Mendime
Reshat Nexhipi: Pse kongresi u mbajt në Manastir dhe si dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje
E diele, 18.11.2012, 12:20 PM
 Pse
kongresi u mbajt në Manastir dhe si 
dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje
Pse
kongresi u mbajt në Manastir dhe si 
dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje
Ekskluzive nga Reshat Nexhipi
 Por, t i
kthemi  ambjentit  para 
objektit të Alfabetit.  Edhe
pse  dëbora kishte mbuluar
Pelisterin  dhe çatitë e shtëpive më të
larta  të qytetit, pra  ishte shumë ftohtë,  qysh 
në orët e  para të mëngjezit  në  të
dy anët  e lumit, ishin grumbulluar aqë
njerës  sa  që fitohej 
përshtypja  sikur  aty po bëhej 
ndonjë dasme e madhe, prandaj dhe numri 
i të pranishmëve sa vinte dhe shtohej. Përmenda termin dasmë sepse
njerëzit, të ftohtin e përballonin përmes valleve dhe këngëve, të cilat pushuan
vetëm kur filluan të vinë delegatët.
Por, t i
kthemi  ambjentit  para 
objektit të Alfabetit.  Edhe
pse  dëbora kishte mbuluar
Pelisterin  dhe çatitë e shtëpive më të
larta  të qytetit, pra  ishte shumë ftohtë,  qysh 
në orët e  para të mëngjezit  në  të
dy anët  e lumit, ishin grumbulluar aqë
njerës  sa  që fitohej 
përshtypja  sikur  aty po bëhej 
ndonjë dasme e madhe, prandaj dhe numri 
i të pranishmëve sa vinte dhe shtohej. Përmenda termin dasmë sepse
njerëzit, të ftohtin e përballonin përmes valleve dhe këngëve, të cilat pushuan
vetëm kur filluan të vinë delegatët.
,,Ardhja e tyre ishte e organizuar, gjegjësisht zhvillohej sipas ndonjë protokoli të atëhershëm, me siguri edhe për t u mbrojtur nga çdo eventualitet, sepse, mos harrojmë, ishte koha e sundimit osman,,-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,Përqafimet dhe lotët e njerëzve e bënin edhe më interesant këtë ngjarje kaqë të madhe historike,, dhe se ,,Mahnitës ishte takimi me Mitat Frashërin, për të cilin shqiptarët e këtij qyteti kishin dëgjuar kur aty,disa vite para Kongresit, ishte sjellë i lidhur në pranga babaj i tij Abdyl Frashëri,i cili para të pranishmëve, një provokatorit që deshte të tallet me të, në atë gjendje, i kishte thënë afërsisht kështu: ,Unë, me këto hekura, i ngjas bujkut që hedh në arë farën e cila mbin më vonë...,, Interesant është fakti që kjo bisedë ndodhi afërsisht para objektit, ku disa vjet më vonë, siç thashë, lindi të Alfabeti, pra, ,,gruri,, që mbolli Abdyli.
Ngjarje, për të qeshur dhe për të qarë
Pushtuesit serbë të vitit 1912 dhe ata të regjimit sllavokomunist maqedonas, pas vitit 1945 e këtej, deri në paraqitjen e pluralizmit demokratik, sidomos pushtuesit e egër të Beogradit, jo vetëm që nuk lejonin të flitej ose të shkruhej për Kongresin e Alfabetit, por edhe të drejtohen sytë drejt objektit. Lidhur me këtë, e pashë të arësyeshme, momentalisht të dal pak nga serioziteti dhe të evidentoj një ngjarje të dëgjuar, e cila tingëllon si barcoletë por, me plot kuptim. Një shqiptar i moshuar në kohën e Titos, ishte duke parë objektin e Kongresit dhe, aqë tepër ishte thelluar në mendime sa që, në një moment, i ishte marrë mendja dhe kishte rënë në lumë, të cilin e kishte prapa shpinës. Kishte keçe të bardhë në kokë prandaj dhe, kuptohet pseja, asnjë nuk tentoi ta nxjerrë nga uji. Kur e pa se mund të mbytet, filloi të bërtasë: Poshtë Titua, Rroftë Ennver Hoxha, Kosova Republikë etj. Disa të rinj sllavomaqedonas, të indinjur nga këto thirrje, u hodhë, e nxorrën dhe duke e rahur e shpunë te stasioni i policisë, ku i hoqën edhe ndonjë dajak, por mbeti gjallë. U përpoqa ta identifikoj emrin e personit, por pa sukses, prandaj dhe ka mundësi që ngjarja të jetë e sajuar, por, siç thashë, me plot kuptim, sepse flet për sjelljen e pushtetit komunist ndaj shqiptarëve të Manastirit, gjë që ishte pasojë e frigës nga dalja eventuale në sipërfaqe e ,,prushit,, mbuluar me hi në vitin 1912, menjëherë pas zavendësimit të pushtuesëve osmanë me atë më të egrin serb. Të kalojmë tani në pyetjen e parë:
Pse Kongresi i Alfabetit u mbajt në Manastir
Meqenëse  kësaj pyetje i jam përgjigjur  disa herë 
përmes  shkrimeve  të mjia, 
madje  edhe përmes  një 
fejtoni  relativisht mjaft  të gjatë, 
në këtë rast  do  apostrofoj 
vetëm   disa  shkaqe 
kryesore. E para:  Në  Manastir 
kalonte  hekurudha  përmes 
së cilës shqiptarët  e asaj ane,
sidomos të Jugut,  shkonin në Selanik,
Stamboll, Kajro dhe në vende  të  ndryshme 
të Evropës, prej ku, gjatë kthyerjes 
në vendlindje, sillnin libra me përmbajtje kombëtare, të cilat i
shpërndanin midis  bashkëatdhetarëve të
tyre  në Manastir. E dyta, ky qytet  pati fat 
të  ketë familjen më  të njohur 
për atdhetarizëm  në  mbarë 
botën shqiptare, të tëra  brezave
gjer  më sot, pas asaj  të 
Frashërinjëve- atë  të Qiriazëve,
gjashtë  anëtarët  e  së
cilës,  tre motra  dhe  po
aqë  vëllezër, ishin kush më  i emancipuar nga  tjetri 
dhe të  cilët  kryen 
vepra  madhështore në  Manastir. Gjerasimi,  fjala 
vjen, veç tjerash, hapi 
shkollën  private shqipe,  nga 
e  cila  dolën 
disa intelektualë të shquar të 
cilët  kontribuan tepër në
organizimin  dhe mbajtjen e Kongresit.
Frymëzimin e tij patriotik  e  kishte fituar nga librat e Naim Frashërit me
të cilin njihej personalisht. Patriotizmi 
i  tij  vjen 
në  shprehje  edhe përmes deklaratës  së tij: 
“Përçarësve  të kombit  u 
takon litari,, si dhe permes 
strofës  të  një vjershe të tij: “Do punoj  për Mëmëdhe, 
gjithë  jetën  sa  të
ronj,  do të  zgjoj 
edhe ata  që flenë,  kështu 
jetën  ta mbaroj,,. Ose: O mëmëzë
e dashur, ç na je  kështu,  e ç pate ti, 
përse na je helmuar,  përse  na qan e na mban zi,,  Kur  vdiq  Gjerasimi, 
i  gjetën  nën 
jastëk   një  vjershë 
të  shkruar në  çastet e agonisë së tij.  Ajo 
titullohej  “Lamtumirë”  dhe  i  kushtohej 
Mëmëdheut të dashur nga  i
cili   po 
ndahej përgjithmonë.
I  vëllai 
i Gjerasimit, Hristo Qiriazi, veç tjerash,  më 1909, ngriti  shtypshkronjën universale  në Manastir e cila nxori 300.000 tekste  ose 
tituj në  13 gjuhë, të  cilat 
disperzoheshin  në  tërë 
anët e botës, me çka  afirmoi  tepër 
çështjen shqiptare nëpërgjithësi 
dhe  emrin e Manastirit,  në veçanti. Gjergj Qiriazi,  në  një
rast, ka porositur “Ta ruajmë besën se atë e kemi pasuri që s’e ka popull
tjetër në botë”- Sevasti Qiriazi, ka shtuar: ,Mëritë dhe grindjet  t i bashkojmë dhe t i  hedhim në 
shportën e dashurisë,, kurse Parashqeva:: “Nuk duhet  të dhimbet 
shpirti  dhe koka, kur  është 
në pyetje kombi dhe fytyra”.
Rol
shumë  të 
madh që Manastiri të 
shëndrohet  në  vendlindje të Alfabetit, lojti   edhe familja e Gërmenjëve, posaçërisht
Themistokliu,  pro nar i hotelit  historik,,Liria,, në Manastir.Them  historik 
për shkak se aty  u  mbajt Kongresi i Alfabetit  dhe 
për shkak të emrit  të tij,  domethënia e të cilit nuk do sqarrim. Në  të, pothuajse çdo mbrëmje  organizoheshin banketë,
gjatë të cilave mbaheshin fjalime, këndoheshin këngë të  kohës së çetave, luheshin valle kombëtare,
recitoheshin vjersha etj. Përndryshe, se çfarë
patriot ishte Themistokliu, flet rasti në vijim.  Para 
pushkatimit shfaqi tri dëshira  të
padëgjuara  ndonjëherë: 1)  Të 
vishej  me  kostum kombëtar shqiptar;  2) Të mos i lidhnin sytë dhe 3- komandën  ta 
jepte vetë ai kur duhej të zbrazej në trupin e tij.
Një  shkak 
tjetër  pse Kongresi  i Alfabetit 
u  mbajt në Manastir është edhe
lidhja e ngushtë e  patriotëve  shqiptarë 
me  disa konsuj të  huaj në 
këtë qytet, kështu  që  atdhetarët tanë, falë  këtyre lidhjeve, vepronin  më lirisht 
në  realizimin  e qëllimeve 
të tyre, si  zyrtarë  të 
konzulatave, siç ishte ajo  e
Austrohungarisë, Italisë etj. të cilat, 
kuptohet,  përmes  shqip
tarëve realizonin aspiratat e tyre politike, të cilat, ngandonjëherë përputheshin me edhe me ato shqiptare.
Shpallja e Hyrjetit dhe historia e Manastirit janë shkak tjetër që ky qytet të shëndrohet në vendlindje të Alfabetit
Shpallja  e Hyrjetit 
në Manastir  ndodhi disa  muaj para Kongresit. Bartës kryesorë të kësaj
ngjarje ishin shqiptarët në krye me bashkëatdhetarin e tyre Nijazibeun e
Resnjës, i cili kishte mundur të grumbullojë mijra shqiptarë  të 
kësaj ane, duke u thënë se do jenë 
plotësisht të babartë me turqit, por të pa ndarë nga Perandoria osmane,
sepse vetëm ashtu  mund  t i shpëtojnë rrezikut për zaptimin  e trojeve 
të  tyre nga sllavët  dhe grekët,  gjë që edhe ndodhi. Me  këtë, nuk 
arësyetoj Nijazibeun, por  tregoj
shkakun e suksesit të tij dhe të Xhonturqëve nëpërgjithësi.  Këta ishin të vetëdishëm që pa
shqiptarët   nuk  do kapardiseshin dot në krye prandaj dhe nuk
kishin as guxin as edhe forcë që të pengojnë mbajtjen e Kongresit. Këtë nuk e
penguan edhe për shkak se nuk e dinin se çdo 
,,pjellë,,ai Kongres. E dinin se bëhet fjalë për ndonjë alfabet por
asesi nuk ua priste mendja që të marrë fund alfabeti pesëshekullor. Ta dinin
këtë, me siguri që do bënin çmos për ta penguar 
mbajtjen e Kongresit, gjë të cilën e dëshmon fakti që xhonturqit u
xhindosën kur dëgjuan rezultatin.
gjë që edhe ndodhi. Me  këtë, nuk 
arësyetoj Nijazibeun, por  tregoj
shkakun e suksesit të tij dhe të Xhonturqëve nëpërgjithësi.  Këta ishin të vetëdishëm që pa
shqiptarët   nuk  do kapardiseshin dot në krye prandaj dhe nuk
kishin as guxin as edhe forcë që të pengojnë mbajtjen e Kongresit. Këtë nuk e
penguan edhe për shkak se nuk e dinin se çdo 
,,pjellë,,ai Kongres. E dinin se bëhet fjalë për ndonjë alfabet por
asesi nuk ua priste mendja që të marrë fund alfabeti pesëshekullor. Ta dinin
këtë, me siguri që do bënin çmos për ta penguar 
mbajtjen e Kongresit, gjë të cilën e dëshmon fakti që xhonturqit u
xhindosën kur dëgjuan rezultatin. 
Shkak
mjaft i rëndësishëm që Manastiri të shëndrohet në Qendër të lëVizjes  kombëtare shqiptare  dhe në vendlindje të Alfabetit,  pa dyshim, është edhe historia e këtij
qyteti, e  pasur me ngjarje  të hidhura 
por dhe të lavdishme shqiptare. Kështu që kur atdhetarët  tanë 
vizitonin  fushën  e Pellagonisë, u kujtoheshin  stërgjyshët e tyre të parë- pellazgët e para
rreth 12 mijë viteve dhe u paraqitej para syve 
gjaku i rreth 7000  ushtarëve  të 
mberetit  Bardhyl,  i 
derdhur  gjatë  një  betejë  për 
të  rruajtur  këtë 
truall  të stërgjyshëve  të vet. Kjo ngjarje  e trishtueshme  u 
kujtohej  sidomos kur e shihnin
lumin që  kalon  nëpër Pellagoni, me një emër  sllav Cërna Reka, që  mban 
edhe sot, dhe që  në shqip do të
thotë Lumë i  Zi  dhe 
që,  sipas disave, ka  të 
bëjë  me ngjarjen  në 
fjalë, sepse nga gjaku i të vrarëve 
uji i atij lumi ishte nxirrë, prandaj dhe emri i parë i tij ishte  Erigon 
që si i tillë ekziston në kartat 
e  gjeografisë  dhe historisë.         Kur vizitonin lokalitetin  historik Heraklea Linkestis, i  cili 
ekziston dhe sot, u  kujtoheshin  linkestët 
ilirë, si dhe  gjyshja e Lekës së
Madh, e cila rridhte  pikërisht  nga fisi 
në  fjalë. Kur  vinin re 
kazermat madhështore dhe 
xhamitë  e ngritura  gjer 
në  qiell,  u 
dilnin  para syve  Skenderbeu 
dhe Ali Pashë  Tepelena, sepse
Sulltani,  për të penguar
rezistencën  e ty
re, solli në Manastir shumë ushtarë, për nevojat e të cilëve, u ngritën objektet në fjalë, kurse me shpresë se do t i bënte shqiptarët, për vete, sulltani përdori islamizmin, prandaj dhe, siç thuhet, xhamia e parë në Ballkan qenka ngritur pikërisht në Manastir, ku pasuan edhe rreth 70 të tjera, të cilat, sikur mos shkatërroheshin nga pushtuesit barbarë serb dhe komunistët sllavo-maqedonas, Manastiri sot do të ishte ,,Stamboll i Dytë,,. Kur, atdhetarët tanë, vizitonin lagjen e sotme Dovlexhik, u kujtoheshin rreth 1000 shqiptarët e vrarë në mënyrë tinzake më 1830,nga ana e regjimit osman etj.Tëra këto frymëzonin patriotët tanë që Manastirin ta konsiderojnë si të vet dhe të bëjnë çmos për të mos e humbur, por, fatkeqësisht, nuk ia mbrijtën dot qëllimit. Kështu që, në këtë qytet përveç gjurmave të posatheksuara dhe Objektit të Alfabetit, i lënë, po thuajse në mëshirën e Zotit, ska mbetur asgjë tjetër.
Në vend të përfundimit
Duke u bazuar në atë që thashë më sipër, disa herë, përmes shtypit kam shkruar dhe në këtë rast po e përsëris që vendlindjes së Alfabetit i takon të ketë përmendoret e Bardhylit, Skenderbederbeut, Ali Pashë Tepelenës dhe Mitat Frashërit, si dhe dy Pllaka përkujtimore lidhur me vrasjen e rreth 7 000 ushtarëve ilirë në betejën e Pellagonisë dhe rreth 1000 shqiptarëve të vrarë në vendin Dovlexhik të këtij qyteti, me çka do pasqyrohej historia disa mijë vjeçare e shqiptarëve të Manastirit, si dhe do t iu mbyllej goja njëherë e përgjithmonë albanofobëve të cilët shqiptarët e këtij qyteti dhe rrethinës i quajnë ardhacakë të shekullit 18, duke u bazuar në ardhjen e disa familjeve nga vendet e ndryshme të Shqipërisë, por duke anashkaluar faktin që këto familje, si dhe shumë familje të tjera të Maqedonisë, kanë ardhur në vatrat e stërstërgjyshëve të vet të cilët, për të shpëtuar kokën nga sllavët gjysmë të egër të shekullit 7, lëshuan vatrat e tyre shekullore. Propozimet e mija, lidhur me përmendoret dhe Pllakat përkujtimore, i bazoj edhe në faktin që në Manastir dhe rrethinë, janë vendosur qindra objekte të tilla, kushtuar figurave dhe ngjarjeve sllavo maqedonase, të cilat, krahasuar me ato që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre, të theksuara më sipër, janë pothuajse baraz me zero.
Lidhur me
ngjarjen tepër aktuale të kësaj jave
Një apel
nga shqiptarët e vendlindjes së Alfabetit, drejtuar Evropës, kuptohet,
përkthyer në anglisht nga Redaksia e Z.SH-së
,,
Evropa, nëse  do që t i jepet fund
komunizmit në Shqipëri, duhet të aprovojë Statusin Kandidat të saj, me çka do t
i linte  me gojë hapur pasardhësit e
bllokmenëve dhe do t iu jepte fund njëherë e përgjithmonë manipulimeve të
mëtutjeshme të tyre, të cilat pengojnë ecjen 
përpara të  vedit të shqiponjave
dhe kombit shqiptar nëpërgjthësi. Këtë, Evropa duhet ta bëjë, për  shkak 
edhe të 100-vjetorit  të
Pavarësisë, me  çka do të lajë edhe  gabimet e paraardhësve të saj të para një
shekullit, të cilët  i  lanë të ndarë e të përçarë  bashkëatdhetarët  e  Skenderbeut 
i cili me betejat e tij legjendare shpëtoi Kontinentin  në 
fjalë  nga sulmet  osmane, pra do shpërblehet deri diku edhe me
heroin ynë kombëtar.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










