E premte, 02.05.2025, 09:56 PM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevahir Cirongu: Major Bexhet Shatro (1928-1959)

E enjte, 05.09.2013, 10:10 PM


Kush  vdes për atdheun, s’ka vdekje kurrë!

( Major Bexhet Shatro ,1928-1959)

(Me rastin e 54 vjetorit të rënjes në krye të detyrës, Major Bexhet Shatro (Leskova), shtator 1959- shtator 2013)

Nga Xhevahir Cirongu

Ndoshta jam disi i vonuar për të shkruar këtë shkrim për një tjetër djalë aq të përkushtuar ndaj atdheut e shoqërisë,njeriu që sakrifikoi edhe me jetën e tij siç ishte dhe mbetet i pavdekshëm si gurët e vendlindjes; ish Major Bexhet Shatro.

Ai lindi në  vitin 1928,fshati Leskovë të rrethit Skrapar(Zona Tomorricë).Familja e tij shquhet në breza për patriotizëm e atdhedashuri. Ky ushqim shpirtëror me dashurinë për vendlindjen e atdheun Shqipëri,kur dëgjonte nga të moshuarit që bisedonin  për fatet e atdheut, që trupi i tij ishte bërë copa-copa nga shtetet shoviniste ballkanase,me kureshtje e në heshtje fliste me vehten shpesh se një ditë do të bëhej edhe ai një ushtarak i zoti që t’i dilte zot atdheut të tij.

Këto biseda ai i dëgjonte rreth vatrës ku ndizej zjarri e merrte udhën e saj fjala aq e ngrohtë që flitej për atdheun, për lirinë, që padrejtësisht të huajt nëpër shekuj na i kishin cënuar shumë rëndë,saqë edhe na kanë djegur shtëpitë tona,plaçkitur, masakruar e deri aty sa edhe na kanë vrarë në tokën tonë. Midis fshatit Leskovë e Zhepë ka qënë vija e frontit të luftimeve të luftës italogreke 1939-1941.Masakrat që bënë në atë kohë ushtria greke e italiane ndaj popullatës shqiptare dihen nga të gjithë. Ngjarjet janë të freskta edhe sot e kësaj dite, dhe historia ka shkruar për këto masakra makabre ndaj shqiptarëve, deri aty sa edhe grave shtatzëna u është çarë barku me bajonetë e u kanë nxjerrë fëmijën nga barku për së gjalli. Këto biseda me ngjarje të dhimbshme nëpër vite të treguar nga të moshuarit, por dhe ato aktuale që Bexheti i kishte jetuar vetë, ia shtonin më shumë dashurinë për atdheun, por edhe urrejtjen ndaj pushtuesit.

Kur zhvilloheshin këto luftime të ashpra në jug të Shqipërisë,Bexheti sapo kishte mbushur 12 vjet. Ai ishte ende i mitur,por pjekurinë mendore e kishte të madhe,saqë një ditë i ati i thotë si me shaka:’’ Dëgjo,biri im! Je i vogël në moshë, por mos e vrit shumë mendjen për punëra të mëdha! Nesër kur të rritesh do të kesh kohë të mendohesh e punosh për vete , shoqërinë e atdheun!’’

Ai e dëgjoi me vëmendje të atin, i buzëqeshi ëmbël dhe pa bërë fjalë iu hodh në  krahë dhe e përqafoi fortë atë. Bexheti fliste me heshtjen, dhe mendonte për të nesrmen. Pastaj ,duke u larguar për te pragu i portës, që aty ishte ulur e ëma, që e cila  po ndiqte këtë bisedë intime midis tyre, i tha të atit se koha nuk pretë, unë e ndiej veten në radhët e burrave! Kur u afrua për te sofati,shikimin e treti atje te ajo shqiponjë e cila ishte skalitur në gurin e qemerit të portës që ishte vendosur sipër saj. Shqiponjën e skalitur në gur e gjen në çdo portë shtëpie,kjo karakteristike për familjet Leskovasore. Bexheti takonte e bisedonte shpesh me Myslim Cirongu e Myle Shatron për ngjarjen madhore të atdheut tonë : Shpalljen e Pavarsisë dhe qeverinë e Vlorës me në krye Ismail Qemali të vitit 1912. Myslimi e Mylja ishin  pjesëmarrës okularë dhe mbrijtës të qeverisë,sepse Ismail Qemali përfaqsonte popullin e Tomorricës.Në aktin madhor për shpalljen e pavarsisë Ismail Qemali firmosi si delegat e përfaqsues i popullit tomorricar.

-‘’Mirë, t’u bëftë nëna, eja e të puthë në ballë.Të më qëndrosh kryelart si mali i fshatit! Ajo nënë fisnike hodhi sytë drejt malit Leskovë,Qafës së Gurit të Prerë, Qafës së Gjarprit, aty ku janë zhvilluar me dhjetra luftime kundër pushtuesve, atje ku kanë kaluar me dhjetra e qindra djem e vajza drejt emigrimit!…’’

Syt i lotuanë atë ditë asaj nëne, por brenda shpirtit kishte krenarinë se djali ishte bërë burrë për t’i dalë zot vatanit.Përtej në perndim, mali i Tomorrit kish hedhur krahët  gjithë zonës së Tomorricës duke mbajtur nën sqetulla fshatrat e njerëzit me bekimin e tij për te ZOTI!

-Sa këngë janë kënduar për trimërinë e mërgimin në këto vise!? Ato janë shumë e këndohen edhe sot e kësaj dite.Që nga lashtësia e deri sot, me zërin e tij aq të ëmbël na i sjell të freskta këngëtari i këngës folklorike intelektuali e mësuesi i fshatit Leskovë Pëllumb Gjata.Artisti i Popullit , Demir Zyko me këngën perlë të flokut shqiptar’’Mbeç’ mor shokë mbeç’/Përtej urës të Qabesë/…’’etj.      Ato tingëllojnë bukur edhe sot në ditët tona.

Vitet kalonin e Bexhet hidhte shtatin e tij edhe më shumë.Lufta për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori nazifashist qe ndezur ngado. Kudo luftohej  dhëmb për dhëmb me pushtuesin. Kështu, me armë në dorë Bexheti del partizan duke u rreshtuar në  Brigadën e 16 Sulmuese që u krijua në Therepel të Skraparit në muajin gusht të vitit 1944. Skrapari qe çliruar nga okupatori qysh më 5 shtator i vitit 1942.Në periudhën maj- qërshor 1944-ës, në fshatrat e Skraparit filloi një luftë tjetër edhe më e ashpër kundër analfabetizmit.   Në kushte shumë të vështira u ngritën kurse shkollash në fshatrat Zaloshnje, Koprënckë,Staraveckë,Grevë,Leskovë, Gurrazes, Therepel, Vëndreshë etj.

Edhe Bexheti mori pjesë intesivisht në këto kurse për të mësuar shkrim e këndim.

Në këtë kohë sapo kishte mbushur 16 vjet, dhe tashmë ai përveç armës kur doli partizan pë çlirimin e vendit, u armatos edhe me armën e dijes. Kjo e lumturoi edhe më shumë djaloshin nga Leskova. Kurajon e guximin ia shtonin edhe më shumë   luftëtarët e tjerë që ishin të shumtë nga fshati Leskovë, e sidomos bashkëluftëtarët Veiz Shatro, Zane Shatro, Dalip Shatro (xhaxhai i Bexhetit) për të qëndruar deri në fund me LANÇ në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Pas çlirimit Bexheti vazhdoi shkollën e Bashkuar të Oficerëve (dy vjeçare) degën e Artilerisë në Tiranë. Mbas mbarimit të shkollës si arilier, ku  u shqua për një përgatitje profesionale me rezultate të larta,emërohet me punë në Shkodër e Milot deri në vitin 1956. Në këtë kohë edhe u martua me një vajzë nga fshati Mëlovë të Tomorricës, që quhej Gurie Kullsi. Kështu me gjithë familje ai shërbeu për disa vite si artilier në këto dy qytete veriore të Shqipërisë.Në vitin 1956, në Milot lindin fëmijën e parë, vajzën Lumturi. Kjo i gëzoi pa masë bashkëshortët Bexhet e Gurie Shatro. Mirëpo, më pas trasferohet për në qytetin e Kavajës, ngaqë repartet e artilerisë ishin në lëvizje. Aty emërohet Komandant i Kompanisë së Artilerisë dhe merr gradën Major.Për një kohë të shkurtër e trasferojë në Përmet dhe aty lindin fëmijën e dytë, djalin Astrit.Ishte viti 1958, dhe përsëri rikthehet në qytetin e Kavajës.

Ishte muaji shtator i vitit 1959. Në  Seman të Fierit zhvillohej një stërvitje-lojë ushtarak. Aty merr pjesë edhe Major Bexheti.Stërvitja ushtarake zhvillohej natën në një terren të vështirë.Ai komandonte forcat e artilerisë. Në terrin e natës, aksidentalisht një tanks luftarak i merr jetën në moshën 31 vjeçare oficerit  Major Bexhetit. Kjo ngjarje e pazakontë qe një humbje e madhe jo vetëm për ushtrinë,por edhe për Gurien, sepse ai la dy fëmijët e mitur jetim. E gjithë barra për rritjen, arsimimin edhe edukimin e fëmijëve do ta përballonte vetë Guria. Në këto kushte të krijuara, plot dhimbje në shpirt, ajo me dy fëmijët kthehet në fshatin e lindjes së bashkëshortit, ndonse ishte e re në moshë.Me sakrifica të shumta, me guximin e një nëne luaneshë, ajo rriti, arsimoi e edukoi dy fëmijët, Lumturinë e Astritin.

Mbas mbarimit të gjimnazit ‘’Ramiz Aranitasi’’ në Çorovodë, viti 1978;Astriti vazhdon Fakultetin e Shkencave të Natyrës(dega fizikë) në Universitetin e Tiranës.

Kështu, me mbarimin e universitetit ai punon në arsim, por edhe si drejtues në disa dikastere shtetrore. Sot punon petagog në Tiranë. Për këto arritje, Guria krenohet që fëmijët përmbushën një nga amanetet e të atit: arsimimin e edukimin për t’i shërbyerë shoqërisë e atdheut.

Një bashkëkohës i ngjarjes tragjike të familjes Shatro, Zylyftar Kullsi që i cili banon prej 45 vitesh në Durrës, tregon: ‘’- Unë e kam njohur personalisht oficer Major Bexhetin në vitin 1958 në qytetin e Kavajës.Aty kryeja kursin e nënoficerit.Bexheti ishte një njeri shëmbullor,guximtar  por edhe i dashur me kolegët e ushtarët.Atë ditë fatkeqësie jo vetëm kolegët, por  të gjithë njerëzit në Kavajë, gurët e qielli derdhën lotdhimbje për djalin nga fshati Leskovë,31 vjeçarin oficerin major Bexhet Shatro!’’. Shtator 1959,-shtator 2013!   Kanë kaluar plotë 54 vite kur dha jetën në krye të detyrës ushtaraku me gradën Major oficeri trim Bexhet Shatro, njeriu që me përkushtim e dashuri i shërbeu deri në fund të jetës së tij atdheut. Ka ardhur koha që organet përkatëse shtetërore të Prefekturës së Qarkut Beratë, të nënprefekturës Skrapar, por edhe pushteti qëndror, të bëjnë vlerësime edhe ndaj këtij ushtaraku që ka dhënë kontribute si në LANÇ dhe në forcimin ushtrisë shqiptare në mbrojtje të atdheut.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx