E enjte, 31.10.2024, 11:57 PM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Miradije Gashi

E premte, 15.02.2013, 07:44 PM


Miradije Gashi

GUSHTI 2012
 
Ky gusht nuk ishte
Si gushtat e tjerë,
Se s'ma shoi
Etjen e diellit
As aromën
E udhëve tona
Në mes të pushimit
E rrugëtimit
Peng më rri
Gushti i sivjem.

LETËR NËNËS

Të dua nënë, të dua...sa askënd tjetër
Ndaj sonte dua të ta shkruaj një letër.
Eh, sa herë loti, për ty rrugën m'preu
Akull m'u bë zemra e shpirtin seçma theu!
Eh, nënë e dashur, nëna ime e mirë
Kujtimin largësia çdo ditë ma thërmon,
Veç zemra për ty nënë, e di, s'më gënjen
Ti je si një Yll që n'qiellin tim ndriçon.
Ç'fat ishte ky vallë që larg teje jam...?!
Sa e lumtur do t'isha, po të kisha pranë.
Gjuha e zemrës s'do t'më ngatërrohej aq
E pesha e dhembjes do t'humbte në çast.
Por një re sot, çudi, pranë m'u afrua
Dhe shikimin seç ma mjegulloi n'sy,
Lot, mall e dhembje seç më janë ngatërrua
Por n'zemër, ah, n'zemrën time mërgimtare
TI JE PËR MUA, PRANVERA MË E MADHE

SIKUR TË ISHA BARESHË

Nganjëherë qaj
E nganjëherë qesh
Nganjëherë flas
E nganjëherë hesht
E një ditë prej ditësh
Mendova më vete:
-Eh, sikur të isha bareshë
E t'mos isha poete!!!



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora