Faleminderit
Abas Fejzullahi: Bibleotekistja Hanëmshahe Berisha
E diele, 15.09.2013, 03:16 PM
HANËMSHAHE
BERISHA BIBLEOTEKISTJA QË S'HARROHET KURRË…
Bibleotekistja Hanëmshahe Berisha në vendin e saj të punës në SHLP“Xhevdet Doda“ në Prizren
Nga Abas
Fejzullahi
E madhja Goxhe Bojaxhiu-NËNË TEREZA, pa lindur kurrë fëmijë, e gjithë bota e ka nderuar, e ndron si nënë e botës mbarë, për bamirësinë e saj njerëzore, gjatë tërë jetës, ku edhe pas ndrrimit të jetës, mbeti e do të jetë e përjetëshme, me një shtat të vogël, shpirt e vepëra me përmasa të mdhaja, rast i pa përsëritshëm në historin e njerëzimit…
Në poezin
e saj JETA, mes tjerash shkruan:
…Jeta është mundësi, pranoje
Jeta
është bukuri, nderoje
Jeta
është detyrë, kryeje
Jeta është jetë, mbroje…
„…Bamirësia është thesari i vetëm, i cili shtohet duke e ndar me të tjerët“…
Që, Nënë
Tereza e zbatoi në praktikë gjatë tërë jetës së saj deri sa kaloj në amshim, e
që edhe sot e kësaj dite është burim frymzimi e shembulli për bamirësi ndaj
nevojtarëve në botë…
Bamirësija
në jetë është e shumëllojshme por me një qëllim, prandaj kurë behet fjalë për
bamirësinë e njerëzve, sa janë gjallë apo pasi të ndrrojnë jetë, e kemi për
borxh ta themi e ta shkruajm ate që është e vërtetë dhe që i përgjigjet
veprimtarisë njerëzore, e që është e mbetet edukative, arsimore dhe shembull për të
tjerët.. .
NË SHENJË
KUJTIMI DHE NDERIMI PËR BIBLEOTEKISTEN
HANËMSHAHE BERISHA?
S`do të ndalemi në jetëshkrimin e saj kësaj rradhe, pasi që është plotë e përplotë vuajtje e përjetime, siç ishte pothuajse në përgjithësi me përjashtime të vogla, secila familje dhe shtëpi shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia, që e kanë nga një histori në vete, të dhimbshme dhe trishtuese, nga dhuna e zbatuar shekullore Serbe..!
Hanëmshahe Berisha, në kushte dhe rrethana të vështira nënë pushtimin Serb, u rrit, u shkollua dhe u punësua si Bibleotekiste në SHLP“Xhevdet Doda“ në Prizenin historik, e cila me punën që e kreu me nderë e përgjësi të lartë dhe profesionalizëm, bëri emër dhe la gjurmë të pa shlyeshme njerëzore, profesonale, shoqërore, dhe kombëtare, që s`do të harrohen kurrë nga të gjithë ata që e njohën e nderuan dhe e çmuan punën e saj si bibleotekiste në veçanti, dhe të çështjes kombëtare në përgjithësi.
E nderuar nga mësimdhënësit ligjërues në SHLP “Xhevdet Doda“ në Prizren, nga studente e student të rregulltë e të tjerë, lexues e dashamirë të librit jo vetem në Prizren e rrethinë por nga e gjithë Kosova, me punën që ka bë la përshtypje dhe kujtime të pa harruara tek të gjithë që paten rastin ta njohin e në çanti dashamirët e librit, leximit dhe dijesë.
Ajo rrezatonte dashrinë njerëzore, të dijes dhe kulturës, me këshilla e udhëzime për lexues, u shëndrërrua në një zëdhënse e përhershme e librit dhe për librin. Ishte burim i të dhënave të gjithanshme për leximin, mësimin dhe dijen në hapësirat e bibleotekës dhe jashtë saj, ishte një propoganduese e madhe për librin si burim drite e diturije, që përhapte jo vetem gjatë orarit të punës në bibleotek tue u shërbye lexuesve me libratë e kërkuara nga fondi i bibleotekës, por gjithandej ku dhe kah ajo gjindej, në livizje, takime, ndeje, pushime rrugtime, shoqëri, apo edhe si mysafire, ajo ndihmonte të interesuarit se cila literaturë i nevoitet, ku dhe kah mund ta gjej atë, nga se ne kujtesen e saj ishin të regjistruara me qindra e miëra tituj librash e autoresh të drejtimeve të ndryshme, kishte lexuar edhe vetë shumë, andaj edhe jepte këshilla e udhëzime për të interesuarit jo vetem në bibleotek por edhe jashtë saj kudo e kah do që ajo gjindej…
Më ka ra të ndëgjoj të tjerët fjalë dhe lavdrime nga më të ndryshmet, për Hanëmshahin si bibleotekiste dhe punëtore e mrekullueshme, e ndershme dhe me përgjegjësi ndaj punës, që me këtë rast po i ceku me mera vetem disa prej tyre sa herë që kam pasur bisedë me ta e ka ra fjala për bibleotekisten: Prof. Mehmet Topalli ( tani më i ndjerë) ish ligjërues i SHLP“ Xhevdet Doda „ në Prizren, Prof.Fuat Ostërzubi, isht studenti nga Ferizaj Ragip Kçiku, studentja nga Arbana- Prizren, Hajrije Berisha, e cila ka qenë shumë e lidhur me te, dhe siç ajo shpeshëherë e permend, se Hanëmshahja për te ka qenë gjithçka…
Jeta
është e tillë: Lindja është gëzim, por është edhe fryt i vdkjes…
…Njeriu kur lind, qanë vet, por kur të vdes qoft edhe pas një ore pas lindjes apo pas 100 vitesh, e qajnë të tjerët, prandaj me këtë rregullë të pa ndryshuar duhe që me arsye të pajtohemi…
E nderuara, Hanemshah Berisha, ndrroj jetë ditën e hënë më 2 frytor 2013, (2013-09-02) pra në muajn kur mblidhen frytet, këtë lajmë pikëllues e morra më 2013-09-10, në orët e mbrëmjes gjatë bashkëbisedimit, përmes postës elektronike ( internetit) me Hajrije Berishën, motrën e dëshmorit të kombit Xhemajli Berisha, lajm ky, i cili më preku shumë, për të ndjerën që e kam njohur, nderuar e çmuar aq shumë, si njeri me karakter , e kështu do të jetë përherë. Hajrija me arsye nderprehu bashkëbisedimin e prekur nga rast pasi që më tha se varrimi u bë me datën 3 frytor 2013 dhe tha se aq kishte shumë pjesëmarrës në përcjelljet dhe nderimet e bëra gjate varrimit, që dëshmuan nderimin ndaj vlerave të saja të gjithanshme nga qytetarët e Prizrenit miqë e dashamirë. Me këtë kërkoj falje se s`mund më të vazhdoj bashkëbisedimin, që ishte plotësisht njerëzore, e kuptueshme dhe e arsyeshme lotët e vaj… për këtë vdekje…janë edhe të arsyeshëm edhe njerëzor.
E ndruara familje Berisha,
Të nderuar miqë e dashamirë, Ju shprehi ngushëllimet e mija të sinqerta për vdekjen e të nderuarës HANEMSHAHE, që dhimbjejn dhe pikëllimin për te me arsye, ta ndajmë bashkë për aq sa është e mundur, dhe kujtimi i saj, le të jetë shembull për familjen dhe për të gjithë ne që patem rastin ta njohim, ta kujtojmë dhe nderojmë përherë, sepse me punën dhe veprën e saj, duhet të jemi krenar të gjithë.
I qoft i lehtë dheu i Dardanisë që aq shumë e deshi, e ndroj dhe veproi si intelektuale për lirinë dhe pavarësinë e saj, tue përhap rrezet e diturisë përmes shpërndarjeve të librave, përmes punës me nder e ndergjegje deri në frymen e fundit.
Në
familjen Berisha, qoft e pranishme qëndresa dhe krenaria e përhershme për te.
Shpirti i saj bëft dritë për jetë, ashtu siç bëri dhe shpaerndau driten e diturisë sa ishte gjallë.
Lavdi jetës dhe veprës së sajë njerëzore dhe kombëtare.