Faleminderit
Hasan & Lajde Blakaj: Heroi Xhemajl Fetahaj
E hene, 26.08.2013, 08:58 PM
Heroi Xhemajl Fetahaj - faktor i unifikimit kombëtar para dhe gjatë luftës
Nga
Hasan dhe Lajde Blakaj
Ti përkujtosh ngjarjet për shumë e shumë kohë më parë kur jemi
njohur me Xhemajl Fetahun nuk është edhe aq
lehtë. Tashmë kanë kaluar vite të tëra dhe natyrisht që kam pritur që
dikush nga ata që e kanë profesion dhe dinë të shkruajnë do ta përkujtojë këtë
figurë emblematike të kombit tonë shumë më mirë se sa unë që kam profesionin e
mjekut. Gjithmonë kisha frikë se mos po gabojë po shkrova diç për Xhemen e Met
Fetahajt sepse atë nuk e pashë asnjëherë të rendomë si ne, por gjithmonë të
madhërishëm në çështjen kombëtare. U bënë ca artikuj rreth
veprës tij madhore gjatë luftës por jo aq sa duhej dhe sa e meritonte. Tani së voni doli një libër për Xhemajl
Fetahun që vërtetë më gëzojë shumë jo vetëm mua por të gjithë ata që e kanë
njohur Xhemen nga afër. Unë do mundohem sa më thjeshtë që është mundur ta
kujtojë këtë figurë jo për ato që janë thënë dhe shkruar, por do ndalem më
shumë në rolin që, Xhemajl Fetahaj i kishte caktuar vetës si faktor i
unifikimit kombëtar para dhe gjatë luftës.
Xhemajl Fetahaj lindi nga
prindërit Metë dhe Hale Fetahaj nga Raushiqi i Pejës si fëmijë ndër shumë
vëllezër plot gjashtë vëllezër dhe një motër. Si familje e kamur dhe më tradita
të larta patriotike Xhemajli do të edukohet në frymën më të mirë të mundshme.
Meten babanë e Xhemës bashkë më vëllezërit i kemi njohur që nga afër sepse i
kemi miq shtëpie. Por fillet e njohjes nuk janë këtu, janë fille shumë më të
hershme atje në vitet tetëdhjeta të lëvizjeve të mëdha studentore. Nuk kishte
sesi të dilte Xhema i pa frymëzuar dhe tjetër djalë nga këta prindër aq të mirë
dhe të dashur. Metë Fetahaj një burrë që ta kishte ënda ta shihje për
fizionominë e tij shqiptare më plisin e ti të bardhë si bora, shumë herë do të
merrte malli të rrije më te dhe të ndërroje dy tri llafe burrash më plot maturi
e dashuri vëllazërore. Këtë e pohon edhe babai im, kur pushtuesi serb ua kishte
djegur shtëpinë dhe
a.
Pra për shkaqe hasmërie po mbylleshin shumë familje brenda
katër muresh dhe po krijohej situatë
potenciale për hakmarrje.
b.
c.
d.
e.
Pushteti serb po financonte shuma të mëdha parash për
ndërtimin e Xhamive dhe mundohej më çdo kusht që hoxhallarët të hapnin mejtepe
në mënyrë që nxënësit në shkolla të pakësoheshin sa më shumë, dhe në të njëjtën
kohë ta ç’vendoste vëmendjen ke feja.
f.
Pushteti Jugosllav do ti gjente të përshtatshmit,
shqiptarët e “ndershëm” që atyre u konvenonte ti emëronte në vende udhëheqëse
si në shkolla, institucione politike, ekonomike etj etj dhe ti mbante nen
kontroll.
g.
Do ta sanksiononte punësimin e intelektualëve të
mirëfilltë, dhe ishte gati i pamundshëm punësimi edhe i atyre qe s’kishin të
bënin fare më politikë pa pëlqimin e përshtatshmërisë politike nga strukturat
përkatëse shtetërore për përshtatshmëri politike.
h. Do ti izolonte intelektualët e mirëfilltë me kohë të pa caktuar izolimi sa herë që do vinte në Kosovë satrapi gjakpirës Tito apo ndonjë funksionar i lart serb.
Këto që i ceka më lartë janë vetëm disa të këqija nga një numër i pa fund të këqijave që pushteti serbosllav okupues ushtronte mbi shqiptarët e pa mbrojtur nga askush dhe të lënë në mëshirën e fatit. Andaj duhej dikush të ndërmerrte diçka. Duke e parë gjendjen e tillë shtypëse, diskriminuese, dhunuese dhe vrasëse do të ngrihen në këmbë lëvizja studentore dhe ajo shkollore për ti kërkuar të drejtat e tyre mese legjitime. Pra edhe Xhema i përkiste kësaj rinie dhe kësaj lëvizjeje që vuante të këqijat e këtij pushteti se bashku me popullin.
Andaj, edhe pse shumë i ri Xhema i kishte kuptuar këto marifete të
këtij pushteti dhe në rastet e para të bisedës aty ku kishte besim i shfaqte
hapur dhe pa ngurrim pakënaqësitë e veta të drejta. Lidhja jonë më Xhemen ishte
e natyrshme nëpërmes tezakut tim Ali Bajraktarit nxënës i të njëjtës shkollë në
Pejë, që ishte nga Radavci aktivist dhe i burgosur i më vonshëm politik bashkë
më grupin e tij të Pejës. Ajo lidhje ishte njohëse por jo shumë e drejtpërdrejt
gjerë pas mbarimit të burgut kur do të banojmë së bashku në Prishtinë kur edhe
do ta njoh nga afër Xhemajl Fetahun. Aksionet tona për kohen, në shkrimin e
parullave demaskimin e horrave aktivist
serbosllav si Bajram Vuthi, Djali i Ruzhës njeriu më i rrezikshëm i asaj ane,
Sahit Zatriqi e shumë Zatriqa të tjerë ishin sa të efektshme po aq të bujshme.
Ato dallonin tashmë nga parullat e mëparshme edhe nga cilësia po ashtu edhe
madhësia. Në Pejë Xhema trim e sy pa trembur në rrugët kryesore për Mitrovicë
dhe Gjakovë do ua stolisë më parulla në rrugë dhe të varura në largpërçues të
rrymës që kishin diku madhësinë gjerë në 200 metra, dhe jo vetëm një herë. Rrugës
për në Rozhajë Ali Bajraktari më grupin e tij nuk do ua lë gjë mangut atyre të
Xhemës më shokë asaj rruge gjarpërore më
kthesa të shumta duke i dhënë fund më një aq të madhe
***Duke parë që pushteti serbosllav ndërmori aksion të gjerë
burgosjesh në Vrellë dhe rrethinë biseduam me grupin ç`far të bëjmë. Erdhëm në
konkludim që të pranojmë autorësinë e këtyre veprave në mënyrë që të mos
torturoheshin të tjerët por se pari
duhej të konsultoheshim më shumë herë të burgosurin politik dhe veprimtarin e
palodhshëm të e kësaj ane z. Idriz Dakaj,
familjar i Smajlit që fare nuk ishte në dijeni të veprës. Vajtja ime dhe
Smajlit të Idrizi në Prishtinë pikërisht në rrugën e Bledit ishte fat për ne,
dhe do na shtonte kurajën edhe më shumë, ngase veprimet do të intensifikoheshin
energjikisht në demaskimin e aktivistëve të LKJ që qarkullonin si hienat fshat
me fshat. Pasi i treguam për ngjarjen Xha Idrizi do na përgjigjet kështu:
tekstualisht “po mirë nëse e keni vendosur të pranoni autorësinë e veprës, ju admiroj për trimërinë që keni, dhe
qeshi, por a do i lirojnë nga burgu ata që i kanë
burgosur ”? Dhe shumë shpejt përgjigjet prapë vet! Unë them qe nuk do i lirojnë
as ata e as ju po u lajmëruat. Do ju bashkojnë si grup edhe më të madh, dhe
dënimet do të jenë marramendëse për të gjithë ju. Përvoja e tij shumë vjeçare
në aktivitetin ilegal, burgosjet e shumta dhe vizioni këshillëdhënës i veprimit ilegal se si të
veprojmë në të ardhmen ishte mase e nevojshme për ne si të rij që ishim. Ai
mendonte, edhe nëse i rrahin nga pak ata që i kishin marr në burg në fund do ti
lirojnë sepse nuk marrin gjë të rëndësishme nga ata. Dhe vërtetë ashtu doli. I
liruan që të gjithë në mënyrë të kohëpaskohshme në intervale të ndryshme kohe.
Kurse ne vazhduam aktivitetin tonë të më vonshëm që mendojë se nuk e ka vendin
të flitet më shumë për te, kur flitet tani për Xhemajl Fetahun. Vlen të ceket
se këto parulla jo që ishin vetëm të
jashtëzakonshme për kohën e pa pritur dhe komunën e Istogut por edhe për
atë që një gjë të tillë nuk e kishin pritur as strukturat udhëheqëse jugosllave
të asaj ane. Thjeshtë duke menduar që kishte shumë serb në atë komunë dhe ishin
të pa mundura veprimet e tilla. Lartësia e parullës në një vend shkëmbi aq të
lartë dhe delikat më pamje aq impozante do të shndriste në largësi gjerë në
Istog, Banjë dhe në dalje të Gurrakocit rrugës për në Klinë. Ajo u realizua
natën, kah ora 2 e natës vetëm në dritën e hënës, Smajli duke e mbajtur një
shkallë shumë të gjatë e unë duke e shkruar në një lartësi disa metrash që
vërtetë ishte vështirë jo vetëm për ta shkruar por edhe për tu ngjitur. Prandaj
edhe qëndrojë aq gjatë në pa mundësi për ta hequr. Ushtri dhe polici e mbulojë
fshatin gjerë më tanke dhe qenë të dresuar por ne kishim marr masat paraprake
më të gjitha masat mbrojtëse për gjurmë të gishtërinjve më dorëza e rroba që i
dogjëm porsa u krye aksioni ynë. Esenca nuk qëndron as në mburrje e as për t´u
treguar sepse për këtë kemi pasur kohë ta tregonim që 30 vite po të donim, por qëndron në atë sa koordinim kishin grupet
tona më grupin e Xhemajl Fetahut edhe pse nuk kishim kontakte aq të shpeshta.
Xhema do të vazhdojë aksion pas aksioni për një kohë të gjatë gjersa do të bie
në burg bashkë më vëllanë e tij Demen
dhe më shumë shokë të ti të idealit. Si i ri që ishte Xhema do të dënohet 6
vite burg të rëndë bashkë më shokët grupit. Nuk ishte fare e vështirë në atë kohë
të dënoheshe për bashkim grupi, apo ”kundërrevolucionar”
prandaj edhe Xhemen e ri e dënuan më të njëjtin motivacion. Kështu do ta
përshkruante Xhemen një bashkëveprimtar, dhe bashkëburgaxhi në burgun e Pejës
”Me Xhemajl Metën pata fatin të jem në një dhomë burgu për rreth
19 (nëntëmbëdhjetë) muaj. Vepra për të cilën ishte në burg Xhema me shokë ishte
e ngjashme me veprat tjera “kundërrevolucionare” të grupeve ilegale të asaj
kohe. Dallonte “kokëfortësia” e anëtarëve të këtij grupi ilegal”. Skënder
Berisha
“Xhema përfaqësonte dhe jetonte përvojën stërgjyshore të
rezistencës ndaj armikut shekullor, nga fillet e ardhjes së rajës në Rrafshin e
Dukagjinit, jetonte traditën më të pastër e më përfaqësuese të shqiptarit të
shtypur ndër shekuj të gatshëm të sakrifikohej për të drejtën duke mos kursyer asnjëherë
as jetën e vet. Shkurt, tiparet e Xhemës ishin mostër e dinjitetit, urtësisë
dhe vendosmërisë nacionale”. Xhema, pas kaq vitesh, në mendjen time mbetet po
ai i ditës së parë të takimit. I sinqertë, i drejtë, i vendosur dhe trim i
pashoq.
“Në burg erdhi i mësuar, bartte barrën e përvojës më të shkëlqyer
të një pjesëtari të familjes së nderuar Fetahaj në Dukagjin e më gjerë. Leximin
e kishte pasion, mësonte italisht dhe mes tjerash praktikonim vallëzimin e
kohëpaskohshëm që na mësonte shoku ynë i idealit Enver Avdiaj i Sinesë.
Në dhomë kishim shumë shokë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, si
Fatmir Grajçevcin, Sheremet Pantinën, Hysen Kryeziun, Hasan Bushatin, Afrim
Dedën, Haxhi Haxhiun, Milazim Mavraj, Hazir Lulajn, Xhafer Mulliqin, Dibran
Rexhen e shumë shokë tjerë” Skënder Berisha
Prandaj nuk ishte e rastit kur shumë nga këta djem do ti gjejmë më vonë të rreshtuar në radhët e para UÇK-së duke dhenë edhe jetën për çlirimin definitiv të Kosovës./HB
Pajtimi i gjaqeve vlera më unike për unifikimin e kombit
Ç´fare roli luajti Xhemajl Fetahaj në pajtimin e gjaqeve
“Falë të qoftë gjaku, kombi im”. E unë them: “A ka gjë më të
madhërishme mbi tokë se kjo,
i bekuari populli im, që edhe në ditët e sotme për këtë komb të vogël është i vetmi shpëtim”.
Shumë herë dhe në kohë të ndryshme ka pasur lëvizje të tilla për pajtimin e gjaqeve por jo asnjëherë kaq
lëvizje masive si kjo e fundit vitit 90-të të Verrat e Llukës. Pra ishte
lëvizja e Islihatit në kohë të ndryshme që edhe nuk do ndalem shumë për te
ngase nuk e njoh mirë atë temë. Pse u bë pikërisht mu tani kjo lëvizje dhe kush
e parapriu ketë ide?
E cekem edhe më lart populli jonë kishte ngatërresa të pa fundme
të natyrave të ndryshme që në një formë apo një tjetër i kishte futur në zgrip
pushteti serbosllav. Në pamundësi zgjidhje të këtyre ngatërresave më anë
juridike të qëllimshme, dhe në mungesë vullneti për ti zgjidhur këto probleme
nga ky shtet i qelbur, krijoheshin konflikte të pa imagjinuara vëllavrasjesh.
Burgjet e Jugosllavisë ishin përplot shqiptarë që dergjeshin në to, më qindra e
mijëra, duke e ndërprerë çdo zhvillim familjar në njërën anë, dhe duke shtuar
hasmërinë në anën tjetër, mes familjeve shqiptare. Iniciatori largpamës Xhemajl
Fetahaj do të shohë rrezikun permanent armiqësor te ushqyer me decenie mes
familjeve më në zë të traditës, sidomos atyre që kishin më shumë anëtar familje. Rreziqet ishin të
mëdha sa më të mëdha do të ishin familjet dhe se pasojat ishin shumë fish më të
rënda në aspekte të ndryshme të zhvillimit si edukativ po aq arsimor ngase të
rinjtë e këtyre familjeve e sidomos djemve dhe vajzave qe nuk do të mund të
vazhdonin shkollimin. Hiç më e lehtë në këtë pikëpamje nuk do të qëndronin as
familjet të tjera që kishin vajzat e rritura për shkollim universitar edhe ato
do të ndaleshin në shtëpi nga frika se mos po u ndodhë ndonjë gjë e pa këndshme
po të ishin jashtë shtëpie. Pra varfëria e skajshme, gjysmë analfabetizmi dhe
analfabetizmi kishte lëshuar rrënjë në shumë familje shqiptare. Të gjitha këto bëheshin
në mënyrën më të sofistikuar nga shteti jugosllav duke u munduar që më
çdo kusht ta gjunjëzonin këtë popull të shumëvuajtur më shekuj. Këto armiqësi
nga pjesa më ndritshme e burgosurve politik shiheshin si pengesë për unitetin e
popullit tonë që ti rezistojmë serbve më fuqishëm dhe në mënyrë më të
drejtpërdrejt. Madje, këto ngatërresa shiheshin si suksese të pushtetit serb
për të na mbajtur më gjatë nën okupim. Këta pishtar të ndërgjegjes
politike ishin të bindur se populli shqiptar nuk guxon të
harxhoj energji kundër njëri tjetrit,
sepse përpara nesh kishim pushtuesin më barbar që kishte njohur historia me
gjithë ushtrinë e tij vrastare. Andaj duhej të ndërmerrej diç. Duhej të dilte
një shkëndijë drite që do të përhapej më shpejtësi marramendëse duke i parapri
pajtimit të gjaqeve që shpejt do të bëhej lëvizje gjithë popullore. Duke pasur
parasysh që pa u mbyllur një herë e mirë
këto plagë që kullonin gjak nuk mund të bëhej unifikimi i kombit për një
të ardhme që do ti paraprinte çlirimit nacional duhej medoemos të krijohej një
lëvizje siç ishte ajo e pajtimit të gjaqeve. Pra më ketë lëvizje Kosova po shëronte plagët e veta shekullore e
sidomos dekadat e fundit, që të rilindin më vonë forcat e saja drejt fitoreve
të mëdha. Prandaj Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, nuk mund të paramendohet pa
emrin e të madhit Anton Qetta babait të pajtimeve të gjaqeve dhe nismëtarit
Xhemajl Fetahaj. Ai ishte iniciatori i parë i kësaj lëvizje që i kishte vënë
vetes për detyrë që në burg ti pajtojë dy familje të hasmëruara në fshatin e
tij. Këtu mund të shohim largpamësinë e Xhemës për unifikimin e kombit
që në thelb ka të ardhmen e ndritshme të pajtimit gjithëkombëtar. Thënia e ti e
bujshme shokëve te burgut në pranverën e viti 1983, se unë nuk kam me i thanë
vetës Xhemajl Fetahaj po si pajtova Buqollët jo që ishte dashamirëse dhe me
plot kuptim por ishte tepër largpamëse dhe vizionare për kohën. “Puna e parë që
kam me ba mbas burgut, Buqollët kam me i pajtue!!!. “Xhema nuk e kishte thënë
këtë premtim si ndonjë shpikje të re, por i shtyrë nga dashuria për
bashkëfshatarët e popullin e vet që nga puna dhe kamja ishin kthyer në shtëpi
të mbyllura. Xhema kishte dhënë një premtim: Duhet patjetër ta ndalim
vëllavrasjen. Kjo mbase do të ishte barra e vazhdueshme e Xhemës ngase në
Burgun e Pejës, vuante dënimin edhe pjesëtari i Buçollve të Raushiqit, të cilin
e shihnim shpesh, të implikuar në tragjedi. Ai i njihte edhe mundësitë dhe
dashuria e tij për popullin dhe kombin ishte e pakufishme, e pamatshme dhe
papërshkrueshme”. Skënder Berisha bashkëvuajtës i Xhemës në burgun e Pejës.
Fjalët e tij do të bëjnë jehonë jo vetëm të shokët e burgut por të
të gjithë të rinjtë që në mënyrën më të mirë të mundshme do ti bashkëngjiten
kësaj lëvizje kombëtare. Xhema do ti mbajë plotë 4 vite e gjusmë burg të rënd
në burgjet serbe dhe si burrë që ishte do ta mbaj edhe fjalën e dhënë para
shokëve në burgun e Pejës. Një ditë të bukur pranvere vajta të Metë Fetahaj.
Vajta në punëtori të vëllezërit e Xhemës dhe pyeta për te. Më të qeshur Fazliu
më tha që ende është fjetur dhe shko e
prishja gjumin në shtëpinë e re që ende s´ishte përfunduar e tëra se
ndërtuari. Aty do ta takojë Xhemen që porsa ishte zgjuar nga gjumi edhe pse
ishte bërë shumë vonë. Ai kishte një çifteli në dorë dhe mundohej të luante
ndonjë melodi ashtu fillestare. Ku je Xhemë i thash po shoh që po dashke të ja
marrësh bukën Bajrush Dodës.
Qeshem të dytë më ëndje gjersa erdhi edhe Xhevati vëllai i tij
duke na shërbyer më nga një lëng frutash. Xhema tashme pas daljes nga burgu më
dukej edhe shumë më i bukur edhe shumë më i pjekur. Më dukej që rrezatonte, sa
tërë kohës ja kisha lakmi. Më dukej aq vital aq i shëndetshëm dhe befasohesha
më shëndetin e tij që edhe pas 4.6 viteve burg të rëndë në burgjet serbe mbante
shëndet aq të mirë. Më tregojë për burgun për Demen vëllanë e tij bashkëburgagji
dhe për shokët duke përfunduar se burgu për burra është. Thjeshtë ishte modest
në tregim i matur dhe shumë energjik për të vepruar prapë në të ardhmen. Më
pyeti për familjen dhe për vëllanë tim që e kishte dhëndër duke vazhduar pa
humbur kohë për çështjet që e preokuponin gjithmonë. Ai më tregojë edhe për
premtimin e dhenë në burg që më vonë do të bëhet realitet vetëm falë
iniciativës se Xhemajl Fetahajt. Pra familja e parë e pajtuar në nismën e
Pajtimit gjaqeve në Kosovë ishte familja e Buqollëve në Raushiq të Pejës. Sa
qelë e mbyll sytë një armatë e tërë do i bashkëngjitët kësaj lëvizje mbarë
kombëtare më në krye të madhin e kombit prof
Dr Anton Qetta. Pra tashmë kjo lëvizje kishte fituar dimensionin edhe
intelektual nga fytyrat më eminente të Kombit si Anton Qeta, Dom Lush Gjergji,
Zekeria Cana, Mark Krasniqi, Agim Gashi e shumë e shumë njerëz të tjerë patriot
të dëshmuar kombëtarisht. Rinia studentore dhe plaku i mençur Anton Qetta do të
arrin të pajtojnë më qindra e qindra familje shqiptare që thjeshtë populli do
të jetë i shokuar sa shumë gjaqe dhe ngatërresa kishte pasur dhe nuk i kishte
ditur. Tani po afrohej ora e madhe e pajtimit kombëtar që do të hy në histori
për të qëndruar aty ku gjithmonë e ka vendin. që do e falnin
gjakun sot do futeshin në përjetësi historie. Dhembja e tyre do të jetë e
madhe por diçka më e madhe më fortë do ti shty këto zemra të e marrin këtë
vendim sublim. Masa e popullit priste hapjen e tubimit. Si rastësisht u
gjenda mu afër binës dhe shikoja më admirim Prof. Anton Qeten. Ai qëndronte në
mes i qetë dhe madhështor mu ashtu si lisi qe i kishte qëndruar furtunave të
veriut sa herë që vinin shtrëngatat dimërore. Rreth e përqark masës se popullit
të tubuar shiheshin helmetat e ushtrisë serbe me makinerinë e tyre vrastare.
Ata qëndronin ulur mbi tanket dhe autoblindat e tyre gati për të shtirë në
masë. Fytyrat dyll të zverdhura te këtyre gjakpirësve tregonin hapur urrejtjen
që kishin ndaj popullit shqiptar. Zekeria Cana ishte aty duke përmbajtur masën
ndaj provokimeve serbe që të mos e prishin këtë eveniment historik. Frika e
masës tash më nuk ekzistonte, ajo kishte marr krejt një dimension tjetër, atë
të veprimit. Jo tanket serbe por as zoti i tyre tani nuk mund ta ndalonte këtë
tubim të përmasave kombëtare. Gjersa po prisnim hapjen e tubimit u çfarë nga
larg një flamur kombëtar që ngrihej shumë më lartë së flamujt të tjerë dhe
vinte drejt podiumit. Atë flamur kush do ta mbajë tjetër përpos Xhemajl
Fetahaj. Bukurinë e këtij djali shqiptar e stoliste mahnitshëm kostumi kombëtar
dhe dy vajzat që e përcillnin anash më veshjen kombëtare dukagjinase.
Hapi i tij i rënd dhe pamja e ti madhështore ti kujtonte Gegët e
Homerit. Edhe pse ishim shumë të afërt i kisha zili për atë pamje aq impozante
dhe qëndrim burrëror. Por kush mund ta zinte vendin e Xhemal Fetahut?! Jo, jo
askush përpos ati që ishte vetja e tij që ishte ai vet.
Roli unifikues i Xhemajl Fetahajt gjat luftës në luftë për liri
Përpos miqësisë sonë familjare më martesën e motrës se Xhemës
Hatixhes më vëllanë tim Halitin kishte edhe diçka më të fuqishme në raportet
n´mes nesh, e ai ishte ideali që peshonte më rënd se shumëçka tjetër. Xhema do
të regjistrohet në fakultetin Filozofik në degën e historisë. Meqë unë i kisha
përfunduar ligjëratat në fak. e Mjekësisë shkoja kohë pas kohe për provime dhe
qëndroja ke Xhemajli dhe Hamdi Dinaj. Net dhe ditë të tëra ishim së bashku duke
mësuar dhe biseduar. Banonim bashkë më dajën e tij Hamdi Dinaj tani ing. i
Ndërtimtarisë. Xhema punonte shumë sa e zinte mëngjesi duke punuar. Të gjithë
dashurinë dhe energjinë ja kushtonte vetëm aktivitetit politik. Lidhja e ti më
shokët në perëndim dhe aktivistet e çështjes kombëtare në Kosovë e bënin atë
edhe më joshës dhe vetëmohues në punën e tij liridashëse. Aktiviteti i tij në
ilegalitet filloj të rrezikohej. Shpesh e këshillonim të kishte kujdes më të
madh por Xhema as që dëgjonte. Ishte vera dhe unë kisha vajtur në shtëpi duke u
marr më punët e përditshme rreth bujqësisë. Një ditë, aty nga mezi i ditës më
lëshojnë zë nga shtëpia se më kërkojnë dy djem të rij. Vi në shtëpi dhe shoh dy
shokë të Xhemës dhe të vëllait tim që studionin bashkë në Makineri fak. Teknik,
Hamdi Malushaj një shok ideali i pa ndarë i Xhemës dhe Naim Mahmutaj. Thënë të
drejtën u frikova shumë se çfarë kishte ndodhur sepse në pikë të verës në
mesditë rrallë kush vjen për të mirë nga se ishte vlug pune. Menjëherë më shkoj
mëndja të vëllai im Saliu dhe Negji vëllai i Hamdiut sepse s´kishte një javë që
ishte burgosur Osman Zogaj shok i tyre kurse këta të dy edhe pse kishin qenë
bashkë më Osmanin ju kishin ikur nder duar policisë në demonstrata. U
përshëndetëm dhe më kujdes fillova të di qëllimin e ardhjes të këtyre shokëve.
Hamdiu si gjithherë më hokat e ti të bënte për të qeshur edhe aty bëri ca
shaka. Kurse Naimi e preu shkurt duke më thënë se Xhema ishte rrezikuar
seriozisht për burgosje të dytë. Pra ai ishte zbuluar. E halli thash unë, ku
është Xhema tani. Ai është në një vend të sigurt, për momentin në shtëpinë time por keni të fala nga Xhema
nëse keni ndonjë pasaportë Jugosllave ti apo dikush tjetër. Unë u shtanga, po i
thash unë do t´ja siguroja por Xhema e di që unë nuk kam kërkuar kurrë
pasaportë Jug. për shkak frikës se gjurmëve të gishtave bile as kartë
identiteti nuk kam. Mu kujtua befas pasaporta e vëllait tim Salihut që përkonte
i të njëjtës moshë me Xhemen. Prit pak thash dhe shpejt vrapova dhe mora
pasaportën e vëllait Salihut pa e pyetur fare dhe ja lëshova në dorë Hamdiut.
Hamdiu më të qeshur më tha: “heu çka për të mbytur Sala për këtë pasaportë”.
Qeshem të gjithë dhe mbeta më shpresë që Xhema të kalojë kufirin pa probleme.
Përshtatjen e pasaportës dhe fotos e
rregulluan shokët e Hamdiut, dhe pas shumë peripecive Xhema arriti të largohet
në Gjermani. Për aktivitetin e Xhemës në Gjermani tashmë dihet dhe besoj që nuk
kam nevojë ta përsërisë edhe njëherë. Ai ishte gjithmonë aty ku e kërkonte
nevoja. Në demonstrata, në peticione në mbledhje të ndihmave për UÇK-në dhe më
në fund përgjegjës për mobilizim për luftën e Kosovës në Gjermani po ashtu si
ishte Mustafë Bajramaj dhe autori i këtyre rreshtave për Shtetet Nordike.
Hamdi Malushaj bashkëveprimtar i Xhemës në Kosovë, Mustafë
Bajramaj më shokë të burgosur politik shumë vjeçar jo vetëm që bënë organizimin
e mobilizimit në Shtetet Nordike por ishin pjesëmarrës të orëve të para të
luftës se shumë betejave të Kosovës. Përpos organizimit së bashku më Mustafen
pata rastin të udhëtojmë edhe më vullnetarët për luftë dhe ta ndajë ndjesinë e
adhurimit për këtë djalë që i rrihte zemra vetëm shqip. Një adhurim të
jashtëzakonshëm e kisha gjatë udhëtimit edhe për Murtez Pepaj bashkëluftëtar i
Mustafës. Ndjenjat nuk mund të përshkruhen më fjalë kur i takuam vullnetarët e
Zvicrës më aktivistin e devotshëm Mehmet Bislimin, Austrisë, Finlandës
Gjermanisë si dhe të SHBA. Rreshtimi dhe komandimi i këtyre djemve të ri në
Durrës që ishin më qindra e qindra dhe që kishin lënë çdo gjë të mirë në
perëndim, edhe më të dashurit e tyre na bëri Mehmetin dhe mua që rrinim para
tyre të shkreheshim në lot. Disa nga ata nuk i pamë më kurrë por kujtimi për ta
nuk do të zbehet në asnjë çast të jetës sonë. Në mbrëmje takova Xhevatin
vëllanë e Xhemajlit dhe mu bë e mundur të flas nga shtabi i grumbullimit në
Durrës, edhe më Xhemen nga kufiri ShqiptaroShqiptar. Prej vitit 1993 e gjerë
kur ka rënë dëshmor Xhemal Fetahaj kishim komunikim të vazhdueshëm familjar por
edhe për shumë tema të mundshme të organizimit. Vetëm një natë më parë kishim
biseduar më Xhemen para se të shkonte në luftë se bashku më Nasim Haradinaj dhe
Frashër Osekun. Kur flasim për Xhemajl Fetahaj dëshmor nuk mund assesi ta
ndash a mënjanosh Hamdi Malushaj dhe Ahmet Mahmutaj
sepse para lufta dhe lufta i gjeti bashkë dhe vetëm fati i ndau
dhe i la të vetëm.
Xhema nuk mundi të qëndroj pa i rrokur armët edhe pse kishte
punuar aq shumë gjatë gjithë jetës se tij. Ai e kishte për dëshirë të thoshte:
“Me qitë pushkën maje krahut e me ja mësy Kosovës”. Për Xhemen flet vepra e tij
vërtetë prej heroi flasin shokët e tij më admirim flasin alpet shqiptare se
çfarë burri ishte ai kur i mbrojti më aq krenari. Se sa largpamës në pikëpamje
fetare dhe sa unifikues ne luftë ishte Xhemajl Fetahaj tregon me se miri rasti
i përzgjedhjes se njësitit Delta. Anëtarët e këtij formacioni ishin nga pjesë
të ndryshme të tokave shqiptare dhe mërgimi. Lëshoja një sy emrave të këtij
njësiti dhe nuk ke nevojë për shpjegim në përbërje të tij. Anton Çuni FK
“Delta” komandanti BDV dhe Xhemajl Fetahu zëvendëskomandant i këtij njësiti.
Pra i cilës vi ishte Xhema?.
…”Karakteristikë e veçantë e luftëtarëve në Koshare është se në këto pozicione do të marrin pjesë aktive një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke filluar nga shqiptarët në SHBA, Suedi, Angli, Holandë, Zvicër, Gjermani, Turqi, Bosnja, Sllovenia, dhe gjithsesi shqiptarët nga shteti amë, Shqipëria, pastaj nga Mali i Zi, e në veçanti pjesëmarrja e ushtarëve shqiptarëve nga Maqedonia, përpos që prindërit e tyre pritën dhe strehuan në mënyrë më vëllazërore prindit tanë, ata do të aktivizohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare… Bahri M. Gashi
Krijimi i Deltas dhe udhëheqja
***”Për
eprorin e dalluar dhe ushtarakun Anton Quni, dimensionet e të cilit
arrinin nivele të shumëfishta të përgjegjësive në sistemin komandues dhe në
majën e hierarkisë së formacioneve të GO3-shit, para dhe gjatë luftës në
Koshare, disa nga rolet udhëheqëse- komanduese të Anton Qunit janë: Fillimisht
themelimi i Kompanisë Diversanto-Vëzhguese më 12 korrik 1998, komandant i së
cilës kompani ishte Quni. Pas rënies heroike dhe pavdekësisë së dëshmorit dhe
kryeshefit të shtabit të GO3-shit Agim Ramadanit, Anton Quni emërohet në këtë
detyrë të kryeshefit të shtabit, tani brigada138 “Agim Ramadani”. Në këtë fazë
pas ritransformimit të BDV-së në forcat komando “DELTA”, përsëri riemërohet
komandant i forcave speciale komando “DELTA”. Dhe së fundi para së gjithash
Anton Quni ishte bashkideatorë dhe bashkëprojektues i planit operativ
për thyerjen e kufirit së bashku me kryearkitektin e planit,
dëshmorin Agim Ramadani, dëshmorin Sali Çekaj, si dhe komandantin e GO-3 –
br.138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha dhe oficerë të tjerë në Komandën e
Përparuar. Në strukturat komanduese të njësive ushtarake në luftën e Koshares
ka ekzistuar edhe forma e avancimit drejt hierarkisë me qëllim të funksionimit
të këtij sistemi dhe realizimit sa më të efektshëm në misionet luftarake në
Koshare. Në udhëheqjen e forcave komando “DELTA” përpos komandantit Anton
Qunin, në periudhën e fillimit të fazës së parë të operacioneve në Koshare,
emërohet zv.komandant i këtyre forcave ushtaraku dhe tani dëshmori i kombit
Xhemajl Fetahu. Pas marrjes së detyrës si zëvendës komandant, Xhemajl Fetahu
luajti një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit luftarak, në
riorganizimin dhe ripozicionimin e mëtutjeshëm të forcave “DELTA” me qëllim të
avancimit dhe efikasitetit akoma më të madh në luftimet e drejtpërdrejta
frontale të Koshares. Gjithashtu vlen të theksohet se në mesin e
ushtarëve gjithnjë e më shumë ndihej besimi dhe kuraja për luftë edhe më
energjike kur gjendej në mesin e luftëtarëve komandanti Xhemajl Fetahu, tani
dëshmorë në altarin e lirisë. Ai iu jepte vullnet të pa kompromis
luftëtarëve duke u sqaruar atyre rëndësinë e luftës dhe njëkohësisht me
aftësitë e tija organizuese ushtarake për aksione dhe sulme kundër armikut u
dëshmua strateg i vërtetë. Duke qenë i bindur se liria për popullin e tij nuk
fitohet pa gjak, pikërisht më 31 maj ‘99 në pozicionet e C/2-shit, pas një
serie aksionesh të sinkronizuara dhe të pandalshme në mes të UÇK-së dhe forcave
armike serbe, si dhe duke u treguar i vendosur kundër pushtuesit dhe i
pathyeshëm me orë të tëra, Xhemajl Fetahu së bashku me Milazim Shalën flijohen për
të mos vdekur kurrë.
Tani
trupi i tij i qetë prehet së bashku edhe me të gjithë dëshmorët e tjerë në
varrezat martire të Koshares nën hijen e alpeve shqiptare dhe aromën e këndshme
të dëshmorëve në përjetësi. Pas flijimit heroik, pavdekësisë së dëshmorit dhe
komandantit Xhamajl Fetahut, detyrën komanduese të zv.komandantit të “DELTAVE”
do ta marr Ibish Mazreku një komandues dhe luftëtarë me përvojë nga lufta e
Anadrinisë. Këtë detyrë të rëndësishme si zv.komandant Ibish Mazreku arriti ta
realizoj fillimisht duke bërë përpjekje për të tejkaluar dhembjet e mëdha për
eprorin, tani dëshmor Xhemajl Fetahun dhe duke vazhduar ta dërgoj amanetin e
tij dhe të gjithë dëshmorëve të luftës për çlirimin e atdheut deri në fund. Në kuadër të
strukturimit dhe sistemimit të niveleve më të ulëta udhëheqëse në hierarkinë e
komandimit dhe për një efikasitet më të lartë të Forcave komando “Delta”,
detyrat ushtarake do të ndahen edhe në këto nivele të komandimit si në kompani
dhe togje. Komanduesit e togjeve dhe të kompanive në Forcat komando “Delta”
ishin edhe këta luftëtarë si: Shadan Dula, Kasim Uka dëshmor, pastaj luftëtarët
Xhavit Berisha, Cenë Aliqkaj, Naim Dashaj, Fatos Salihu, Sylejman Jashareviq,
Nik Frroku etj.
Karakteristikë
tjetër e forcave komando “DELTA” ishte edhe paraqitja e tyre komplete si
efektiv, duke arritur të mbajnë në kontinuitet efektet vepruese dhe unike si
pjesë elite të tërësisë së brigadës deri në fund të luftës. Në altar
Në
radhët e efektivit të forcave “DELTA” në luftën e Koshares dhe në betejat e saj
janë plagosur një numër i madh i këtyre trupave, si dhe në altarin e lirisë
kanë vulosur pavdekësinë dëshmorët si: Kasim Uka, Ali Ivaja, Nikollë Doda,
Besim Nuka, Milazim Shala si dhe komandanti Xhemajl Fetahu. Nëse lufta e UÇK-së
në thyerjen e kufirit të Koshares arriti kulmin e suksesit të kësaj ushtrie
çlirimtare, atëherë natyrisht se edhe BDV-ja apo FKD-ja nën udhëheqjen ritmike
të komandantit të shquar Anton Qunit, do të konsiderohet si pjesa më e ndritur
në kuptimin e tërësisë, efikasitetit dhe koherencës në brigadën 138 “Agim
Ramadani” në luftën e Koshares. Gjithsesi i tërë kontributi luftarak i
“DELTAVE” në bashkëveprim edhe me faktorët e tjerë ushtarak brenda formacioneve
të brigadës në luftën e Koshares dhe unitetin e pa kompromis të paparë ndonjëherë,
u arrit vetëm në saje të përpjekjeve relevante, maksimale dhe sakrificës
sublime të dëshmorëve që më mos të ekzistojë kufiri ndarës në mes të
shqiptarëve”… / Bahri M. Gashi
(Lavdia e përjetshtëshme i takon vetem dëshmorëve duke e përfunduar më një thenjë “Luften e bëjnë idealistet -atëdhetarët, kurse për luftën flasin politikanët”hb).