Mendime
Asllan Dibrani: Mos të harrohet Marsi 1981
E shtune, 30.03.2013, 01:43 PM
Mos të harrohet Marsi i vitit 1981 ditë që filloj rrënimi i themeleve të ish Jugosllavisë!
Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com
Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ- titoisto-rankoviqase.
Hegjemonizmit lakmia,dhe apetit për pushtime të reja kundër tokave shqiptare në formë agresive , Serbisë nuk i mbeti asnjëherë kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me te gjitha mjetet ma te vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve!.
- Ky agresivitet i Serbisë ishte i theksuar kundër shqiptarëve në të gjitha kohërat po si motiv i shkrimit do të jetë pasqyrimi i metodave të saj që i praktikojë Serbia pas ngjarjeve të vitit 1981.
Pamje e terrorit serb në pranverën e vitit 1981 duke i përdorur mjetet ma te rënda kundër shqiptarëve.
- Demonstratat e vitit 1981 dhe pakënaqësinë e popullit shqiptar ishte pretekst i se saj që të mobilizoj një strategji të re antishqiptare. Serbia u angazhua dhe angazhoj të gjitha forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën dhe mënyrën ma të egër, për t'i quajtur ato demonstrata , kundërrevolucionare dhe antijugosllave. Këto ngjarje dhe pakënaqësi qe u shprehen haptas nga studentet e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe klasës punëtore ishin për Republikën e Kosovës dhe Pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.
Jugosllavo-Serbia reprezaljet e veta i shtriu në diferencimet politik si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune , kolektive, siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë "të ndershëm" qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur si projugosllav dhe antishqiptar ! Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin popullit shqiptarë mjaft në stilin "Përçajë e Sundo". Kaluan shume vite dhe kjo datë u manifestua nga populli liridashës shqiptar, por me kalimin e kohës sikur po mbetet nën hijen e njerëzve pushtetar të Kosovës gjë që opinioni po e përjeton si dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave të njerëzve zëdhënës të Kosovës së asaj kohe, qe shpërthyen demonstratat e 11 marsit të vitit 1981,e që aparatura jugosllave dhe shteti jugosllav shënoj fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni e kësaj date ishte prishja e themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit qe pa drejtësisht e ndihmuar nga fuqitë tjera ja ndanë Kosovën Shqipërisë!Ngjarjet edhe protestat e studentëve shqiptarë në vitin 1968, ishin vazhdimësi e përgjakshme, por edhe sinjal i mirë drejt ngritjes së vetëdijes së popullit shqiptar nga Kosova për pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Ajo rezistencë vazhdoj edhe në të ardhmen,ku si me intensive ishin ato të vitit 1981 në të cilën iu bashkuan studentëve ,profesorëve,dhe intelektualeve po thuajse pjesa dërmuese e popullit shqiptar me një qëllim për ndërrimin e statusit nga një krahinë e cunguar në një Republikë të Kosovës, si e pa varur me ç'rast aparatura serbe filloj burgosjet,arrestimet dhe diferencimet politike siç cekë ma lartë ndaj demonstruesve dhe popullit në tërësi!?...
Punime artistike me motiv nga burgu i Nishit ,nga piktori Sylë Muja ku paraqet vizitën në burg përmes grilave dhe pamje nga dhoma në burg me rasti e hapjes se derës nga gardianët e burgut!
Këto ngjarje u përhapën në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë artificiale,qe u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia si një lloj pakënaqësie në fillim si pakënaqësi e studenteve për kushte ,por realiteti shpejt doli ne shesh, se demonstratat u karakterizuan politike. Pas atyre ngjarjeve pasuan arrestimet e mijëra studenteve , profesorëve dhe intelektualëve qe u dënuan me shumë vite burg e qe kishim një tretman te egër në burgjet ish jugosllave. Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi. Në kushte dhe rrethana të caktuara lëvizjet nacionaliste shqiptare, u përkrahën fuqishëm atëbotë nga Tirana zyrtare po edhe nga shtypi i huaj qe i ndiqnin ato ngjarje si një organizim i domosdoshëm , ku arriti ta konsolidojë idealin e lirisë dhe ta mbajë gjallë atë, në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti t’i realizojë me sukses tri luftërat çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.
Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare nuk u ndal as me këtë masa, por ajo u indonkrinua dhe e mobilizoj masën popullore edhe ma shumë qe ne vitet në vijim u formuan celulat e para të UÇK-së e qe u kryen shume aksione guerile në fillim deri sa doli edhe uniforma ushtarake në front për ta hequr çizmen serbe nga toka shqiptare . Në kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj.. Shqiptaret zgjodhën rrugën paqësore dhe atë ushtarake gjë që përfituan simpati nga bota demokratike në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës, po edhe me aleatet tanë realizuam fitoren kundër agresorit serb .
Pamje e një pikture nga Asllan Dibrani:Politika serbe kishte projekt qe të pastrohet etnikisht Kosova nga shqiptarët duke i përndjekur në formë masive me dhunë e me zjarr sikurese krahinën e Poplicës shqiptare me një territor të pa parë nga Nishi, Vranja ,Leskovci,Novipazari , qe u dogjën e u përzunë nga tokat e veta në vitet 1875 e tutje! Diplomacia e re politike, nga lidershipë kosovarë nuk kujtohen ti kërkojnë dëmshpërblim Serbisë për atëherë si kusht i bisedimeve të ma tutjeshme!
Pas humbjes së luftës Serbia u përpoq në forma të ndryshme që mos të pajtohet , por faktori shqiptar u bë ma i zgjuar dhe shpalli Republikën e Kosovës të pavarur. Kjo pavarësi disi është e penguar nga faktori i huaj ,por edhe ai shqiptar gjë që nuk mundet të cilësohet si shtet i pa varur në tërësi, disi është i cunguar , ku akoma nuk ka sundim ligji në shkallë veni duke u cenuar Mitrovica dhe rajoni i sajë.. Shteti i Kosovës i ka strukturat e veta por nuk zbatohen sa e si duhet ne aspektin e të drejtës civile as asaj juridike në raport me gjendjen aktuale të popullatës në fushën e kulturës po edhe te ekonomisë progresive në përputhje me interesat e popullit.. Numerikisht serbet janë një minoritet i vogël në Kosovë, por me një monopol gjë qe po krijohet edhe tek vet populli shqiptar një huti ! Shqiptarët janë shpesh viktimë e tyre duke u ndihmuar nga të huajt .Këtë fenomen e nxit edhe vet qeveria e Kosovë në saje të mos prishjes së marrëdhënies me Unmikun dhe organet e Euleksit ,që shpeshherë janë protagonist të krimit dhe korrupsionit me afera të ndryshme marramendëse !. Mos përkujdesje dhe mospërfillje përmes fenomeneve negative kohët e fundit po reflektohen edhe përmes institucioneve ma të larta të Kosovës si në Parlament dhe qeveri. Padrejtësi dhe anashkalimi i krijuar në kohët e fundit nga person dhe grupe të ndryshme kundër ish ushtarëve, të UÇK-së. ish të burgosurve politik dhe njerëzve të profileve të ndryshme që nuk janë duke e gjetur një gjuhë të përbashkët siç ishte edhe rasti i një paragrafi të Kushtetutës së gjykatës qe rast debati ishte Enver Hasani ! Në aktvendim të Gjykatës, Enver Hasani, luftën e UÇK-së të vitit 1999 e quan trazirë. Betejën e Koshares e quan konflikt. “Kjo është turpi i Zotit kur një institucion më i lartë i shtetit luftën çlirimtare e quan trazirë, kurse betejën e bënë konflikt”. Për çdo ditë bëhen heronjtë kriminelët , vrasësit heronj, abuzuesit patriot e patriotet abuzues, luftëtarët tradhtar e tradhtaret luftëtar, hajnat dhe te koruptuerit shpallen mbrojtës të ligjit , irredentistet , armiqtë, nacionalistet,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllavët e Serbisë të disa gjakpirës shqipfolës qe fatkeqësisht dhe aksidentalisht janë ne vendet kyçe mbesin nën etiketimet identike me gjuhen e propagandës serbe të Serbo-Jugosllavisë.
Shkruar me datën 26.03.2013 Shtutgard.
Këtij artikulli po i bashkangjes edhe zërin artistik të poetëve tanë qe demonstrojnë përmes vargut poetik kushtuar vlerave të këtyre ngjarjeve, i skalisin dhe i pasqyrojnë këto demonstrata me anën e poezisë origjinale duke i gjykuar të metat e shoqërisë shqiptare, po edhe ish pushtuesin serbo-jugosllav nga të cilat po i veçojmë ato ma të mirat:
2.LIRI
Nga Martin Çuni
Të shoh në fytyrën e fëmijëve
Të shoh në mirësinë e nënës
Të shoh në burrërinë e babës
Të shoh në dashurinë e të dashurës
Ende nuk të shoh në vendin tim
24. Qershor 93. Schlüsselfeld
Ecje
Ec e ec shqiptarët
Cakun nuk e gjetën
Fajet i ka Koka
Fajet si ka Bota
Sbëri gjë Evropa
Ec e ec shqiptarët
Dy hapa përpara
Një hap prapa
Merren me pasojat
Vuajnë nga lëngata
Fajet i ka Bota
Shohin ëndrra të kota
Ec e ec shqiptarët
Degën nën këmbë presin
Arritën të bëjnë “ shtetin “
Dy shpata për të tjerët
Një e mbajnë për vete
Qejfe bëjnë si mëhalla
Me këngë e me bejte
19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj.
Acari
Kur vetmia të rrethon
Robëria të behët kurorë
Kur në log thahet rrapi
Atdheu mbulohet me borë
Kur një vend e mban xhelati
Krijuesit akulli i mbulon
Atëherë Bota kthehet mbrapa
Truri i kombit nuk punon
3.PËR DHEUN E LINDJES
Nga Dije Lohaj
Në vendin tim, kujtimet rrinë varur,
Si hardhitë e pakrasitura në pjergulla shtëpie.
Malet s’e zhveshin kollaj kurorën e lashtë,
Veshur prej shekujsh me njolla gjaku,
Të cilat ende mbajnë erë në degët e pemëve,
Në kangjellat e shtëpive, erën e barutit,
Në shamitë e zeza të nënave, vajin e bardhë,
Në muret e Drenicës, shenjat e plumbave.
Në vendin tim, trotuaret kanë hije trishtimi,
Njerëzit të përvuajtur ngjyejnë dhimbjen në sofër,
Skamja lëshohet hirshëm mbi buzët e jetimëve,
Burrat e të rinjtë marrin udhën e mërgimit,
Dhe harrohen, lëndohen në botën e qytetëruar,
Për një grusht mall, për dheun e lindjes!
4.OFSHAMË PRANVERE
Nga Hasan Qyqalla
(Studentit të vrarë në Demonstrarat e '81)
Aromë pranvere, hap retë bluqiellore
...Krater vullkani, dekada mbyllë hermetë
Të fala indeksin, shenjtëri engjëllore
Kërkoj frymë pa shishe, dhe një çik jetë!
Skuqen trotuaret, si në kohën mesjetare
Më lidhën gjuhën, më shtypën trurin
Gjakun tim steril, palos n’shall beqarie
Do çajmë prangat, ... do përdhosim murin!
Unazën, indeksin, ruaj gërshet n’ arkë
Gjaku n’epruvetë, konservim për brezni
Më ndjej e dashur, për truall BESËN falë
dhe qumshtin foshnjor mëme, për ata sy.
U shtri n’trotuar, mes sheshit me blira
I buzëqeshur dritë, xixëstralli si Hana
Me dhëmbë grisëm grila, boa e vampira
Ofshamë e thellë nëne, heu i prekt damlla.
6.PRISHTINA ME 1981
Liman Zogaj
Studentët i dridhnin planetet,
Tanksat me zingjir i bënin tribunë
të pa kallur nëpër flakë
të pa thyer nëpër furtunë.
Ecnim Prishtinës së Përflakur
dhe thrrisnim :Liri-Liri
xhelatët vrisnin me tanke
Ata korba të zi.
Prishtina nuk vritej se nuk vritej
te nesermën edhe njemije here më shumë
shperthente qiellin kenga.Liri-Liri
radhë e pa keputur lumë.
Djali hypë mbi tanke
dhe po heqë Flamurë
-Dardania Ime
s`ka pasë këtë leckë Kurrë.
Ngadal shpalosë gjoksin
del në qiellë Flamurë
-Le te vallëzojnë Shqiponjat
Qyqe e korba -Kurr.
Gjithëmon studentet me kengen :Liri-Liri
flamuri me shkabë valvitej neper qiellë
Prishtina i prishte prangat me tela e zingjirë
dhe thrriste Liri-Lirri nënë diellë.
Nuk vritej se nuk vritej Prishtina
Me e fortë edhe njëmijë herë
ku ju zuri acari xhelat
Prishtinës i erdhi Pranver.
Studenti-si Zog Dielli
kur fliste në tribunë
me dorë e mori bomben
dhe ua ktheu në turmë.
Vasha si Shqiponjë
U`a heqë flamurin mbi tanken me zingjirë
Tha: Pa Pranga Toka ime
-Kosova jonë e Lirë.
7.LAJMI I FUNDIT TELEVIZIV
Nga Skënder Zogaj
As sot nuk ra shi!
U shty për nesër
Nxjerrja e glasës së sorrës
nga oborri…
Kape Dulqizë defin
dhe festo!
Në mos vdektë zotnia
ka me cof gomari!
8.IDEALE TË NDRYDHURA
Fran Tanushi
Ëndrrat e djalerisë i ngritem
binjakezim me alpet tona
obelisk vërtetësie
e fuqisë se brisht
kungull në notim
duke rrahur brigjet
utopizëm
të mbyllura në decenie
deg’disjet e mbrapshta
të kalavesh qyrranash
me gishta numeruam
motet bjerrakohe
ideal të brezave
qe injorantet kidnapuan
naivitet me pjellën
e moralizmit të pshurrur
në vitet e humbura
me kotësinë boshe.
9.Do japim llogari tek varri
Nga Nehat Jahiu
Dje kur thirri kushtrimi
Nehat Jahiu
Nehat Jahiu
në vijë të frontit u shtri trimi,
ballë për ballë me armikun
nuk e lëvizi nga frika qerpikun.
E ti, pis i the trimit nacionalist
e pagëzove edhe terrorist,
ai kur e derdhi gjakun për liri
ti në vrimë të miut kishe hy.
Gjithëçka trimit i the deri dje
pas shpine sa munde e ke le,
e sot ju ca pisa, pisa të paftyrë
seç rrotulloheni si pasqyrë.
Sot keni harruar ju more pisa
ju, more fytyra të fëlliqura,
që hapni gojën në tubime
pshurrnu në sahan e veten shihne.
Mos rrahni gjoks sot " patriota"
me mashtrime e fjalë të kota,
se e di fusha dhe e di mali
kur " terrorist" u quajt ushtari.
Ju ca pisa që sot trumbetoni
mos u ngutni e mos harroni,
cfarë keni thënë deri dje
veprat tuaja nuk jane nën dhe.
Të gjitha janë vepër e gjallë
gjithëcka çfarë keni sharë,
e sot ju lavire e mor ju pisa
servil na bëheni për karriga.
Ku e lam sot e ku na mbeti
ate që dje gjak në luftë derdhi,
e lam diku ate në harrresë
për një pis e një të pabesë.
Do ju mallkoj gjaku i lirisë
që i japim hapsirë dilingjisë,
do ju mallkoj edhe vatani
do jepni llogari atje tek varri.
10.11 Mars - 81
Nga Mirvete Kabashi Leku
Me lotët e mallit studentor
por, më shumë krenari
Çdo herë do t`kujtojmë
Vitin 1981.
Atë kohë rinie
Me vrullin studentorë
Kolltuqet ia dridhëm
UDB-ashëve Jugosllavë.
11.VIZITA NË BURG!
Nga Asllan Dibrani
Rrudhat në fytyrë tu shtuan babë
me shikimin e kërrusje sime
atëherë kur me vizitove në burgun e Nishit
isha duke i shëruar plagët.
I mbuluar nën qelinë e betontë
plaf kisha batanijen e kalit
këmbët u zbardhnin nga dëbora
përmes dritarteve të thyer
vjedhurazi depërtonte acari në zemër.
Aty në muret e qelisë
gjaku im u përzije
me gjakun e gjyshit tim
aty i pash edhe pikat e gjakut
te stërgjyshërve tanë
Ma kishin lenë testament
një pikture të gjakosur veç unë e lexoja
aty gjakatarët serb të mllefosur
u ç'fryenin me kërbaç mbi mua
Me duart të prangosua
Ti babë me vizitove atëherë
qe e ndërroja lëkuren
si gjarpri në pranverë
edhe shurrën ma përzien me gjak
për liri.
Bejsbolli i i tyre qe me goditen
ma shtuan dashurinë ndaj atdheut
përbindëshi i pa derma
me kalitën edhe ma.
Të kujtoja ty baba
nëpërmes grilave të pash çehren e burrave
Me the, burgu për burra është
Të kujtoj në turmën e madhe baba
si i ngrite dy gishtrinjët e liroisë
në demonstratat e vitit 1981.
Babai im ne demonstratat e viteve 1981 Feti Sahit Dibrani
pjesëmarrës me popullin shqiptar ne Prishtinë.
12.HE SEDRËN E VRARË
Nga Shukrije Gashi
Ata duan t’i mbyllin të gjitha vrimat
t’i shalojnë të gjitha kofshët
t’u përkëdhelin, t’i shajnë butësisht:
“Unë të gjitha, he nënën!”
T’i shkopsisin të gjithë gjinjtë
t’i ndukin gjer në dhembje
t’i thithin, t’i shajnë çmendurisht
“Unë, vetëm unë të gjitha, he nënën e nënës!”
Ata duan, t’i gulfojnë të gjitha vrimat:
Sytë, gojët, veshët gjer në çkordhje
He farën e sedrës së vrarë!
Ata duan që të gjitha lodrat FEMRA
të kenë vetëm: kofshë, gjinjë, VRIMA
të ulurijnë dhe heshtin pstë!
He farën e sedrës së vrarë!
“Dielli nuk sillet vetëm rreth penisit!”
Jeta fillon në TOKË dhe s’mbaronë në farë...!
Poezi e imja shkruar po ashtu në vitet e 80-ta
E botuar në përmbledhjen “Arti i harresës” (1997)
13.DJE
Nga Xhemajl Rudi
Hije
Ti ban drite, dhe ne hijen tende
çele pranvera,lulet dhe natyra
e kopshteve,te syve e te zemrave
dhe te vese e deshirave te medha
e te gjitha moshave njeheresh
e te gjitha ngjyrave bashke
ku treten
dhe lindin ne hijen tende
ne te perjetshmen tende
qe ndrite si shkelqimtare
mbi kohet e koherave te lashta,
Si ne lumenje,si ne rrejdha te pandalura
ku gjithçka vjen, ndryshon dhe ringjallet si natyra
si nata dhe fanaret e saj dhe hena si kaltersia e detit
qiellores tende pershkohet,tokesores dhe frymes se pafundmë
Je hije e heshtur,ne çdo gje je heshtje si mugullimit tend
ti shkelqimtarja e vetem, je zeri,kenga,fjala dhe jehona e kohes
14.I Burgosuri Politik
Nga Vaxhid Xhelili
I burgosuri politik u burgos
Duke vizatuar lule në shuplakë dore
Për t`i falur ty
Nuk u morr me politikë
As kur shkëlqimi i monedhave verboi sy të etur
Prapa hijeve
I burgosuri politik u burgos
Nuk u morr kurrë me politik
Në agjendën e shekujve
Ishte skicuar fati i tij
I burgosuri politik është liria
Që po i mungon Kosovës
15.JU ISHIT STUDENT
Nga Halil Selimi
Kur po shkruanit parulla
Në një rrugë të Prishtinës
Liri për Kosovën
Kauza juaj
Ishte shumë kohë para
Se Kosova të bëhej një plagë e hapur
Në zemër të Evropës
Paqësore ishte protesta juaj
Pa dhunë.
Ndërsa njerëzit e dhunës
T’a rrëmbyen rininë e lirinë
E në vend të tyre të dhanë
8 vjet dënim,
Për t’u bërë i burgosuri ynë
I ndërgjegjes
Të njohëm vetëm nga
“Historia e çastit”
Nga dosjet që mbanim dhe letrat.
Se a ndikuan në drejtësi
Ato letra që në iu shkruam
Pushtetarëve të pafytyrë
Nuk e ditëm kurrë, se
Asnjë përgjigje nuk morëm
Tetë vjet më pas
Dosja jote u mbyll–a ishe liruar?
Si e plotësove kohën
E tetë viteve që t’u vodhën?
Sa e vogël demonstrata
Po sa i madh dënimi!
Mos vallë jeta dhe lufta civile
Kërkuan një heshtje më të madhe?
16.PENDOHEM ZOTI POET
Nga Ymer Rogova
Murteza Nures
Pendohem Zoti poet që isha kasap
E punoja në komitetin lokal
Me duhej vargjet tuja t’i varja në qingela
Ti rrjepja si qengjat
Ta ndaja mishin nga kockat
E gjakun tua hidhja qeneve
Kështu me urdhëronin padronet nga veriu
Pendohem Zoti poet që isha mësues
E punoja në sigurimin shtetëror
Me dëshirë e merrja çelësin e tradhtisë
E të ngujoja në burgun e Nishit
Dhe uleshe në karrigen elektrike
E të ushqeja me fekalet tua ?
Testiset t’i shtrydhnin
E kështu u kënaqeshin padronet nga veriu
Pendohem Zoti poet që isha gjykatës
E punoja në gjykatën e lartë
Unë prore t’i kam marre yjet e gjakut
Ne sallat e gjykatave në rrugë në male
E si dhurate me ngritën një statuje gjirizi
Qe, portretin tim të ma pështyjnë breznitë
Kështu me thoshin padronet nga larte
Pendohem Zoti poet…
17.You were a student
Nga Lois Howar
You were a student
painting slogans on a
road in Prishtina
freedom for Kosovo
your cause
long before Kosovo became
an open wound at Europe’s
heart.
Yours was a peaceful
protest, without violence
yet violent men took from you
youth and liberty, giving instead
an 8-year sentence
and you became our prisoner
of conscience.
We knew you only through
“case history”,
the file we held and letters.
Whether the ones we wrote
to faceless men in power
effected any justice,
we never knew, receiving
no reply.
After 8 years your case
was closed. Were you released?
How did you fill the space
8 years had stolen from you?
So small a demonstration
so large a penalty.
Did life and civil war
demand a greater still?
18.PENDOHEM ZOTI POET
Nga Murteza Nura
Pendohem Zoti poet që isha kasap
E punoja në komitetin lokal
Me duhej vargjet tuja t’i varja në qingela
Ti rrjepja si qengjat
Ta ndaja mishin nga kockat
E gjakun tua hidhja qeneve
Kështu me urdhëronin padronet nga veriu
Pendohem Zoti poet që isha mësues
E punoja në sigurimin shtetëror
Me dëshirë e merrja çelësin e tradhtisë
E të ngujoja në burgun e Nishit
Dhe uleshe në karrigen elektrike
E të ushqeja me fekalet tua ?
Testiset t’i shtrydhnin
E kështu u kënaqeshin padronet nga veriu
Pendohem Zoti poet që isha gjykatës
E punoja në gjykatën e lartë
Unë prore t’i kam marre yjet e gjakut
Ne sallat e gjykatave në rrugë në male
E si dhurate me ngritën një statuje gjirizi
Qe, portretin tim të ma pështyjnë breznitë
Kështu me thoshin padronet nga larte
Pendohem Zoti poet…
Nga Sylë Muja
23. ATË DITË N´PRISHTINË
Nga Mentor Thaqi
Aty,
atë ditë
koha u ndal,
pikërisht,
gjakut iu fal
katërcipërisht,
kthyem pas
Epokën
t´ndërgjegjësojmë
boten,
jeten
dhe veten!
Një zjarrmi
ndjenjat kallë
për Dardani
Lirisë në ballë,
me gjoks,
me kokë,
me elan rinor
dhe dije t´pastër,
me fjalë
dhe sjellje t´matur!
Natyrisht
si gjithmonë
elita e mëndjes
n´shërim
t´dhëmbjes,
studentët,
profesorët,
masat popullore,
disidentët,
promotorët
e Ri-Rilindjes
Arbërore!
Dikush tha, lehtë,
Aliu,
fjalën përbiu,
nxehtë
shpirtin përtëriu!
Një tjetër,
ja dhe Shukria,
Lulja, Fahria,
atje është Syla,
nxënës nga shkolla
me parolla,
policia
dridhej
se rinia
nuk lidhej,
hegjemonia
me cinizëm kridhej,
por Liria
ishte n´ardhje, jo nuk vidhej!
Eh, dikur tevona
kur mbet jehona,
shtypja na dërmoi
po shtytja s´na lodhi,
moti gjëmoi
dhe e ndjeu Trolli,
ia kujtuam jetës
se i kem borxh vetes!