Faleminderit
Rrustem Geci: Këngët që pikojnë gjak
E enjte, 29.08.2013, 09:00 PM
Ese letrar për pedagogun,
këngëtarin, kompozitorin, poetin, publicistin dhe mbledhësin e folklorit, Demir Krasniqin
KËNGËT QË
PIKOJNË GJAK
(Në
peizazhin e 4 mijë këngëve të mbledhura, dhe një pjesë të përpunuara dhe të
kompozuara, nga mbledhësi i palodhur, Demir Krasniqi, nuk mund të kalohet pa e
gëlltit një teke, dhe pa ia marrë këngës me të!..)
Nga Rrustem Geci –
Krijimtaria
muzikore e Demir Krasniqit është prej 32 veprave të botuara dhe 17 në
dorëshkrim. Kënga shqiptare, e veçmas ajo popullore, në brendinë e saj,
shprehet Demir Krasniqi, ka vuajtje, ka dhimbje , ka dashuri. Jetën e
shqiptarit dhe këngën e tij, përherë e kanë përcjellur fate jo të mira. Çdo hap
që bënte populli aty ishte edhe kënga. Këngëtari popullor me kujdes bëri
tekstin dhe melodinë e shumë këngëve. Autori i këngës popullore ishte vet
beteja, njeriu ynë i martirizuar. E bukura e këngëve tona më thotë Demiri, mbetet
hyjnore. Në 4 mijë këngët e mbledhura të Demir Krasniqit, motivet janë të
ndryshme; ka vuajtje, ka kryengritje, pusi vrasjesh, mashtrime, e krime të
lemerishme. I dashuruar pas këngës dhe notave të pashkruara të këngëve, Demir
Krasniqi, rend për të mbledh atë që nesër
mund të humbet. Nëpër male bëheshin shkollat e luftës. Nëpër oda
absolvonin djemtë e ri dhe trimat. Vajza që ishte fejuar, e po priste martesën,
nuk ishte pa dëshirat e saj. Ajo shkruante poezinë e heshtur të shpirtit; Ndërsa, prej vitit 1968 deri më 1977. Anëtar dhe bashkëthemelues i Grupit
folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë. Në vitin 1990, Demir Krasniqi, në
Gjilan, themelon SHKA “DITURIA”, për shkollat e mesme të qytetit të Gjilanit.
Pastaj formon grupin muzikor “Xhevahirët”, grupin muzikor “Krasniqët” grupin
folklorik “Sharkia”, „Marigona“, „Tefta Tashko“ etj. e tjerë. Demir Kraniqi
ishte edhe kompozitor edhe këngëtar. Në krijimtarinë e tij muzikore, Demiri ka
shumë regjistrime këngësh në Radio dhe Televizion, duke botuar me qindra këngë
dhe albume të ndryshme muzikore; disqe gramafoni, audio kaseta, video kaseta,
kompakt disqe, DVD-i CV- i etj. Demiri ishte edhe këngëtar i dasmave,
gazmendeve familjare, pjesëmarrës i
koncerteve dhe festivaleve. Demir Krasniqi katër herë ishte përfaqësues i
këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare si: Rivista e Folklorit Ballkanik në Zagreb, Rivista e Folklorit Ballkanik në
Ohër, Tubimet e Folklorit Ballkanik në Beograd, dhe në Festivalin e Folklorit të popujve evropian
“Danubi i kaltërt” në Novi Sad, ku ai këndoi në duet me këngëtaren, Nexhmije
Pagarushën, me këngën, “Ku po shkon moj Rrushja e lalës”, festival u transmetua
direkt përmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizionit”.
Demir
Krasniqi deri më tash ka botuar këto vepra :
“Mallëngjime
e oshtima” – Prishtinë, 1993,
“Qamili i
Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,
“Gjakon
Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë
Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir
Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë
krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
“Këngë
krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
“Familja
Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet
e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,
“Kushtrim
lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman
Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,
“Kroi i
këngës “- Gjilan, 2006,
“Qamili i
Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Valle
popullore” – Gjilan, 2007 ,
“Këngë
dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007,
“Krenaria
e Gollakut” – Gjilan, 2008 ,
“Diell
lirie” – Gjilan, 2008 ,
“Lirika
popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008,
Gëzim
Marku :”Intervistë me Demir Krasniqin”, botoi “Zemra Shqiptare” – Londër , më
2009 ,
“I pa
epur” – Gjilan, 2010,
“Malli
për Gollakun” – Gjilan, 2010,
“Djepi i
këngës” – Gjilan, 2011,
“Therje
me vegsh “ – Gjilan , 2011.
“Amaneti”
– Gjilan, 2011.
“Tinguj
dhe ofshama” – Gjilan, 2012.
“Komentime
dhe përkushtime” – Gjilan, 2012.
“ Kënga
ime” – Gjilan, 2012.
“ Sofra e
këngës ” – Gjilan, 2012.
“Shpirt i
trazuar” – Gjilan, 2013.
“Bardh e
zi” – Gjilan, 2013.
“Mot e
lot” – Gjilan, 2013.
“Klithje
kohe” – Gjilan , 2013 .
Demir
Krasniqi është prodhimtar i madh i teksteve, kompozimeve, dhe punëtor i
palodhshëm në mbledhjen e këngëve popullore. Demir Krasniqi, është rapsod i
shkëlqyeshëm. Në përvjetorin e pëkujtimit të Jubileun të 5oo vjetorit, të
heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut , në vitin 1968, Demiri
Krasniqi botoi këngën “Kushtrimi i Skënderbeut”. Mëpastaj, Në Jubileun e 100 vjetorit
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shkroi tekstin, dhe kompozoi, këngën: “Lidhja e Prizrenit”.
Me rastin e Jubileut të 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe
në Manastir, më 15 Nëntor 2008, Demir Krasniqi ishte përfaqësues – kantautor nga Kosova. Ndërsa me
rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kantautor i këngës:
”Kosova – nuse me kurorë”. Angazhimet e Demirit në aktivitet muzikore mahnisin.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan në atë kremte,
Demiri ishte kantautor i këngës :”100 vjet të Pavarësisë”. Krijimtaria e Demir
Krasniqit nuk mbaron këtu. Demiri ishte
7 herë pjesëmarrës i festivalit, „Akordet e Kosovës“. Në festivalin
„Kosovarja Këndon“ në vitin 1976, Demir Krasniqi me këngën, „ Zenel Hajdini“,
rrëmbeu çmimin e parë, edhe të jurisë edhe të publikut. Krijimtaria e Demirit
është e gjerë dhe e thellë. Ai është kompozitor
i shumë këngëve dhe valleve në frymën e melosit popullor. Demir Krasniqit,
për mbledhjen dhe botimin e dy veprave muzikore të këngëtarit Qamili i Vogël –
Muhaxhiri ( pas vdekjes së tij) , Familja e Qmilit të Vogël, Demirit ia dhuroi
dy kompletet të veshjeve kombëtare të Qamilit të Vogël, dhurata këto që Demir
Krasniqi i mbanë, i veshë dhe i ruan me krenarinë dhe respektin për këngëtarin
e madh. Këngët shpesh kapërcejnë edhe kontinentet. Në Qershor të vitit 2010,
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ia dhuron dy këngë autoriale të Demir Krasniqit:
”Faleminderit Amerikë” dhe “ Këngë për Presidentin Bill Klinton”, ia dorëzohen
në duar Presidentit historik të SHBA-së , z. Bill Klinton, i cili e falënderon
publikisht autorin, dhe këto dy këngë, që janë të parat në historinë e
folklorit muzikor shqiptarë, të cilat hynë në Muzeun e burrështetasve amerikanë
, në Shtëpinë e Bardhë në Vashington . Në Festivalin tradicional “Zëri i
Alfabetit” 2011 në Manastir, Demir Krasniqi nderohet me një mirënjohje dhe me
“Plaketën e Kongresit të Manastirit”. Në Dhjetor të vitit 2011, nën moton: ”Me
më të mirët”, organizuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, Demir Krasniqi
nderohet me mirënjohje “Për kontributin
shumëvjeçarë në sferën e artit dhe të kulturës”. Ndërsa Drejtoria e Festivalit
të Këngëve dhe Valleve :”Gurra popullore” 2012, nderohet me Mirënjohje për kontributin e dhënë në lëmin e këngës ndër
vite “. Në kuadër të manifestimeve kulturore kushtuar Ditës së Çlirimit të
Gjilanit, më datën 15 Qershor 2013, nën
patronatin e Kryetarit të Komunës , z. Qemajl Mustafa, DKRS të Gjilanit,
Drejtori i Festivalit të Këngëve dhe Valleve : “Gurra popullore “ 2013, z.
Nazim Gagica, i ndanë : Çmimin për karierë “Xhevat Ismajli”. Demir Krasniqi,
është autor i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria
Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE
SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16. Është kantautor i
himnit të Televizionit të pavarur “Festa” të Kumanovës, autor i himnit të
“Liberalëve”, autor i “Himnit për Kosovën”, autor i “Marshit të UÇK-së” dhe
autor i himnit “Flaka e Janarit”. Demir Krasniqi, është autor i shumë poezive
poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore. Demiri është
mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tash
ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme,
gjithandej trojeve etnike shqiptare. Pos kësaj, Demiri ka botuar me qindra
këngë burimore të “Folklorit muzikor shqiptar”,
Bleni 4,5,6 dhe 7 të Lorenc Antonit. Demir Krasniqi është Publicist i
shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista bloqe dhe forume
të ndryshme të internetit. Demir Krasniqi, është radio-gazetar, dhe gazetar
hulumtues i diplomuar. Këtë profesion Demiri e ka ushtruar në shumë mediume
publike në Kosovë. Demiri dha kontibut të madh edhe në lëmin e gazetarisë dhe
të moderimit. Demiri vazhdon të jetë i angazhuar në Radio “Viktoria”, në
Televizioni e pavarur “Vali” në gazetën “Bashkimi”, në gazetën javore “Fokus”
që botohet në Prishtinë, në gazetën javore “Perspektiva” në Preshevë, në veb
faqen elektronike “Zemra Shqiptare” në Londër. Pezazhi jetës së Demir Krasniqit
nuk është aristokratik. Kënga popullore më thotë Demiri, është këngë e
betejave, këngë e klithmave dhe kushtrimit, këngë e plumbit dhe plagës, dhe më
e bukura e këngëve të dashurisë.