Kulturë
U botua libri "Rikthimi i dashurisë" nga Erion Selmani
E hene, 12.12.2011, 07:37 PM
Romani fillon me historinë e një shërbyesi të trishtuar restauranti të cilit i kujtohen disa vuajtje e shfrytëzim në punë. Tradhëti gjatë jetës por, jo hakmarrje. Kjo ështe pjesa sociale e romanit.
Më pas rrëfimi shkon drejt një vajze Spektakolare, ekzibicioniste në web kamera e cila ka frikë të dashurohet... Përse vallë? Ç'ka i ka ndodhur asaj?
Do të hyj në skenë një autor tregimesh i cili shfaqet herë i guximshëm, interesant dhe herë gënjeshtar. Libri vazhdon me dyshimin se ai mund të jetë edhe Donzhuan. Por ky nuk mbetet as misteri e as personazhi i fundit.
Ngjarjet janë të shumta dhe të dendura. Dialoget dhe monologet vijojnë pa lënë anash komplotet. E përveç këtyre s'do mungojnë propozimet dhe sulmet e pamëshirshme të cilët e bëjnë këtë krijim edhe më të paparashikuar nga ajo që mendon lexuesi.
Krijimi është i rrjedhshëm, plot ritëm, emocione. Argëtues e qetësues. Joshës dhe, me disa episode.... ndryshe nga e kaluara.
Dhe lind pyetja: Pse dhe si u rikthye dashuria?
Librin do e gjeni nëpër libraritë kryesore on-line ose për më tepër info vizito : http://erisel10.blogspot.com