Shtesë » Lajme
Lekë Mrijaj: Lajme te mira për Prof.Dr. Kolë Krasniqin
E merkure, 03.10.2012, 06:35 PM
Fillim java që hyjmë ishte plotë me informacione të shkelqyera për Prof.Dr.Kolë Krasniqin dhe Universitetin “Haxhi Zeka” te Pejës
Nga Lekë Mrijaj
Lajm i gëzuar
ishte ai për zgjedhjen e Prof.Dr. Kolë Krasniqi (Dekan i fakultetit FAMA) Dekan
i Fakultetit Universitar “Haxhi Zeka”.te Pejës Lajm i gëzuar me peshë e me rëndësi
të madhe kombëtare, shkencore, akademike dhe gëzim i madh që një Dukagjinas me
pervojë te lartë shkencore Kombetare dhe Euroatlantike u zgjodh ta udhëheqë Akademinë
Shqiptare te Dukagjinit “Haxhi Zeka “ne Pejë.
Lajmi udhëtoi
nëpër terë Dukagjinin ,Kosovën dhe Trojet Shqiptare shtëpi për shtëpi me gëzim,
me përshëndetje dhe me urime te perzemrta për Prof.Dr.Kolë Krasniqin Dekanin e
Fakultetit FAMA në Prishtinë ,tashme edhe Dekan i Fakultetit Universitar “Haxhi
Zeka”të Pejës.
Jehona e
ketij lajmi në Dukagjin te Pejes ,tek qyetarët Pejanë nuk ishte befasi, sespe
Pejanet e Dukagjinit e dinin per Akademikun e tyre te shkelqyer Prof.Kolë Krasniqin
për bashkëvendasin e tyre,per meritat e tij shkencore, akademike,profesionale
dhe politike dhe se pritnin se do të vijë një ditë qe ai do të jetë në krye të ketij
Tempulli te Shënjt Universitar të Pejës se Dukagjinit të Kosovës.
Gezuar… detyra
e dyfishtë e Dekanit Prof. i nderuar Kolë Krasniqi , të cilës me përkrahjen e
bashkepunëtorëve tuaj të sinqertë në Universitetin “Haxhi Zeka”te Pejës do ja
delni te shkelqyer se bashku me koleget dhe studentet tuaj te mrekullueshem
besojmë pra kemi besim shume te plotë ne ty se do ja delni ngulshëm me plotë suksese
dhe se Universitetin Pejës në një të ardhme shumë te afert nen patronatin tuaj
do ta ngritni në piedestalin më të lartë shkencor akademik kombetar dhe
euroatlantik.
Gëzuar...
suksese…Zoti ju Bekoftë.