Faleminderit
Klajd Kapinova: Hane Sina (1928-2012)
E diele, 18.08.2013, 04:58 PM
Hane Sina (1928-2012)
dhe i biri gazetari Beqir Sina Ikona të kalvarit të vuajtjes
Nga Klajd Kapinova
Vuajtja, ka mbetur pa
shërim. Ajo ishte pjesë e jetës në familjen Sina, gjatë 5 dekadave të sistemit
komunist.
Refreni i zakonshëm
dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, përbuzje e fyerje
ekstreme, varfëri me bukë mjerimi, nënçmime
sistematike, dhunë psiqike e fizike të vijueshme, internime dhe mallkime
proletare, privim nga çdo e drejtë elementare
njerëzore, nëpërkëmbje deri në disa breza,…
Këto dhe shumë të
tjera, kanë qenë emëruesi i përbashkët, që e ka shoqëruar kalvarin e vuajtjeve
dhe stërmundimeve, familjen e moçme etnike
shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnjë, për ruajtjen dhe respektimin e
traditave me vlera tipike autoktone dibrane.
Këto ditë, në qytetin
Brooklyn, në shtetin e Neë York-ut, mbylli sytë, një prej grave më stoike të
kampeve të komunizmit, një nga nënat më fjalë ëmbël, më e thjeshta, modestja
deri në përvuajturi shembullore, mbas gjithë historisë plot dhimbje dhe plagë
të thella, që e ka shoqëruar pambarim ndër dekada, të pavdekshmen dhe të
paharruaren, për të gjithë në vendlindje dhe Amerikë, nënën e vuajtjeve Hane
Sina!
Por historia e
familjes së njohur të Dibrës së Madhe, zë fill tek drama, që përfshiu nënë
Hanën, kur ajo ishte ende fëmijë i brishtë.
Kështu nga burimet
historike dhe dokumentet e familjes Sina, mësojmë se në moshën 11-vjecare u vra
Haxhi Dishi, babai i vogëlushes (sikurse thuhet në Dibër për një “vijë uji”)
nga njeriu më i afërm i familjes (djali i axhës) babai i të cilit asokohe,
punonte si qarkkomandant xhandarmarie në Dibër të Madhe…
Vrasjen e babait të
Hanës, Beqir Sina e përjetoj rëndë, nga që e donte aq shumë, sa nuk ia falte
kërkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet në forcë, për burrat
shqiptarë të vërtetë, që dijnë të falin gjakun, mbi dhimbjen e thellë. Si
besnik që e kishte, më vonë e bëri mik shtëpie. Ky është një rast i rrallë, që
ka ndodhur deri më sot në krahinën e Dibrës së Madhe dhe botën shqiptare.
Një jetë mes vuajtjes
dhe mjerimit komunist
Hana, lindi më 18 maj
të vitit 1928, në katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi.
Sikurse kujton sot i
biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë Beqir
Sina (nënën Hana), në moshën 12-vjecare propoganda fashiste e dërgoi sëbashku
me një grup fëmijësh nga Dibra në Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa fëmijë të
tjerë, të familjeve të mëdha nga e gjithë Shqipëria. Këtë mirësi asokohe
fëmijës së zgjuar, ia bëri qarkkomandanti Beqir Sina, për të harruar ndoshta
edhe vrasjen e babait të saj...
Ngjarjet në vendlindje precipitojnë me shpëjtësi. Atje, komunistët,
përmes propagandës së gënjështrës, kishin arritur të trudhosin me bolshevizëm
të rinjtë dhe njerëz naiv, që nuk e njihnin fytyrën e zezë të proletarëve, që
ndryshe fliste dhe ndryshe vepronte.
Kjo u duk shumë qartë në Rusi, me triumfin e luftës civile ose sikurse
njihet si “revolucioni bolshevik”, ku, pushtetin e mori ideologu marksist
Lenini dhe siamezi diktatori famkeq gjeorgjian Stalinin. Ai sot për nga krimet
në kohën e tij (sipas burimeve historike bashkëkohore), është i pari në botë
dhe i dyti nazisti gjerman Hitleri.
Si shumë të rinj
idealist, me ëndrra dhe qëllime përparimtare, mbushur plot ndjenja të ngrohta
atdhedashurie, rikthimin në vendlindje e shihnin si shpresë, për një jetë dhe
liri të vërtetë demokratike, sikurse ishte Italia dhe shumë shtete të tjera të
Europës Perendimore.
Por shpejt, ëndërra e
adolishentes errësohet dhe vendin e saj e zë mjerimi dhe vuajtjet e
njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë
kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandist të
Tiranës së kuqe prej 1944-1990.
Nga të
dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme, rezulton se gjatë
këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si
të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të
tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria, janë arratisur 11,800 vetë. Për motive
politike, u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë
19.250 persona.
Në
burgjet shqiptare, në kampet me punë të detyruar dhe internimi kanë vuajtur për
motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë,
polakë, rusë, etj.
Shqipëria,
kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të
dënuar, për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të
detyruarinternimi apo surghenimi Brenda shtetit burg komunist, kanë gjetur
vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona, kanë pësuar trauma psikike. Nga
nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991, u ekzekutuan 450 gra.
Në fakt, kthimi saj në
Shqipëri, ishte një kthim në një udhëtim të ngadalshëm drejt varrezave, pa e
kuptuar vdekjen e ngadalshme, që po u vinte të gjithë nacionalistëve dhe
familjeve të tyre, të cilët e donin Atdheun si shtëpinë e tyre… Nisi kështu
përjetimi i udhës së vështirë të kalvarit të vuajtjeve të njëpasnjëshme...
E reja fisnike dhe
zemërbujare Hana, një ditë të bukur pranvere, në moshën 19-vjecare, martohet me
djalin e Beqir Sinës, të riun Rasim Sina, që vinte nga një derë e fortë e
nacionalizmit shqiptar.
Nga burimet historike
mësojmë, burrat e dy kunatave të veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur
regjimi sllavo-komunist në Maqedoni, ndërsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre
vëllëzërit e tij: Musën, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile
Kaloshen, janë kthyer më 1949 nga Kampi i Uznovës, mbas një amnestie të
përkohshme në katundin e tyre në Rreth Kale.
Kthim ishte pa shpresë
dhe të ardhme. Ata e gjetën kullën e djegur nga komunistët. Jevxhitët e
hoxhistit të Gjirokastrës më pare e kishin vjedhur gjithcka që ndodhej
brenda,… e shkatërruan dhe më pas e
kthyen në kazermë mallrash për ushtrinë e tyre.
Është me interest të
thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varfërisë, ka treguar vlera
fisnikërie e mirësie, në momentet më dramatike të bashkëvendasve.
Kështu, mësohet se kur
vendasit morën vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur,
menjëherë shprehen humanizmin konkret, që buronte nga shpirti flori i tyre,
duke e ndihmuar, që të ngrinte strehën e varfër për të hapur familjen e tij te
re. Pa dallim, i gjithë katundi dhe nga trevat e tjera u ngritë në këmbë. Aty u
mblodhën fshatarët dhe brenda natës i ngritën një kasolle familjes së Beqir
Sinës.
Duke shfrytëzuar
mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e rrethuan me
qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe
më pas e suvatuan me baltë e harasan.
Kjo ishte gjendja e
mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, që askohe po përpiqej të
luftonte mjerimin dhe prapambetjen, që u thellua me ardhjen në pushtet të
proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq ne
familjet shqiptare në qytet e katund…
Por nga ana e tjetër,
gjesti bujar, për t’iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse
të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt…
Mjerimin si
bashkëudhëtare, që pllakosi këtë familje, një mik me banim sot në Neë York, e
rikujton kështu: “Sina, që dikur kishte qënë e para e këtij vëndi “Kulla e
Sinëve”, i thoshin tani, ishte edhe pa bukë, pa drita, pa tasa e lug, pa
tenexhere, pa jorgan e dyshek...”
Fshatarët e të afërmit
e tyre, menjëherë filluan kush e kush të ofronte diçka
nga bujaria mes varfërisë që si sëmundje ngjitëse i kishte prekur të gjithë.
Ditët iknin me shpëjtësi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do të martohej me
Hanen, nga fjala e dhënë, sipas traditës dhe zakonit.
Ishte vërtetë një
dasëm e thjeshtë shqiptare, pa zhurmë e krisma armësh, që ndodhnin shpesh në
gëzimet shqiptare dje dhe sot…
“Dhe kështu u bë
dasma. Në atë shtëpi, nuk u dëgjuan daullet e festës, por u bë një dasëm me
ceremoni simbolike dhe gëzim të thjeshtë, pa mish,… dhe vetëm disa të afërm i
ranë çiftelisë dhe kënduan pak atë natë…”,
kujtonte shumë vite më parë nusja e re asokohe Hana 19-vjeçe dhe dhëndrri Rasimi 16-vjeç.
Në atë kasolle të
thjeshtë, çiftit të ri, Zoti u dha tre fëmijë.
Fëmija e parë ishte vajzë Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i
mirënjohur Beqir Sina, u
Me arratisjen e
Rasimit, falë ndihmës bujare të një besniku të familjes Sina, nëna e tyre si i
thërrisnin malësorët në kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon
familjet e mëdha, për të respektuar njëra-tjetrën thirreshin vetëm në mbiemër.
Një ditë Kaloshia,
i mblodhi të gjithë fëmijët saj rreth vetes, e i pyeti se kur do të
arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtatëzanë shtatë muajsh me
fëmijën Beqir në bark, që thoshte, se vetëm dëgjoja dhe sipas zakonit nuk mund
t’a hapja gojën…
Sojnikja, u tha
djemëve: “Djemtë e mi, Zoti ua bëftë dritë nga të shkoni, se nëna me tesha
në krah e nisi dhe po e bitis po me tesha në krah, por shyqyr Zoti, kësaj
rradhe kam edhe nusen e re dhe do t’a kalojmë me gjithë nanat e tjera, se jemi
mësuar në kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje...”
Dhe kështu nusja e re
Hana, me fëmijë në bark (sic e kishin zakon gratë e Dibrës), e lidhi shamin dhe
me Kaloshën nga dera e madhe e Kaloshëve të Kandrit, (Musa, që vuante mjerimin
në burg), morën rrugën drej kënetave të Myzeqesë.
Të gjithë ata që e
kanë njohur në kohën e rregjimit komunist dhe më pas, kur e kanë takuar dhe
folur shtruar me fisniken në shtëpinë e Beqir Sinës (sikurse autori i këtij
shkrimi), në Brooklyn, Neë York, flasin me shumë respekt, për mbresat e
mira, që u kanë lënë takimet më Sojniken dibrane, sikurse e thërrisnin të
gjithë deri sa u nda nga kjo jetë…
Ajo ishte shumë e drejtë
dhe ndershme, zemërbujare, trimëreshë, e zgjuar, me një humor të hollë dhe
djegës (thumb), për komunistët (njësoj sikurse barcoletat shkodrane
antikomuniste në kohën e rregjimit komunist).
Janë pikërisht këto
cilësi, si: ndershmëria (i pakorruptueshëm), besnikëria deri në vdekje,
burrëria dhe zgjuarësia, bujaria e mikpritja, përkushtimi për t’i cuar gjërat
me vendosmëri deri në fund, mbajtja e fjalës,
positive, që i sheh dukshëm tek i biri gazetari Beqir Sina, të cilin, të
gjithë e duan dhe e respektojnë në komunitetin tonë në Amerikë. Ai ishte i
dashur edhe nga bashkëvuajtësit në Saver të Lushnjës…
Bujaria e shpirtit të
saj, vinte nga geni i trashëguar i familjes, sepse ishte një Derë e madhe
fisnike, përkrah dyerve të parisë së Shqipnisë asokohe, të cilët, për cudi të
historisë të gjithë ishin surgjenosur në skëterrën vdekjeprurëse famkeqe të
kampit në Savër të Lushnjës.
Me qindra dhe mijëra
djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetimë, që vinin nga familje
intelektuale e patriotike, të shkolluar në Europën Perëndimore, kishin hyrë në
dyer e ferrit të këtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dolën prej aty, të
shkatërruar fizikisht, por të fortë mendërisht në vitin 1990, tek mbijetuan
pragun e vdekjes, ku, shumë ndërruan jetë nga koleksioni i sëmundjeve dhe
pakujdesi mjekësor, gjatë 5 dekadave të rregjimit komunist.
Në
Shqipëri janë pushkatuar nga regjimi komunist, për motive politike rreth 6150
vetë, nga të cilët 450 gra. Shqipëria, ka pasur rreth 36.000 të burgosur
politike, nga të cilët rreth 5.900, kanë vdekur ne hetuesi apo burgje, ndërmjet
të cilëve 200 gra. Dënimet politike varionin nga 7 deri në 40 vjet burg.
Shqipëria, ka pasur rreth 52.000 të internuar, nga të cilët, rreth 7.100 kanë
vdekur në kampet e internimit. Janë dëbuar nga qytetet kryesore dhe nga zonat
kufitare rreth 11.536 familje, me ose pa vendime gjykatash. Të burgosurit
politikë, kanë ndërtuar rreth 38 vepra të mëdha industriale, pa vendime
gjykatash…
Kushdo, që ka qenë i
interesuar dhe ka lexuar ose mësuar, për historinë kobndjellëse të Savrës, e di
fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqipërisë, sikurse
ishin familjet më të zëshme asokohe, si: Markagjonit, Mirakajt, Bajraktarit,
Dinëve, Dugagjinit, Mulosmanëve, Hoxhës, Nezajve, Kolgjinit, Sinës etj.
Si shumë nuse të reja,
që u vendosën rishtas me familje në kampin e internimit, u ndihmuan me bujari
nga të gjithë banorët e hershëm aty të ardhur me kohë nga qytetet dhe zonat e
ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Një detaj interesant,
ka mbetur i ngulitur thellë në kujtesën e familjes Sina dhe më shumë djalit
(kolegut tim Beqir Sina), i cili, ndër të tjera tregon, për bujarinë e familjes
Markagjoni, që i është gjendur qysh në ditët e para familjes së porsaardhur në
kampin e internimit.
Kështu, vajzat
zemërbujare të Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, i blenë tesha të reja
dhe e bënë Hanen ti vinte sado pak buzëqeshja, në një mjedis të ri, rrethuar
nga njerëz të mirë dhe jo sikurse shkruante media komuniste, përmes propagandës
së saj shpifëse…
Gratë, nënat, motrat,
vëllezërit, fëmijët, të afërmit e atyre burrave patriot, baballarëve të mirë
dhe përkushtuar, që nën breshërinë e plumbave të mitrolozave në kufi, ishin
arratisur nga ferri komunist, për një jetë të lirë në demokraci, vuanin edhe më
shumë, për shkak të aktivitetit të tyre kundërkomunist, në vendet e Europës
Perendimore dhe ShBA.
Kështu sa më shumë, që
ata ngrinin zërin para Departamentit të Shtetit, kongresistëve dhe senatorëve
miq dhe dashamirë të shqiptarëve, aq më shumë mprehej shpata e luftës së klasave
në Shqipëri, ndaj pjesëtarëve të familjes të tyre tashmë në burgje apo kampet e
përqëndrimit ose shfarosjes.
Kështu fjala vjen
Rasimi, burri i Hanës, fliste si spikër, për shumë vite me radhë në radion
“Zani i Atdheut”, në Neë York, i cili, një herë në javë emetonte programe në
gjuhën shqipe, kundër qeverisë komuniste në Tiranë, aq më shumë rritej zemërimi
i partisë-shtet të diktaturës, kundër familjes Sina, që vuante kalvarin e gjatë
të përsekutimit të përjetshëm, me të cilën ishte dënuar ajo…
Hena Sina, ishte një
prej tre nuseve të Sinëve, që sëbashku me vjehrrën e tyre fisnike Kafile
(Kaloshi) Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet.
Ajo, e
Vitet kalojnë dhe
demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik të shqiptarëve, që me ose
padëshirë kujtohen se janë pjesë e kësaj bote, se duhet të jëtojnë të lirë dhe
në demokraci…
Mbas rënies së
komunizmit në Shqipëri Hane Sina, u vendos në ShBA sëbashku me familjen e të
birit, gazetarit të palëkundur kundërkomunist Beqir Sina.
Gjatë rinisë së saj,
ajo kishte marrë shumë sëmundje, të cilat, i rënduan së tepërmi shëndetin dhe
vitet e fundit të jetës i kaloi nën shërbimin e drejtpërdrejtë të gruas fisnike
të Beqirit…
Këtë fisnike tipike
shqiptare, do t'a rikujtojë komuniteti shqiptarë në ShBA, të gjithë ata miq e
dashamirë, që patën rastin t'a njohin nga afër...
Barakat e internimit
në Savër
Në kampin e tmerrshëm
të internimit në Savër të Lushnjës në Shqipëri, ishin 7 baraka përdhese, që
mund të shembeshin nga minuti në minut…
Kjo ishte një vdekje e
ngadalshme por e sigurtë që Sigurimit komunist kishte menduar për asgjësimin e
shqiptarëve. Nazistët, në krimet e tyre të përbindshme, asnjëherë s’kanë vrarë
bashkëkombas etnik gjerman, sikurse kanë vepruar komunistët në vendet e Europës
Lindore dhe kudo në botë, ku, ato kanë sunduar forcërisht përmes dhunës direkte
të hurit dhe litarit.
Kësisoj historigrafia
botërore përmend faktin domethënës, se në kohën e Luftës së Dytë Botërore,
nazistët gjermanë, kanë masakruar dhe vrarë, zhdukur në krematoriume në kampet
e përqendirmit në Aushvic e Mat’hauzen, etj. mbi 56 milionë njerëz, ku për fat
të keq 6 milion janë ebrej, ndërsa komunizmi deri më sot nga burimet e sigurta
historiografike dhe ekspertë që janë marrë me zbardhjen e krimeve të
komunizmit, ka arritur në shifrën e 120 milionë njerëzve të pafajshëm në të
gjithë botën…
Heroina stoike nënë
Hane, ruan në vetvete mijëra ngjarje, epidose, drama, dhimbje, vuajtje,
keqtrajtime, syrgjenime.
Ajo është vetë
historia e mijëra ish të përndjekur dhe përsekutuar politkë, në kohën e
rregjimit të egër komunist të diktatorit përves gjirokastrit.
“Barakat përdhese,
ishin të mbuluar me çati eternity (nje lloj materiali riciklues, shumë i dobët
cilësisht) dhe brënda atyre mureve prej pupuliti e kashte është përkthye (në
kushtet e survejimit dhe ndëshkimit) një nga kryeveprat e letërsisë botëore
“Orlando i çmendun” i Ludovico Ariostos nga një intelektual dhe profesor i
shquar Gulielm Deda; Aty në ato baranga jetojë edhe perkthyesi prej
origjinalit në shqip të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit nga Pashko
Gjeci; redaktue nga Llazar Siliqi. Aty ngrysi në heshtje e braktisje ditët
e fundit të jetës mbas nji burgu të gjatë nji nga figurat më të njoftuna çame
Rexho Plaku, e shoqja e tij motra e Teme Sejkos: Merushe Plaku dhe i biri i
vetëm Agimi; po aty mbas nji burgu të gjatë vdiq Anton Dukagjini prej derës së
famshme të Dukagjinëve; po aty mbasi doli nga burgu i parë që e pat fillue qysh
fëmijë asht martue Ahmet Kolgjini, djali i vetëm i Tahir Kolgjinit; dhe po aty,
pak vite para 90-ës, vdiq nga nji sëmundje e randë duke lanë katër fëmijë të
vegjël konispolati i ndërshëm Ligor Kalivjoti..
Aty ka jetuar Musa
Sina i biri Beqir Sinës, ka jetuar dikur edhe i biri Muharrem Bajraktarit, i
biri Kol Bibë Mirakës, i biri Gjon Mark Gjonit, professor doktor Lazër Radi,
kanë jetuar Çapajt e Dukatit, Asllani i Tepelenës, familja e Kryeministrit
Fiqiri Dines, ka jetuar Dom Mikel Koliqi, kan jetuar Kaloshët e Dibrës, Ndreu i
Dibrës, Spiro Gjoka i Përmetit, Tasim Spahiu i Lumës, familja e Tahir Hoxhës së
Tropojës, Laholli i Korçës”, kujton ish
bashkëvuajtësi në Kampin e Savër së Lushnjës, gazetari i komuniteti
shqiptaro-amerikane Beqir Sina.
“Këtu ishte edhe fati
i im. Një fëmijë që edhe i palindur e në barkë në nënës do t'a dënonin me
internim në kasollet e Savrës dhe do ta shpallin “Armik i Popullit”, me vendim
të Ministrisë së Punëve të Bredshme Dega e Internimeve dhe dëbimeve (dokumenti
zyrtar i Arkivës së MPB 12 Gusht 1957 A-D/427)- Pra, do të lindë dhe të rritej
një fëmi jetim -fukara dhe në skamje i privura nga çdo ëndërr jetës fëmijnore.
Dhe, unë njëri prej
atyre mijëra viktimava të regjimit komunist, së bashku me familjen time (gruan,
nënën, dhe dy fëmijët djalin dhe vajzën) mbas shumë peripecishë, mbasi kaluam
në fillim Budapest-Hungari (dy muaj) dhe një vit e gjysmë në Austri, në në
shkurt 1991 -erdhëm në vendin e ëndërrave të gjithë qytetarëve të botës Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Vendin e vetëm ku ngjallen shpresat e lirisë dhe
demokracisë…”, kujton sot kolegu im
shqiptaro-amerikanë gazetari i mirënjohur i komunitetit tonë z. Beqir Sina.
Vendin, ku, gjysmë
shekulli më parë kishin ardhur si të arratisur, nga Shqipëria, babai i Beqirit,
xhaxhallarët e tij dhe pothuajse i gjithë rrethi i tij familjarë, kushurinjë të
parë të babait dhe dajat e tij. Njerëz, këta po nga familja e gazetarit Sina,
që kishin emigruar në Amerikë, edhe para dhe pas Luftës së Dytë Botërore
(ËËII), dhe kishin shërbyer edhe në ushtrinë amerikane, në luftën në Vietnam
dhe Kore.
Mirëpo, kur erdhi në
Amerikë, ai ishte 34 vjeç, dhe nuk ishte më i vogël, por i dukej se atë ditë “kisha
lindur”. Babi i tij, është arratisur nga Shqipëria në gusht të vitit 1957,
kur Beqiri ka qenë në bark të nënës (7 muajsh), e cila (sikurse vepronte
regjimi asokohe) u internua për të vetmin "faj" (ç’ka të
kujton filmin e famshem “Fajtorë pa faj”), që kishte bërë, pse një grua
20-vjeçare me tre fëmijë, mbasi i shoqi grua ishte arratisur, ngaqë nuk duronte
dhe pajtohej kurrë me regjimin komunist të Enver Hoxhës…
Saga e internimeve
Me pak rroba mbas
shpirtit rrobat në krah, familja Sina, filloi të shëtisë në udhëtimin biblik
nga një kamp internimi vdekjeje të nazistëve të kuq proletar në një tjetër të
vuajtjeve, qysh nga vitit 1949.
Harta gjeografike e
vuatjeve të njëpasnjëshme, ka një shpërndarje të hatashme. Kësisoj ai nis
kalvarin e përsekutimit ekstrem nga Delvina, kampi i në kampet e vdekjeve të
tmerrshme, si: në Bënçë Tepelenë, Porto Palermo, Kuçovë, Ura Vajgurore, Këneta
e Maliqit (Korçë), Radostinës (Fier), Fabrikës së Tullave në Tiranë, etj., duke
e stërmunduar para kalvarit të vdekjes gjatë gjithë jetës nëpër Shqipëri, ku
shtëpia e vetme e tyre ishte qelia e burgut të ftohtë kudo, si: në burgun e
Burrelit, Spaçit, Kalasë së Gjirokastrës, Shën Kollë, Ballsh dhe në Tiranë…
Gazetari
shqiptaro-amerikanë Beqir Sina
Ai, sot jeton dhe
punon me familje në Shtetet e Bekuara të Amerikës, aty ku liritë dhe të drejtat
e njeriut janë shembull në të gjithë botën, mbasi me të drejtë njihet si Kampion
i Demokracisë Botërore.
Për 34 vjet me radhë,
pinjolli i familjes Sina, djali i vendosur kundërkomunist i përbetuar Beriqi,
qëndroi në kampin e internimit në Savër të Lushnjës, aty u rrit sëbashku me
vuatjet çnjerëzore. Ai nuk ishte I vetëm, por kishte shumë bashkëvuajtës fëmijë
të privuar nga çdo e drejtë elementare njerëzore, sikurse shumë fëmijë të
familjeve më të mira të Shqipërisë askohe, sikurse thotë gazetari produktiv
Sina: ajka e zgjedhur e vendit,
deri edhe nga ata, që kishin qenë ish firmëtar të Pavarësisë së Shqipërisë, ish
ministra dhe kryeministra në qeveri të ndrysheme të atyre kohërave, familje
patriotësh, si: Dedë Gjon Luli, Safet Butka, e të tjera, atdhetarë e bajraktar,
intelektualë, familje e suksesshëm në bisnes (shumë të pasur), lider fetar dhe
ish politikan të rangjeve më të larta, duke filluar qysh në kohën e Zogut,
fashizmit dhe nazismit, dhe nga vetë regjimi i Enver Hoxhës.
Sa për të ilustruar
këtë fakt, ai ndër të tjera nis të rrëfej, se kushuriri i parë i babait të
Enver Hoxhës (një burrë fisnik), Veip Hoxha me Anenë dhe tre vajzat e tij
(Nerimanin, Andanin dhe Suzanin), ishin komëshi me mua, u ishin internuan në
vitin 1965 nga njeriu më i afërt i tyre (djali i axhës), pra Enver Hoxha.
Veipi ishte një plak pedan,
i shkolluar në Stamboll dhe zotëronte katër gjuhë të huaja. Ai kishte qenë Drejtor i Bankës së Shtetit në
Tiranë, para se të interrnohej, por vdiq në internim, I burbuzur nga komunizmi
si një njeri i rëndomtë.
Aneja me vajzat e saj,
që dalloheshin esencialisht për një kulturë të gjerë dhe thellë perëndimore,
mbasi zotëronin shumë gjuhë të huaja (italisht, frengjisht, anglisht dhe
rusisht), treguan një dashuri shumë të madhe për gazetarin Beqir Sina, gjatë
kohës që ky po vijonte të kalonte kalvarin e gjatë të përsekutimit në Kampin
famkeq të Savës të Lushnjës.
Ata e dështën
djaloshin e brishtë Sina, sikur të ishte vëllai i tyre i vogël, mbasi kishte
mbetur “jetim” me baba gjallë të arratisur në SHBA. Beqiri, ishte fëmija i
ledhatuar shumë nga vajzat e shquara intelektuale dhe shpesh e kujtonin me
ndonjë gjë të mirë (ushqim, si I vetmi luks në kampet e përqendrimit), kur
gatuanin, apo e ndihmonin më shumë në edukimin kulturorë dhe libra.
Kampi I internimit për
gazetarin e ardhshëm dhe të dashur të komunitetit tonë në Amerikë, ishte një
shkollë, ku njërëzit e ditur dhe largpamës mbi vuajtjet gjenin forcë dhe kurajo
të jepnin mësim falas bashkëvuajtësve më të vegjël. Vajzat apo tre motrat
fisnike, i jepnin fshehurazi disa orë në ditë mësim në gjuhën italiane, së
bashku me Dr. Professor Lazër Radin, një njeri me dy doktaratura, i cili,
kishte studiuar në Romë, fëmijët e të cilit Beqir Sina, i kishte
bashkëmoshatarë, duke ndarë gëzimet dhe hidhërimet familjare vëllezër…