rend të
tretë ke treguar talentin tënd, prej poeti dhe përkthyesi. Traditat e tryezave
të miqësisë janë të lashta dhe shumë të vazhdueshme, duke pasë parasysh
njerëzit me vyrtyte të larta atdhetare e kulturore, paraqesin urat dhe rolin e
ambasadorëve të të dy vendeve mike. Një ndër ambasadorët e tillë që ka sot
diaspora shqiptare në Rumani, është edhe përkthyesi dhe publicisti Baki Ymeri,
që meriton më shumë se një dekoratë të artë, për kontributin e dhënë deri më
tani, në fushën e përkthimeve dhe publikimeve të ndryshme të karakterit letrar
dhe kulturor.
Baki Ymeri është autor i disa veprave origjinale dhe redaktor apo i autor i parathënies së disa autorëve nga Kosova dhe diaspora shqiptare. Ka botuar 7 vëllime poetike, 25 antologji me autorë të përbashkët, 3 monografi mbi diasporën shqiptare. Ka përkthyer mbi 70 vëllime poetike të autorëve tanë dhe rumunë, duke shkruar në ndërkohë mbi 1.000 artikuj të ndryshëm, të botuar në gazeta e revista të panumërta. Vlen të ripërkujtojmë faktin se autori është një zbulues i madh librash, letrash, fotografishë, dorëshkrimesh e dokumentesh origjinale të rilindësve tanë. Disa nga to (më të rëndësishmet) ia ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Këto janë të një vlere të madhe për studiusit e sotëm, për të njohur më mirë aspiratat, kulturën dhe shoqatat e Rilindjes kombëtare në mërgatë. Autori është anëtar i zellshëm i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, lauerat i disa Mirënjohjeve të ndryshme, i nominuar nga Institucioni Biografik Amerikan, „Njeriu i Vitit 2001“, i një Çertifikate nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut, Bukuresht 1994), laureati i „Urdhërit Kavalier i Mioricës“ në Fokshan të Rumanisë (2006), i vlerësuar me çmimin e Mirënjohjes për Kritikë Letrare, nga klubi i Shkrimtarëve „Drita“ dhe drejtoria e revistës letrare „Pelegrini“ në Athinë (2006). Është i përfshirë në Fjalorin Enciklopedik të Personaliteteve të Rumanisë, posedon disa shpërblime tjera si dhe Mirënjohje për donacion dhe bashkëveprim nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007).
Mirënjohje për Shqiptarin dhe botuesin e saj
Sipas
Halil Haxhosajt, emri i Baki Ymerit është një dritë e ndezur në zemër të
Bukureshtit. Ai është rilindasi i kohës moderne, i dekadës së parë të shekullti
XXI që është shekulli i shqiptarëve. Bakiu është dritë e artë e prezantimit të
letërsisë sonë në rumanishte dhe anasjelltas. Përkthimet e tij janë qirinj që
ndriçojnë të gjitha kendet, por edhe majat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Dhe
për të gjitha këto ai është meritori, ai është trubaduri, ai është shpirti dhe
zemra e kësaj letërsie, sepse ua bën të njohur dhe të dashur lexuesve rumunë.
Puna e tij për afirmimin e letërsisë dhe shqiptarët në Rumani është tejet e
çmuar dhe shumë e frytshme. Kjo shihet në shumë aspekte, madje edhe në botimin
e revistës "Shqiptari", që botohej qysh në kohën e Rilindjes
Kombëtare. Kjo revistë ishte një abetare për shkollat e para shqipe që u hapen
në shqitari, pra në të gjitha trojet shqiptare. Këtë rrugë je duke e vazhduar
me sukses, por edhe me bindje, intelekt dhe vrull shqiptari që ka në gjakun e
tij. Emri i tij do të shkruhet me shkronja të arta në kulturën shqiptare të
diasporës, në përgjithësi, dhe të asaj të shiqptarëve të Rumanisë në veçanti.
Të lumtë mendja, pena dhe elani që ke Baki Ymeri. Për këtë, sikur të ishin
gjallë do të përgëzonin edhe Nikolla Naço, Asdreni, Lasgushi, besa edhe shumë
të tjerë.
Sipas
Skënder Zogajt të famshëm, Baki Ymeri është poet, patriot dhe reformator i
kulturës shqiptare: „Ky portret i ri kushtuar Baki Ymerit, më solli risi dhe
sihariqe të reja. Këtij njeriu i buzëqeshi fati të përkthejë e botojë mbi 100
poetë shqiptarë nëpër revistat rumune, dhe mbi 30 libra poetësh nga Kosova
shqiptare në të njëjtën gjuhë. Fjala është për vëllime mono apo dygjuhëshe që
vlerësohen me reçensione të favorshme në të dy gjuhët. Është një dukuri e
rrallë e afirmimit të kulturës shqiptare që na gëzon shumë, sepse për autorin
nuk ka gjë më të madhe se sa kur e kënaq lexuesin, e që në rastin e
përkthyesit, kënaqësia është e shumëfishtë, sepse përkthyesi është lexuesi
special, prandaj e falendëroj nga zemra edhe për vlerësimin që kanë bërë
kritikët rumunë, jo vetëm për librin tim, duke e shumëfishuar në këtë mënyrë
subjektivizmin e miqësisë sonë të vjetër.“
Revista
Shqiptari, sipas poetit Neki Lulaj, është një model i përsosur i mërgatës
shqiptare dhe asaj europjane, ndërsa për Baki Ymerin kam përshtypjen se një
ditë studjuesit shqiptarë do të gjurmojnë nëpër arkivat e ndryshme bibliotekare
dhe elektronike, duke e zgjedhur si objekt studimi këtë veprimtar të zellshëm
të diasporës sonë. Puna e tij për gjurmimin dhe afirmimin e vlerave kombëtare
nuk paguhet me as me flori. Revista respektive ka vlerate veta sublime. Edhe
gadishmëria e Ministrit të Diasporës, Dr. Ibrahim Makolli, për botimin e kësaj
reviste është një kontribut i çmuar, andaj e falënderojmë nga zemra, ndërsa
botuesit i urojmë suksese për publikime të mëtejshme kësaj tribune të bukur e
të pasur të diasporës sonë. (Neki Lulaj, Bota sot, 21.07.2013)
Për
kompletimin e këtij portreti, po e japim edhe një letër private që i arriti
këto ditë në Bukuresht: Çdo fjalë do të ishte e tepërt për portretizimin e një
vullkani të pashuar të patriotizmit shqiptar. Sa i rilexova vargjet tua me një
kënaqësi të veçantë. Ju i meritoni
komplimentet tona, sepse jeni Patritot dhe Nderi i Kombit. Ju jeni flamurtar i
atdhedashurisë dhe pronar i penës së artë! Desha të them se unë kam vite që kam
krijuar miqësi me krijues të ndryshëm në Facebok, por miqësia Juaj më duket si
një dhuratë e veçantë. Unë sinqerisht
kam patur guximin të them hapur se poezitë tua gjithmonë për mua ishin
magjike, fenomenale dhe kryevepra e artit. Ndoshta e ekzagjeroj me komplimente
të këtilla, por unë të çmoj si një poet
i madh, shkrimtar i përsosur dhe legjendë e diasporës sonë. Duke përkthyer e shkruar për të tjerët, e di
se nuk ke patur kohë të konsolidosh veprën tënde letrare e publicistike,
por e parandjej se botimet tua në Internet
dhe në shtypin e shtypur, do të jetojnë brez pas brezi, dhe do të frymëzojnë
gjenerata të tëra. (Ana nga Tirana)
Baki Ymeri është dhjatë emancipimi, gjithmonë në funksion të diasporës sonë. Ai është oksigjeni i saj, përmes të cilit i freskon me gjak të bekuar damarët e letërsisë dhe kulturës sonë. E përgëzoj edhe unë për botimin e rregullt të revistës „Shqiptari“, që tashmë është bërë shumë prestigjioze. Revista Shqiptari në funksion të diasporës sonë, është një revistë atraktive e cila i shërben afirmimit të kauzës shqiptare në botë, prandaj botuesi i saj ka merita të mëdha për të gjitha këto evenimente shumë të rëndësishme. Autori në fjalë, nuk pushon për ta ndritur çështjen kulturore e kombëtare, kurse diplomacia shqiptare këta njerëz po i harron, sidomos albanologun Grigore Brënkush dhe Dr. Xhelku Maksuti, siç thekson autori në një shkrim të tij. I nderuar Baki! Pasi që e keni 64 vjetorin e lindjes, dëshira ime ishte që me një portret të këtij lloji të dal edhe unë para opinionit tonë, që të Ju uroj edhe shumë vite të tjera, duke Ju uruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat në jetë! Për punën tuaj kolosale nuk mund t‘i themi dhe t‘i shkruajmë të gjitha, por sado pak desha që vepra e Juaj të mos harrohet, por gjithnjë të konsolidohet dhe avancohet, për ta gjetur vendin ku e meritoni.
Aspekt nga biblioteka e B. Y.
B. Ymeri i ndjekur nga UDB-a jugosllave
Baki Ymeri në faqet e revistës Kosovarja
Ne faqet e Zemres Shqiptare (shtator 2011)
Vlera magjike e nje mrekullie historike