E hene, 04.03.2024, 02:42 AM (GMT)

Kulturë

“Onufri” prezantohet në Podgoricë

E enjte, 15.12.2011, 06:42 PM


Drejtori i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri, duke iu prezantuar publikut të Podgoricës në librarinë e mirënjohur malazeze ”Karver”, tha se është i sigurt se këtu e një vit në Shqipëri, krahas botimit të veprave të autorëve shqiptarë të Malit të Zi, do të përkthehen e botohen shumë vepra të autorëve malazias.

Unë, vërtetë gjatë këtyre dy dekadave që ekzistojmë si shtëpi botuese, i jam përkushtuar, kryesisht, letërsisë shqipe, por janë krijuar kushtet që t`u afrohem edhe letërsive fqinje, si asaj greke, maqedonase, serbe dhe malazeze. Këtë e marr si detyrë timen”, u shpreh Hudhri në Podgoricë duke prezantuar produksionin e tij botues.

Pasi tregoi se edhe deri më tash ka botuar disa vepra të shkrimtarëve malazias, Bujar Hudhri, theksoi se kur është fjala për Shqipërinë e Malin e Zi, kontaktet e kulturave tona nuk duhet të mbesin vetëm në nivelin e takimeve dhe njoftimeve.

Gjurmët e thella mund të mbesin vetëm duke lexuar librin. Këtu mendoj në breznitë e reja. Këtë lidhje na e mundëson, pra libri. Jemi shumë afër, por njihemi shumë pak. Do ta kemi shumë lehtë nëse kultura është në vendin e parë. Të ecim para politikës”, porositi Hudhri.

Në përurimin e veprimtarisë botuese të “Onufrit”, shkrimtari nga Shkodra, Ridvan Dibra vuri në pah se cilëson punën e kësaj shtëpie botuese, duke nënvizuar se “secili shkrimtar serioz dëshiron që të ketë edhe botues serioz. Shkrimtarit i duhet përkrahje për ta shkruar librin”, shprehet Dibra.

Botuesit dhe shkrimtarët malazias më shumë shfaqin dëshirën që të prezantohen para publikut lexues në Shqipëri, se sa kolegët e tyre shqiptarë nga Shqipëria t`i botojnë veprat e tyre në Malin e Zi.

Në të vërtetë, Akademia Duklane ka botuar një përzgjedhje të poezisë bashkëkohore shqiptare nga Shqipëria, dhe që në fillim të këtij viti ka paralajmëruar përurimin e saj në disa qendra malazeze, por kjo nuk është bërë ende.

 

Për ribotim- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora