Faleminderit
Hyqmet Hasko: Vaçe Zela, një ikonë e munguar
E shtune, 20.07.2013, 01:47 PM
Duke vështruar përtej
ditëlindjes së këngëtares virtuoze
Vaçe Zela, një ikonë e munguar e muzikës shqiptare
Nga Hyqmet HASKO
Këngëtarja
brilante, ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela është një nga ato artiste të
skenës dhe ekranit të vogël, për të cilën është shkruar më shumë se për këdo
tjetër, janë shkruar artikuj, ese, libra, i janë kushtuar këngë e poezi, duke u
bërë pjesë e vetëdijes kolektive kombëtare për artin dhe kulturën shqiptare në
përgjithësi.
Për të
janë shprehur shkrimtarë, kompozitorë, kritikë arti, figurat më të shquara
letrare, publicistike, artistike, të cilët shohin tek Vaçe Zela shkëliqimin e
jë ylli të pararitshëm në kostelacionin yjor të artit të muzikës sonë
kombëtare, një mrekulli të natyrës bujare, që di të sendërtojë të tilla talente
me një shkëlqim kaq lëbyrtës e dehës, në të njëjtën kohë.
Disa e
kanë quajtur “ zëri i artë i Shqipërisë", të tjerë -"ikona e shenjtë
e këngës shqiptare", "Mbretëresha e muzikës së lehtë”, ca të tjerë e
kanë quajtur "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së
Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare", etj. Janë
marrë me tonet e zërit të saj kumbues, me magjinë e tingujve që në buzët e saj
shndërrohen në ujëvara etj..edhe pse këto, gjithësesi, janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol
tashmë të kthyer në legjendë,, që qysh në krye të herës mund të themi se jo vetëm
nuk janë të tepëruara, por nuk mund ta rrokin tërësisht personalitetin e një
këngëtareje të këtij formati, siç ishte dhe mbetet Vaçe Zela, edhe pse ajo
tashmë i ka ndërprerë marrëdhëniet me skenën.
Artistja
e Popullit Vaçe Zela, në këngë të tilla si “Këngët e atdheut tim” kreu njw
kat’harsis estetik tw pa parw, u bw njwsh me fatet e vendit tw saj, me
iluzionet, wndrrat, zhgjwndrrat e bashkwkohwsve, u bw pjesw e grimcave tw
dheut, erws sw fushave dhe maleve, jehonw e bwmave tw kohwrave heroike tw
shqiptarwqve pwr liri e dinjitet shoqwror.
Ishte ende adoleshente vajza ëndërrimtare nga
Lushnja, kur u zbulua rastësisht dhe që atëherë, në një karrierë mbi dyzet
vjeçare, ajo u bë pjesë e pandarë e skenës dhe ekranit të vogël, u identifikua
me perlat muzikore të Festivaleve tona në Radio e më vonë në RTSH, përfaqësoi
vendin e saj, Shqipërinë e dashur, në evenimente ballkanike, europiane e
botërore, duke çuar një copë Shqipëri, përtej kufijve tanë, edhe në atë kohë të
mbylljes dhe izolimit të madh.
Ishte aty
rreth të njëzetave, kur Vaçe Zelo do të përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin
Rinor të Moskës, ku këngëtarja shqiptare, me zërin e saj impresionues, me
ritmet dhe jonet e një vokali të sjhkëlqyer , do të korrte stuhi duartrokitjesh
në sallën e mbushur përplot, ku ishin mbledhur me mijëra e mjëra artdashës.
Disa vite
më vonë, në një eveniment artistik botëror në Norvegji, këngëtarja zëbilbil, e
mbushur me flladet e maleve dhe fushave të vendit të saj, e dehur nga aroma e
mallit dhe dashurisë së paskaj, që i ushqente toka e që e lindi dhe e rriti, do
të shpërthente në një uragan këngësh, që do t’i merrte përpara artdashësit e
shumtë, duke i përkundur në ndjesi ëndërrim dhe dëshirash të bukura për
jetën…
Vaçe Zela
ka një zë të jashtëzakonshëm, mahnitës e të papërsëritshëm, ku për më shumë se
katër dekada krijoi mitin e saj të pavdekësisë, duke hyrë në zemrën e çdo
shqiptari brenda e jashtë atdheut administrativ. Këngët e saj në vite mbeten në
kujtesën e njerëzve të thjeshtë, u bënë hite dhe janë të preferuara edhe sot
nga publiku, që e don dhe e çmon këngëtaren virtuoze.
Vaçe Zela
i dhuroi publikut shqiptar, vetë Historisë së Muzikës Shqiptare, zërin e saj të
artë, përkushtimin dhe dashurinë e pakufishme ndaj artit, dashurinë për vendin
e saj, të cilin ajo e mbarti kudo që vajti, në të gjitha skenat e botës, si një
peng malli e përkushtimi, për t’i shërbyer deri në fund, me magjinë e një arti
të madh e të papërsëritshëm. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës
në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre,
duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe
Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë, me këngën “Fëmija i parë”, ku
dëshmoi se një ikonë e muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit
1962, e cila do ta mrekullonte skenën shqiptare me magjinë e një zëri të
jashtzakonshëm. nëse do të flisnim diçka për repertorin e saj, aq të pasur dhe
ku numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, do të na
duhej të përmendnim qindra tituj këngësh, dhjetëra evenimente ku ajo meriton
trofeun dhe shpallet princesha e këngës shqiptare.
Kwngwt e
vacce Zelws janë cantata liriko-epke-dramatike malli e dashurie, dhimbje e
trishtimi, shprese e zhgënjimi, triumfi e dëshire për liri, janë një simbiozë
ku bashkëjetojnë erërat e lirisë dhe të
ëndrrës së kulluar, në një shpirt të thellë shqiptar, thellësisht të dashuruar
me këtë tokë të lashtë e të re, të
ashtuquajturën “toka e shqiponajve”.
E veçanta
e saj si artiste është jo vetëm zëri i veçantë, ai timbër i magjishëm që duket
sikur gurgullon bashkë me ujëvarat e bjeshkëve, por dhe shpirti i saj i
vrullshëm, që iu përgjigjet këtyre joneve që dalin nga thellësitë një zemre të
dashuruar me vendin e saj, me bashkëkombasit, mes të cilëve ndihet gjithmonë e
rrethuar me dashuri, respekt e mirënjohje të pakufishme.
Vaçe Zela
është vetë zëri i ngrohtë i tokës së saj, zëri i ndërgjegjes estetike të
popullit, vetëdija e një arti elitar që I shërben fisnikërimit të kombit,
maturimit të ndërgjegjes shoqërore, emancipimit të njeriut dhe fisnikërimit të
ndjenjave më të bukura humane.
Vaçe Zela
ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar
shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Tani, që prej disa vitesh jeton në
Zvicër, në intervistat e saj duket malli për atdheuen, për skenën, për njerëzit
e tokës së saj, ku ka korrur aq shumë duartrokitje dhe ku ndihet më mirë se
gjithkund.
Ajo është
e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i
Kombit" nga ish presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e
rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për
interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për
pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”
Për nder
të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela” dhe tani së fundi, edhe një rrugë në Tiranë
mban emrin e saj.
Për të
janë shprehur emrat më të rëndësihëm të muzikës, letërsisë dhe kulturës
kombëtare, por ne do të mjaftohemi duke evidentuar vetëm katër prej tyre:
Dritëro
Agolli, shkrimtar i shquar: "Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe
Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës
shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë".
Nexhmije
Pagarusha, këngëtare virtuoze: "Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që
Osman
Mula, regjisor : ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe.
Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës
shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes.
Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë
zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin”. Limoz Dizdari,
kompozitor: ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të
pakontestueshme. Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte
të bënte me gjithë formimin e saj biologjik e intelektual. Shijet e saj të
natyrshme, shumë të kultivuara, ishin të domosdoshme për ta bërë këngën
estetikisht të arritur. Në rast se realizoheshin këto kërkesa, ti do të ishe i
sigurt për suksesin e këngës. Në të kundërt, Vaçja nuk pranonte ta këndonte
këngën.”
Ja si
thuhet në tekstin e njërës nga këngët e shumta që i kushtohet kësaj ikone të
muzikës kombëtare shqiptare:
“Na fale
shpirtin e njomë, këngën na fale
Nga skena
jehonte aj’ zá në fush’ e male
O Vaçe
Zela k’saj toke të plaguar
Jetë i
dhurove, e mbajte të zgjuar”
Vaçe
Zela, si shumica e artistëve të mëdhenj të këtij vendi, nuk jeton në Shqipëri,
por jashtë tokës së saj, rrethuar me mure malli e brenge për fatin e atdheut
dhe të bashkëkohësve. Emigrimi i elitës sonë kombëtare, ajo që quhet ndryshe
ikja e trurit dhe shpirtit kombëtar, po kthehet një një dukuri gërryese, gati
asfiksuese.
Ky zë
vërtet do të mungojë live në skenat shqiptare, pasi këngëtarja ka vite që nuk
këndon më, por jo në memorien e brezave, jo në kujtesën kombëtare të artit të
madh elitar, i cili do të ruajë në analet e tij të përjetshme imazhin e një
gruaje zëparajse, imazhin e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, me emrin e
së cilës lidhet vetë muzika moderne shqiptare, ikona e së cilës ajo është e do
të mbtet, sa kohë që të ekzistojë kënga dhe arti i vërtetë…