Faleminderit
Bedri Tahiri: Vushtrria nderon atdhetarin Sadri Kapiti
E diele, 01.09.2013, 08:07 AM
Vushtrria nderon atdhetarin Sadri Kapiti
Nga Bedri
TAHIRI
Duk u bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 67”g” të Statutit të Komunës dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sistemimin e Adresave të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-071, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku, me vendimin Nr. 322/ 13, të datës 11. 03. 2013, formoi Komisionin për propozim të emërtimit të rrugëve dhe shesheve të Komunës së Vushtrrisë, me kryetar, kryesuesin e Kuvendit, z. Habib Mustafa. Dhe, Komisioni, krahas emrave të tjerë, në mbledhjene e fundit, më 10. 07. 2013, pasi mori edhe pëlqimin e Kuvendit Komunal, vendosi që rruga nr. 171 të emërohet “SADRI KAPITI”.
Cili ishte Sadri Kapiti?
Fjala popullore: Guri peshon rëndë në vendin e vet, sikur nuk vleka gjithmonë e për çdokend. Jo, ore, jo. Këtë më së miri e dëshmuan shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Ata, edhe pse u rrokullisën nga vendi i vet, kudo që vajtën, nuk i zbehen aspak burrërinë, bujarinë e trimërinë, trashëguar nga stërgjyshërit e tyre atdhetarë. I tillë qe edhe burri me nam, nacionalisti e atdhetari i përbetuar, q? kurr? nuk provoi n?nshtrimin, Sadri Ibrahim Kapiti. Katundi Kapit (nga iliro-latinishtja q? ka kuptimin i kamur, fisnik).
Fëmijëria dhe rinia
Sadri
Kapiti u lind më 1915 në Zallq të Istogut. Rridhte nga një familje patriotike e ardhur andej nga rrethina e
Medvegjës. Babai i tij, Ibrahimi, një kaçak i rryer i kohës së Azem Galicës,
dhe dhe nga fisi i tij kanë dhënë jetën
dy veta në luftën për mbrojtjen e Shkodrës kundër serbo- malazezve. As Sadriu
kurrë nuk u pajtua me serbin e pabesë, i cili edhe i kishte dëbuar dhunshëm nga
trojet e veta stërgjyshore në vitet 1878/1880, duke i lënë pa plangë e pa
shtëpi.
Fëmijëria
dhe rinia e këtij djaloshi të etur për liri ishin të ngjashme me ato të
moshatarëve të tij; me skamje, me
Mirëpo,
as aty nuk gjetën fare qetësi, andaj pas dy vitesh sërish kthehen në Kosovë, me
shpresë se zjarri ishte shuar pakëz. Por, jo. Asgjë nuk kishte ndryshuar për të
mirë. Madje, ishte bërë veç më keq. Kriminelët serbë e malazezë nuk linin gjë
pa bërë mbi shqiptarët e pambrojtur. Çdo ditë rrahje, maltretime, tortura,
vrasje.
As gjaku
i shqiptarit autokton nuk mund të bëhej ujë. Herë- herë ai ngrihej në pikën e
vlimit. Ishte pjes?tar i rregullt i çet?s s? trimit Nak Berisha. I ati i tyre,
Hima, nd?rroi tri gra derisa e mori Hyl?n nga dera e fisme e luftare, nga
K?rnina. Në shtepinë e tyre shpesh bënte konak trimi Nak Berisha me çetën e tij
luftarake. Dhe, në fillim të vitit 1939, u detyruan përsëri të nisen drejt
Shqipërisë. Kësaj here u vendosen në katundin Fllakë të rrethit të Durrësit.
Kjo degdisje torturuese poshtë e lartë nëpër gjeografinë shqiptare nuk ishte e lehtë për këtë familje atdhetare, e cila tashmë edhe ishte shtuar. Në jetën private Sadriut i kishte ecur mirë e mbarë. Fatin e kishte lidhur me një malësore nga Gremniku i Klinës, me Dinore Mehë Gashin Këtyre dy bashkëshortëve u linden tetë fëmijë: Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi, Ganiu, Lirija, Nadirja dhe Shefkija. Të gjendur midis kudhrës dhe çekanit, ata u bënë tok dhe ia vunë gjoksin së keqes, duke qëndruan të pathyeshëm, mu si lisat e Kosovës martire.
Bashk?luft?tar i Shaban Palluzh?s
Sadriu si
një nacionalist i përbetuar gjatë shërbimit ushtarak në Tiranë rrahu një oficër
dhe dy ushtarë italianë, sepse kishin ngacmuar dhe fyer disa femra shqiptare në
qytet. Që nga aty e braktisi fare ushtrinë dhe në vitin 1940, u kthye në Istog,
me shpresë se Trojet Etnike Shqiptare u çliruan dhe u bashkuan. Gjatë kësaj
periudhe u lidh me forcat nacionaliste shqiptare dhe veproi hiç pa u ndalur në
të mirë të çështjes kombëtare. Mori pjes? n? luft?rat dhe betejat p?r mbrojtjen
e mysliman?ve dhe shqiptar?ve t? Sanxhakut e t? Kolashinit. Atje iu vra edhe i
nipi, Sadiku, trupin e t? cilit nuk e la, por e barti n? shpin? deri n? vendlindje.
Më vonë u inkuadrua në Brigadën e tribunit Shaban Palluzha. Heroizmi dhe
trimëritë e tij u panë në çdo betejë e në çdo aksion luftarak, andaj përherë
lavdërohej e çmohej nga shokët dhe eprorët ushtarakë.
Në
dhjetor të vitit 1944 Shqipëria u çlirua cep më cep, mirëpo armiku duhej
shporrur edhe përtej Jugosllavisë. Partizanët shqiptarë u vunë në ndjekje të
tij. Sadri Kapiti, i cili mendjen e kishte për të çliruar Kosovën dhe
vëllezërit e tij të dashur, që përherë i mbante në zemër. Ai nuk vajti më tutje
por u ndal në Kosovë për t’i mbrojtur trojet stërgjyshore.
Në një
përleshje me serboçetnikë Sadriu plagoset rëndë në shpatullën e majtë dhe në
këmbën e djathtë. Pasi e merr ndihmën e parë në spitalet fushore, dërgohet në
spitalin e Prishtinës, ku kishte plot partizanë. Dreq, o punë! Aty, siç
rrëfente më vonë vetë Sadriu, u ra në sy spiujve serbë, të cilët edhe deshën ta
mbysnin. Me ndihmën e miqve dhe dashamirëve të vet që ishin partizanë nga
Shqipëria, gjegjësisht nga Mallakastra, të cilët e njihnin mirë, arrin që
ilegalisht të largohet nga aty dhe të kalojë për shërim në spitalin e Tiranës.
Aty, gjatë bisedës me një oficër të lartë shqiptar, u tregoi saktë se kush
ishin dhe se sa antishqiptarë ishin serbosllavët, të cilët po bënin kërdi mbi
popullatën shqiptare në Kosovë. Oficeri iu afrua ngadalë dhe i tha: "Këtë
që ma the mua mos ia thuaj tjetërkujt, sepse këta kanë një ide me partizanët
jugosllavë dhe ta bëjnë më zi se ata. Për ta ju jeni ballistë dhe
nacionalistë",- kujtojnë sot fëmijët e tij, veçan?risht Sk?nderi, të cilët
thonë se po të ishte ai gjallë, do të
kishit mundësi ta shkruanit një libër të tërë për ato ngjarje e që mjerisht ne
nuk shënuam asgjë, meqë nuk besohej nga askush se do të ndryshohej realiteti i
censuaruar nga komunizmi k?tej e andej kufirit dhe Kosova do të çlirohej nga
UÇK-ja dhe NATO-ja, nën drejtimin e SHBA- ve.
"Sa
ishin në Zallç, forcat e OZN-së erdhën dhe e arrestuan Sadikun. E dija se do ta
pushkatonin, andaj kriminelit që e njihja e që ishte poashtu nga katundi ynë, i
thashë:
Deri në
vitin 1949 kemi jetuar në gjysmë ilegalitet, sepse druheshim që në emër të
vëllazerim- bashkimit mund t? na kthenin në Jugosllavin? e at?hershme e ku,
sigurisht, na priste ekzekutimi. Vet?
Sadriu rronte n?p?r shkurret, q? at?bot?
ishin t? paçelura t? rrethin?s s? Durr?sit.
Sadri
Kapiti nuk e rrudhte goj?n para padrejt?sive, pavar?sisht q? mund t? p?sonte.
K?shtu, kur erdhi nj? delegacion i lart? rus, m? 1953, pushtetar?t erdh?n t?
Sadriu p?r t’ia k?rkuar nj? qengj t? madh p?r t’ua prer?. Ky, jo q? nuk ua dha,
por u tha:Jo ore, ata meritojn? plumba!!! Nd?rkaq kur u prish?m me Jugosllavin?
dhe u lidh?m me Rusin?, ai shprehej hapur:
Edhe në
varr me plagë në zemër për Kosovën
Koha ecte
me hapa ujku e plagët e luftëtarit të lirisë shëroheshin ngadalë. Një ditë ai u
kthye në gjirin e ngrohtë familjar, në Fllakë. Siç duket, i zhg?njyer e i pakënaqur
me sistemin e kohës, i la të gjitha mënjanë dhe nisi të merrej me bujqësi.
Vitet e fundit të jetës së tij u shpërngul në Shkozet të Durrësit.
Sidoqoftë,
në mendjen e tij i sillej vërdallë vetëm një emër: KOSOVA! Në çdo kuvend
burrash Sadriu shprehej: "Kryet më ka lindur në Kosovë, trupi m'u burrërua
në Shqipërinë nanë. Në Kosovë fisi jonë ka derdhur gjak me okë, po nuk mujta me
e pa Kosovën e lirë, të gëzueme, pa barrë në shpinë, pa serbë me lloj-lloj
shirita e spaleta mbi supe e me kamzhik ndër duar. Kosova është kreshnike me
burra të mençur e trima, ka edhe ferra me gjemba, porse më shumë ka lisa që i
përballin stuhive dhe një ditë ka për ta parë veten të lulëzuar dhe krenare, me
burra më të mirë në krye të Arbërit. Lum kush ta shikojë e ta gëzojë, more lum
miku!".
Sadri
Kapiti nd?rroi jet? më 7 janar 1997. I p?rcjell nga familjar?t e farefisi u
varros në Rrashbull. I mbylli sytë me plagën në zemër se nuk arriti ta shoh
Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë mëmë, por profecitë e tij dolën,
ëndërrat iu realizuan. Lisat e Kosovës suksesshëm përballuan stuhitë dhe
rrëbeshet e barbarisë serbe. Ata ishin luftëtarët e lirisë, ishin trimat e UÇK-
së, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.
"Sadri Kapiti ka qenë burrë mbi burra. Kënaq fakti që edhe të bijtë ndoqen besnikërisht rrugën e tij"- thotë z. Qemal Mançe, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të LANÇ-it për rrethin e Durrësit.
Një propozim i qëlluar që duhet realizuar!
Më 14
shtator 2007, në sallën e madhe të Muzeut Historik të Tiranës, në promovimin e
librit tim (Bedri Tahirit) "Nga Shqipëria në Shqipëri", të gjithë të
pranishmit: krijues, artsitë, politikanë, përfaqësues shoqatash e sindikatash,
ushtarakë e deputetë, klerikë fetarë e të përndjekur si dhe vetë princi i ri,
Leka Zogu II, dolën me propozimin: "Sadri Kapiti dhe familja e tij të
dekorohen dhe të marrin statut special nga shteti si familje atdhetare"!
Një
propozim të tillë e kanë bërë edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës
Nacionalçlirimtare t? Shqip?ris? në krye me z. Qemal Mançe dhe Shoqata
atdhetare "KOSOVA". T? nj?jtin propozim ka marr? kryetarja e
Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeminstri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi
nga M?rgata shqiptare n? Austri, Finland? dhe Suedi si dhe nga Shoqata e t?
Burgosurve Politik? t? Kosov?s p?r kontributin e dh?n? n? ç?shtjen komb?tare
shqiptare dhe vendosjen e demokracis? n? Shqip?ri.
Edhe unë,
personalisht, duke qëmtuar në historinë e bujshme të kësaj familjeje me tradita
atdhetarie, nxora përfundime të njëjta se, vërtet, Sadri Kapiti dhe familja e
tij meritojnë një tretman të veçantë nga shteti shqiptar, ashtu siç meriton
edhe hotel "DRENICA", ku u bë pritja dhe përcjellja e mijëra
luftëtarëve të lirisë, të cilët vinin nga luksi përendimor dhe shkonin drejt
vdekjes në Kosovën e gjakosur nga barbar?t, të shpallet "SHTËPI
MUZE"! T? mos harrojm?, emrin DRENICA ia kishin l?n? mu p?r hat?r t?
Sadriut, sepse e çmonte shum? ket? trev? luftarake. Emrin Drenic? e ka edhe nj?
mbes? e tij, bija e Armata Shoshit, e cila lindi dit?n q? filluan bombardimet e
NATO-s? mbi Serbin?. Në këtë kohë kontribut të jashtëzakonshëm në mobilizimin,
strehimin dhe sistemimin e vullnetarëve të lirisë dhe familjeve të dëbuara nga
Kosova dhanë edhe restoranët “KOSOVA” e Naim Kapitit dhe “KAPITI” i Fatmir
Kapitit.
Besoj dhe
shpresoj shumë së, më në fund, forcat e reja shqiptare që kanë ardhur në
pushtet do t'i çmojnë drejt këto vlera atdhetare dhe do t'i realizojnë këto
kërkesë plotësisht të arsyeshme!
Një
veprim i tillë i mënçur do ta nderojë edhe vetë shtetin shqiptar, sepse nuk
thuhet kot:
Sot, të
pesë bijtë e tij, Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi dhe Ganiu, të cilët gjatë
luftës së UÇK-së dhanë maksimumin në mobilizimin, organizimin dhe sistemimin e
vullnetarëve që ktheheshin nga mërgata dhe mësynin frontet e luftës në Kosovë,
presin ta gëzojnë statusin e veteranit të UÇK-së.
Dhe, së fundi, komuna jonë bëri hapin e parë në drejtim të vënies në vend të atyre që kanë kontribuar për këto ditë të bardha, duke nderuar atdhetarin e përbetuar, Sadri Kapitin, me pagëzimin e një rruge të Vushtrrisë së lashtë me emrin e tij. Rruga “SADRI KAPITI” është nder për gjithë shqiptarinë. E gëzoftë familja e tij në Durrës!