E enjte, 25.04.2024, 06:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Naim Berisha: Poet më bëri Dritëroi ndërsa firmën ma dha Kadareja

E diele, 18.12.2011, 07:13 PM


Flet për “Telegraf”, poeti, shkrimtari dhe këngëtari, Naim Berisha: “Bedri Dedja më dha forcën për botime të tjera”

 

Poet më bëri Dritëroi ndërsa firmën ma dha Kadareja

 

Nga Albert Zholi

 

Naim Berisha ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi, Tiranë. Më pas ka punuar si mësues muzike, gjuhë- letërsie, drejtues kulture në terren dhe në ushtri në qytetin e Peshkopisë, në qytetin e Burrelit dhe më pas në Tiranë ka punuar si gazetar. Që nga viti 1998 ai punon dhe jeton në Londër. Ai, tashmë, është autor i pesëmbëdhjetë librave artistikë. E ka nisur krijimtarinë me librin poetik "Ngado sytë e vajzës" më 1993, pasuar me vëllimet e tjera poetike: "Lejlekët e lumit tim", "Hiq dorë", "Zog i qiellit", "Le të vijnë vajzat", "Njëzet lumenj rrjedhin në klasën time", "Ç'm'i ra vrugu gjethit t'verës". Të tjerë libra të autorit janë: "Nata e një lypësi" (tregime), "Kafshët në kuvend" (poemë fabulike), "Djallëzia e kafshëve" (fabula), "Vetëvrasja e shpirtit" (roman), "Bjeshkët e dashurisë" (roman) etj.. Naim Berisha, herë pas here ka marrë vlerësime për poezinë dhe prozën e tij nga shumë personalitete të spikatura të letrave shqipe si Dritëro Agolli, Teodor Laço, Fatos Arapi, Nasho Jorgaqi, Xhevahir Spahiu, Odhise Grillo, Bedri Dedja, Ramadan Musliu, Mehmet Kraja, Xhovalin Kola, Fatmir Terziu, Behar Gjoka, Hajri Mandri, Mujë Buçpapaj, Skënder Zogaj, Prof.dr. Murat Gecaj e të tjerë.

Krijimtaria ndjenjë, pasion, dhunti, studim, cila ishte shtysë nga këto  për Naimin?

Krijimtaria ime fillon qq në vitet e fundit të shkollës së mesme dhe pikërisht në gazetën më të lexuar “Drita”. Por dua të them se të trokisja në këtë derë nuk ishte e lehtë, pasi kisha dërguar disa poezi më parë dhe nuk më ishin botuar. Dua të theksoj se ishte pikërisht Dritëro Agolli ky poet i madh që më hapi dritën jeshile. Duke pasur parasysh se kisha dërguar disa poezi dhe nuk më ishin botuar unë një ditë trokita më guxim në derën e tij kur ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Ai më mirëpriti si se mendoja kurrë. Unë i dhashë poezinë “Një varg i Lasgushit”. Këtë poezi Dritëroi ma botoi në faqen e parë të gazetës “Drita”. Ishte gëzimi më i madh që kisha ndjerë deri atëherë. Pra këtë poezi ja kushtoja Lasgush Poradecit.

Po më vonë a e ke takuar Dritëro Agollin?

E kam takuar pas shumë vitesh në një Konferencë të krijuesve të rinj në Korçë. Ishte një Konferencë interesante e zhvilluar në tetor 1989. Dritëroi kishte ardhur me anëtarin e Byrosë Politike Foto Çamin. Pas asaj Konference ne krijuesit e rinj u ndjemë më të lehtësuar dhe më të vlerësuar. Në këtë Konferencë, e para në llojin e vet edhe unë mbajta një diskutim për mbështetjen që duhet të na jepnin neve krijuesve të rinj. Unë theksova se ka poet që kanë botuar nga dy ose tre libra në vit ndërsa ne na thoshin mos u nxitoni, arrini pjekurinë pastaj botoni.

Bashkë me poezinë ju lindi dhe dëshira për muzikën?

Dy pasionet e mia të vegjëlisë kanë qenë (dhe mbeten dhe sot) poezia dhe muzika, pra kënga.

Librin e parë kur e keni botuar dhe si titullohet?

Është libri me poezi “Ngado sytë e vajzës” në vitin 1993, ku hyrjen e librit ma ka bërë i nderuari Prof Bedri Dedja.

Ju keni filluar shpejt të shkruani, pse doli kaq vonë në botim libri?

E drejtë. Unë kisha filluar të shkruaj për këtë vëllim qysh në vitin 1983 dhe e botova 10 vjet më vonë sepse më thoshin ke poezi të errëta, nuk shkruhet për parinë, janë të zhveshura nga ideologjia etj.. Kjo vinte pasi shumë herë poezitë binin në duart e mediokërve dhe njerëzve partiak të sëmurë që se njihnin poezinë.

Nga përgjegjës kulture, ku punuat pas mbarimit të Universitetit?

Kam punuar si mësues në Peshkopi,  gazetar në Burrel  tek gazeta “Rruga e Dritës”, pastaj Drejtor shkolle në shkollën e mesme të Burrelit. Në këto vende kam gjetur muzën për shumë krijime letrare si në poezi po ashtu edhe në prozë. Këto kam njohur poet si Vasil Bushkashi, Hasan Luta, Behar Gjoka, e shumë të tjerë me të cilët kam ende lidhje shumë të mira.

Nga botimet e ndryshme ke pasur kritika?

Po. Por s’dua të përmend emra. Disa herë më kanë thënë që në figurat e mia aludoj për Partinë e Punës, Enver Hoxhën apo se jam zbutës i luftës së klasave.  etj...

Mendimi juaj për letërsinë e realizmit socialist?

Ajo është pjesë e historisë me të mirat dhe me të këqijat e saj. Ka pasur shumë gabime, pa pasur ideologjizma të tejskajshme, ka pasur politizime të letërsisë të pa imagjinuara, por ka pasur dhe vlera.

Po me Isamil Kadarenë a ke pas takime?

Kam pas takime në grup, por takim të veçantë kam pasur në tre qershor të vitit 2008, në Londër. Ai erdhi për të promovuar aty librin “Kronikë në gur” të përkthyen në anglisht. Ai libër ka bërë bujë në Angli dhe unë gjeta rastin ta takoja. Takimi u bë në një sallë të madhe, e cila u mbush plot. Kishte një entuziazëm të madh. Pas promovimit ne një grup shqiptarësh u ulëm dhe pimë kafe me të. Unë përfitova nga rasti dhe kisha marrë me vete librin e tij “Pasardhësit”, të cilin e kishte blerë dhe lexuar djali im atëherë 14 vjeç. Djali donte që Ismaili të bënte një autograf tek ai libër. Kur i thashë për këtë autograf ai më pyeti:  Sa vjeç ëshët çuni. Unë i thashë 14 vjeç. Qenka shumë i vogël për këtë libër më tha. Ky libër është i vrazhdë për atë moshë.  Unë i thashë që ju edhe sot, por edhe më parë keni thënë se në këtë moshë keni lexuar dhe konspektuar Shekspirin. Besoj se libri juaj “Pasardhësi” nuk është më i vrazhdë se Makbethi. Ai qeshi dhe më nënshkroi firmën duke më thënë  me shaka “Ah dibran i keq”. Unë në librin e tetë peotik që e botova në vitin 2010, “Çmi ra vrugu gjethit t’verës” kam shkruar një poezi për Ismail Kadarenë që për mua është krenari e kombit.

Jeta në fushën e këngës

Për herë të parë kam kënduar kur isha në klasë të tetë në moshën 15 vjeç dhe pikërisht “Cila je ti që ec bregut të Drinit”, në fshatin tim Fushë-Muhur. E kam kënduar me një shoqe nga fshati që ishte një vit pas meje. Këtë këngë tekstin dhe muzikën e kishte bërë mësuesi im i fizkulturës që ishte futbollist, por edhe kompozitor, një njeri shumë i mirë që ma ka nxitur shumë në ato momente. Kjo këngë u inçizua atëherë në Radio Kukësi dhe Radio Tirana. Ende kjo këngë jepet në këto dy radio. Më dha dorë  për këngën shkollimi në Tiranë në shkollën e mesme të muzikës. Imer Seferi fizarmonicisti i talentuar më ka futur në rrugën e vërtetë të këngës. Ai më jepte shtysë që sot ja di për nder. Në këtë kohë fillova dhe vetë të kompozoja dhe të bëja tekste këngësh. Duke u rritur kam marrë pjesë në disa koncerte të qytetit si këngëtar popullor, por edhe të muzikës së lehtë. Albumi im i ri titullohet “Për ju këndoj”. Me këngë popullore. Në këtë album kam 10 këngë që mendoj se janë ndër më të zgjedhurat. Këtë album e kam realizuar me kompozitorin e talentuar Edmond Zhulali.

Anglia është një vend me rregulla të forta që kërkon punëtorë të kaulifikuar. Por dua të theksoj se aty ne kemi shoqatën e shkrimtarëve dhe shoqatën kulturore patriotike me të cilat bëjmë shumë aktivitete. Në këto aktivitete unë kam kënduar dhe këndoj vazhdimisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora