E hene, 22.07.2024, 02:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Poet ishe dje - poet mbete sot

E hene, 19.12.2011, 08:29 PM


Agim Gashi

 

Poet ishe dje - poet mbete sot

(Tahir Deskut)

 

Zanat dhe petritat mbledhur në një ndejë,

Vallëzuan me fyell, kënduan me qifteli.

An’ e kand jehuan malet e Qyqavicës,

Ti, poet, vargjet kishe futë në gji.

Poet ishe dje ... sot epitafin POEZI.

 

Shpërthyen qiellit rrufetë, për rreze drite.

Vargjet në gjoksin tënd ecën një shekull.

Yjet vezullonin mbi Dardaninë etnike,

Shpirti yt shkruante biografi rob në hekur.

 

Ecje maleve i lodhur, ngarkuar me ëndrra,

Zemrën e ndezur, të mbushur plot galdim.

Për tonën Dardani nuk reshte së shkruari,

Yjet nga qielli zbret për Lirin shkëlqim...

 

Aty ku ranë Jasharajt, gdhinë ylber mistik,

Krah për krah maleve me zana e petrita.

Me poezi ndez qiellin dhe zemrat shqiptare,

Në malet për liri, çdo varg – abetare.

 

Kur n’zemër t´Kosovës digjen lisa e shtëpia,

Ti ia more këngës e poezia kullonte lot.

Ison ta mbanin bardhat mbi qiellin e ngrysur,

Me ëndërrat e ngjyrta - gjerdan lirie në gjoks.

 

Mbështetur në bërryla me shiqim nga dielli,

N’shoqërim gjithë shqipet të rrinin mbi kokë,

Me tirqi, fustanella, opinga e shokë gërsheti,

Atdheun shihje plisbardhë kur digjej e jona tokë.

 

Pingul rrezet e diellit u lëshuan mbi atdhe,

Zemrat tona i ngriu acari mitik.

Tahir bre, t’u ndal vargu ligjëron poezia.

Pamshirshëm rrufeja, të theu lirinë.

 

Dhimbje n'Qyqavicë plandosje n'Dukagjin

Zanat e petritat thurrin tok një himn

u tret gëzimi - dhimbja derdhet në lot,

Për ty që poet ishe dje e poet mbete sot.

 

15.12.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora