Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Mbledhja ballkanike në Slloveni
E premte, 26.07.2013, 08:35 PM
MBLEDHJA BALLKANIKE E NIVELIT TË LARTË NË SLLOVENI
Nga Frank Shkreli
Sllovenia
dhe Kroacia organizuan këtë javë në Brdo të Sllovenisë takimin e kryetarve të
shteteve të Ballkanit Prëndimor, në një përpjekje nga këto dy vende të vetme
ballkanike, anëtare të Bashkimit Evropian, për të rivendosur lidhjet politike
dhe ekonomike me qëllim për forcimin e stabilitetit në rajon pas luftërave të
përgjakshme fund shekullin e kaluar që shkaktuan vdekjen e rreth 100-mijë
vetave anë e mbanë ish Jugosllavisë.
Ky takim
u cilësua si një mledhje jo zyrtare, por pjesë e të ashtuquajturit
"Procesit Brdo", i cili me
nismën e Sllovenisë dhe të Kroacisë, filloi më 2010, me objektivin për forcimin
e marrëdhënjeve rajonale, ndërkohë që shtetet e Ballkanit Perëndimor përpiqen
të plotësojnë kushtet për antarsim në Bashkimin Evropian. Takim ky jo zyrtar , sipas organizatorëve,
sepse një atmosferë e tillë bën më të mundur dialogun e hapur e të sinqertë dhe
bashkpunimin më të mirë midis udhëheqsve të vendeve pjesëmarrëse në konferencë,
të cilat kanë një histori të gjatë konfliktesh dhe armiqësishë -- me
shpresën se madje edhe problemet më të
ndërlikuara, "mund të zgjidhen me dialog, sinqertitet dhe
besim."
''Procesi
Brdo'', është shikuar gjithashtu si një model për zgjidhjen e problemeve me
rëndësi midis vendeve të Ballkanit, pasi ky proces, fillimisht ka bërë të
mundur zgjidhjen e problemeve edhe midis Kroacisë dhe Sllovenisë, dy vendeve
sponsorizuese të këtij takimi. Një ndër
objektivat e kësaj konference ka qenë dhe mbetet përpjekja për të identifikuar
së bashku projekte që do të çonin në një bashkpunim dhe integrim më të madh
midis vendeve të kësaj pjese të Evropës.
Pasi pa integrim dhe bashkpunim midis vet vendeve të Ballkanit
Perëndimor, e vështirë, mos e pa mundur, do jetë edhe integrimi dhe bashkpunimi i tyre me organizmat
euro-atlantike, përfshirë edhe Bashkimin Evropian, megjithse antarësimi në këtë
oganizatë varet edhe nga përparimi i shënuar dhe plotësimi i kushteve nga
secili vend veças.
Në
takimin e Brdos të presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ënjtën,
morën pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës
Atifete Jahjaga, si dhe Presidenti i Bosnje Hercegovinës, i Serbisë, Malit të
Zi dhe Maqedonisë, për të dialoguer, në një atmosferë jo zyrtare, mbi
bashkpunimin rajonal. Fotografia nga ky takim në nivel të alrtë
megjithse jo zyrtar, me dy presidentë shqiptarë rreth tryezës së rrumbullakët,
le të kuptohet dhe dërgon një mesazh të pa dyshimtë se fati i shqiptarëve sot
është në dorë të tyre dhe se ata janë një faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie
dhe fqinjësie të mirë në Ballkan. Është
gjithashtu edhe symbol krenarie për çdo
shqiptar!
Këtyre iu
bashkua Presidenti i Francës, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare dyditëshe në
Slloveni, Z. Francois Hollande, me të
cilin ata patën rast të diskutojnë,
bashkërisht dhe individualisht, mbi ritmet drejtë antarësimit të këtyre vendeve
në Bashkimin Evropian.
Presidenti
i Shqipërisë, Z. Bujar Nishani u tha
kolegëve të tij se Tirana zyrtare është e vendosur të plotësojë kushtet
dhe se antarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet një prioritet për Shqipërinë,
përfshirë edhe angazhimin serioz të
maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit. "Mbetemi plotësisht të përkushtuar në
intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e
shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e
standardeve evropiane. Ky është një
proces që kërkon vijueshmëri. Kështu,
do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë
objektivin më parësor strategjik, integrimin evropian.”- deklaroi Presidenti
Nishani.
Edhe
Presidentja e Republikës së Kosovës, Z. nja Atifete Jahjaga, në takimin e saj
me presidentin francez, në Brdo tha se
objektivi kryesor edhe i Kosovës është gjithashtu antarësimi në organizmat
euro-atlantike, duke theksuar se,
"me fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Kosova
dhe BE-ja kanë hapur një marrëdhënie të re kontraktuale. Ajo u angazhua se, "reformat e
nevojshme dhe të domosdoshme në vend dhe procesi i forcimit të demokratizimit
të Kosovës do të përshpejtohen në kuadër të rrugës së anëtarësimit në
BE". Mirëpo, në një formë ankese ndaj Evropës, Presidentja
tha se "Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ende nuk e ka
marrë liberalizimin e vizave për qarkullim të lirë të qytetarëve në vendet e
BE-së dhe vlerësoi se ndihma e Francës në këtë proces do të ishte e më se e
nevojshme".
Pjesëmarrja
e Presidentit francez në takimin e udhëheqsve më të lartë shtetërorë të vendeve
të Ballkanit Perëndimor ishte një shënjë mbështetjeje, jo vetëm nga ana e
Francës, por edhe e Bashkimit Evropian, për një integrim sa më të shpejtë të
vendeve të këtij rajoni në komunitetin e vendeve evropiane. Ai e cilësoi vendimin e tij për të marrë
pjesë në konferencën e Brdos si, "një shprehje e përkrahjes së Francës për
integrimin e mëtejshëm të vendeve ballkanike në strukturat e Bashkimit
Evropian", dhe shtoi se, "Ky takim përbën një mesazh shprese për
popujt e Ballkanit, pasi ata mbajnë mbi
supe një përvojë të rëndë", historike, tha udhëheqsi francez.
Njëra nga
këto barrë të rënda që rëndon mbi supet e
sidomos të shqiptarëve dhe
njëkohësisht pengon edhe përmirsimin e
marrëdhnjeve rajonale është politika gjithnjë agresive e Serbisë ndaj Kosovës
dhe pavarësisë së saj. Megjithse
kryeministri i Kosovës dhe ai
Serbisë kanë zhvilluar bisedime në
Bruksel për përmirësimin e marrëdhënjeve midis dy vendeve, Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse ruse vazhdojnë
avazin e vjetër se Kosova në mendjen e tyre na qenka gjithnjë,
"provincë" e Serbisë, megjithse pavarsia e saj është njohur
tanimë nga mbi 100-shtete anë e mbanë
botës.
Presidenti
serb, Nikoliç i cili mori pjesë në konferencën
e Brdos, ball për ball me dy presidentë shqiptarë, u tha gazetarve disa
ditë para konferencës në Slloveni se Kosova, sipas tij, nuk do të jetë kurrë
shtet dhe udhëheqsi serb pohoi se në ''mirësinë" e tyre serbët na qenkan gati që
Kosovës t'i japin një "autonomi substanciale". Për këtë, siç duket udhëheqsit politikë dhe
fetarë serbë llogarisin në mbështetjen e Rusisë për politikën e tyre ndaj
Kosovës. "Ne presim që Rusia si
fuqi e madhe sllave, do të japë mbështetjen e saj, kështuqë problemi i Kosovës
të zgjidhet në mënyrë të drejtë," i
ka thënë kohët e fundit kreu i Kishës Ortodokse serbe Irenej, kryetarit të
parlamentit rus, Sergei Naryshkin, sipas agjencisë Itar-Tass-it.
Fatkeqsisht,
me deklarata dhe qëndrime të tilla ndaj Kosovës, nga ana e Serbisë, dhe
megjithë qëllimet e mira të takimeve zyrtare ose jo-zyrtare të "Procesit
Brdo'', pa normalizimin e marrëdhënjeve
shtet me shtet, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë paqë e
stabilitet në Ballkan, dhe as antarësim e integrim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor
në organizmat euro-atlantike.
Angazhimi
i "Procesit Brdo", sipas të cilit “Të gjithë së bashku në Bashkimin
Evropian”, me kontributet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shkohet drejtë
një të ardhme të përbashkët evropiane,
do mbetet vetëm aq, një angazhim me fjalë dhe asgjë tjetër. Është në dorë të Bashkimit Evropian që të
detyrojë Serbinë të njohë pavarsinë e Kosovës,
ashtuqë i gjithë rajoni i Ballkanit, sipas deklaratës së Brdos, të "jetojë në pajtim, begati, siguri,
liri shtypi, rend e qetësi dhe në mirëqenje për të gjithë, pa marrë parasyshë
prejardhjen e tyre etnike.... bazuar në
standardet, parimet dhe vlerat europiane."
Takimi i
kësaj jave i udhëheqsve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo të
Sllovenisë
Udhëheqsit
e Ballkanit Perëndimor me Presidentin francez Francois Hollande në mes, në Brdo
të Sllovenisë