E shtune, 27.04.2024, 02:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gurë u bafsha

E marte, 13.12.2011, 08:55 PM


GURË U BAFSHA

 

Gurë i zi , unë, u bafsha ,

N’ fund të detit , unë, rafsha ,

Ditë të bardhë , unë, kurrë mos pafsha ,

 më dash  , e mos të dasha !

Dashuri, moj dashuri ,

Ç’i jep shpirtit lumturi ,

Ç’ i jep  zemrës pasuri ,

Ç’i jep  syrit  bukuri !...

 

Bukë as kripë , unë , mos kërkofsha ,

Kurrë pranverë , unë , mos shijofsha ,

Dheun e varrit e kafshofsha 

Mos të dasha , n’ të tradhtofsha !

Pa ty – shpirti s’ ka  ushqim ,

Pa ty – zemra s’ ka  gëzim ,

Pa ty – sëmundja s’ ka shërim ,

Pa ty – jeta s’ ka kuptim !

 

T’ keqën ty, në ta mendofsha –

Gjithmonë qafsha –  kurrë mos këndofsha !

Bukurinë , ty, mos ta çmofsha  

Të dy sysh , unë, u qorrofsha  !

            Pa ty –  kopshti s’ ka lulëzim ,

            Pa ty –  fusha s’ ka blerim ,

            Pa ty –  qielli s’ ka kaltërim ,

Pa ty – dielli s’ ka ndriçim !

 

Gjilan, më 30.11.2011.      Demir KRASNIQI

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora