Kulturë
Cikël me poezi nga Kostaq Duka
E enjte, 14.03.2013, 08:05 PM
Kostaq Duka
Ëndrra
E di
s’është e
lehtë,
përderisa
ka kaltërsi
por dhe
qiell të vrerët të zi.
E
megjithatë Njeri
ëndrrën
barte
me krahë
shpirti dhe trupi.
Mos e
lësho
edhe kur
humnera e zhdukjes
ta
rrëmben edhe gjumin.
Mos e
lësho!
Ëndrrën
guximtarët e cojnë aty
ku vlerat
barazohen veç me të.
Çast nga Shtëpia e Pleqve
“Faleminderit
që më erdhe bir!”
100
vjeçari me mundim rrokëzoj
këto
fjalë dalë prej shpirti.
Nipi
dorën i vendosi mbi damarët blu.
Jashtë
priste kadillaku
me
padurimin e lëvizjes tutje, diku nëpër natë.
“Faleminderit
bir!”
S’di pse
këto fjalë më ngjanë
si një
vaj e klithmë
që u
perhap tej e tej në këtë shtëpi
stacioni
i fundit i jetës.
Kërkoj djaloshin 20 vjeçar
Poetit e prozatorit desident,
bashkëmoshatarit Visar Zhiti
Ai foli
me gjuhën e vuajtjes, dhimbjes e shpreses
për liri
të fituar
e më
shumë të ëndërruar.
Unë tek e
dëgjoja thosha:
Bëju te
lutem një çast djaloshi kaçurrel, liriku rebel 20 vjeçar.
Dua t’u
takoj si moshatar,
para se
lirika juaj të kthehej në klithmë tragjike
e jeta te
shndrrohej
deshmi e
hidhur, rrenqethese e kohës absurde.
Dy dashuri
Baba -
Atdhe
Nënë -
Mëmëdhe
Dy
dashuri,
në
barazvlerë .
Por …nëse
babanë e nënën dikush i çon edhe në azil
Mallkim
per ate qe Dheun do ta nxjerre në treg të lire.
Miqve të mij nga Lindja
Të
hallakatur,
xhepshpuar,
shpresa
shumë.
Në
Janinë, Athinë e Selanik
djemtë e
vajzat e Lindjes,
u bënë
turmë.
Irini nga
Ukraina, Ivona nga Polonia
Nadja nga
Rusia
Unë,
Iliri, nga Shqipëria.
Dhe me zë
rinor
të
dashuruar pas lirisë thamë: S’ka më Lindje!
Dore për
dore,
në
përqafim,
buzë
detit Egje dallgëzonim ëndërrimin.
Tani pas
20-vitesh
Mallin me
ju e ndaj në Chicago, në Nju Jork,
në Romë,
në Berlin.
Për botën
flasim
sikur me
të kishim lindur që në ditën e krijimit.
Gjithçka
na duket e prekur, e arrirë.
Megjithatë
me nostalgji kujtojmë
përqafimin
kokë më kokë në moshën e dilemës, të rinisë
buzë
detit Egje teksa dallgëzonim ëndërrimin……
Mërrija
Një nënë
s’e tremb
vdekja
as plumbi
i hakmarrjes së ligë.
Një nënë
e rrëzon
për tokë lemerisht
mërrija e
pjellës së vet.
Për të mos pasur sy të tillë
Në sytë e
mjegulluar të një plaku
Trajtësohet
pikëllimi për braktisjen e fëmijve.
Në sytë
Qiell
ngrysur të një gruaje
Pikëzohet
trishtimi
Për
tradhtinë tinzare të një burri.
Në sytë
E
tejzmadhuar të një fëmije
Dhimbëzon
malli
Për
prindërit që kurrë s’i ka parë.
Për të
mos pasur sy të tillë
Sa shumë
na duhet për t’u bërë më njerëz, më të mirë.