Kulturë
Lek Mrijaj: Ndue Perlleshi
E shtune, 17.12.2011, 04:47 PM
NDUE PERLLESHI
Nga: Lek Mrijaj
Ushtonte fusha edhe Deti
bante luftë ai Nue Perlleshi
kriste pushka n'mal e arë
luftonin trimat t'ballit kombetar
Si rrufeja ish me plotë orë
Nue Perlleshi me pushkë në dorë
besa besë e dora dorë
plotë me gjakë u skuqi atë borë.
I la shkinat gra te veja
Nue Perlleshi si rrufeja
i la shkinat nana pa djalë
për Shqipni dhe ballë Kombëtar
herë n'Bokshiq e herë n'Lug Drinit
në Drenicë e rrafsh Dukagjinit.
Luftonte Nou e Shaban Polluzha
nëper shkrepa e nëpër fusha
me Marije Shllaku e Shaban trimin
te molla e kuqe e kem kufinin.
Donte Nou kufijt me i v'nue
me Shqipni kemi me u Bashkue
në qofse ne nuk bajmë Bashkimin
amanet merrni kushtrimin.
Amanet Ndou e patë lanë
me luftue për ketë tokë nanë
për Flamurin Kuq e Zi
për Bashkim në një Shqipëri.