Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hyqmet Hasko: Vaçe Zela, një ikonë e munguar

| E shtune, 20.07.2013, 01:47 PM |


Duke vështruar përtej ditëlindjes së këngëtares virtuoze

Vaçe Zela, një ikonë e munguar e muzikës shqiptare

Nga Hyqmet HASKO

Këngëtarja brilante, ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela është një nga ato artiste të skenës dhe ekranit të vogël, për të cilën është shkruar më shumë se për këdo tjetër, janë shkruar artikuj, ese, libra, i janë kushtuar këngë e poezi, duke u bërë pjesë e vetëdijes kolektive kombëtare për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.

Për të janë shprehur shkrimtarë, kompozitorë, kritikë arti, figurat më të shquara letrare, publicistike, artistike, të cilët shohin tek Vaçe Zela shkëliqimin e jë ylli të pararitshëm në kostelacionin yjor të artit të muzikës sonë kombëtare, një mrekulli të natyrës bujare, që di të sendërtojë të tilla talente me një shkëlqim kaq lëbyrtës e dehës, në të njëjtën kohë. 

Disa e kanë quajtur “ zëri i artë i Shqipërisë", të tjerë -"ikona e shenjtë e këngës shqiptare", "Mbretëresha e muzikës së lehtë”, ca të tjerë e kanë quajtur "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare", etj. Janë marrë me tonet e zërit të saj kumbues, me magjinë e tingujve që në buzët e saj shndërrohen në ujëvara etj..edhe pse këto, gjithësesi,  janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë,, që qysh në krye të herës mund të themi se jo vetëm nuk janë të tepëruara, por nuk mund ta rrokin tërësisht personalitetin e një këngëtareje të këtij formati, siç ishte dhe mbetet Vaçe Zela, edhe pse ajo tashmë i ka ndërprerë marrëdhëniet me skenën.

Artistja e Popullit Vaçe Zela, në këngë të tilla si “Këngët e atdheut tim” kreu njw kat’harsis estetik tw pa parw, u bw njwsh me fatet e vendit tw saj, me iluzionet, wndrrat, zhgjwndrrat e bashkwkohwsve, u bw pjesw e grimcave tw dheut, erws sw fushave dhe maleve, jehonw e bwmave tw kohwrave heroike tw shqiptarwqve pwr liri e dinjitet shoqwror.

 Ishte ende adoleshente vajza ëndërrimtare nga Lushnja, kur u zbulua rastësisht dhe që atëherë, në një karrierë mbi dyzet vjeçare, ajo u bë pjesë e pandarë e skenës dhe ekranit të vogël, u identifikua me perlat muzikore të Festivaleve tona në Radio e më vonë në RTSH, përfaqësoi vendin e saj, Shqipërinë e dashur, në evenimente ballkanike, europiane e botërore, duke çuar një copë Shqipëri, përtej kufijve tanë, edhe në atë kohë të mbylljes dhe izolimit të madh.

Ishte aty rreth të njëzetave, kur Vaçe Zelo do të përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Rinor të Moskës, ku këngëtarja shqiptare, me zërin e saj impresionues, me ritmet dhe jonet e një vokali të sjhkëlqyer , do të korrte stuhi duartrokitjesh në sallën e mbushur përplot, ku ishin mbledhur me mijëra e mjëra artdashës.

Disa vite më vonë, në një eveniment artistik botëror në Norvegji, këngëtarja zëbilbil, e mbushur me flladet e maleve dhe fushave të vendit të saj, e dehur nga aroma e mallit dhe dashurisë së paskaj, që i ushqente toka e që e lindi dhe e rriti, do të shpërthente në një uragan këngësh, që do t’i merrte përpara artdashësit e shumtë, duke i përkundur në ndjesi ëndërrim dhe dëshirash të bukura për jetën… 

Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm, mahnitës e të papërsëritshëm, ku për më shumë se katër dekada krijoi mitin e saj të pavdekësisë, duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut administrativ. Këngët e saj në vite mbeten në kujtesën e njerëzve të thjeshtë, u bënë hite dhe janë të preferuara edhe sot nga publiku, që e don dhe e çmon këngëtaren virtuoze.

Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar, vetë Historisë së Muzikës Shqiptare, zërin e saj të artë, përkushtimin dhe dashurinë e pakufishme ndaj artit, dashurinë për vendin e saj, të cilin ajo e mbarti kudo që vajti, në të gjitha skenat e botës, si një peng malli e përkushtimi, për t’i shërbyer deri në fund, me magjinë e një arti të madh e të papërsëritshëm. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë, me këngën “Fëmija i parë”, ku dëshmoi se një ikonë e muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962, e cila do ta mrekullonte skenën shqiptare me magjinë e një zëri të jashtzakonshëm. nëse do të flisnim diçka për repertorin e saj, aq të pasur dhe ku numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, do të na duhej të përmendnim qindra tituj këngësh, dhjetëra evenimente ku ajo meriton trofeun dhe shpallet princesha e këngës shqiptare.

Kwngwt e vacce Zelws janë cantata liriko-epke-dramatike malli e dashurie, dhimbje e trishtimi, shprese e zhgënjimi, triumfi e dëshire për liri, janë një simbiozë ku  bashkëjetojnë erërat e lirisë dhe të ëndrrës së kulluar, në një shpirt të thellë shqiptar, thellësisht të dashuruar me këtë tokë të lashtë e të re,  të ashtuquajturën “toka e shqiponajve”.

E veçanta e saj si artiste është jo vetëm zëri i veçantë, ai timbër i magjishëm që duket sikur gurgullon bashkë me ujëvarat e bjeshkëve, por dhe shpirti i saj i vrullshëm, që iu përgjigjet këtyre joneve që dalin nga thellësitë një zemre të dashuruar me vendin e saj, me bashkëkombasit, mes të cilëve ndihet gjithmonë e rrethuar me dashuri, respekt e mirënjohje të pakufishme.

Vaçe Zela është vetë zëri i ngrohtë i tokës së saj, zëri i ndërgjegjes estetike të popullit, vetëdija e një arti elitar që I shërben fisnikërimit të kombit, maturimit të ndërgjegjes shoqërore, emancipimit të njeriut dhe fisnikërimit të ndjenjave më të bukura humane.

Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Tani, që prej disa vitesh jeton në Zvicër, në intervistat e saj duket malli për atdheuen, për skenën, për njerëzit e tokës së saj, ku ka korrur aq shumë duartrokitje dhe ku ndihet më mirë se gjithkund.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga ish presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela” dhe tani së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Për të janë shprehur emrat më të rëndësihëm të muzikës, letërsisë dhe kulturës kombëtare, por ne do të mjaftohemi duke evidentuar vetëm katër prej tyre:

Dritëro Agolli, shkrimtar i shquar: "Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë".

Nexhmije Pagarusha, këngëtare virtuoze: "Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela".

Osman Mula, regjisor : ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha maksimumin”. Limoz Dizdari, kompozitor: ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme. Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte të bënte me gjithë formimin e saj biologjik e intelektual. Shijet e saj të natyrshme, shumë të kultivuara, ishin të domosdoshme për ta bërë këngën estetikisht të arritur. Në rast se realizoheshin këto kërkesa, ti do të ishe i sigurt për suksesin e këngës. Në të kundërt, Vaçja nuk pranonte ta këndonte këngën.”

Ja si thuhet në tekstin e njërës nga këngët e shumta që i kushtohet kësaj ikone të muzikës kombëtare shqiptare:

“Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale

Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male

O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar

Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar”

Vaçe Zela, si shumica e artistëve të mëdhenj të këtij vendi, nuk jeton në Shqipëri, por jashtë tokës së saj, rrethuar me mure malli e brenge për fatin e atdheut dhe të bashkëkohësve. Emigrimi i elitës sonë kombëtare, ajo që quhet ndryshe ikja e trurit dhe shpirtit kombëtar, po kthehet një një dukuri gërryese, gati asfiksuese.

Ky zë vërtet do të mungojë live në skenat shqiptare, pasi këngëtarja ka vite që nuk këndon më, por jo në memorien e brezave, jo në kujtesën kombëtare të artit të madh elitar, i cili do të ruajë në analet e tij të përjetshme imazhin e një gruaje zëparajse, imazhin e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, me emrin e së cilës lidhet vetë muzika moderne shqiptare, ikona e së cilës ajo është e do të mbtet, sa kohë që të ekzistojë kënga dhe arti i vërtetë…