Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Libër për Dom Prekë Ndrevishaj
E enjte, 12.09.2013, 08:34 PM
LIBËR KUSHTUAR DOM PREKË NDREVASHAJT - GJIGANTIT T? DUKAGJINIT
Disa mendime të hedhura me rastin e promovimit të librit, "Kristale Dukagjini'', të autorit Zef Përgega, kushtuar priftit katolik Dom Prekë Ndrevashaj, Detroit, USA, Shtator, 2013
Nga Frank
Shkreli
Unë kam
patur fatin ta kem njohur Dom Prekën, për herë të parë, në mbarim të vitit
1969, gjatë një periudhe shumë të vështirë për mijëra refugjatë shqiptarë si
unë, të dëbuar e të detyruar të largoheshim nga trojet tona të vendlindjes,
qoftë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe qoftë nga sllavo-komunistët
jugosllavë.
Për një
vit e gjysëm, gjatë qëndrimit tim në Romë, në pritje për të emigruar në
Amerikë, Dom Preka më mori nën krahun e tij, duke më mundësuar punë në zyrën e
emigracionit ku punonte ai vet dhe duke më dhënë përkrahjen e pa kursyeshme,
gjë që nuk do t'ia harroj kurrë, megjithëse ai është ndarë nga këjo jetë vite
më parë.
Unë dua
të falenderoj sidomos autorin Zef Përgega, për ftesën që të hedhur disa mendime
mbi librin e tij për Dom Prekën. Por është Dom Preka, ai që meriton
falënderimet e të gjithëve, ndonëse ai ka luajtur një rol të drejtë për drejtë
mbi fatin e mijëra shqiptarëve dhe familjeve tona nga të gjitha troje
shqiptare, pa dallim feje as krahine. Ne
ishim, gegë e toskë, muslimanë, bektashinjë, katolikë e ortodoksë, të gjithë
shqiptarë. Rrugëve të botës, por të
gjithë të bashkuar dhe të lumtur për shoqërinë dhe miqësinë që kishim me njëri
tjetrin si shqiptarë pa dallim, rreth një prifti katolik, i cili përpiqej të
ndihmonte të njohurin e të panjohurin, vetëm a ishte shqiptar. I këtij fakti, unë kam qenë dëshmitar për
periudhën që kam punuar me të, por edhe më përpara dhe më vonë. Unë, si mik krenar dhe dashamirës i Dom
Prekës, si njëri, pra, që respekton shumë personin dhe veprën e Dom Prekë
Ndrevashaj -- falenderoj Zotin që më
përpoqi me të, në një kohë kur kisha më së shumti nevojë për mbështetje e për
udhëzim, pasi jam i bindur se po mos të kisha pasur ndihmën e tij, si edhe
shumë shqiptarë të tjerë në atë kohë që tani jemi vendosur në Amerikë, nuk e di
se ku më kishte hedhur fati i jetës mua dhe shumë bashkatdhetarë, të cilët sot
përbëjnë diasporën shqiptare më të fortë kudo në botë.
Për
rolin e pa zëvëndsueshëm që Dom Preka
luajti në atë periudhë tepër kritike për imigrantët e përhapur nepër
Evropë, falenderoj autorin Zef Përgega,
që me librin e tij, i paraqet lexuesit jo vetëm jetën e veprën e një shërbëtori
të Zotit, të mergimtarëve dhe të Kombit, por edhe një histori të komunitetit
shqiptaro-amerikan në Amerikë. Por mbi
të gjitha, duhet të falenderojmë të Madhin Zot, që ekzaktërisht në atë periudhë
të historisë sonë, dërgoi në mesin tonë Dom Prekë Ndrevashajn -- që përveç
thirrjes së tij si meshtar për tu kujdesur për nevojat shpirtërore të popullit
të vet -- ai pranoi të merrte përsipër gjithashtu edhe rolin për të vendosur
fatin e mijëra refugjatëve shqiptarë të shpërndarë nepër kampet e Italisë. Ai nuk kishte nevojë të pranonte një detyrë
të tillë plot kokëçarje, pasi mund të shërbente si famullitar në ndonjë kishë
të Romës dhe të kalonte një jetë në paqë dhe pa turbullira. Këjo detyrë e re e bëri atë që të luante
gjithashtu edhe rolin e diplomatit, pasi i duhej të mirrej me diplomacinë e
vjetër të Vatikanit dhe me diplomatë ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara në
Gjenevë e Romë, për të siguruar sa maë shusmë mbështetje për refugjatët
shqiptarë të mbetur rrugëve të Evropës pa ndihmën e askujt.
Por,
jo! Dom Preka, mbi të gjitha, dëshironte
të ishte pranë popullit të vet, pranë bashkatdhetarve të tij, të cilët si ai
vet, kishin vuajtur dhe po vuanin fatin dhe barrën e rëndë të jetës në emigrim,
si refugjatë. Siç citohet edhe
pasardhësi i Dom Prekës, Dom Ndue Gjergji,
në librin që po promovohet sot, “Feja, si themel i shikon njerëzit të
barabartë, si vëllezër e motra të mira.
Tri dashuri të mëdha kishte Dom Preka: Popullin, Fenë dhe Atdheun!"
Dom
Preka, pra, si njeri i fesë, i dashur i popullit dhe patriot, nuk mund të
vepronte ndryshe! Libri në të vërtetë
mund të titullohej, “Të tjerët për Dom Prekën”, pasi libri i Zef Përgegës
pasqyron deklaratat admiruese të bashkohasve të tij, për punën më se 30-vjeçare
të Dom Prekë Ndrevashajt, në shërbim të shqiptarëve jashtë Atdheut. Misjonin e vet, ai e kreu duke mos përbuzur
njeri. Ai nuk ushqehej me mburrje dhe as
nuk priste lëvdata për ato që bënte për të tjerët. Por lëvdatat vinin se vinin, pasi njerëzit e
thjeshtë dhe udhëheqës të komunitetit, siç ishte ish-udhëheqsi i Bektashinjve,
Baba Rexhepi, e njihnin mirë Dom Prekën dhe ishin të vetdijshëm ndaj punës së
tij. Baba Rexhepi citohet nga autori i
librit, "Kristale Dukagjini'', kur ishte pyetur se ç'mendonte ai për Dom
Prekë Ndrevashajn. Babai i nderëshëm i
bektashinjve u përgjigj me sinqeritetin më të madh në vlerësimin e mikut të
tij, Dom Prekën: "Ç’më pyesni more
bij! Të flasësh për një fisnik e
kreshnik si Dom Preka është sikur të flasësh për heroizmin dhe bujarinë e një
Baba
Rexhepi kishte plot të drejtë. Dom Preka
ishte tepër modest. Por ai megjithë
modestinë e tij, radhitet me ata individë të cilët kanë pasur dhe kanë efekt të vazhdueshëm dhe influencë pozitive
mbi jetën dhe fatin e mijëra vetave. Në
rastin e Dom Prekës, ai ndihmoi në përmirësimin e jetës së mijëra
bashkatdhetarve të tij, të cilëve ai u kushtoi gjithë jetën e tij fetare,
humanitare dhe patriotike, duke u sjellë
mijëra imigrantëve shqiptarë rreze drite dhe shpresë për një jetë më të
mirë, megjithse në mërgim, larg Atdheut dhe larg të dashurve të tyre. Njeriu i mirë, thonë se dallohet për ato që
bën për të afërmin e vet, sidomos kur ai është ngusht e në gjëndje të
vështirë. Por edhe nga vlerësimet e të
tjerëve. Atij i flet vet puna.
Në këtë
pikë, Dom Preka, ishte shembull -- ishte shembull lartësues i zemërgjërsisë dhe
moralit të lartë humanitar dhe patriotik.
Për patriotizmin e Dom Prekë Ndrevashajt si shembull i klerikëve
të gjeneratës së Dom Prekës, është prononcuar edhe i përndershmi Imam
Vehbi Ismaili, i cili si bashkohas dhe mik i ngushtë i tij, ka thënë për librin
“Kristale Dukagjini” se, “Si klerikë
shqiptarë, pavarësisht nga besimet e ndryshme që kishim, me të ndjerin Dom Prekë
Ndrevashaj na lidhi një miqësi e sinqertë dhe aspak formale. E them dhe e nënvizoj këtë fakt që të dy,
duke qënë përkatësisht të të njëjtit brez, kemi qenë edukuar nga mësuesit tanë
me ndjenjën e bukur të dashurisë për fenë e gjithashtu për Atdheun tonë të
dashur, Shqipërinë. Të rinjëve sot mund t’u duket disi i çuditshëm pohimi im,
por e them me plot gojën dhe jam krenar për këtë që pohoj se mësuesit tanë
klerikë pavarësisht nga besimi ynë fetar,
na kanë mësuar në mënyrë të barazpeshuar për fenë dhe Atdheun”, citohet
Imam Vehbi Ismaili në librin për Dom Prekën.
Ishin
këta burra të një gjenerate klerikësh shqiptarë të cilët i luteshin Zotit në
faltoret e tyre, por siç ka thënë edhe Imam Vehbi Ismaili, ata ishin gjithmonë
të “barazpeshuar” në dashurinë e tyre për fenë dhe për Atdheun e tyre, por edhe
në respektin për njëri tjetrin dhe për besimin e njëri tjetrit.
Njëri
ndër këta viganë fetarë e atdhetarë në mërgim,
ishte edhe
“…
Megjithëse
ka kaluar një kohë e gjatë dhe brezat ndryshojnë, por sa veta mund të jenë sot
në këtë sallë, që ata vet, ose dikush prej familjes së tyre, farefisit, shokë,
dashamirë ose shqiptarë që ata kanë njohur rastësisht -- e të cilët nuk e kanë
sprovuar vetë ose të mos kenë përfituar nga ndihma, mbështetja dhe kujdesi i
Dom Prekës për strehimin e tyre në
Amerikë dhe të çdo emigranti shqiptar që trokiste dikurë në zyrën e tij në
Romë.
Duke
lexuar librin e autorit Përgega, më ra në sy fjalimi i Dom Prekës me rastin e
75-vjetorit të gazetës Dielli, një fjalim ky që pasqyron besimin e tij të
thellë në lirinë e shtypit dhe në rolin e organizatës pan-shqiptare Vatra dhe
organit të saj Dielli, atëherë e vetmja gazetë shqiptare në Amerikë, në
mbrojtje të interesave të kombit shqiptar.
Me atë rast, Dom Preka u shpreh kështu:
“Bijë e
bija mërgimtarë! Besimtarë në mësimet e të Madhit Zot dhe patriotë të çeshtjes
tonë kombëtare. 75 vjetori i Diellit
është një ngjarje fort e shënuar në jetën e mërgimit të vështirë, por fjala
shqipe e saj na zgjon heret me agime të bardha si rrëzja e diellit. Shqiptarët kanë patur si hyjni diellin dhe ne
kemi këtu një shpresë të gjallë të gjuhës dhe kulturës kombëtare një nga
gazetat më me jetëgjatësi në Amerikë. Ne
duhet të jemi krenarë se ajo në shkrimet e saj e lartëson emrin shqiptar.
Mjafton të themi se ajo si organ i Vatrës bashkë me këtë organizatë të zjarrtë
e mundi Venizellosin e Greqisë në tavolinën e Atit të Shënjtë në Vatikan dhe në
Konferencen e Paqës. Lufta me penë
sjellë fitore. Ndaj dhe stafi i kësaj
gazete do të jetë përherë i nderuar në pjedestalin e fjalës së lirë dhe brezat
do të krenohen për veprimtarinë e saj.
Kudo që të shkojnë ata e kanë të ligjshëm mburrjen, sepse bota e lirë ua
çeli sytë dhe kjo dritë e mbrujtur me patriotizmin ka për ta udhëhequr popullin
shqiptar për t’u shkëputur nga vargonjtë e komunizmit. Lirinë e njerëzve dhe të fesë nuk ka zinxhirë
që ta mbajë të mbyllur. Ajo po agon. Të
punojmë për to, të bashkuar si një trup i vetëm me zemër e shpirt për
Shqipërinë. Krishti na porosit të mos
kemi frikë për të vërtetën!”
Në
mbrojtje të së vërtetës, Dom Preka nuk ia kishte frikën kujt, megjithëse kishte
edhe armiq, që e ndjeknin dhe donin të sabotonin punën e tij humanitare,
patriotike dhe fetare. Ata ishin
kryesisht agjentë të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe agjentë të regjimit
sllavo komunist të Beogradit. E vërteta,
për realizimin e së cilës Dom Preka luftoi me të gjitha fuqitë e veta mendore,
intelektuale e fizike, më në fund ngadhnjeu edhe mbi këto mbeturina të
historisë.
Trashëgimia
e Dom Prekës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi Zotit dhe mërgimtarëve
shqiptarë, vazhdon të jetë e gjallë edhe sot në komunitetin
shqiptaro-amerikan. Si i tillë, ai na
këshillon-- me këtë rast të promovimit të librit, “Kristale Dukagjini” të
Zef Përgegës, kushtuar këtij gjiganti të
Dukagjinit -- duke na thënë secilit prej nesh: "Jeto në Zotin e jeto në
Kombin!''
Ju
falemnderit!
***********
Dom Prekë
Ndrevashaj për Zërin e Amerikës, marrë nga libri, Kristale Dukagjini, të
autorit Zef Përgega --
“Ditën e
Pashkëve në prill të vitit 1975 meshën e shënjtë kushtuar të ngjallurit të
Shëlbuesit, Dom Prek Ndrevashaj e mbyll me këto fjalë:
“…A e
keni dëgjuar se Zëri i Amerikës flet edhe në gjuhën shqipe. Programet
përgatiten nga gjashtë gazetarë shqiptarë të përgatitur dhe shumë të
zotët. Është një gjë pozitive se numëri
i gazetarëve po rritet e zani i Zërit të Amerikës po na vjen çdo ditë e më i
ëmbël në vatrat tona të mërguara. Një
nga këta gazetarë që po dallohet është bashkëpunëtori i revistës së famullisë
tone, Rreze Shelbuese, Z. Fran
Shkreli. Ai nuk na ka harruar, por na
kujton në emisionet që drejton e prandaj po e bekoj zanin dhe punën e tij të
shkëlqyer në shërbim të shqiptarizmit dhe të bashkimit tonë.
Kështu
them se është një dobi e madhe që të informoheni me informacionet dhe lajmet e
Amerikës dhe krejt botës në gjuhën shqipe. Dëgjojeni pra Zërin e Amerikës, zërin e Fran Shkrelit se është zëri juaj,
zëri i së vërtetës, çdo ditë nga ora