Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Drejt fitores me Ken Biberaj
E hene, 02.09.2013, 08:07 PM
DREJTË
FITORES ME KEN BIBERAJ
Nga Frank Shkreli
Keni i
dha një energji të re fushatës për Këshillin e qytetit të New Yorkut. Gjatë takimeve para zgjedhore me banorët e
kësaj lagje, kandidati Ken Biberaj ka theksuar, ndër të tjera, tre arsyet e
tija kryesore se pse ai dëshiron të zgjidhet anëtar i Këshillit të New Yorkut:
për të përkrahur cilësinë e jetesës për të gjithë në Lagjën e Epërme të
Manhatanit, për të bërë të mundur
investime të reja për zhvillimin e komunitetit në të ardhmen dhe për të
mbështetur vlerat e zonës, të cilën ai dëshiron ta përfaqësojë në Këshillin e
qytetit të New Yorkut prej pothuaj 10-milion banorësh. Bazuar në
përvojën e tij politike, akademike dhe tregtare, Ken Biberaj është kandidati më i mirë dhe më entuziast
që, ashtu siç bëri gjatë fushatës, do të
sjellë energji, ide dhe përspektiva të
reja në udhëheqjen e këtij metropoli botëror.
Gjatë
fushatës së tij, Keni ka mundur të bindë shumë personalitete të partisë
demokrate dhe organizata të ndryshme që veprojnë në këtë zonë të Manhatanit, se
ai është kandidati më i mirë ndër gjashtë kandidatët, që duhet të mbështetet
duke hedhur votën e tyre dhe të anëtarve të organizatave të tyre për Ken
Biberaj, javën që vjen, me 10 shtator.
Ndër përkrahsit entuziastë të kandidaturës së Ken Biberajt janë, ndër të
tjerë, ish-goverantori i shtetit të New Yorkut, Dejvid Paterson dhe Shoqata me
influencë e Policëve të New Yorkut. Duke njoftuar mbështetjen e tij për Ken
Biberaj, Ish-Governatori Paterson
deklaroi: "Unë jam duke përkrahur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj sepse ai
beson në një rrugë më të mirë për të ardhmen e familjes së tij, për miqët dhe për fqinjtë e tij, por edhe sepse ai
përfaqëson një zë të ri dhe të freskët, i gatshëm për t’u angazhuar në procesin
politik amerikan." Ish Governatori
Paterson theksoi gjithashtu se, "gjatë bisedimeve të gjata që ka pasur me
Ken Biberaj, në lidhje me problemet që prekin zonën bashkiake numër 6, Keni ka
shprehur një qendrim pragmatik dhe realist në lidhje me ekonominë tonë dhe mbi
periudhën në të cilën jetojmë, një qendrim ky që ësht unik dhe i
rradhë." Gvernatori Paterson e
cilësoi kandidatin Biberaj si një mendimtar me besim në të ardhmen, me një
vision të jashtzakonshëm për të ardhmen e komunitetit ku jeton si dhe për
cilësinë e jetesës së banorëve të lagjës."
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Policëve, Patrik Linç
u prononcua në mbështetje të ken Biberaj, duke thënë se, "Jam shumë i
impresionuar nga angazhimi i Kenit ndaj çështjeve të rëndësishme për policët
tanë si dhe për zotimin e tij për të ruajtur sigurinë e qytetit.....Keni ka
energjinë, vizionin dhe gjykimin për të çuarpërpara qytetin e New Yorkut dhe
këjo është arsyeja qe orgnaizata jonë po e mbështetë atë për anëtar të
Këshillit të qytetit."
Edhe Liga
e Votuesve të Nju Jorkut për Ruajtjen e Ambientit, ka njoftuar mbështetjen e
Ken Biberaj për anëtar Këshillit të Nju Jorkut.
Presidentja e kësaj Lige, Marsha Bystryn tha me këtë rast se, "Ken
Biberaj i njeh mirë çështjet dhe problemet me të cilat përballet Zona numër 6,
dhe i mbarë qyteti i Nju Jorkut dhe jemi të bindur se ai do të bëjë ç'është e
mundur për përmirësimin e rrethanave të ambientit për të gjithë banorët e Nju
Jorkut. Interesimi i tij për këtë
çështje, pasqyron ineteresat më të mira për një ambient të shëndosh në zonën e
tij dhe zgjedhja e tij është një hap pozitiv përpara, për lagjën e Epërme të
Manhatanit," theksoi Marsha Bystryn.
Ken
Biberaj gjatë gjithë fushatës së gjatë ka premtuar se me zgjedhjen e tij, ai do
të sjellë në Këshillin e Nju Jorkut, udhëheqje dhe ide të reja. Të gjithë përkrahsit e Ken Biberaj --
individë dhe organizata me rëndësi shoqërore dhe politike -- i kanë arsyet e
veta për të votuar për 'të në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate të
martën që vjen. Por shqiptaro-amerikanët
që jetojnë në zonën bashkiake numër 6, si dhe komuniteti më i gjërë
shqiptaro-amerikan, kanë arsyen më të madhe, që të gjithë të përkrahim këtë
kandidtaurë. Të gjithë ata shqiptarë me
të drejtë vote e që jetojnë në atë lagje duhet të shkojnë e të votojnë në favor
të kandidaturës së Ken Biberajt.
Komuniteti shqiptar në Nju Jork tregoi seriozitetin dhe angazhimin e tij
të vendosur politik me mbeshtetjen e madhe qi dhanë shqiptaro-amerikanit Mark
Gjonaj, i cili u zgjodh si anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut. Kandidatura e Ken Biberaj është rasti i dytë
dhe po aq i rëndësishëm sa i pari që komuniteti javën e fundit të kësaj fsuhate, të angazhohet me të gjitha mundësitë për të
bërë të mundur fitoren e Ken Biberaj të marten që vjen.
Jam i bindur se nëqoftse fiton, Ken Biberaj, do të japë kontributin e tij të çmueshëm në qeverisjen vendore të këtij metropoli amerikan, si anëtar i ri në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut – dhe jam i bindur se do të ushtrojë detyrën e tij të re me një cilësi dhe stil të lartë moral e politik – duke bërë krenare familjen e tij dhe njëkohsisht edhe të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
Një
Biografi e shkurtër e Ken Biberaj: Ken
Biberaj ka një të kaluar të shkëqyeshme akademike dhe politike.