E enjte, 02.05.2024, 06:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Shefqet Sulmina

E enjte, 14.03.2013, 07:50 PM


Shefqet Sulmina

 

Kohe migjeni

 

Është kohe migjeni

Me syze dhe taka të larta,

Me tram të mbushur

Dhe të shpejtë.

Është kohe brehti dhe kohë

Me gisht majtas dhe djathtas

Dhe një në mes.

Nuk është kohe dritëroi me komunista

Dhe ikje kadaresh.

Është kohe migjeni,

Dhe jo kohë shilëri

Pa gishta majtas dhe djathtas

Po drejtë.

Është kohë migjeni

Tramët e mbushur me vajza lasgushi

Me sy të bukur nën syze të zezë.

 

Ajo më thotë

 

Ajo më thote se do të më vrasë me heshtje.

Edhe unë në heshtje do ta dua,do ta vrasë,

Do të ngreh një keshtjellë të madhe prej rëre

Dhe vetë do të mbyllëm në të brenda për inat.

 

Dritarën do ta mbyll,do ti mbyllë dhe grilat,

Që ajo si ëngjëll drite mos të më zgjoj në gjumë,

Do ti shpallë luftë,me çarçaf do të mbuloj koken

Që ajo kokes time mos ti trokas më kurrë.

 

Kështu do të bëjë se ndryshe s'mund ta mund,

Këtë grua që më rri te dera dhe brenda s'hyn.

Kështu do të bëjë në këte keshtjellë prej rëre,

Ku një grua mund ta rrëzoj dhe me frymë.

 

Sa vjeshtë

 

Vjeshtë,shumë vjeshtë,sa vjeshtë kjo vjeshtë,

Përjashta,brenda dhe brenda meje vjeshtë,

Në rrugë vjeshtë,në hapa,në qiell vjeshtë,

Në ikje zogjësh,në drurë të rjepur,në ardhje resh,

Ngopu sa të duash me fjalë të pathëna me vjeshtë,

Shkruaj sa të duash në fletë të zverdhura pa jetë,

Shkruaje mbi rërë në zbaticat e detit këtë vjeshtë,

Vjeshtë në stolat e parkut,ku haha ngelën të shkretë,

Fshij po të duash me fshesë,po të duash prapë

Fshije po të duash me ardhjen tënde këtë vjeshtë.

Kaq vjeshtë,kotsëkoti pa ty kaq vjeshtë,

Kaq vjeshtë në rrugë,kaq vjeshtë në muzg,

Kaq vjeshtë tek ty dhe tëk unë kaq vjeshtë.

Sa vjeshtë,sa vjeshtë kjo ndarje,sa vjeshtë!

 

Omar Akram

 

Tani brenda meje ka heshtje dhe pak mendime,

Aq pak sa po të të telefoj ty,

Do të trembëshe.

Ndërsa degjoj branët e Omar Akramit

Që ti më solle mbrëmë për Ditën e Veres.

Më duket aq e tepërt të them se ndjehem vetem,

Sa më mirë të rri i prapë i heshtur,

Ose të luaj me tingujt branëve që më solle

Se si çelin trendafilat e bardhë,

Tingujt e çuditshëm të ujit,

Kukuritja e bufit,

Ose muzgu që zbret ngadalë;

Hëna,

Yjet kur bëhen të artë,

E ndërsa ti pothuaj je larg.

Unë ndiej hapat e tu dhe godas ca shkronja

Dhe kështu kotsekoti nis një varg.

Gota e ujit rri përgjysem mbi tavolinë dhe letër,

Tik-tak,ti derën befas shtyn ngadalë...

Omar Akram...!

 

Nuk erdhi

 

Po iki.Pas liqeni më ndjek me dallgë të trishta.

Ajo nuk erdhi dhe dimri nuk iku.

Unë numëroja minutat e ardhjes së saj

Me cigare dhe gishta,

Ajo nuk erdhi dhe dimri nuk iku.

 

Unë mbeta si një far i shkretuar pa vajë,

Ju më thoni digju!

Po si të digjëm?Për ç'farë?

Nëse do të bëhesha vaj e të digjësha,

Unë do të digjesha për ardhjen e saj.

 

Po iki.Nuk dua të pres më kurrkund tjetër,

Më lodhi gjatë pritja dhe dimri.

Xhaketen time të vjetër hedh në krahë,

Po iki,bëj sikur iki,

Mbi liqen far i vetmuar dimri.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora