Mendime
Ismet Uka: Lojrat burokratike me pensionistët
E diele, 28.10.2012, 06:56 PM
Ministria për Punë dhe Mirëqene Sociale, me rastin e rritjes së pensioneve bëri veprim segregacionist ndaj pensionistëve të Trepçës?
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Pensionistët
e përkohshëm të Trepçës janë rënë në hall dhe nuk po din se çfarë statusi kanë
dhe këta pensionistë janë metë në dorë të lojnave burokratike të qeverisë por
edhe të lojnave politike e herë herë ndaj tyre po bahen edhe veprime
segregacioniste kur është fjala te rritja e pensioneve kontribut pagues.
Kryeministri i Kosovës vet u deklarua para mjeteve te informimit se te gjitha
kategorive sociale do tu rriten pensionet duke i përfshi edhe ata kontribut
pagues. Pra pensionistet e parakohshëm të Trepçës janë kontribut pagues,bile edhe
më të mëdhenj se pensionistët tjerë sepse lartësia e rrogave në Trepçë ka qen
më e madhe se çdo kund në Kosovë sa më të mëdha rrogat aq më të mëdha edhe
kontributet .Vite të tera pensionet e pensionistëve të parakohshëm të Trepçës
kanë qen edhe ma te vogla se ndihmat sociale ku edhe sodë kanë metë të një niveli të tillë.
Shtrohet
pyetja çka është ky segregacion,në ketë rritje që janë të ndarë vetëm
pensionistët e parakohshëm të Trepçës. Mos ministri Nenad Rashiqi nuk e ka
kuptua komunikatën e krye ministrit,që unë mesa e kuptova kjo rritje vlen për
të gjitha kategoritë e pensionistëve.
Pra
ministri për punë dhe mirëqenie sociale,me ketë veprim
segregacionist,pensionistët e parakohshëm të Trepçës i shpalli kopilë si
njerëz. Pa Nën, pa Babë pa fe pa atdhe pa
shtet,dhe i qiti jashtë çdo ligji dhe tani kanë metë në mëshirën e atyre që
donë tu ofrojnë këtyre pensionistëve far lëmoshe apo sadakaje për sevap.
Kjo
shkelje e te drejtave sociale të këtyre njerëzve të sëmur të cilët janë të
sëmur nga sëmundjet profesionale si silikoza e minatorit dhe helmimi me
plumb,plus edhe të larguar nga puna për çështje politike nga ana e regjimit të
kaluar na bën të kuptojmë qe edhe tani ministria që po udhëhiqet nga Rashiqi
ndaj këtyre pensionistëve po ndërmerr veprime diskriminues.
Prandaj
pensionistët e parakohshëm të Trepçës i bëjnë pyetje ministrit çka është kjo
masë segrgacioniste ndaj pensionistëve të parakohshëm të Trepçës kur dihet qe
ata me pëlqimin e qeveris se Kosovës u pensionuan, dhe janë kontribut
pagues,dhe një veprim i tillë kundër këtyre pensionistëve që direk atakon
standardin jetësor por edhe ashtu të atakuar ua vështirëson jetën normale të cilën të vështirësuar e kanë pas edhe më
par.
Pensionistët
e Trepçës e ftojnë qeverinë që tua njoh statusin e pensionistit ashtu si jena
marr vesh kur keni vendos të na pensiononi, në të kundërtën konsiderojmë se po
na përjashtoni nga një e drejt e pa tjetërsueshme,dhe legjitime dhe do të
mendojmë seriozisht se çfarë masash do të
ndërmarrim.
Sepse jeta ma na u,ka bë monotone ndaj këtyre veprimeve diskriminuese të cilat po i merr ministria e Nenad Rashiqit kundër pensionistëve të parakohshëm të Trepçës si në kohen e Milloshoviqt.