Kulturë
Drita Lushi: Dita ime
E premte, 22.02.2013, 09:11 PM
 DRITA
LUSHI
DRITA
LUSHI
DITA IME
Tungjatjeta
dita ime!
Zgjuar  prita,
të
përshëndesja,
minutin
tënd të bardhë,
orën
tënde të parë,
akrepat e
tu,
që
dyshues lëvizin përballë meje,
e si  shtojzovalle përrallash, më shohin
bebëza-zmadhuar,
kur unë
lehtas u  them:
Ndalni!
Ku shkoni
ju maratonomakë të vegjël?
Zbritni nga
kuajt e kohës,
e ndaloni
orët!
Tungjatjeta
Dita ime.
Ndali pra
akrepat e tu!
Pusho
pak,
por
dashuri me mua, bëj pa pushuar.
Më fal
bardhësinë tënde,
te të fal
erëdashurinë time.
Largoje
çarçafin e natës  tutje,
e mos i
fshih hiret e tua, nga retë ziliqare.
Tungjatjeta
dita ime!
Ne
prehrin tënd, shoh më mirë,
dëgjoj e
gëzoj më bukur,
shoh dhe
dashuroj më shumë.
Thuamë  pra dita ime,
që më do,
sa të dua ,
që të
jap, ç’ka më jep
që s’do
të ndahesh nga unë!
Tungjatjeta
dita ime!
Ti,
mund  të jetosh,
edhe pa
natën,që të ndjek pa t’u ndarë
tash’ e
milona vjet, qysh kur Eva e Adami,
kafshuan  mollën e ndaluar.
Falmi
orët e tua,
e mund ti
shndërroj në  ëndërra,
edhe pa
qenë mbrëmje.
Ti, dita
ime e bardhë,
antonim i
errësirës që vërtitet si çikllop,
me
heshtën  zjarrskuqur në syrin e tij të
vetëm,
e né,
orët na
gllabëron me gjumin-vdekës,
falmu mua
o ditë!
Gjithshka
mund të  bëj, orëve-tua të ndritëshme!
Tungjatjeta
dita ime!
U rritsh,
pa u plakur kurrë!
Tu ngjatë
JETA, pra!
22 shkurt
2013
KUR
THYHET HESHTJA
Ti më
thua : "Grise heshtjen",
e unë me
perqafime
vërshoj
mbi ty, furishëm si një lumë,
me puthje
të zhurmëshme
mbuloj
kurmin tënd lehtas
e kokën
mbështes në sheshin
e gjoksit
tend qetesisht.
E atëherë,
me drithërima përshpërimash,
të
përsheris lehtë në vesh:
Kështu, i
dashur, kështu
di ta
gris heshtjen unë
duke më
dashur ti pa fjalë ,
e unë me
përqafime akoma më shumë.
Tetor
2012
PER MIKUN
TIM
Je paqja,
e ditëve
të mia
kryengritëse
qetësia e
orëve
të
zhurmëshme,
besimi
im,
kur në
lisharse dyshimesh
përkundem
pa dashje
Je gëzimi
qe dua,
në ditët,
kur
trishtimi m’kaplon,
me ty,
gjej veten, kur “uni”
më degdis
labirintheve
pa krye,
Simbiozë
për njëri-tjetrin
Të lidhur
pazgjidhshmërisht
me fije
eterike shpirtrash.
Vere 2012
NDONJËHERË
Ndonjëherë,
më
pëlqen,
të luaj
me Ty,
të  humb,
a të
fshihem
ngjyrës,
tëndit  sy.
Në frymën
tënde,
strukem,
kur më
kërkon,
djers’ e
jotja bëhem,
sa herë
që,
meraku  t’mundon.
Pasi  lodhur 
të jesh
nga
dëshpërimi
e mbi
shpresën e mekur,
ulur të
rrije trishtimi,
unë, si
një lule do çel,
nga
ngjyr’e syrit  tënd
nga
bulëzdjersa jote
gjelbërisht
do rritem
e Ty,
të  bëj vend.
Para
teje,
krejt
ëngjell bëhem,
ëngjëll
-e pafaj,
“loja
përfundoi”,
-te
përshpëris,
e dorën,
të zgjas
Ty paqësisht
E Ti, “i
nxehur”nga mundimi,
hakmerresh
ndaj meje, ” egërsisht”,
i qeshur,
m’ përqafon fort,
fort,-lumturisht.
Më
pëlqen,
të  luaj 
ndonjëherë
të humb,
e pastaj
,
papritur
të të
shfaqem pas,
e ti
zë-dridhur
të  më thuash:
Ah ti,
ti - e
“prapë!”
Fundjanar 2013

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










